Ballina Blog Faqe 60

Java e Krenarisë, Hovenier: E dua vëllain tim gej dhe jam krenar

0

Sot është hapur “Java e Krenarisë”, që i kushtohet komunitetit LGBTQI+, në një takim që u mbajtë në Qeverinë e Kosovës, ku mori pjesë kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani, dhe ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Në fjalimin e këtij të fundit, u vërejt edhe një detaj interesant. Ambasadori amerikan tregoi se vëllai i tij i përket komunitetit LGBTQI+, të cilën ai thotë se do dhe është krenar me të.

“E kam një mesazh për ju nga Anne Hovenier, nëna ime mormone matriarkale e cila e ka një djalë gej. Jo mua, edhe pse jam shumë krenar dhe e dua vëllain tim gej. ‘Silluni mirë’, ky ishte mesazhi i saj. Silluni mirë dhe duajeni njëri-tjetrin pavarësisht se si jeni. Thjesht duajeni njëri-tjetrin”, deklaroi ambasadori Hovenier.

“Bon kujdes, ty duhet me te qu në shpi”, Haradinaj eskalon ndaj moderatorit të debatit televiziv (VIDEO)

0

Ndërprerja e fjalës në një emision televiziv e ka nervozuar keq liderin e AAK’së, Ramush Haradinaj.

Derisa, Haradinaj ishte duke folur në emisionin “Debat Plus” te Ermal Pandurit, i është ndërprerë fjala për një lidhe diretke që moderatori e transmetoi e që ndërlidhej me takimin e vonshëm të Kurtit me Miroslav Lajçak, si dhe emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ky veprim i moderatorit e ka nervozuar Haradinaj i cili e kritikoi për mënyrën se si po e udhëhiqte emisioni.

Moderatori po e pyeste Haradinaj se ‘a duhet me dërgu në shtëpi Albin Kurtin‘. E Haradinaj ia ktheu që “më mirë me të dërgu ty në shtëpi, qysh je duke e udhëheqë emisionin”

Me pas, moderatori i kërkoi falje kreut të AAK’s për ndërprerjen.

“Bon kujdes”, ia ktheu Haradinaj.

@gazetademos #ramushharadinaj #aak #albinkurti #ermalpanduri #debatplus #debat #gazetademos ♬ original sound – GazetaDemos

“Bon kujdes, ty duhet me te qu në shpi”, Haradinaj eskalon ndaj moderatorit të debatit televiziv/ VIDEO

0

Ndërprerja e fjalës në një emision televiziv e ka nervozuar keq liderin e AAK’së, Ramush Haradinaj.
Derisa, Haradinaj ishte duke folur në emisionin “Debat Plus” te Ermal Pandurit, i është ndërprerë fjala për një lidhe diretke që moderatori e transmetoi e që ndërlidhej me takimin e vonshëm të Kurtit me Miroslav Lajçak, si dhe emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ky veprim i moderatorit e ka nervozuar Haradinaj i cili e kritikoi për mënyrën se si po e udhëhiqte emisioni.

Moderatori po e pyeste Haradinaj se ‘a duhet me dërgu në shtëpi Albin Kurtin‘. E Haradinaj ia ktheu që “më mirë me të dërgu ty në shtëpi, qysh je duke e udhëheqë emisionin”

Me pas, moderatori i kërkoi falje kreut të AAK’s për ndërprerjen.

“Bon kujdes”, ia ktheu Haradinaj.

@gazetademos #ramushharadinaj #aak #albinkurti #ermalpanduri #debatplus #debat #gazetademos ♬ original sound – GazetaDemos

Zana Avdiu: Opozita s’po guxon as me u ndi nga Vetëvendosja, duhet me dalë në rrugë kundër Kurtit

0

Aktivistja, Zana Avdiu, në Pressing të T7, ka kritikuar opozitën për mos “opozitarizimin e dobët” ndaj Qeverisë Kurti.

Avdiu ka thënë se opozita parlamentare është e nënshtruar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Opozita nuk janë duke bërë kurgjo, janë tepër të heshut dhe të nënshtrun ndaj Vetëvendosjes. Nuk guxojnë as me ndi, as me dalë me kritiku”,  ka thënë Zana Avdiu.

Më tutje, Avdiu ka deklaruar se në kohën kur Kosova mori kritika të shumta edhe nga ambasada amerikane, opozita ke heshtur

Ish dashtë me qenë një opozitë më e fuqishme, me kërku me dale njerëzit në përkrahje, jo me vepru si ka vepru Vetëvendosje”, ka thënë Avdiu

Vali Corleones i vdes babai

0

Sot është ditë zie për familjen e të njohurit, Vali Corleone.

Babai i tij, Rifat Sylejmani, ka ndërruar jetë.

Ai ishte një nga afaristët më të njohur në Gjilan teksa lajmi u bë i ditur përmes një postimi në Facebook.

Ky është personi që sulmoi vëllain e Geta Beqës, emër i njohur për organet e rendi

0

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë herë viktimë e rastit është Ilir Beqa, njëri nga vëllezërit e sportistes, trajneres së fitnesit, Geta Beqa, i cili është kanosur seriozisht dhe është sulmuar fizikisht në afërsi të lokalit të tij në Gjakovë.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje verbale që katër të dyshuarit kanë pasur me viktimën, ashtu që debati verbal ka kaluar në kërcënime e rrahje.

I dyshuari kryesor është Kreshnik Abrashi, emri i të cilit është i njohur për policinë.

Dosja e tij kriminale përmban disa veprimtari ilegale siç është bixhozi, mbajtja e armës pa leje, kanosje dhe lëndime trupore.

Gjakovari, Kreshik Abrashi është arrestuar të dielën pas kanosjes që ka pasur me të dëmtuarin, Ilir Beqa pas një përleshje fizike mes tyre.

Beqa ka pësuar lëndime të rënda trupore ku është trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjakovës e më pas është dërguar në QKUK.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, me ç’rast është bërë e ditur se hetimet kanë nisur për veprat “Kanosje” dhe “Lëndim i rëndë trupor”.

Si ndodhi përleshja

Viktima ka deklaruar në Polici se “pas një mosmarrëveshje verbale me djalin e të dyshuarit (Kershnik Abrashi), i dyshuari së bashku me dy djemtë e tij dhe vëllain e tij ka shkuar dhe e ka kanosur  me fjal Ilir Beqën, kurse djali i të dyshuarit ( i cili është i mitur) e ka sulmuar me grushta në fytyrë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, frakturë në nofullën e majtë“.

Kush është Kreshnik Abrashi

Këtë vit, Kreshnik Abrashi, shef i Transfuzionit të Gjakut në Gjakovë u arrestua për organizim të bixhozit ilegal. Ai do të lirohej shumë shpejt për t’u kthyer në punë. Por një hulumtim i Insajderit zbulon që ky nuk ishte as rasti i parë e as i fundit i tij duke rënë ndesh me ligjin.

Cila është dosja kriminale e Abrashit? Në sa raste u dënua e në sa raste është nën hetime?

Më 16 prill të këtij viti shefi i Transfuzionit të Gjakut në Gjakovë, Kreshnik Abrashi ra në prangat e Policisë së Kosovës. Në lokalin e tij që ndodhet në rrugën “Izet Hima” në Gjakovë u zunë lojëra të fatit. Veprimtari kjo e ndaluar me ligjet e Kosovës.

Gjatë kontrollit të Policisë i kishin gjetur gjashtë aparate të lojërave të fatit Apex.

Arratiset pronari i Shell-it nga Kosova pasi u denoncua sërish për dhunë në familje

0

Pronari i pompës së derivateve ‘Shell Kosova’, multimilioneri Lulzim Kryeziu, dita ditës po e pasuron dosjen e tij penale. Pa u bërë as gjysmë viti prej kur përfundoi në pranga të Policisë, ai është futur sërish në telashe me ligjin. Për dallim prej herës së fundit që u dorëzua vet në Polici, ai këtë herë ka zgjedhur të arratiset, që të shpëtojë nga duart e shtetit.

I njohur për organet e rendit si person i dyshuar për dhunë në familje, Kryeziu është denoncuar sërish për të njëjtën vepër.

Sinjali mëson ekskluzivisht se Kryeziu është denoncuar të dielën nga bashkëshortja dhe djali i tij, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë, për shkak të frikës dhe rrezikut që po iu kanoset nga burri/babai i tyre.Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti i fundit dyshohet të ketë ndodhur në shtëpinë e përbashkët të çiftit në Fshatin Ndërkombëtar në Prishtinë, ku Kryeziu dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj dy viktimave.

Sipas informacioneve të para që posedon Sinjali, bashkëshortja e të dyshuarit dhe djali i saj kanë rrëfyer se për shkak të dhunës psikike që biznesmeni Kryeziu ka ushtruar ndaj tyre, ata janë detyruar ta lëshojnë shtëpinë dhe të kërkojnë strehë te familjarët e tyre.

Bazuar në dëshmitë e tyre, të dhënë në Polici, viktimat kanë deklaruar se në mbrëmjen e së shtunës, burri/babai i tyre i ka ofenduar me fjalë nga më të ndryshmet dhe për të mos mbaruar me kaq edhe i ka kërcënuar.

Përsëritja e një vepre të tillë ua ka imponuar atyre largimin nga shtëpia dhe denoncimin e rastit në Polici.

Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në lëvizje, por këtë herë nuk kanë arritur të bien në gjurmët e Kreyeziut, i cili ka vendosur që ta lë Kosovën, me shpresën se kështu mund të shpëtojë nga përballja me veprën për të cilën ngarkohet.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve për hetimin e ngjarjes dhe posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit, të ndërmerren hapat e tjerë brenda afatit ligjor.

Kujtojmë se herën e fundit, biznesmeni Kryeziu ishte arrestuar në nëntor të vitit të kaluar, kur ishte denoncuar për dhunë nga bashkëshortja e tij, të cilën dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht. Edhe para këtij rasti, ai ishte raportuar për të njëjtën vepër penale.Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

KFOR-i ndihmon Policinë e Kosovës të largojnë veturën e bllokuar nga protestuesit serbë në Zveçan

0

Një zyrtarë policor ka tentuar të dal me veturën e Policisë nga mes zona e sigurisë dhe protestuesve serbë, të cilët po vazhdojnë edhe sot të qëndrojnë para objektit të Komunës së Zveçanit, por ai është bllokuar nga protestuesit, të cilët nuk lejonin largimin e veturës.

Ai ka qëndruar për më shumë se 20 minuta në hapësirën në mes protestuesve dhe barrikadave të cilat i ka vendosur KFOR-it. E më pas ishin ushtarët e KFOR-it, ata që hoqën rrethojat, duke lejuar që vetura e Policisë të hyjë në zonën e sigurisë ku po qëndrojnë edhe automjetet e tjera të njësisë speciale dhe të KFOR-it.

Ndryshe, protestuesit serbë kanë sulmuar sot Policinë e Kosovës në Zveçan, duke gjuajtur me mjete të forta në drejtim të veturës policore e cila ishte duke patrulluar në atë zonë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani konfirmoi për Telegrafin se si pasojë e sulmit, veturës i është thyer xhami.

“Mund të konfirmojmë se, një veturë policore e cila ka qenë me detyrë zyrtare duke patrulluar në drejtim të komunës së Zveçanit, është penguar dhe sulmuar me mjete te forta nga protestuesit.
Si pasojë e sulmit me mjete të forta (gurë), veturës i është thyer xhami, e cila më pas është larguar nga ai lokacion. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar”, deklaroi ai.

Ndryshe, serbët në veri janë duke kundërshtuar vendosjen e kryetarëve shqiptarë në objektet e komunave. Disa grupe kriminale kanë vepruar dhunshëm edhe para disa ditësh të cilët tentuan të hyjnë në objektet komunale, ata kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, duke lënduar 30 prej tyre.

Sami Lushtaku: Ishalla s’ka nevojë me shku në Mitrovicë për luftë, por jam i gatshëm çdo herë

0

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku i ka çuar mesazh Qeverisë Kurti duke e stolisur qytetin me flamuj të Shteteve të Bashkuara.

Në një lidhje direkte në Frontal në T7, Lushtaku e ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti për situatën në veri të vendit.

Ish-komandanti i UÇK-së tha se shpreson që nuk do t’i bie të shkojë në Mitrovicë për luftë.

“Nuk kam qenë në Mitrovicë. Ishalla nuk ka nevojë me shku në Mitrovicë asnjëherë”, tha ai.

“Uroj që kjo të mos ndodhë asnjëherë”, tha Lushtaku, pasi u pyet për mundësinë e luftës.

Por, në rast se ndodh, ai tha se është i gatshëm t’i përgjigjet vendit.

“Gjithmonë i përgjigjem vendit tim. Jam i gatshëm çdo herë t’i përgjigjem popullit tim”, tha Lushtaku.

Peci e quan Avdullah Hotin “analfabet”: Obligimet tua kanë qenë mbi 40 milionë në vitin 2020

0

Sot gjatë ditës ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka nisur disa kritika për ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, ku thoshte se investimet kapitale në bujqësi për periudhën janar-mars 2023 janë 0%.

E Hotit i është kundërpërgjigjur ministri i Bujqësisë, Faton Peci i cili ragimin e tij e nisi duke thënë se është “hera e fundit që polemizoj me një analfabet”.

Hoti ‘godet’ Pecin: Është bërë inspektor kundër duhanit, zero investime kapitale në tre muajt e parë të këtij viti

“Z. Hoti nuk ka pagesa të subvencioneve në këtë periudhë, janar – mars 2023 sepse në vitin 2022 ska pasë borxhe por në këtë periudhë ka pasë aplikim për subvencione! Borxhi i vitit paraprak është ZERO ndërsa borxhet / obligimet tua kanë qenë mbi 40 milionë në vitin 2020 ndërsa kanë filluar të mbulohen në 2021-tën”, ka shkruar Peci.