Ballina Blog Faqe 59

“S’shkova në Prishtinë për t’u martuar me Albinin” – Rama: Nuk ndihem i fyer

0

Kryeministri Edi Rama edhe në Mal të Zi është pyetur për mungesën e një takimi me kryeministrin Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij të djeshëm në Kosovë dhe nëse mungesa e tij e ndryshon marrëdhënien e qeverive Kosovë-Shqipëri.

Ai tha se në Prishtinë erdhi si kryeministër i Shqipërisë dhe jo “për t’u martuar me Albinin”, derisa tha se nuk ndihet i fyer që Kurti s’e priti në takim.

“Unë nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar me Albinin dhe nuk ndihem i fyer si një dhëndër që nusja nuk i doli në takim. Unë në Prishtinë siç erdha edhe këtu për të pasë takime si kryeministër i Shqipërisë dhe në mënyrën më absolute s’kam asnjë problem personal e aq më pak problem institucional me kryeministrin e Kosovës. Kam vetëm mendime të kundërta me një situatë të caktuar”.

Rama tha se këtë situatë po e përjetojnë të dy, por se në mënyra të ndryshme.

“Unë e trajtoj si një situatë që duhet ta trajtojmë së bashku, duke u ulur dhe biseduar, Albini e trajton si një situatë që duhet ta trajtojë pa u takuar dhe pa biseduar dhe është në të drejtën e tij”.

Policia e Kosovës pajiset me kamera në trup, njofton se kanë filluar fazën testuese

0

Nga sot Policia e Kosovë do të përdor kamera në trup, me qëllim që të argumentojë aktivitetet policore që kryhen gjatë detyrës zyrtare në terren, si dhe të rrisë përgjegjësinë, transparencën dhe llogaridhënien ndaj qytetarëve, raporton Gazeta Sinjali.

Siç njofton Policia, vite më parë në mbështetje dhe përkrahje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ICITAP dhe INL), kishte filluar pilot- projektin për pajisje të zyrtarëve të tyre me kamera të trupit.

“Për t’u finalizuar si i tillë projekti, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, fillimisht janë përgatitur dokumentacionet e nevojshme dhe Procedurat Standarde të Operimit, për të arritur tani deri në fazën testuese të përdorimit të kamerave të trupit në terren”, thuhet në njoftim.

Kjo fazë testuese do të fillojë nga Njësia për Kontroll të Autostradave, për të vazhduar më pas edhe me njësitë tjera policore.

PDK i hakmerret Kurtit, shkëput koalicionet me LVV-në në nivel lokal

0

Partia Demokratike e Kosovës ka shkëputur koalicionet qeverisëse me Lëvizjen Vetëvendosje në nivelin lokal.

Pas prishjes së koalicionit ditë më parë në Komunën e Gjilanit, sot, PDK ka shkëputur koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosjen edhe në Komunën e Podujevës.

Këto vendime vijnë pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike e Kosovës, ku u vendos që të shkëputet çdo lloj komunikimi zyrtar me kryeministrin Albin Kurtin dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, të mbajtur më 3 korrik, pasi është diskutuar gjatë për situatën në vend dhe sanksionet që tashmë po i vuajnë shteti dhe qytetarët tanë, ishte dakordim i përgjithshëm se Kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke shkatërruar çdo të arritur në Kosovë të këtyre dy dekadave dhe janë duke e dërguar vendin drejt konfrontimit me aleatët që kanë qenë mbështetësit kryesor të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës, duke e rrezikuar të ardhmen e shtetit të Kosovës.

PDK falënderon të gjithë përfaqësuesit dhe zyrtarët e saj në komunat e Podujevës dhe Gjilanit, të cilët gjatë gjithë kësaj periudhe i kanë shërbyer me dinjitet, profesionalizëm dhe vullnet komunave dhe qytetarëve, shërbim të cilin do ta vazhdojnë me përkushtim edhe nga pozicioni opozitar.

“Kam me iu vra”- Eskalon i riu në Kaçanik, e djeg xhipin pasi e dërgoi te automekaniku

0

Një rast jo fort i zakontë ka ndodhur së fundmi në fshatin Dubravë të Kaçanikut, ku një person është arrestuar nën dyshimet për kanosje. I riu që ra në prangat e Policisë po dyshohet se shkaktoi sherr në një autoservis dhe më pas e kërcënoi seriozisht punëtorin, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se konflikti nisi pasi i dyshuari 36-vjeçari shkoi te autoservisi ku e kishte dërguar automjetin e tij për t’ia rregulluar disa pjesë.

Por siç duket ai u nda i pakënaqur me riparimin dhe vendosi që fillimisht t’i shkaktojë dëm xhipit të tij, duke ia vënë flakën. Për të mos mbaruar me kaq, i dyshuari edhe e ka kërcënuar me vrasje punëtorin e autoservisit.

Përballë kësaj situate, është denoncuar menjëherë incidenti, me ç’rast kanë intervenuar njësitë e Zjarrfikësve për ta shuar zjarrin.

Ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, duke tentuar që t’iu shpëtojë prangave të Policisë.

Pas përfundimit të ekzaminimeve në vendin e ngjarjes, automjeti është konfiskuar, kurse rasti është iniciuar si “Kanosje”.

“Skenari” për rrëzimin e Qeverisë Kurti: Këto janë veprimet e opozitës së bashkuar

0

Partitë opozitare që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës: PDK, LDK dhe AAK me gjasë do t`i shkojnë deri në fund idesë për rrëzimin e Qeverisë që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti, raporton Gazeta Blic.

E nisur vetëm si ide propozimi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti pritet të ‘finalizohet’ javën e ardhshme.

Lëvizje konkrete priten nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë në këtë drejtim, ku këta të fundit tashmë kanë hedhur në letër se si do të duket mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës.

Javën që vjen Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që drejtohet nga Ramush Haradinaj do të prezantojë një draft të mocionit për rrëzimin e Qeverisë.

Gazeta Blic ka kontaktuar me shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri i cili ka konfirmuar se javën e ardhshme do të ketë takime e lëvizje konkrete në këtë drejtim.

“Është e vërtetë se Aleanca është duke punuar për një draft se si do të mund të jetë mocioni për rrëzimin e kësaj Qeverie”, ka thënë ai.

Sipas tij, qysh nga java e ardhshme do të ketë edhe takime mes shefave të grupeve, fillimisht e më pas mund të ketë edhe takime ndërmjet Ramush Haradinajt, Memli Krasniqit dhe Lumir Abdixhikut.

“Drafti do të diskutohet mes grupeve të shefave parlamentare, gjegjësisht me Abelard Tahirin e Arben Gashin, ku edhe këto parti politike do të mund të japin idetë dhe propozimet e tyre për draftin, e më pas do të ketë një takim të nivelit mes liderëve të partive opozitare”, tha ai.

Krejt kjo ide që ka nisur nga partia që me numra është e treta opozitare në Kuvendin e Kosovës, AAK , pas zhvillimeve të fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë, dhe mosdëgjueshmëria e kryeministrit Kurti të kërkesave të SHBA dhe BE për de përshkallëzimin e situatës së sigurisë në Veriun e Kosovës.

Si pasojë e kësaj, SHBA BE dhe vende të fuqishme si Gjermani kanë nisur sanksionet ndaj Kosovës deri në një moment kur pritet ose jo reflektimi i qeverisë për kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare.

Akt kombëtar e ka quajtur lideri i AAK rrëzimin e Qeverisë Kurti, përderisa dy partitë të tjera LDK dhe PDK kanë marr vendim që mos të votojnë asgjë në Kuvendin e Kosovës si pasojë e situatës së krijuar.

SHBA dhe BE vazhdimisht kanë kërkesa ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për zbatimi ne tri pikave që do të mund të qonte në normalizimin e situatës në veri, mbajtën e zgjedhjeve në katër komunat veriore dhe kthimin në tryezën e bisedimeve.

Deri në këto momente pos deklaratave të Kutit se mund të mbahen shpejt zgjedhjet në veri, nuk ka ndonjë lëvizje se kur ato do të mbahen ose përmes cilit variant do të mund të dorëhiqen kryetarë te zgjedhur shqiptar në katër komunat në pjesën e veriut të vendit.

Kjo është shuma gjigante e parave që solli diaspora në Kosovë sipas Bankës Qendrore

0

Diaspora e Kosovës vazhdon të jetë njëra ndër shtyllat kryesore për ekonominë e Kosovës. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se remitancat e pranuara në Kosovë arritën vlerën prej 1.22 miliardë euro, me rritje vjetore prej 6.0 përqind, që përfaqëson 13.7 përqind të BPV-së.

“Rritja e ngadalësuar e remitancave gjatë vitit 2022 mund t’i atribuohet deri në një masë, përkeqësimit potencial të pozicionit financiar të diasporës kosovare, si  pasojë e rritjes së kostos së jetesës me rritjen e nivelit të përgjithshëm të çmimeve, rritjes së normave të interesit e për pasojë shtrenjtimit të borxhit, dhe dobësimit të kërkesës së përgjithshme në eurozonë”, thuhet në “Raportin e Stabilitetit Financiar”, të BQK-së.

Sipas këtij raporti, duke qenë se shumica e remitancave vijnë nga vendet e eurozonës, e që janë mbi 60.2 përqind, pasiguritë rreth dinamikave makroekonomike në vitin ë rrisin pasiguritë për këto  të hyra  të rëndësishme për ekonominë e vendit (13.7  përqind e BPV-së), duke vështirësuar tutje pozicionin e ekonomive familjare në vend, me efekte potenciale  indirekte në dinamikat e rrezikut kreditor.

Po ashtu për vitin 2023, sipas BQK-së, rreziqet kryesore për stabilitetin financiar në nivel global vazhdojnë të mbesin tensionet e rritura gjeopolitike, ritmi i ngadalshëm i rënies së inflacionit (inflacioni bazë mbetet i lartë), dhe për pasojë, vazhdimi i shtrëngimit të  politikave  monetare  përmes rritjes së normave të interesit – dinamikë që rrezikon të mbaj eurozonën, vendet e rajonit dhe Kosovën në  një  ambient  me  aktivitet  të dobësuar ekonomik.

“Për vitin 2023, presionet inflacioniste si dhe pasiguritë rreth aktivitetit ekonomik pritet të kenë ndikim në rënien potenciale të kërkesës për kredi dhe shkallën  e  përgjithshme  të ndërmjetësimit financiar”, thuhet në raport

“Drafti i Ramës me elemente autonomie”- Rama e përgenjeshtron Konjufcën

0

“Konjufca nuk e ka lexuar dhe se në këtë mënyrë nuk ka se si ta komentojë këtë propozim”, ky ka qenë komenti i kryeministri Edi Rama pas deklaratës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, i cili deklaroi se drafti-statuti i Ramës për Asosacioni përmban elemente që të çojnë në autonomi për serbët.

Rama u shpreh i habitur në lidhje me deklaratat e Konjufcës për autonomi të serbëve dhe theksoi se në takim nuk u fol fare për Asocacionin. Ai shtoi se draft-statuti është përgatitur nga ekspertë të nivelit të lartë ndërkombëtar.

“Draft statuti nuk është konsultuar me asnjë sepse nuk ka pse të konsultohet. Unë nuk kam bërë studion ligjore të qeverisë së Kosovës. Ajo e ka ekspertët e vet, mundësitë e veta, mund ta kishte bërë me kohë dhe duhet ta kishte bërë me kohë, dhe jo vetëm që duhet ta kishte bërë me kohë, por duhet t’i rrinte te dera gjatë gjithë kohës partnerëve dhe aleatëve dhe t’u thoshte, mendojmë kështu, mendojmë ashtu, sepse është në interesin tonë. Pashë, më treguan që Glauku kishte thënë se ka autonomi… nuk e di për çka e ka fjalën, sepse ne nuk folëm fare për draft të Asociacionit. Në dokumentin që ata se kanë lexuar! Këta s’e kanë lexuar! Ku e dinë këta? Apo më shohin mua në portret dhe më lexojnë si në filxhan? Drafti që unë kam përgatitur, është përgatitur nga ekspertë të nivelit më të lartë, dhe unë ia kam dërguar tre personave: kancelarit Scholz, presidentit Macron dhe presidentit Michel”, deklaroi Rama.

Shefi i qeverisë në Tiranë shtoi se dokumentin në fjalë nuk ia ka kërkuar askush, por se e ka bërë me vetëiniciativë, dhe thotë se sipas mendimit të tij, është gjëja më e mirë e mundshme.

“Karriera e Kurtit mbaron nëse nuk tërhiqet” – Milazim Krasniqi

0

Profesori universitar, Milazim Krasniqi në “Prime Time” ka thënë për kryeministrin Kurti që nëse nuk ndryshon qëndrim, karriera e tij do të mbarojë.

“Unë kam frikë që nëse nuk tërhiqet dhe nuk fillon me ndryshu, karriera e tij politike është e mbaruar nga ata që e kanë bë Kosovën shtet, ndërkombëtarët kanë obilgime ligjore por edhe morale ndaj vendit tonë”, tha ai.

Krasniqi thotë se pa ndërkombëtarët Policia e Kosovës nuk do të arrinte ta menaxhonte situatën në veri.

“Pa mbikëqyrjen e KFOR-it, policët tanë do të vriteshin nga bandat serbe dhe nuk do të arrihej të menaxhohej situata në veri”, tha profesori në Prime Time në Kanal 10. 

14 vjeçari vret me pushkë gjuetie vëllain 12 vjeçar në Serbi

0

Në fshatin Međuluzhje afër Mlladenovcit në Serbi, dje rreth orës 13.00 ka ndodhur një tragjedi e tmerrshme familjare, ku Aleksandar L. 14 vjeçar me pushkë gjuetie ka vrarë vëllain e tij Nikola L. 12 vjeçar.

Siç mëson Novosti, djemtë ndodheshin në shtëpi me gjyshen e tyre, ndërsa prindërit e tyre ishin në punë. Ata po luanin në oborr dhe më pas, gjoja, u grindën se cili nga të dy do të hynte i pari në pishinë për të notuar. Më pas vëllai i madh ka hyrë në shtëpi dhe ka marrë një pushkë gjuetie. Ai vrapoi jashtë, i drejtoi pushkën vëllait të tij dhe e qëlloi. Sulmi fatal e ka goditur Nikolën në kokë dhe e ka vrarë.

Duke parë se çfarë ndodhi, gjyshja e djalit vrapoi në oborr, dhe filloi të thërrasë fqinjët duke bërtitur: “Thirrni ambulancën dhe policinë, shpejt”.

Ndërkohë, babai i djalit u njoftua për tragjedinë dhe ai pothuajse erdhi me vrap në shtëpi. Gjatë asaj kohe, djali i madh filloi të ikë nga oborri duke bërtitur: ”

Kam vrarë vëllanë, kam vrarë vëllanë, çfarë do të bëj tani?”

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje në shtëpinë e djalit. Për fat të keq, për Nikollën nuk pati shpëtim dhe Aleksandri shpejt u gjet dhe u dërgua në paraburgim. Policia ndaloi edhe gjyshen e djemve me dyshimin se e mbante pushkën e gjuetisë, e cila me shumë gjasa i përkiste bashkëshortit të saj tashmë të ndjerë, të siguruar në mënyrë joadekuate dhe pa leje.

Policia ka hetuar për më shumë se katër orë, ka marrë në pyetje pronarët e shtëpisë, ndërsa ekspertët mjeko-ligjorë kanë marrë të gjitha gjurmët materiale. Se si ndodhi saktësisht kjo tragjedi e madhe familjare do të përcaktohet nga hetimi. Sipas informacioneve të para, jozyrtare, dyshohet se arma ishte e mbushur, se Aleksandar, me shumë gjasa, as nuk e dinte  të mbushte armën dhe se vrau aksidentalisht vëllain e tij.

Duke qenë se është 14 vjeç, ai mund të përgjigjet për krimin që ka kryer. Gjatë gjithë kohës që po vazhdonin hetimet, nga shtëpia dëgjoheshin të qara dhe vajtime.

Lidhur me këtë rast folën edhe fqinjët e familjes, kjo është një tragjedi e madhe dhe nuk mbaj mend të ketë ndodhur diçka e tillë në këtë zonë, deklaroi një fqinjë. Familja e djalit u shpërngul këtu nga Kosova gati 40 vjet më parë. Asnjëherë nuk kanë shkaktuar probleme, as ata, as fëmijët. Përkundrazi, ata janë gjithmonë aty për të ndihmuar lagjen nëse është e nevojshme. Së fundmi ka ndërruar jetë gjyshi i djemve.

Këto raste kanë filluar të ndodhin shumë shpesh në Serbi, pasi kohë me parë ndodhën dy vrasje masive nga të cilat mbetën të vdekur dhjetëra persona.

E tmerrshme: Kosovari e lidh gruan dhe e rrah, dyshohet se ia dogji organin gjenital për shkak të tradhtisë

0

Një rast i rëndë i dhunës në familje dhe mjaft i frikshëm ka ndodhur në një familje në Graçanicë, ku viktimë edhe kësaj radhe rezulton të jetë një grua, e cila u rrah brutalisht nga bashkëshorti i saj. E keqja që iu kanos asaj, përveç se është e tmerrshme, po qe se realizohej mund të përfundonte tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në fund të muajit qershor, por detajet tronditëse janë zbuluar së fundmi, pasi gruaja e cila është viktimë e këtij rasti ka rrëfyer dhunën që e ka përjetuar nga burri i saj, në shtëpinë e tyre.

Sinjali mëson se i dyshuari T.B., fillimisht ka pasur një konflikt verbal me gruan, të cilën e ka akuzuar për tradhti, e më pas të njëjtës ia ka lidhur duart e këmbët dhe e ka sulmuar fizikisht me një kabllo. Për të mos mbaruar me kaq, ai ka shkuar edhe më tej, me veprime të tmerrshme.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, viktima ka deklaruar se burri i saj ka ndezur një zjarr, me qëllimin që t’ia djegë organet gjenitale, ku për pasojë i ka shkaktuar plagë në trup.

Përballë kësaj situate, gruaja fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në spital, si pasojë e djegieve që pësoi, ndërsa tek gjatë ditës së djeshme është dëgjuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Pas mbledhjes së dëshmive për rastin, Prokurori ka urdhëruar arrestimin dhe ndalimin e të dyshuarit, si dhe nisjen e hetimeve ndaj tij në drejtim të veprës penale “Dhuna në familje”.