41-vjeçari ka arritur që sërish të arratiset nga duart e drejtësisë dhe për këtë dyshohet se mori ndihmë nga djali i tij.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se i biri i Agajt është arrestuar gjatë ditës së djeshme.
19-vjeçari dyshohet se ka ndihmuar babain e tij të arratiset në drejtim të Ferizajt dhe këtë e ka pranuar gjatë intervistimit para hetuesve policorë.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhënia e ndihmës pas kryerjes së veprës penale”.
Ndërkohë po vazhdojnë kërkimet për të dyshuarin, Burgim Agaj.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.