Ballina Blog Faqe 58

Escobar: Kurti duhet të bindet edhe pak, Vuçiq do ta pranojë planin trepikësh

0

I Dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar nga Dubrovniku ka folur për situatën e fundit në Kosovë dhe raportet me Serbinë.

Ai ka thënë se beson që zgjidhja më e mirë për dalje nga kriza është pranimi i planit trepikësh të prezantuar nga Bashkimi Evropian, raporton Jutarnjilist, transmeton KlanKosova.tv.

“Kemi indikatorë pozitivë që presidenti Vuciq është i gatshëm ta pranojë atë, por që kryeministri Kurti ka nevojë edhe pak që të bindet”, është shprehur Escobar.

Ai më tej ka thënë se të dyja vendet do të humbasin mundësi nëse nuk i pranojnë kërkesat e ndërkombëtarëve për shtensionim të situatës.

“Pasojat nuk janë masa ndëshkuese, por ka mundësi të humbura nga të dyja palët, nëse refuzojnë propozimet për krizën e tanishme”.

“Partneriteti ynë me Kosovën është me qytetarët e saj, jo me parti ose figura politike. Angazhimi ynë në KFOR dhe investimi për të ardhmen e Kosovës mbetet i fuqishëm”.

Pamje si në filma| Veturat duke “notuar” një pas një, gruaja e ngujuar mbi makinë

0

Rrugët në qytetin verilindor të Spanjës, Zaragoza u përmbytën të enjten, pas një stuhie të fortë dhe shirave të rrëmbyeshëm.

Njerëzit u panë duke u mbajtur pas makinave të tyre dhe duke u ngjitur në pemët e afërta për t’iu shpëtuar ujërave të përmbytjeve para se të vinin shërbimet e urgjencës.

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët që të mos dalin rrugëve për të udhëtuar.

Pamjet e rënda të publikuara nga The Guardian tregojnë se si veturat po notonin një nga një nga uji.

Një tjetër video, tregonte një grua e cila ishte bllokuar në çatinë e një veture, dhe po nuk po guxonte të lëvizte derisa ujërat gati po e mbulonin makinën në të cilin po qëndronte. 

“Paratë janë për qytetarët, jo me i mbajtë turshi” – Rama kritikon ministrin Murati

0

Kryetari i Prishtinës, Peparim Rama, ka akuzuar ministrin e Financave, Hekuran Muratin, për punën e të hyrave vetanake.

Rama thotë se të hyrat vetanake janë të Komunave dhe jo të Qeverisë.

“Nëse t’i paguan taksë, ajo duhet të përdoret për të përmirësu ty jetën”, ka thënë Rama.

Ai tutje ka thënë se është anti-kushtetuese që të marrësh fondet e të hyrave vetanake dhe t’i shpenzosh për diçka tjetër.

Rama ka thënë se edhe ministrat e tjerë ankohen në Hekuran Muratin se ua bllokon çështjet dhe thotë se nuk e kupton qasjen bllokuese të minsirit Hekuran Murati.

“Duhet që fondet t’i kemi tash. Po them, që ministri të ndryshme ankohen në ministrin  e Financave vet, është një ide e mbrapshtë me ruajt pare, paratë, taksat janë për qytetarët, nuk janë për me i mbajt turshi”, ka thënë ai në DPT Fidani.

“Janë disa projekte të gatshme. Por ministri thotë se s’janë prioritet. Po shihet ashiqare që është qasje bllokuese e panevojshme”, ka thënë Rama.

Mashtruan shtetin zviceran duke ia marrë mbi 730 mijë franga ndihmë sociale

0

Zyra e Migracionit në Aargau ka tërhequr lejen e pakufishme të vendosjes nga një çift i huaj.

Familja emigrante ka marrë gjithsej 738,497 franga në ndihmë sociale që nga viti 2004, raporton “Aargauer Zeitung”. Sipas kësaj, çifti ka marrë më së shumti ndihmë sociale në kanton dhe katër fëmijët e familjes gjashtë anëtarëshe tani janë në moshë madhore.

Autoritetet e Aargaut pyetën nëse “masat sipas ligjit të huaj” ishin të përshtatshme për një periudhë kaq të gjatë varësie nga ndihma sociale. Në parim, ligji për të huajt parashikon mundësinë e tërheqjes së lejes së qëndrimit nga personat e interesuar në raste të tilla, shkruan RTS.

Zyra kantonale për migrim dhe integrim (Mika) nuk shkoi aq larg, leja e vendbanimit C u revokua në qershor 2020 dhe u zëvendësua nga një leje qëndrimi B.

Në rastin konkret, autoritetet peshuan më shumë interesin personal për të qëndruar në Zvicër për shkak të qëndrimit të gjatë dhe situatës familjare sesa interesi publik për tërheqjen e lejes së qëndrimit, sipas përgjigjes ndaj nismës SVP, përcjell albinfo.ch.

Ndihma sociale shpesh merret pa fajin e dikujt, sipas këshillit të qeverisë Aargau në përgjigje të interpelancës. Masat sipas ligjit të imigracionit shpesh rezultojnë të jenë joproporcionale për shkak të interesave mbizotëruese private.

Sipas këshillit qeveritar, një qëndrim i gjatë dhe një integrim i mirë në Zvicër do të thotë që gjykatat shohin një interes shumë të lartë privat për një qëndrim të mëtejshëm. Një interes edhe më i madh publik për një dëbim “shpesh nuk jepet edhe kur merr ndihmë sociale”, që është shumë mbi vlerat e pragut të dhënë.

Pragu për personat me leje qëndrimi B është 25,000 CHF nëse ka një paralajmërim, dhe 50,000 CHF nëse leja është duke u konsideruar për tërheqje. Për personat me leje vendosjeje C, është 40,000 franga (paralajmërim) dhe 80,000 franga (tërheqje leje), shkruan RTS.

Ky është personi që dyshohet se kreu vetëvrasje sot, u hodh nga kati i dytë i shtëpisë

0

Një rast mjaft i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Podujevë, ku një person dyshohet të ketë kryer vetëvrasje duke u hedhur nga kati i dytë i shtëpisë. Ky rast ka tronditur familjen Gjocaj me të kuptuar lajmin e hidhur për më të dashurin e tyre.

Sinjali mëson se viktima është Arsim Gjocaji cili dyshohet se ishte duke vuajtur nga depresioni.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije për Sinjalin se viktima është pranuar në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas familjarëve, viktima është hedhur me qëllim nga kati i dytë i shtëpisë.

Policia është njoftuar me rastin pasi viktima është dërguar në spital për trajtim, me ç’rast një patrullë policore ka shkuar në Emergjencë për të marrë më shumë informacione.

Lidhur me këtë ngjarje, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Hetim mbi vdekjen”.

Gjendet i vdekur në rrethana të dyshimta ushtari i KFOR-it në Kosovë

0

Një ushtar i kontingjentit hungarez të KFOR-it (forca paqeruajtëse e udhëhequr nga NATO) ka vdekur.

Sipas informacioneve të disponueshme, ai i ka dhënë fund jetës së tij. “Një ushtar nga kontingjenti hungarez i KFOR-it (forca paqeruajtëse e udhëhequr nga NATO) është plagosur me armën e tij të shërbimit derisa ishte jashtë detyrës dhe besohet se ka tentuar të vetëvritet”, raporton Magyar Nemzet, bazuar në informacionin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ushtari nuk mund të ndihmohej nga mjekët që mbërritën në kampin e Kosovës dhe vdiq gjatë transportit për në spital. Ngjarja ka ndodhur më 4 korrik dhe hetimet vijojnë. Familjarët u njoftuan menjëherë nga Forcat e Mbrojtjes Hungareze. Misioni i KFOR-it i vitit 1999 filloi me rreth 50,000 trupa, shkruan Magyar Nemzet.

Megjithatë, ky numër tani është reduktuar në më pak se 4,000. Në këtë operacion paqeruajtës janë të përfshirë 27 vende, por tre vende ofrojnë numrin më të madh të trupave. Këto janë Italia (715), Shtetet e Bashkuara (561) dhe Hungaria (469). Prandaj, këto tre vende dominojnë udhëheqjen e KFOR-it. KFOR-i në përgjithësi kryen detyra vëzhguese dhe mbështetëse. Në kohë paqeje, ata kryesisht patrullojnë dhe monitorojnë situatën e sigurisë.

Pamje të rënda: Momenti kur nxirret trupi i pajetë i gruas serbe në lumin Ibër (video)

0

Sot është gjetur trupi i pajetë i qytetares, Jasmina Petroviq, e cila dyshohet se kishte rënë para dy ditësh në lumin Ibër.

Petroviq ishte 49-vjeçare dhe i përkiste nacionalitetit serb.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, zhytësit e klubit “Trepça”, Policia e Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent dhe banorët e fshatit Zhitkovc të Komunës së Zveçanit u angazhuan në kërkimin e saj.

ShKKSh ka publikuar pamje gjatë operacionit të tyre, ku shihet teksa nxjerrin nga lumi trupin e viktimës.

 

Tensione në konferencën mes Ramës e Vuçiqit në Beograd

0

Ka pasur tensione në fund të konferencës për media mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gjithçka nisi kur Rama u shpreh se propozimin e tij për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ia kishte dërguar Gjermanisë e Francës të cilat i quajti “kumbarë të marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës”.

Vuçiqi u përgjigj me ton më të ashpër duke i reaguar e duke thënë “në Serbi njerëzit i zgjedhin kumbarët e tyre”, duke shtuar se “vetëm Serbia mund ta propozojë statutin e Asociacionit, sepse kështu është sipas Marrëveshjes së Brukselit”.

Vërehet se disa herë të dy ndërpresin njëri-tjetrin gjatë përgjigjeve.

Eskalon Lladrovci pasi Kurti s’e takoi Ramën: Nuk ka bir nane që mund të na ndaj

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka pritur të enjten në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Por, Ramës dyert ia hapi presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.  Megjithatë, Rama tha se nuk ndihet i fyer që atë nuk e priti homologu i tij kosovar.

Por si po e vlerëson këtë mos pritje të Ramës nga Kurti, ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci?

Lladrovci thotë se aktualisht Kosova dhe Shqipëria janë në nivelin më të ulët të bashkëpunimit.

“Me keqardhje, por, ky veprim i Kurtit nuk ka qenë i mirë. Kosova dhe Shqipëria aktualisht janë në nivelin më të ulët të bashkëpunimit, më i ulëti në historinë institucionale të gjysmë shekullit të fundit. Kontribuesit e kësaj rrëshqitjeje politike, nuk duhet të ndjehen mirë”, ka deklaruar Lladrovci për Front Online.

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, duke folur për mospritjen e Edi Ramës nga kryeministri Kurti tha se qytetari i Kosovës e as ai i Shqipërisë nuk e kanë merituar ta shohin një ditë të tillë.

“Dje jam ndjerë keq, sepse, nuk e kam pritur se Republika e Kosovës do të arrij deri këtu, të mos ofroj mikpritjen elementare përkundër bindjeve të bartësve të përgjegjësive institucionale. Qytetari atdhetar i Kosovës dhe i Shqipërisë, nuk e kanë merituar ta shohin këtë ditë. Përkundër pritjes së përafrimeve të mëtejme, dje vijës ndarëse iu shtua uji i ndotur”, ka shtuar ish-ambasadori Lladrovci.

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci derisa ka folur për mos pritjen që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ia ka bërë homologut të tij Edi Ramës, ka  thënë se nuk pret që të ketë ftohje të raporteve mes të dyja vendeve.  Ani, pse deklaron siç thotë ai armiqtë e shtetit tonë po investojnë në këtë drejtim.

“Nuk pres të ketë ftohje raportesh, përkundër investimeve të armiqve të shtetit tonë në këtë drejtim. Kosova pa Shqipërinë është si shqiponja pa krah. Pa Shqipërinë, nuk mund të arrihej liria e Kosovës, as të bëhej e ditur e vërteta jonë, nga viti 1912 e këndej. Lufta jonë çlirimtare, pa kthjelltësinë e zërit të Shqipërisë, do të degradonte si konflikt lokal dhe i ngulfatshëm nga fuqia e armikut në terren.  Jemi me fat që e kemi Shqipërinë dhe nuk ka bir nane që mund të na ndaj nga synimi i përbashkët, vlerat dhe proceset jetike të kombit. Armiqtë do të zhgënjehen me këtë angazhim të mbrapshtë”, ka deklaruar Lladrovci.

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci ka folur edhe për qasjen e Ramës ndaj Kosovës dhe veprimet e Kurtit duke thënë se kryeministrin shqiptar e sheh si person që dëshiron ta ndihmojë Kosovën, seri për Kurtin thotë se duhet t’i kryejë detyrat e shtëpisë.

“Ramën e shoh si kryeministër i cili përpiqet të ndihmojë dhe lartësojë Kosovën në situatat e komplikuara sikur në këta muajt e fundit. Besoj edhe Kurti ka të njëjtin mision, të kryej detyrat e shtëpisë dhe të lartësojë emrin e Kosovës, duke qenë vazhdimisht mirënjohës për miqtë, aleatët dhe rrugën tonë të pakthyeshme euro-atlantike”, ka deklaruar ai.

Sipas Lladrovcit nevoja e e Shqipërisë është që Kosova të ec përpara drejt NATO-s dhe në procesin integrues.

U ankuan se gurëthyesit po ua shkatërrojnë shtëpitë, vëllezërit dhe djali i deputetit të PS-së rrahin për vdekje qytetarin

0

KRUJË- Me shkopinj gome një grup personash të veshur me të shkurtra mësyjnë në lokalin në aksin Fushë Krujë – Thumanë dhe godasin dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja të cilët ishin të ulur në tavolinë. Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikut 2023 shkruan  Raport tv.

Në mesin e dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja.

Shkak është një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth. Mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, kur grupi i dhunuesve mësyn lokalin dhe ata bëhen prehë e një dhune barbare.

Dhuna barbare
“Bjeri! Bjeri! “Më fort më fort!”…Dëgjohet dikush që nxit burrat me shkopinj gome të qëllojnë pa ndaluar edhe më fort ndaj dy kushërinjve Maja. Dhuna filmohet nga një person ndërsa nxitësi, i cili nuk duket në kamera, vijon duke përdorur dhe fjalor fyes me qëllim të nxisë edhe më fort dhunën.

“Bjeri! Gjuaje k… Më fort! Më fort! thotë ai dhe burrat intensifikojnë më shumë goditjet me grushta shkelma e shkopinj drejt dy kushërinjve Maja, të cilët ngrihen nga tavolina dhe janë në mes të lukunisë së dhunuesve.