“Drafti i Ramës me elemente autonomie”- Rama e përgenjeshtron Konjufcën

“Konjufca nuk e ka lexuar dhe se në këtë mënyrë nuk ka se si ta komentojë këtë propozim”, ky ka qenë komenti i kryeministri Edi Rama pas deklaratës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, i cili deklaroi se drafti-statuti i Ramës për Asosacioni përmban elemente që të çojnë në autonomi për serbët.

Rama u shpreh i habitur në lidhje me deklaratat e Konjufcës për autonomi të serbëve dhe theksoi se në takim nuk u fol fare për Asocacionin. Ai shtoi se draft-statuti është përgatitur nga ekspertë të nivelit të lartë ndërkombëtar.

“Draft statuti nuk është konsultuar me asnjë sepse nuk ka pse të konsultohet. Unë nuk kam bërë studion ligjore të qeverisë së Kosovës. Ajo e ka ekspertët e vet, mundësitë e veta, mund ta kishte bërë me kohë dhe duhet ta kishte bërë me kohë, dhe jo vetëm që duhet ta kishte bërë me kohë, por duhet t’i rrinte te dera gjatë gjithë kohës partnerëve dhe aleatëve dhe t’u thoshte, mendojmë kështu, mendojmë ashtu, sepse është në interesin tonë. Pashë, më treguan që Glauku kishte thënë se ka autonomi… nuk e di për çka e ka fjalën, sepse ne nuk folëm fare për draft të Asociacionit. Në dokumentin që ata se kanë lexuar! Këta s’e kanë lexuar! Ku e dinë këta? Apo më shohin mua në portret dhe më lexojnë si në filxhan? Drafti që unë kam përgatitur, është përgatitur nga ekspertë të nivelit më të lartë, dhe unë ia kam dërguar tre personave: kancelarit Scholz, presidentit Macron dhe presidentit Michel”, deklaroi Rama.

Shefi i qeverisë në Tiranë shtoi se dokumentin në fjalë nuk ia ka kërkuar askush, por se e ka bërë me vetëiniciativë, dhe thotë se sipas mendimit të tij, është gjëja më e mirë e mundshme.

spot_img
Lajmet e fundit
Lajme të lidhura