Ballina Blog Faqe 60

Serbi Jabllanoviq këshillon krerët e Kosovës: Dëgjoni këshillat e SHBA-së

0

Ish-ministri në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq në emisionin“Politiko” në televizionin Kanal 10 ka këshilluar krerët e Kosovës që të dëgjojnë këshillat e SHBA-së.

“Nuk jam aq i aftë të flasë për marrëdhëniet Kosovë-Amerikë, është një çështje më e madhe nëse flas nga perpektiva ime. Por, besoj se njerëzit në Kosovë e duan Amerikën, dhe Amerika gjithashtu interesohet shumë se çfarë po ndodhë këtu, dhe besoj se disa liderë politikë këtu në Kosovë duhet të dëgjojnë më shumë se çfarë u thonë liderët amerikanë”, tha ai.

Ai gjithashtu tha se ambasada amerikane ka qenë e vetmja adresë në Kosovë, që jemi të përfshirë në politikë.

“Erdha sot këtu me ftesë të ambasadës amerikane. Për mua është shumë e rëndësishme, sepse është e sigurt që Amerikës i intereson dhe shqetësohet për çdo gjë që ndodhë këtu në vend. Ka vetëm diçka çka mund të them për ambasadën amerikane. Ka qenë e vetmja e adresë në Kosovë, që neve serbëve që jemi të përfshirë në politikë, që nga fillimi i vitit të kaluar, për çdo situatë problematike dhe serioze që ka pasur, na kanë thirrur, kemi diskutuar, na kanë dëgjuar, tani është kënaqësia ime të jem këtu”, shtoj ai.

Rama: Me Kurtin shkruaj në Whatsapp, rrallë kthen përgjigje

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë detaje interesante për mënyrën se si komunikon me homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti.

Rama në Klan Kosova, tha se me Kurtin, bisedon në aplikacionin Whatsapp, por thekson se ai rrallë i kthen përgjigje, edhe në ato përgjigje vazhdimisht sipas Ramës, Kurti i ripërsëritë qëndrimet e tij.

“Debatet me Albinin i zhvilloj në Whatsapp, unë flas ai dëgjon por nuk flet. Rrallë përgjigjet. Nuk ka rëndësi është mënyrë komunikimi, ose përsërit të njëjtën përgjgije vazhdimisht, për ta përforcuar mesazhin”, ka thënë ai.

Petkoviq: Policia e Kosovës sërish hyri në territor të Serbisë, kemi video-dëshmi

0

Në një konferencë për media, i ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, pretendoi se “sërish” Policia e Kosovës ka hyrë në territor të Serbisë “500 metra matanë vijës administrative”.

Për këtë ai thotë edhe se ka “video dëshmi të pamohueshme”

“Një zyrtar policor nga Bujanovcinga pikëkalimi i Breznicës ka vërejtur një automjet të Policisë së Kosovës në drejtim të Karaçevës drejt fshatit të Breznicës, që po shpejtonte”, ka thënë ai.

“Do t’ua dërgojmë këto regjistrime të gjithëve nga komuniteti ndërkombëtar, sepse këtu vetëm Albin Kurti shkel të gjitha marrëveshjet. Kjo video tregon se ata kanë hyrë me automjet policor. Të tregon nivelin e gënjeshtrave dhe propagandës. Alicia Kearns, e cila akuzon Kishën Ortodokse Serbe, duhet ta shoh gjithashtu këtë video, të vërtetën e vetme që njerëzit e Kurtit janë të armtaosur”, ka thënë ai.

Petkoviq akuzon Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçlën, për “shkelje brutale të Rezolutës 12/44 dhe Marrëveshjes së Kumanovës”.

“Me i kapë dytë e me i rrahë” – Qytetarët komentojnë raportin Kurti-Rama

0

Qytetarët në kryeqytet kanë mendime të ndryshme për raportin e Kosovës me Shqipërinë. Kryeministri shqiptar, Edi Rama do të udhëtojë sot në Kosovë, por ende nuk dihet nëse do të pranohet në takim nga homologu i tij, Albin Kurti. Të dy kryeministrat po fajësohen nga qytetarët, të cilët thonë se kjo do të ndikojë në raporte të tjera ndërkombëtare. Por, një pjesë e tyre po fajëson Ramën, meqë konsiderojnë se ai “po përzihet” në punët e Kosovës.

Qytetari nga Prishtina, Muharrem Kasumi thotë se fajin për këtë situatë e ka kryeministri shqiptar, Edi Rama, për të cilën vlerëson se nuk është duke dhënë kontribut pozitiv në situatën aktuale.

“Pash Zotin këqyre, qysh kanë thanë ata pleqtë “me i kapë dytë e me i rrahë ish kanë mirë”. Po tash me këqyrë me nda drejtësinë, Albin Kurti është duke e mbrojt shtetin e Kosovës, Edi Rama është duke u përzier në punët e Kosovës duke mos dhënë një kontribut pozitiv, duke menduar se e ka bërë një propozim i cili është ma i volitshëm ndoshta për Serbinë sesa për Kosovën. Kjo do të thotë shkelja e autonomisë së shtetit të Kosovës”, shprehet ai për KosovaPress.

Për më tepër, ai thotë se të dy liderët e Kosovës e Shqipërisë duhet të jenë bashkë. Raportet e Kurtit dhe Ramës, siç thotë ai, po e ndihmojnë Serbinë.

“Tek ne gjithë në histori, populli shqiptar sa herë ka qenë një rast i mirë rëndësishëm, janë përça për interesa të ndryshme, ish dashtë me qenë të bashkuar më qenë unik dhe me bisedua….Takimi i Albin Kurtit jo që po e arsyetoj se ne jemi qytetarë, por meqenëse ata nuk kanë pranuar si shtete të bashkohen tash, e të bashkohen po i bie si ne një farë mënyre private kjo nuk ka rëndësi….Edhe Shqipëria edhe opozita edhe shqiptarët mashAllah se di negativisht po e them, janë duke i ndihmuar shumë Serbisë, nuk e di pse kështu, a është një farë rryme siç ka qenë, atëherë që ka qenë rryma e komunizmit, e stalinizmit apo ndonjë sindrom sikur sëmundje ose diçka ka hyrë, kjo që krejt për Serbinë për t’i ndihmuar”, shton ai.

“Albini kollitet në shtëpi të vet”, thotë qytetari Avni Shabani, i cili komenton raportet e kryeministrit Albin Kurti dhe Edi Rama.

“Mendoj se Albini ka të drejtë, mendoj se Albini qysh thotë populli “Albini kollitet në shtëpi të vetë”. Mendoj se Albini e dinë ma mirë, tash Edi Rama është përzier kohën e fundit pak në punët tona, po Albini ka të drejtë”, thotë ai.

Po ngjashëm mendon edhe qytetarja Dije Lika.

“Nuk dëshiron koment se popullata e din fort mirë se Albini ka shumë të drejtë Albini është i vendosur…Albini i din punët e veta ma mirë se çdo kush tjetër, Edin e njohim që s’është që e dëshiron Kosovën”, shton ajo.

Ndërsa, Fadil Curri konsideron se kjo situatë duhet të kalohet dhe në mes të dyja vendeve të ketë raporte të shëndosha.

 

“Raportet duhet të jenë të shëndosha, të mira, dhe të sinqerta mes dy kryeministrave, nuk ka diçka të pakalueshme”, thekson Curri.

Ka qytetarë të tjerë, të cilët e fajësojnë kryeministrin, Albin Kurti.

Xhevdet Podrimaj kritikon kryeministrin për mungesë diplomacie në çështje vëllazërore.

“Po është shumë shqetësuese vërtetë, sepse në fund të fundit, jemi një komb, për mendimin tim, këtu gabim është kryeministri jonë, sepse kjo ka të bëjë më shumë me diplomaci, sesa ka të bëjë me çështje vëllazërore. E mira dhe e keqja duhet të diskutohen, ndoshta ka informacion që për neve është relevant dhe në fund të fundit nuk duhet të injorohet”, thotë ai.

Më i ashpër është Isuf Gashi, i cili vlerëson se raportet mes dy kryeministrave janë “si lojë fëmijësh”.

“Si fëmija, hajde luajmë, hajde mos luajmë, kjo është marre, fëmija me bë këtë jo më këta, si kryetarë të qeverisë…Duhet me prit pa marrë parasysh, lë të jenë kush të jenë, ky po i thotë vëlla i madh për Edi Ramën”, përfundon ai.

Raportet jo të mira mes të dyja vendeve, Kenan Gashi vlerëson se do të ndikojnë negativisht në raportin ndërkombëtar.

“Në vazhdimësi raportet e tyre kanë qenë të këqija, kjo dëshmon dhe e argumenton se mes tyre nuk ekziston një raport i mirë. Në fakt jo që është i asaj politike, por kjo po tregon që është shumë personale mes tyre, dhe ç’ është më e keqja që do të ndikojë negativisht edhe në raportet e ndryshme që kanë të bëjnë me raportin ndërkombëtar. Në këtë rast diplomacisë dhe besoj që për Kosovën është një anë negative për shkak se kryeministri i jonë nuk mund ta ketë mbështetjen ashtu siç mund ta ketë nga një kryeministër shqiptar. Besoj se shumë shtete të ndryshme do ta kenë parasysh këtë raport”, vijon Gashi.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se sot janë dorëzuar në Ministrinë e Jashtme të Kosovës 13 marrëveshjet që janë paraparë të nënshkruheshin në mbledhjen e dy qeverive më 14 qershor.Ai ka shtuar se me këtë veprim ia ka hequr “merakun” Kurtit dhe se shpreson që pas kësaj të takohen.

Shembull| Qytetari dorëzon kuletën e mërgimtarit me afro dy mijë euro në Policinë e Vitisë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar nga Vitia ka dorëzuar në Polici kuletën e një mërgimtari të cilën e ka gjetur.

Sipas njoftimit të Policisë në kuletë kishte 1940 euro dhe 100 franga zvicerane

“Sot me datën 06.07.2023, rreth orës12:25 ka ardhur në Stacionin Policor Viti një qytetar me inicialet D.S. dhe deklaron se ka gjetur një Portofol me ngjyre te zezë, ne te cilën nuk kishte asnjë dokument identifikues, por në portofol ishte një shumë e parave në vlerë prej njëmijë e nëntëqind e dyzet euro dhe gjashtëdhjetë e pesë cent (1940.65) euro si dhe njëqind (100) franga zvicerane”, thuhet në njoftim.

Policia nëpërmjet rrugëve operative thuhet se ka arritur ta identifikojë mërgimtarin që i kishte humbur kuleta dhe ia ka kthyer atë në bazë të procedurave ligjore.

“Me rastin e kthimit i pranishëm ishte edhe qytetarit që e ka gjete portofolin. Pronari i portofolit falënderon Policinë e Kosovës edhe palën qe i ka kthyer portofolin”, thuhet në njoftim.

Lajmi i fundit: Treni godet një veturë, vdes shoferi

0

Sot rreth orës 12:45, Policia është informuar se në fshatin Videjё-Klinё, ka ndodhur njё aksident mes trenit tё udhёtareve dhe njё veture.

Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar qё si pasojë e aksidentit njё person (vozitёsi i veturёs) ёshtё lënduar rёndё.

Bill Clinton në Tiranë, kush ishin tre politikanët që munguan në ceremoni …
I njëjti ёshtё dёrguar nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё dhe aty nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimës.

“Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

AAK paralajmëron protesta për rrëzimin e Qeverisë

0

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka thënë se mocioni i propozuar nga kjo parti nuk ka gjetur përkrahjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës deri më tani.

Sipas tij, ata janë munduar që të krijojnë një front të përbashkët opozitar mirëpo që deri më tani nuk kjo nuk ka ndodhur.

Ai pritet që në ditët në vijim të diskutojnë për mocionin edhe për veprime të mëtutjeshme politike e demokratike për të rrëzuar Qeverinë Kurti.

“Sa i përket mocionit Aleanca e ka marr një vendim që të kemi një mocion për qeverinë e Kosovës mirëpo fatkeqësisht nuk është përkrahur nga dy subjektet politike PDK e LDK. Ne jemi munduar që të komunikojmë që të kemi një front përbashkët opozitarë por po shihet që ende nuk kemi bërë zgjidhje sa i përket frontit opozitar”.

“Mirëpo shpresoj që në ditët në vijim do të ulemi e do të bisedojmë edhe për mocion edhe për veprime të mëtutjeshme që do të jenë veprime politike, demokratike që për të qortuar Qeverinë e Kosovës. Nëse vazhdon kështu nëse do të kemi prapë ndëshkime edhe nga ShBA-ja atëherë nuk dihet se çka i ka mbetur këtij kryeministri përpos të shkojë në shtëpi”, tha ai. 

Ai tha se deri më tani opozita nuk i ka numrat për mocion, por do të përdorin edhe forma të tjera duke mospërjashtuar edhe protestat që ta rrëzojnë Qeverinë. 

“Ajo që mund të them në realisht deri më tani nuk kemi deputet, numrat që për të rrezuar qeverinë, na mbetet që të koordinohemi, që të shkojmë si front opozitarë nëse duhet edhe me protesta që të ndalet kjo qeveri dhe që mos të izolohet vendi dhe të mos atakohemi nga këto ndëshkime qytetarët”, tha ai. /Ekonomiaonline

Viktimizohet Vuçiq: Kurti po bënë spastrim etnik të serbëve në Kosovë

0

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq iu është drejtuar sot popullit ku ka folur rreth situatës në Veri.

Vuçiq dje është takuar me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, me të cilin ka biseduar për situatën në Kosovë dhe mënyrat e deeskalimit në veri.

“Dje pata bisedime me përfaqësuesin evropian në dialogun me Prishtinën, Miroslav Lajçak, dhe BE-ja u përpoq sa më shumë që të kërkonte një lloj deeskalimi. Republika e Serbisë përmbushi gjithçka që kërkohej nga ajo që të ndodhte deeskalimi, por nuk po ndodh, sepse regjimi në Prishtinë nuk e dëshiron këtë”, tha Vuçiq.

“Sot vendi ynë është në situatën më të vështirë, jo për fajin e tij, jo për mendjelehtësinë e tij, por për shkak të aktiviteteve të përditshme të regjimit në Prishtinë, apo atyre që heshtin apo i shikojnë mirë këto veprime dhe që po kryejnë atë që unë do ta quaja spastrim etnik të heshtur në Kosovë, ku serbët nuk kanë të drejtë të jetojnë nëse nuk i janë betuar regjimit të Albin Kurtit. Fatmirësisht janë shumë pak të tillë”, shtoi Vuçiq.

“Dëshiroj t’ju informoj se ky aksion i persekutimit dhe spastrimit etnik i kryer nga regjimi i Prishtinës kundër popullit serb në Kosovë dhe Metohi është mirë i organizuar, i planifikuar dhe i mbështetur në thelb nga qarqe të caktuara në bashkësinë ndërkombëtare.

“Në një, ata morën një vendim që serbët më të dukshëm që mund të ishin pikë e rezistencës ndaj regjimit në Prishtinë, ata njerëz duhet të arrestohen ose vriten. Ai aksion filloi në Shtërpcë që në vitin 2021. Personat që u arrestuan më pas në paraburgim janë tashmë një vit e gjysmë dhe janë arrestuar për gjoja keqpërdorim të pozitës zyrtare. Nuk ka një rast të tillë në botë. Shtërpcës i është prerë koka”, deklaroi Vuçiq.

Ky është plani i ndërkombëtarëve për ta rrëzuar Kurtin, sipas Lubonjës

0

Analisti nga Tirana, Fatos Lubonja e ka quajtur kryeministrin shqiptar Edi Rama lider autoritativ të mbështetur nga krimi i organizuar, për çka sipas tij, partnerët ndërkombëtarë do ta përdorin atë për ta rrëzuar nga pushteti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Unë kam shumë frikë, o do ta rrëzojnë o do ta heqin. Por, nuk besoj se do të jetë për të mirën e Kosovës, por për të mirën e pushteteve që janë ndërtuar në Shqipëri e në Serbi. Ku në vend të demokracisë janë disa liderë autoritarë që janë të mbështetur nga mediat e krimi i organizuar. Dhe, ndërkombëtarët shpesh e kanë më kollaj t’i përdorin pikërsiht pse janë të tillë, dhe ju japin legjitimitet.”, shtoi Lubonja në Prime Time.

Lubonja tha se shteti shqiptar e sheh Kosovën si një model të politikave të brendshme publike, transmeton Gazeta10.  

“Rama është atje në funksion të tyre, që i ka pasur gjithmonë nën pushtetin e tij. Atij i intereson për pushtetin e tij personal, dhe të atyre që përfaqëson e që e mbajnë aty, që të eliminohet një figurë si Albin Kurti, dhe padyshim se do të gjej aleancë aty. Do të jetë një fatkeqësi për Kosovën e Shqipërinë.”, deklaroi Lubonja.

Ai këto ndryshime në rajon i arsyeton me siç tha ai, interesat gjeo-strategjike të ndërkombëtarëve tani në botë, për çka do ndodhë edhe rrëzimi i Kurtit për ta tërhequr presidentin serb Vuçiq.

“Ndërkombëtarët për interesat e tyre gjeo-strategjike e kanë sakrifikuar demokracinë, mund t’i japin edhe një herë një dorë për rrëzimin e Kurtit. Pikat e referimi i kemi gjithandej, sidomos në luftën në Ukrainë, kemi parë se si një lider si Erdogani e shpallën diktator, se si janë zbutur kritikat ndaj Polonisë, dhe Vuçiqin se si po tentojnë ta tërheqin andej. E keqja mund të triumfojë, është gjë që ka ndodhur zakonshëm në këtë botë. I bindur që koha do të më jap të drejt.”, shtoi Lubonja tutje.

Hapet testamenti i Berlusconit, ja si e ka ndarë pasurinë

0

Pjesa më e madhe e Fininvest shkon për Pier Silvio dhe Marina Berlusconi. Duke marrë të gjithë kuotën e disponueshme, dy fëmijët e parëlindur të Berlusconit së bashku arrijnë 53% të grupit me kuota të barabarta.

Një trashëgimi prej 100 milionësh për vëllain e tij Paolo Berlusconi. Një trashëgimi prej 100 milionësh shkon për Marta Fascina dhe një prej 30 milionësh për Marcello Dell’Utri.

Letra për fëmijët: “Faleminderit, shumë dashuri për të gjithë ju, babai juaj”. Kështu Silvio Berlusconi, në testamentin e tij duke falënderuar fëmijët e tij pasi kishte dhënë dispozitat në lidhje me Marta Fascina dhe Marcello Dell’Utri, “Për të mirën që i doja dhe për atë që më donin”.

Teksti gjendet në një zarf të pavulosur, datë Arcore 19 janar 2022 me mbishkrimin për fëmijët e mi që përmban një fletë letre me kokë të përbërë nga dy fasada të shkruara me bojë të zezë, dhe gjithsej ka pesëmbëdhjetë rreshta.

Silvio Berlusconi, kur shkroi letrën, po shkonte në San Raffaele. “Të dashur Marina, Pier Silvio, Barbara dhe Eleonora, po shkoj në San Raffaele, nëse nuk kthehem, kini parasysh sa vijon”, ka shkruar ai duke treguar donacionet për vëllain e tij, Fascina dhe Dell’Utri.

Vendimi për Fininvest dhe asetet e tij ishte marrë tashmë në vitin 2006. Më 2 tetor, Silvio Berlusconi shkroi testamentin e tij me dorë në një fletore të verdhë me titullin Villa San Martino. Njëmbëdhjetë rreshta në një fletë dhe dhjetë në një tjetër për vullnetin e tij, me një stil të thatë dhe të qartë.

“Aksionet e disponueshme ua lë në pjesë të barabarta fëmijëve të mi Marina dhe Pier Silvio. Të gjithë pjesën tjetër ua lë në pjesë të barabarta 5 fëmijëve të mi Marina, Pier Silvio, Barbara, Eleonora dhe Luigi”. Në vitin 2020 ai shtoi dispozitat në favor të vëllait të tij.

“Marina Berlusconi, kryetare e Bordit të Drejtësisë, dhe Pier Silvio Berlusconi, Barbara Berlusconi dhe Luigi Berlusconi, drejtorë, pasi kanë marrë leximin e testamentit të babait të tyre Silvio Berlusconi, informojnë se tregojnë se asnjë person nuk do të mbajë kontroll indirekt mbi Fininvest SpA, e ushtruar më parë nga vetë babai”. Kjo mund të lexohet në një njoftim për shtyp nga Fininvest.

“Noteri që ka lexuar testamentin do të kryejë detyrimet ligjore në orët në vijim”, përfundon shënimi.

Aksionet e listuara të familjes Berlusconi janë në rënie në bursë pas leximit të testamentit të Kalorësit. Në Mfe, sipas analistëve, fitimi po bëhet pasi aksionet ishte rritur javët e fundit me Bursën që spekulonte për një shitje të mundshme. Një hipotezë që gjithmonë është mohuar kategorikisht nga familja Berlusconi.