KRUJË- Me shkopinj gome një grup personash të veshur me të shkurtra mësyjnë në lokalin në aksin Fushë Krujë – Thumanë dhe godasin dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja të cilët ishin të ulur në tavolinë. Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikut 2023 shkruan Raport tv.
Në mesin e dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja.
Shkak është një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth. Mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, kur grupi i dhunuesve mësyn lokalin dhe ata bëhen prehë e një dhune barbare.
Dhuna barbare “Bjeri! Bjeri! “Më fort më fort!”…Dëgjohet dikush që nxit burrat me shkopinj gome të qëllojnë pa ndaluar edhe më fort ndaj dy kushërinjve Maja. Dhuna filmohet nga një person ndërsa nxitësi, i cili nuk duket në kamera, vijon duke përdorur dhe fjalor fyes me qëllim të nxisë edhe më fort dhunën.
“Bjeri! Gjuaje k… Më fort! Më fort! thotë ai dhe burrat intensifikojnë më shumë goditjet me grushta shkelma e shkopinj drejt dy kushërinjve Maja, të cilët ngrihen nga tavolina dhe janë në mes të lukunisë së dhunuesve.