Ballina Blog Faqe 57

24-vjeçari kërcënon nënën me thikë në Skenderaj, policia jep detajet

0

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një rast të frikshëm që ka ndodhur në Skenderaj, ku një person dyshohet se ka kërcënuar nënën e tij me thikë. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit ishte dërguar në mbajtje.

Sinjali mëson se brenda afatit ligjor, Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj F.X. [emër i njohur për redaksinë, por që identiteti i tij nuk do të publikohet me qëllim të ruajtjes së privatësisë së viktimës].

24-vjeçari gjatë ditës së sotme ka dalë para Gjykatës dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Mocioni për rrëzimin e Qeverisë është një teatër i dobët politik – Deputeti i VV-së

0

 Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola në një prononcim për Gazeta Blic ka thënë se paralajmërimin e opozitës për rrëzimin e qeverisë e konsideron si një teatër të dobët politik.

Këtë deklaratë e ka bërë duke komentuar paralajmërimin e opozitës për rrëzimin e qeverisë, përkundër që ende nuk i kanë numrat.

Sipas tij, kjo konsiderohet si një lëvizje politike për të aktruar ndaj kërkesave ndërkombëtare.

“E konsideroj teatër të dobët politik. Është përpjekje për të aktruar një opozitarizëm gjoja në vijë me kërkesat ndërkombëtare. Opozitarizëm retorik, pa mendim dhe pa alternativë. Fillon dhe mbaron me fraza për miqësinë me Shba-të, por nuk thotë gjë substanciale për realitetin krijuar”, thotë Gola për Gazeta Blic.

Ai tha se e vërteta për veriun e Kosovës dhe qytetarët serbë shpaloset nga kritikat konstruktive të eurodeputetëve dhe kongresmenëve amerikan. Ai tutje shtoi se opozitarizmi i LVV-së i mungon qeverisjes së LVV-së në raport me Serbinë.

“E vërteta e realitetit për veriun e Kosovës dhe qytetarët serbë më shumë shpaloset nga kritikat konstruktive të eurodeputetëve dhe kongresmenëve amerikanë se sa qasja që sot ka opozita. Fatkeqësisht, sot qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje në raport me Serbinë po i mungon ndjeshëm një opozitarizëm i Lëvizjes Vetëvendosje”, shtoi Gola.

“Ka të sëmurë e të lodhur, s’e dimë kur kthehemi”, haxhinjtë ankohen në BIK-un

0

Bashkësia Islame e Kosovës në njoftimin e fundit ka bërë të ditur se më 9 korrik, të dielën, është planifikuar që të bëhet nisja e parë e haxhinjve drejt Kosovës.

Por, ka haxhi kosovarë që deklarohen ndryshe, duke shprehur edhe shqetësimin se si opsion është përmendur e hëna dhe atë jo si definitive.

Është Elbasan Bequku i cili ka thënë se ajo që thuhet në njoftimin e BIK nuk qëndron.

“Kemi pasë me udhëtu sot në mëngjes, por këta paria nuk po japin kurrfarë date. Thuhet se duhet të presim deri të hënën. Nuk e dimë çfarë po ndodh. Ka hanxhinj që kanë pasë bileta për Zvicër për Angli, tash ato janë të pavlefshme”, shprehet Bequku për KlanKosova.tv.

“Ishalla nuk i ndodh kështu kërkujt më. Shumë të papërgjegjshëm. I kemi bërë valixhet gati. Thonë se të hënën do të nisemi dhe ajo nuk është e sigurt”.

Bequku thotë se nga ajo që shohin, hanxhinj të vendeve të tjera tashmë e kanë lënë qytetin e Medinës.

“Të tjerët janë zhvendosur. Hanxhinjtë kosovarë janë të demoralizuar dhe ka prej tyre që janë të sëmurë, të lodhur. Temperaturat janë të larta. Ne më së largu të hënën duhet t’i lëmë edhe hotelet”.

BIK deri tani nuk është përgjigjur në komunikim.

Rusia mbështetë kërkesën e Serbisë për të thirrë seancë për veriun e Kosovës në Këshillin e Sigurimit

0

Federata Ruse i ka dalur në krah kërkesës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të thirrur “seancë emergjente” në Këshill të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të diskutuar për situatën në pjesën veriore të Kosovës.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, sa the “Moska është shqetësuar nga eskalimi i dhunës” në veri të Kosovës duke i rënë propagandës se “ka rrezik të menjëhershëm për mbijetesën e serbëve në Kosovë”.

Duke folur në konferencë për media, siç e cituan mediat serbe, ajo tha se “gjërat kanë dalur jashtë kontrolli”, kështu duke jehuar fjalë për fjalë pretendimet e Aleksandar Vuçiq.

Ajo godet edhe Perëndimin, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, për mbështetje të Kosovës “në spastrimin etnik, dëbimin, pogromin dhe terrorin ndaj serbëve” në Kosovë.

“Në vend të kësaj, kryeqytetet perëndimore po kërkojnë mënyra të reja për të ushtruar presion mbi Beogradin dhe popullin serb, duke sajuar akuza të paturpshme, duke përfshirë ato kundër përfaqësuesve të Kishës Ortodokse Serbe. Rusia ndan mendimin e Presidentit të Serbisë për situatën aktuale të krizës”, ka thënë Zakharova.

“Shumë e rëndë qenka me shkru për ty babush”, ndahet nga jeta polici i Kosovës

0

Pas një sëmundje të shkurtër e të rëndë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, është ndarë nga jeta pjesëtari i Policisë së Kosovës, Xhevdet Thaçi, raporton Gazeta Sinjali.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në fshatin Muqivërc të Kamenicës.

Ndërsa, për vdekjen e tij kanë reaguar edhe familjarët, të cilët kanë shprehur me disa fjalë dhimbjen e tyre.

“Shum e randë qenka me shkru per ty babush. Shok miqë dhe dashamirë, sod u nda nga Jeta babi Jonë Thaqi Xhevdet duke na lënë të pikëlluar përgjithmonë. Krenar që te patëm dhe te pikëlluar përgjithmonë qe na le.

Katër profesorë e biznesmenë konvertohen në katolikë në Drenas

0

Katër profesorë e biznesmenë janë konvertuar në katolikë në Drenas.

Këtë e ka konfirmuar vetëm para pak çastesh Famullia “Shën Abrahami” në Llapushnik.

Nga kjo famulli gjithashtu kanë publikuar edhe pamjet, ndërsa uruan besimtarët e rinj për rrugëtimin që do të ndjekin tash e tutje.

Postimi i plotë:

“Sot baba nga qielli vajzën e përcjelli” – Kënga që përloti vajzën e martuar të dëshmorit dhe gjithë dasmorët

0

Një këngë kushtuar vajzës së dëshmorit, në ditën e martesës së saj, u bë virale në rrjete sociale, raporton Lajmi sot.

Ajo u këndua në ceremoninë e martesës së vajzës së dëshmorit, në një nga restaurantet e vendit.

Kjo këngë e kënduar nga këngëtarët Fatmir dhe Erblin Hoxha përloti dashmorët e pranishëm. /Lajmi Sot/

Zjarr në një banesë në Gjilan, humb jetën 50-vjeçari

0

Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë si shkak i djegies së një banese në Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Drejtoria rajonale e Policisë , stacioni policor në Gjilan, sot me 08.07.2023 në ora 08:45 nga qendra emergjente 112 është pranuar një informatë se nga një banesë afër tregut të gjelbert kati i katër është duke dal tym.Jane angazhuar njësitet patrulluese.Njësitet e zjarrfiksëve me urgjencë kanë dalë në vendë të ngajrjes.Jane evakuar të gjithë banorët e banesave për rreth për qështje sigurie.Hetuesit rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit. Nga hetimet e para njoftohet se në banesë eshte gjetur nje person pa shenja jete i gjinisë mashkullore rreth 50 vjeç.

Më urdhër të Prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dergohet në IML.Hetuesit rajonal janë duke i hetuar rrethanat e këti rasti të rëndë që na ka tronditë të gjithëve” tha Hashani për “Gazeta Blic”

Mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti, deklarohet Agim Veliu i LDK-së

0

Javën e ardhshme Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet të prezantojë një draft të mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Kështu ka konfirmuar për “Gazeta Blic”, shefi i Grupit Parlamentar të këtij subjekti politik, Besnik Tahiri.

“Është e vërtetë se Aleanca është duke punuar për një draft se si do të mund të jetë mocioni për rrëzimin e kësaj Qeverie”, ka thënë ai

Edhe nga Partia Demokratike e Kosovës janë shprehur pro rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Po si pritet të veprojë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), a do të votojë pro mocionit për rrëzimin e qeverisë?

Deputeti i kësaj partie, Agim Veliu, tha se vota e tij do të jetë pro rrëzimit të qeverisë Kurti.

Veliu tha se prej fillimit ka patur këtë bindje se qeveria duhet të rrëzohet.

“Unë prej fillimit jam për rrëzimin e qeverisë, pa e marr parasysh kush e sjell mocionin” tha shkurt Veliu

Rusi hynë në veri, arrestohet nga Policia e Kosovës

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një rus ditën dje në Leposaviq, pasi i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë.

Sipas njoftimit rasti ka ndodhur rreth orës 13:52

“Zërnosek, Leposaviq 07.07.2023-13:52. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull rus i cili me automjetin e tij kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka  njoftuar Policia.