Ballina Blog Faqe 58

Mshele atë qene*’’- Eskalon debati mes Bahtirit e Matoshit: Çfarë gjaku ki ti, kallxom?(video)

0

Mitrovica e Isa Boletinit nuk do të dorëzohet para askujt’’. Mjaftoi kjo fjali nga anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri për të u trazuar debati në studion e emisionit ‘’Politiko’’.

Përderisa Bahtiri po mbronte veprimet e Qeverisë në veri të vendit, përfshirë edhe mosdakordimin me aleatët për to, Matoshi iu drejtua duke i thënë se ta lërë këtë patriotizëm të këngëve folklorike

‘’Mosni me kësi patriotizma të këngë folklorike. Mosni amon se jemi në debat, mosni me këtë patriotizëm.’’, tha Matoshi.

Për këtë, reagoi ashpër, Bahtiri i cili e pyeste Matoshin se çfarë gjaku ka.

‘’Unë jam duke u çudit me ty shumë, ku e ki këtë gjak ti, çfarë gjaku ki ti kallxom? Po më intereson me ditë, po më intereson’’, tha Bahtiri.

Një replikë e ashpër erdhi nga Matoshi i cili tentoi edhe të zgjohet nga vendi teksa i drejtohejt Bahtirit ‘’Çka të intereson ty? Trus, mshele atë qene*!’’.

Anëtari i VV-së, e arsyetoi pyetjen e tij duke thënë se tërë jetën e tij ka folur kundër pa asnjë argument

Ti qene*, e për të qene**. Edhe mos asi, mos, se boll  ke ma. Boll të durova. E pyeta cili është gjaku yt, pse jo? Pse s’jam i thirrur? Argumenti është këtu, se krejt jetën e tij është duke fol kundër pa asnjë argument. Kjo është e turpshme’’, tha Bahtiri.

Për të parë përplasjen e plotë shikoni videon e më poshtme

 

Djali nga Prishtina kërcënon me jetë babanë e tij: Kom me ta pre krytë e kom me dalë me to nëpër qytet

0

Një rast i frikshëm ka ndodhur në një familje në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka kërcënuar seriozisht babanë e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 63-vjeçari ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës pasi ka pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese nga djali i tij.

Bazuar në dëshminë e tij, i dyshuari e ka kërcënuar se do ia presë kokën dhe më pas me kokën e tij do të shëtitet nëpër qytet.

Njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në kapjen e të dyshuarit, pasi që i njëjti ndodhet në arrati.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Kanosje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Dyshohet se i ndihmoi babait të arratisej, arrestohet djali i 41-vjeçarit që tentoi t’i godas policët me veturë

0

41-vjeçari ka arritur që sërish të arratiset nga duart e drejtësisë dhe për këtë dyshohet se mori ndihmë nga djali i tij.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se i biri i Agajt është arrestuar gjatë ditës së djeshme.

19-vjeçari dyshohet se ka ndihmuar babain e tij të arratiset në drejtim të Ferizajt dhe këtë e ka pranuar gjatë intervistimit para hetuesve policorë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhënia e ndihmës pas kryerjes së veprës penale”.

Ndërkohë po vazhdojnë kërkimet për të dyshuarin, Burgim Agaj.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Berisha mohon akuzat e Dugollit: Po gënjen – zgjedhjet janë afër, po i duhen vota

0

Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, ka mohuar akuzat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli për kërcënim verbal.Ai tha se këto akuza janë për efekt elektoral, duke shtuar se zgjedhjet janë afër dhe atij po i duhen vota.

Sipas tij, kjo formë e viktimizimit është e konsumuar.

“Deputeti Dugolli e ka shumë problem zgjedhjen edhe një mandat dhe tash zgjedhjet janë afër. Këta kanë dështuar në çdo aspekt dhe në këtë formë kanë me u mundua tash e tutje edhe deputetë tjerë me nxjerrë këso gënjeshtre për me marrë votë”.

Unë do ta pyes se problemi ke, nëse dëshiron me marr ndonjë vote dil gënje në forma të ndryshme sepse kjo formë e viktimizimit është konsumuar dhe nuk e ka kërcënuar askush”, tha Berisha

Dugolli thotë se u kërcënua nga Bekë Berisha: E ndezi cigaren në Komision dhe më tha veç je i sëmurë se ta tregojë vendin

0

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka akuzuar kryetarin e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, se ka kërcënuar verbalisht deputetin e kësaj partie, Enver Dugolli.

Ky i fundit, tha se Berisha në Komision kryetari Berisha ndezi cigaren. Madje tha se nuk pranoi që ta fikë edhe pse i kërkoi deputetit Dimal Basha.

Dugolli më tej sqaroi se Berisha e humbi arsyen dhe e kërcënoi në prezencë të Policisë se ‘vetëm je i sëmurë e keq me shëndet se ta kisha treguar vendin këtu”.

Dua të ju njoftoj se kryetari i këtij Komisioni, Bekë Berisha, ku fillimisht bëri shkelje ligjore duke ndezur cigare në ambiente të mbyllura të Kuvendit të Kosovës dhe në momentin që mori vërejtje nga deputeti Dimal Basha që ta fik cigaren, por lere që nuk e fiki cigaren”.

“…por bëri një sjellje të një njeriu të fortë, filloi ta humb arsyen dhe që në momentin nuk mori përgjigje nga drejtori i Policisë, dhe ma dha fjalën më kërcënoi verbalisht në prezencë të Policisë dhe anëtarëve të Komisionit me fjalët se ‘vetëm je i sëmurë e keq me shëndet se ta kisha tregu vendin këtu’ që ishte kërcenim verbal”.

Më tej, Dugolli paralajmëroi se do t’i ndjek hapat e mëtutjeshëm ndaj Bekë Berishës.

“Për shkak të kërcënimit të vazhdueshëm ndaj deputetëve të komisionit, unë do t’i ndjek procedurat e duhura parlamentare dhe do t’i drejtohem kryetarit të Kuvendit dhe Kryesisë së Kuvendit për adresimin e masave disiplinore ndaj Bekë Berisha”, tha tutje Dugolli.

Ngjarje e rëndë në Zvicër: Babai dhe njerka dyshohet se e vr’anë vajzën tre vjeçare – Tr0ndit ish-shefi: Ai luft0i shumë që ta merrte vajzën

0

Udhëtim të mirë engjëll i vogël” – Me këto fjalë, një kartolinë i thotë lamtumirë vajzës trevjeçare nga Glarus. Fëmija vdiq të premten e kaluar për shkak të dhunës së rëndë.Një rrotë maja, një kafshë pellushi dhe disa qirinj janë shtrirë pranë hartës dhe përballë bllokut të apartamenteve ku jetonte familja të martën – një ditë pasi u njoftua vdekja, shkruan blick.ch transmeton “Bota sot”.

Oficerët e policisë nga shërbimi mjeko-ligjor Glarus marrin provat nga banesa në disa çanta dhe enë plastike.

Për shumë njerëz, fati i të veglës është i pakuptueshëm. Kështu edhe për ish-punëdhënësin e babait. Për Blick ai thotë: “Ai luftoi aq shumë që fëmija i tij të vinte tek ai.”Më shumë informacion

Babai (24) ishte punësuar rreth tre vjet më parë si ndihmës montues për sistemet e ventilimit në kompaninë e tij. Aty ka qenë i punësuar deri në dhjetor 2022. “Ai ishte i vendosur dhe i besueshëm.” Ai mungonte herë pas here, por vetëm sepse kishte gjithmonë takime me autoritetet.

Na duhej ta kërkonim sepse ai thjesht mungonte”, thotë ish-shefi. “Ne pastaj i sugjeruam gjithashtu që të kërkonte një punëdhënës që është pak më fleksibël.”

Ish-shefi shprehet: “Asnjëherë nuk kishte asnjë shenjë se ai ishte i dhunshëm. Nuk mund ta imagjinojmë se ishte ai”. Ai e njeh gjithë familjen: “Dy fëmijët e tjerë i takuam herë pas here në kohën e lirë. Dhe gruaja ishte në darkën tonë të Krishtlindjes dy herë. Gjithçka dukej normale. Prandaj e gjithë kjo është e paimagjinueshme për ne”.

Siç thonë gjyshërit e vajzës për gazetën 20min.ch, ekzistencën e vajzës e morën vesh vetëm vitin e kaluar. Ajo vjen nga një lidhje jashtëmartesore e babait. Sipas gjyshërve, nëna biologjike nuk mund të kujdesej për fëmijën. E vogla ka qëndruar deri vonë në një familje kujdestare. Prej aty më në fund erdhi tek babai i saj, njerka dhe dy gjysmë-vëllezërit. Sipas gjyshes, njerka e ka pranuar të voglën si fëmijën e saj.Por tani vajza ka vdekur. Gjyshërit mësohet se e kanë marrë vesh vdekjen vetëm nga mediat. Ata gjithashtu nuk e dinë se ku janë dy nipërit. “Autoritetet kanë thënë vetëm se janë në një vend neutral”, tha gjyshja.

Vajza e vogël ka pësuar lëndime të shumta, tha policia.

Prokurori Patrick Fluri nuk i tregoi Blick-ut se çfarë lloj lëndimesh. Vetëm kaq: “Dëmtimet ishin të dukshme”. Sipas raportit të autopsisë, ajo vdiq nga “trauma e shumëfishtë, e rëndë dhe e mprehtë”.

Britma nga banesa

Sipas fqinjëve, familja u vendos në apartamentin 5.5 dhomash vetëm rreth dy muaj më parë. Një fqinj i thotë Blick: “Ata ishin shumë të lumtur që tani kanë kaq shumë hapësirë.” Por ajo nuk e njihte më mirë familjen. Tingëllon e ngjashme me fqinjët e tjerë. Megjithatë, një fqinj shprehet: “Nga banesa dëgjoheshin shpesh britma”.

Të premten e kaluar bota dukej perfekte për familjen e vogël. Në Instagram, babai postoi një foto të tre fëmijëve të tij në ujëvarat e Rhine në Schaffhausen.

Menjëherë pas kësaj, ndodhi tragjedia.

Bekë Berisha thotë se Albin Kurtin nuk është njeri normal

0

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka thënë se kryeministri Albin Kurti është bërë njeri i rrezikshëm për Kosovën. Ai ka folur për tensionet e fundit në veri të Kosovës.

“Është bërë njeri i rrezikshëm. Po flas për sigurinë, këto janë veprime shumë të rrezikshme”, ka thënë ai në T7.

Ai ka thënë Kosova duhet të shpëtohet nga kryeministri me mocion mosbesimi, apo në ndonjë formë tjetër.

“Nuk duhet me pru një situatë konflikti për shkak të egove që nuk është normal. Ka qëllime të tjera, nuk e dimë më çfarë është t’u ndodh. Kur është veni në rrezik, ndoshta mocioni nuk mund të ketë sukses. Por ne vendin duhet me shpëtu. Ne nuk mund të rrimë në heshtje përballë kësaj situate”, ka thënë Berisha.

E dhimbshme: Vetura godet për vdekje të moshuarën në Drenas

0

Një aksident i rëndë në trafik ka ndodhur mbrëmë në fshatin Shtrubullovë e komunës së Drenasit, ku vetura ka goditur për vdekje një këmbësore, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Feride Zenuni, 79-vjeçare nga fshati Shtrubullovë

E ndjera ishte dërguar me shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe e njëjta sipas ekzaminimeve mjekësore ishte në gjendje stabile. Por disa orë më vonë, gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar dhe si pasojë ajo ka ndërruar jetë.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë dhënë edhe familjarët përmes rrjeteve sociale, ku kanë bërë me dije se ceremonia mortore do mbahet sot në orën 18:30 në varrezat e Shtrubullovës.

Zbulohet identiteti i të dyshaurit qe i premtoi martesë 15-vjeçares, kreu marrëdhënie seksuale me të dhe e rrahu

0

Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast tronditës që ka ndodhur në Malishevë për më shumë se një vit, ku një person i moshës madhore ka krijuar lidhje dashurie me një të mitur, me të cilën dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale në vazhdimësi. Përveç dhunimit, ai po dyshohet edhe për dhunë fizike e psikike ndaj vajzës 15-vjeçar.

I dyshuari tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor dhe ndaj tij kanë nisur hetimet me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Armend Thaqin, (24-vjeçar) i cili është shoqëruar në stacion policor lidhur me këtë rast pasi u denoncua nga e mitura gjatë ditës së djeshme.

Çka dihet për rastin?

Sinjali mëson se gjithçka u zbulua pasi viktima, e moshës 15-vjeçare vendosi ta denoncojë të dyshuarin, për sulmin ndaj saj, që dyshohet se ka ndodhur para disa ditësh. Në deklaratën e dhënë në Polici, vajza zbuloi detaje tronditëse, se si ka kryer marrëdhënie seksuale me të dyshuarin që nga mosha 14-vjeçare.

Në bazë të informacioneve të para, i dyshuari që nga fillimi ka qenë në dijeni për moshën e viktimës, por me të njëjtën ka vazhduar lidhjen e dashurisë, duke i premtuar vajzës se do të martohet me të.

Por gjithçka mes tyre ndryshoi, pasi ai dyshohet se nisi të ushtrojë dhunë mbi vajzën. Viktima ka deklaruar para hetuesve policorë se i dyshuari e ka sulmuar fizikisht, rast ky që e shtyu ta njoftojë Policinë për krejt çka ka ndodhur mes tyre.

Si rezultat i denoncimit, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç’rast është intervistuar edhe i dyshuari, i cili ka dhënë dëshminë e tij dhe e ka pranuar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij të mitur.Pas përfundimit të procedurave policore, lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit dhe nisjen e hetimeve ndaj tij në drejtim të veprës penale “Dhunimi” dhe “Sulmi”.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Më 05.06.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se gjatë kësaj periudhe në intervale të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me të dyshuarin mashkull kosovar i cili i kishte premtuar se do ta marrë për bashkëshorte, por i njëjti kishte ushtuar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”

Hello world!

0

Welcome to WordPress. This is your first post. Edit or delete it, then start writing!