24-vjeçari kërcënon nënën me thikë në Skenderaj, policia jep detajet

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një rast të frikshëm që ka ndodhur në Skenderaj, ku një person dyshohet se ka kërcënuar nënën e tij me thikë. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit ishte dërguar në mbajtje.

Sinjali mëson se brenda afatit ligjor, Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj F.X. [emër i njohur për redaksinë, por që identiteti i tij nuk do të publikohet me qëllim të ruajtjes së privatësisë së viktimës].

24-vjeçari gjatë ditës së sotme ka dalë para Gjykatës dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

spot_img
Lajmet e fundit
Lajme të lidhura