Ballina Blog Faqe 52

Dita e Pavarësisë së SHBA-së, Presidenca dhe Kuvendi ndriçohen me flamurin amerikan

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot po shënojnë 247-vjetorin e pavarsisë së tyre. Kjo ditë e veçantë për amerikanët padyshim që po shënohet edhe në Kosovë.
Komuna e Prishtinës është duke mbajtur një koncert për nder të 4 korrikut, ku po merr pjesë edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.
E për nder të kësaj dite, edhe objekti i Presidencës dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, është ndriçuar me flamurin amerikan.

Në faqen zyrtare të Presidencës së Kosovës është publikuar edhe pamja që ka marrë objekti.

Musliu: Viti i Ri nuk e pret këtë Qeveri, do ketë largime të tjera nga partia

0

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka deklaruar se duke u bazuar në mënyrën e qeverisjes së kryeministrit, Albin Kurti, Qeveria e tij nuk do e pres Vitin e Ri në mandatin e saj.
Musliu ka përmendur edhe çështjen e zgjedhjeve të reja. Sa për qëndrimin e PDK-së karshi tyre, ajo ka thënë se PDK është më se e gatshme.
“Nëse Albin Kurti mendon se PDK i frikësohet zgjedhjeve e ka gabim. PDK vetëm një gjë e ka dëshmuar, zgjedhjeve nuk iu është frikësuar, pavarësisht rezultateve që ka dal kemi qenë të parët që i ka premtuar ato. Vendi ynë po shkon drejt zgjedhjeve. A do ndodhin nesër, pasnesër apo tetor? Mbetet pikëpyetje e madhe. Me mënyrën se si po qeverisë Kryeministri Kurti apo po keqqeverisë Kurti, Viti i ri nuk e pret këtë qeveri. PDK është e gatshme të shkojë në zgjedhje qysh sonte. Arroganca e numrave nuk do mund të mbajë Kosovën peng tek një demagogë si Albin Kurti”, ka deklaruar ajo.
Tutje, Musliu ka deklaruar se nga Lëvizja Vetëvendosje do ketë edhe largime të tjera.
“Kosova është e njohur që pothuajse asnjë mandate nuk e ka quar deri në fund…mos e qo lpas mendsh se sot në Kuvend janë dëbuar të gjitha vendimet në të gjitha forumet. Ju e dini që tre deputetë i janë larguar partisë në pushtet. Në ditët në vijim do shihni edhe deputetë të tjerë që do largohen. Dhe s’do të ketë më fuqi të vendimmarjes as në forume të tjera në Kuvendit, në seancë e komisione parlamentare”, ka deklaruar ajo në “Debat Plus”.
Tre deputetë nuk janë më sepse sipas Musliut, Kurti nuk mundet të durojë zërin kritik.

Alarmante: 40 policë kanë dhënë dorëheqje, priten edhe dorëheqje tjera

0

Një dukuri mjaft shqetësuese dhe alarmante po ndodh në Policinë e Kosovës, të cilët tash e pesë muaj nuk kanë marrë shtesat për rrezikshmëri dhe të tjerat që u takojnë, si pasojë e Ligjit të ri të Pagave.
40 pjesëtarë të policisë së Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga institucioni i sigurisë dhe rendit për shkak të pakënaqësive të tyre me ligjin e ri të pagave – ku ata nuk po marrin shtesat për rrezikshmëri dhe të tjerat që u takonin para se ligji i ri i pagave të hynte në fuqi
Përveç kësaj, çdo ditë pjesëtarë të policisë së Kosovës po paralajmërojnë dorëheqjet e tyre si pasojë e këtij ligji.
Krejt këto shqetësime i ka ngritur kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës Imer Zeqiri, i cili në një intervistë për Gazeta Blic, thotë se se ky shqetësim nuk është vetëm për sindikatën, por edhe për vet shtetin e Kosovës.
Zeqiri, thotë se nuk kanë asnjë informatë se çfarë po ndodh me shtesat për rrezikshmëri në punë dhe benefitet tjera, por që së fundmi thotë se është krijuar një komision qeveritar për këtë çështje, e për të cilin thotë se as nuk e di përbërjen e tij dhe as që kanë pasur mundësi për t`i takuar.
“Po në realitet që nga implementimi i Ligjit të ri për Pagat nga muaji shkurt e deri më tani, kaluan pesë muaj që shtesat për rrezikshmëri dhe shtesat e tjera nuk janë duke u ekzekutuar për policinë e Kosovës”, thotë ai.
Ai ka treguar se çka po u thonë nga Qeveria dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Se çfarë po ndodh dhe pse nga MPB-ja dhe nga Qeveria çdo herë kemi marrë përgjigje se do të bëhet ose këtë muaj ose muajin tjetër dhe tani për tani përgjigja e fundit është se një komision i Qeverisë është formuar për këtë çështje. Ende nuk e kanë përfunduar punën dhe sipas tyre janë duke punuar, por që për ne si sindikatë, por edhe për policinë është shumë e pakuptimtë dhe e paarsyeshme dhe pakënaqësitë në këtë drejtim janë jashtëzakonisht të mëdha duke llogaritur se një pjesë e Policisë së Kosovës nga këto pakënaqësi ose kanë paralajmëruar dorëheqje dhe një pjesë e tyre veç kanë dhënë dorëheqje.”
“Diku rreth 40 dorëheqje i kemi deri më tani vetëm në këtë vit, ndërsa paralajmërimet janë çdo ditë që takon zyrtarë policor që thonë se nëse kjo nuk bëhet, atëherë çka më tutje, përveç shtesës për rrezikshmëri, ligji i pagave na ka dëmtuar edhe në vitet e përvojës së punës në policinë e Kosovës, nga 1 deri në 15 vite, është zbrit në 0.25, kur kemi parasysh se kemi një polici pa sigurim shëndetësor dhe jetësor, kemi një polici pa ligj për pensionim që është jashtëzakonisht i nevojshëm , kemi një polici të cilëve shumicës nuk iu paguhet shujta, nuk u paguhet udhëtimi, nuk marrin asnjë shpërblim për fundvit që është e rregulluar me një udhëzim administrative, për një vlerë të pagës së 13 e shumë e shumë çështje të tjera, kështu që kjo pjesa e pagesës për rrezikshmëri e ka mbushur kupën”, thotë Zeqiri
Zeqiri: Komision e ri qeveritar për shtesat, nuk kemi shans ta takojmë – këto veprime do t`i marrim
As kush janë dhe as përbërja e tyre nuk e dinë përfaqësuese të sindikatës së policisë së Kosovës, komisionin qeveritar për shtesat për rrezikshmëri dhe shtesat e tjera.

Së paku, sipas kryetarit të sindikatës Imer Zeqiri i cili thotë se kurrë nuk e kanë takuar komisionin në fjalë.
Në rast se shtesat nuk do të dalin për pjesëtarë te policisë ai thotë se do të jenë t detyruar të marrin veprime, ndoshta edhe radikale si sindikatë.“Në realitet ne nuk jemi takuar më këtë komision dhe nuk kemi as shans që të takohemi me ta, informatat i kemi marrë nga MPB dhe çka po ndodh dhe si do të vendos ky komision vërtetë nuk kemi njohuri. Më herët kemi pranuar një rrezikshmëri në shtatë nivele dhe tani e kanë zbrit në pesë nivele, mirëpo për neve do të jetë e papranueshme sado që të jetë ajo, nga ajo që e kemi pranuar më herët. Në realitet presioni është i përditshëm nga pjesëtarët e policisë, çdo ditë ndaj sindikatës, që kanë të drejt plotësisht, ndërsa ne si sindikatë po e them shumë sinqerisht, po na pengon situata në veriun e vendit dhe kjo po na pengon, deri sa të qetësohet situata, sepse do të jemi të detyruar, bazuar në kërkesën e pjesëtarëve të policisë së Kosovës të veprojmë edhe ne si sindikatë” , thotë kryesindikalisti i policisë së Kosovës Ku janë dhe çfarë po bëjnë tre policët e kidnapuar dhe më pas të liruar nga Serbia? Kryetari i sindikatës së policisë së Kosovë ka treguar se ku janë dhe kur pritet të kthehen në punë tre policët e kidnapuar dhe më pas të liruar nga policia serbe, brenda territorit të Kosovë.
“Policët e liruar për momentin janë në shtëpi, unë personalisht nuk i kam takuar se kanë pasur shumë delegacione dhe shumë obligime, ata për momentin janë në shtëpi, ndoshta pritet së shpejti t`i kthehen detyrave të rregullta”, tha ai.“Policët kanë vetëm një këmishë dhe pantallona, vetëm njësitet speciale janë furnizuar me uniformë
Ka një vit e më shumë që pjesëtarët e policisë së Kosovës nuk janë furnizuar me uniforma dhe veshmbathje.
Për këtë kryetari i sindikatës së policisë Imer Zeqiri thotë se kohëve të fundit vetëm pjesëtarët e njësive speciale janë furnizuar me uniforma të reja, por jo edhe pjesëtarët e tjerë të policisë.
“Në realitet deri vonë kjo gjendje ka qenë alarmante, kohëve të fundit ka nisur kompletimi i uniformave sidomos njësia special me një uniformë të re që është mjaftë unikate dhe e përshtatshme për punë, mirëpo pjesa tjetër e rendit ende kanë mungesë të uniformave kur them mungesa, ata kanë një palë pantallona, kanë vetëm një këmishë, që nuk mjafton, kjo krejt si pasojë e mos funksionimit të për një vit e Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, e që tani disa tenderë janë kthyer në pikë zero, ndërsa disa të tjerë kanë filluar të shqyrtohen ose procedohen në mënyrë të rregullt, pra kjo është, ajo që ka ndodhur, që nuk janë të kompletuar ashtu si duhet me uniforma dhe veshmbathje tjetëra.

Kosova rrezikon të humbë mbi 500 milionë euro nga sanksionet e BE-së

0

Kosova ka mbetur jashtë programit 7.5 miliardë euro të BE-së.
Lënien e Kosovës jashtë këtij programi e ka konfirmuar Ministria e Ekonomisë. Kurse, AKB ka thënë se për shkak të sanksioneve Kosova do të humbë mbi 500 milionë.
Aleanca Kosovare e Bizneseve ka ngritur alarmin duke thënë se masat e vendosura nga BE-ja do të jetë të dëmshme në aspektin ekonomik, diplomatik e politikë në tersi.
Sipas AKB-së ku ka sanksione në atë vend nuk ka investime të huaja e do të ketë ndikim edhe në humbjen e imazhin e Kosovës.
Madje kanë thënë se humbjet do të jetën deri në mbi 500 milionë euro.
“Aty ku ka sanksione në at vend nuk ka investime të huaja, jo do të ndikojë në zvogëlimin e rritjes ekonomike dhe në humbjen e imazhit si Kosovë. Nëse kjo do vazhdojë deri në fund të vitit Kosova mund të humbë mbi 500 milionë euro , mbështetje dhe eksporte të sanksionuar nga BE, por duke mos përjashtuar mundësin edhe të shtyrjes së afatit për liberalizim e vizave për kosovarët”.
AKB i vlerëson masat e BE-së, të dëmshme për Kosovën në aspekt Ekonomik, Diplomatik dhe Politik si më të rëndat nga pavarësia e këndej nga faktori ndërkombëtar.
“AKB ka paralajmëruar me datë 29 qershor për këto masa sa domethënëse aq edhe të rënda ,sepse kjo do e dëmton rënd ekonomin duke kufizuara fondet nga IPA programe nga KE për zgjerim nga Stabilizim Asocimi MSA e duke I suspenduar të gjitha takimet bilaterale me BE, kjo është shuplakë për qeverinë për të u vetëdijesuar në raport më BE dhe SHBA”.
Gjatë ditës së djeshme kryeministri Albin Kurti sërish ka reaguar lidhur me vendimin e Bashkimit Evropian që Kosova mos të jetë pjesë e programit prej 7.5 miliardë euro.
Sipas tij, këto masa ndëshkuese janë të padrejta për Kosovën.

“Është e vërtetë që janë paralajmëruar masat e që janë zbatuar disa prej tyre. Ushtrimi i madhe ‘Europe Defender 2023’, sidomos në Gjakovë, kur e kishim të planifikuar gjithçka ishte anuluar, bëhet fjalë për vizita por edhe për masa të përkohshme, e cila për bindjen time janë të padrejta.
Ne se çfarë mund të bëjmë është se në Kuvend me dy të tretën e deputetëve t’i kalojmë ato kredi dhe grante që kanë mbet të ngujuara, me të cilën nuk po mund t’i gëzoj ekonomia e Kosovës në vlerën e përgjithshme prej rreth 150 milionë euro”.
BE-ja ka vendosur disa masa ndaj Kosovës, për shkak se ka konsideruar se nuk janë ndërmarrë veprime për shtensionim të situatës në veri të vendit.
Kosova ka mbetur jashtë programit 7.5 miliardë euro të BE-së. Lënien e Kosovës jashtë këtij programi e ka konfirmuar Ministria e Ekonomisë.
“Sipas njoftimit të pranuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Rrjetet, Përmbajtjen dhe Teknologjinë e Komunikimeve, data e nënshkrimit të marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian është shtyrë”.
Për dallim nga katër shtetet fqinje, Kosova nuk është pjesë e programit të Evropës Digjitale.
Me firmosjen e marrëveshjes që u bë të premten në Bruksel, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jetë pjesë e këtij programi, i cili financohet nga Bashkimi Evropian prej gati 7.5 miliardw eurove.
Plani i BE-së për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, përfshin: tërheqjen e njësive speciale të policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale në veri, zhvendosjen e kryetarëve nga objektet komunale – që shfrytëzohen edhe nga strukturat paralele serbe – në ndërtesa alternative, shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në veri dhe fillimin e procedurave gjyqësore kundër demonstruesve që sulmuan trupat e KFOR-it.
Për mospërfilljen e kërkesave për uljen e tensioneve, SHBA-ja ka ndërmarrë, po ashtu, masa ndëshkuese kundër Kosovës, duke e përjashtuar atë nga një stërvitje e madhe ndërkombëtare, e njohur si “Defender Europe 2023”.

“Disa në burgje e disa në shtëpia” – Tahiri i ashpër me VV-në: Shumë shpejtë do t’ju përcjellim

0

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i thotë Lëvizjes Vetëvendosje se do t’i përcjellin shumë shpejtë nga pushteti, disa në shtëpi e disa në burgje.
Reagimi i tij vjen, pasi LVV publikoi një video përmes së cilës sulmoi opozitën.
Sipas Tahirit, kjo situatë dëshmon më së miri se VV ka frikë nga opozita.
Postimi i tij i plotë:
Pushteti i sanksionuar i Albinit tashmë ka hyrë në një fazë të re paniku. Sot e paska publiku një video duke e sulmuar opozitën, që dëshmon më së miri se kanë edhe frikë pikërisht nga kjo opozitë. Shumë shpejtë do t’ju përcjellim; disa në shtëpia e disa në burgje.

VV-ja deklason opozitën me video, po mendon njëjtë si Serbia

0

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video, ku e godet opozitën, derisa në fund të videos shfaqet Kurti duke thënë “me koordinim a pa koordinim?”.
Në video përmenden “Zajdenica”, liberalizimi i vizave, marrëveshja e Uashingtonit, marrëveshjet ndërkombëtare, zgjedhjet e reja në veri, inflacioni.
“Qytetarët nuk janë të izoluar, por hajnat e dikurshëm janë izoluar jashtë pushtetit”, thuhet ndër të tjerash në video.
“Opozita flet për izolim ndërkohë që sa ishte në pushtet fali tokë, nënshkroi ‘Zajednicë’, shiti e vjedhi pasuri publike duke na mbajtur për 20 vjet të izoluar. Flet për fonde, tash kur i mbanë 150 milionë euro të bllokuara duke mos i votuar marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend. Flet për çmime të larta ndërkohë që e ka dërguar ligjin për çmimet tavan në Gjykatë Kushtetuese. Mirë që kjo opozitë nuk është në qeveri se do e dorëzonin vendin para Serbisë siç dëshmuan së fundi me kërkesën e tyre (të njejtë me Serbinë) që të largohen kryetarët legjitim nga objektet komunale në pjesën veriore dhe të organizohen zgjedhje të reja.”, thuhet në postim./Gazeta10

Pasi u sulmua seksualisht, e mitura në Malishevë tenton vetëvrasjen – dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

0

Një e mitur në Malishevë ka tentuar që të bëjë vetëvrasje, pasi është sulmuar seksualisht nga një person.
Rasti ka ndodhur më 31 maj të këtij viti, ndërsa i dyshuari është arrestuar të hënën e 3 korrikut.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj
“Po, mund të ju konfirmoj se një vajzë e mitur ka tentuar që të kryejë vetëvrasje pasi është sulmuar seksualisht nga një person. Rasti ka ndodhur më 31 maj dhe viktima është dërguar në gjendje të rënë shëndetësore në QKUK. Ndërsa, i dyshuari është arrestuar dje”, ka thënë Elezaj, duke shtuar se gjendja shëndetësore e viktimës aktualisht është e rëndë.
Ai tutje ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Jam gej, i martuar me një burrë” – Kryeministri i Luksemburgut: Në ndonjë shtet tjetër do të dënohesha

0

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, në konferencën që po e mbajnë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që situata të shtensionohet, duke përmendur që të gjithë duhet t’i kenë të drejtat e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Ai tha se duhet të punojnë për të garantuar të drejtat e të gjithëve, teksa tregoi për orientimin e tij seksual.
“Stabiliteti është në interes të të gjithëve. Unë mund ta përkrah Kurtin dhe Osmanin, Vuçiqin dhe Bërnabiqin, por që t’i përmbahen udhërrëfyesit të BE-së. Nuk do të ketë fitues nëse ka konflikte. Unë asnjëherë nuk kam jetuar në luftë. Kam lindur në një shtet ku jemi një projekt për të jetuar në paqe. Gjyshi im është çifut, unë jam gej, jam i martuar me një burrë. Nëse do të jetoja në një shtet tjetër, do të dënohesha me vdekje. Jemi për t’i garantuar këto të drejta.”

Vuçiq vajton pak: Ne jemi mësuar me presione e sanksione

0

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka pretenduar mbrëmë se “pjesa më e rëndësishme e Marrëveshjes së Brukselit” – formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe – nuk është zbatuar për më shumë se 10 vjet, duke shtuar se aktualisht nuk ka shpresë se kjo do të ndodhë.
Ai tha se Serbia do të bëjë të pamundurën për të ruajtur paqen, por se në anën tjetër ekziston një shkallë e madhe e papërgjegjshmërisë.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrat e Holandës dhe të Luksemburgut, Vuçiq ka thënë se “Marrëveshja e Brukselit, e cila është nënshkruar më shumë se 10 vjet më parë, është ende në fuqi”
“Ende nuk është zbatuar në pjesën më të rëndësishme, formimi i Asociacionit, i cili është parakusht që gjithçka tjetër të përmbushet nga Serbia, dhe në këtë fazë nuk ka as shpresë se do të shohim formimin e Asociacionit. Në të njëjtën kohë, është lehtë të përmendet se po ushtrohet presion, se do të futen sanksione, jemi mësuar ne me këtë, kemi pasur sanksione në vitet e nëntëdhjeta, Serbia është sulmuar brutalisht nga NATO, gjë që nuk është bërë në përputhje me Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ju e interpretoni ndryshe”, ka thënë Vuçiq, duke iu përgjigjur një pyetjeje të një gazetari nga Holanda.
Ai shton se “presionet janë diçka me të cilën jemi mësuar dhe shton se beson se duhet folur për çdo gjë”.

“Të dërgosh djalin aty ku ke vrarë mbi 1 mijë fëmijë je provokator dhe psikopat” – Shkrimtari shqiptar shpërthen kundër Vuçiqit

0

Me rastin e festës së Vidodvanit pak ditë më parë, vizita e djalit të Aleksandër Vuçiç dhe një kontroll nga policia e Kosovës, u kthye në ‘mollë sherri’ kjo sepse Presidenti Vuçiç tha se djali i tij është keqtrajtuar nga policia e Kosovës.
Shkrimtari i njohur shqiptar Naser Aliu e përshkruan ndryshe ngjarjen.
Ai i ka kushtuar presidenti serb një shkrim të gjatë kritik ku thotë se një baba normal nuk dërgon djalin e vetë aty ku ka kryer gjenocid.
“…Nëse e dërgon dhe je i bindur se atje nuk mund të ndodhë asgjë, atëherë ti djalin ose nuk e do fare, ose e rrezikon qëllimisht, ose i beson kulturës së lartë të mos-hakmarrjes te ai populli. Një baba që mburret me rrezikimin apo edhe flijimin e djalit?! Psikopatë të tillë ka edhe te ne! Kudo!
Djali i Vuçiqit për fat të keq ishte vetëm viktimë e manipuluar e babait dhe ardhja e tij për të provokuar tregon helmimin që ia ka shkaktuar prindi. Policia e Kosovës bëri një gabim. Ajo është dashur vetëm ta ruaj çunin, por jo ta detyrojë për të zhveshur fanellën.
Normal nuk është Vuçiqi: ai kërcënon me luftë edhe pas 13,500 shqiptarëve të vrarë nga armata e tij, edhe pas 20,000 grave të përdhunuara, edhe pas dëbimit të 50% të popullsisë shqiptare të Kosovës dhe pas 100,000 shtëpive të djegura…
Ai ekstremist, i cili para pak kohe mobilizoi armatën për të vrarë akoma më shumë shqiptarë në Kosovë, domethënë për të vazhduar aty ku kapitulloi ish-shefi i tij, Millosheviqi, pikërisht ai njeri mendon se e ka dërguar djalin për një vizitë normale?
Ai njeri që ka stacionuar pranë kufirit të Kosovës 48 baza operative të gatshme për luftë?
Pra, nëse ti i ke parasysh ato fakte dhe shumë të tjera, që ne i dimë, por që nuk përmenden këtu, atëherë do të kuptosh se ky njeri nuk e dërgoi djalin pas shpërshkallzimit, nuk e dërgoi djalin për të shtrirë dorën e pajtimit, nuk e dërgoi djalin të turpërohet për krimet e shkaktuara nga shteti serb, nuk e kërkoi për të kërkuar ndjesë, nuk e dërgoi për t’u penduar për krimet e shteti serb, por ai e dërgoi djalin për të provokuar rrahjen ose burgosjen dhe për ta shpallur hero në Serbi “Ditën e Vidovdanit!”.
Qëllimi i tij ishte të krijonte një lajm botëror: se djalin ia burgosën, apo ia rrahën terroristët e Kurtit! Sepse e dërgoi në gjendjen shumë të tensionuar! E mundur se ishte përgatitur për të qarë në televizionin “Pink”.
Thjeshtë nuk mund të besohet se ai është aq idiot sa të jetë i bindur se djalit të tij në Kosovë nuk mund t’i ndodhte asgjë.
Sikur t’i kishte ndodhur diçka, Perëndimi do të ishte trazuar, do të ishte pezmatuar dhe askush nuk do të kishte ditur si do të kishte përfunduar gjendja në Ballkan. Borrelli do të kishte akuzuar Kurtin. Lajçaku do të kishte akuzuar Kurtin, pastaj edhe Eskobar dhe kështu me radhë. Në fund, do të fliste edhe ambasadori rus në Beograd dhe vetë Putin në Moskë!

E di çfarë është zhgënjyese? Zhgënjyese dhe dëshpëruese është se as Borrelli, as Lajçaku, as Eskobari, e as Edi Rama nuk e kritikuan Gebelsin përse dërgon djalin për të provokuar në një gjendje aq të tensionuar! Pse? Pse në një gjendje aq të tensionuar për të cilën çdo ditë kërkojnë shpërshkallëzim?
Qeveria e Kosovës herën tjetër nuk duhet t’i lejojë hyrjen djalit të tij, apo të politikanëve tjerë serb, sepse ka shumë familje shqiptare të tmerruara nga shteti serb, të shituara, të traumatizuara dhe të sakatuara, të cilat mund të reagojnë ashtu si nuk duhet. Ashtu si nuk i bën mirë askujt, as Ballkanit.
Pse Vuçiqi e rrezikoi djalin e vet? Një lajm i bujshëm i duhej në Serbi. Çdo psikolog do të gjente të gjitha tiparet e psikopatit te ai. Nuk i mungon asnjëra nga ato 20, që i numëron psikologu kanadez i kriminalistikës Robert Hare.
Në Veri të Kosovës, kriminelët serbë janë armatosur ose vazhdojnë të armatosen, dhe çfarë bën Vuçiqi tani? E dërgon djalin për të provokuar shqiptarët. E manipulon, e politizon, e instrumentalizon dhe e bën vegël. Djalin e vet!!!
Një baba normal nuk e dërgon birin aty ku armata e tij ka vrarë më shumë se 1000 fëmijë. Vuçiqi e ka dërguar për të provokuar, duke e ditur se populli i Kosovës nuk do ta priste me lule. Vërtetë mendon se një baba, që e urren popullin shqiptar deri në zhdukje dhe që në çdo çast është i gatshëm të nisë luftën dhe pastrimin etnik, e dërgoi djalin “për të rritur miqësinë”?