Ballina Blog Faqe 51

Limaj ofendon rëndë Vjosa Osmanin, e përshkruan me fjalë më banale

0

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj duke folur për zhvillimet e fundit politike në vend në një intervistë për Gazeta Blic, ka komentuar edhe rolin e presidentes së vendit Vjosa Osmani.

Sipas tij, roli i Osmanit në këtë krejt situatën e dy tre muajve të fundit, është i pamjaftueshëm në raport me përgjegjësitë kushtetuese e ligjore që ka e para e vendit.

Limaj, ka thënë se nuk e ka parë në asnjë moment ndonjë adresim të presidentes ndaj popullit për situatën në veri, sanksionet nga SHBA dhe BE dhe çështja të tjera.

Kukull për gjynah e patericë e Qeverisë, e ka quajtur Limaj presidenten e vendit.

Limaj, ka thënë se qasja e Vjosa Osmanit dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca është më e ‘rrezikshme’ se vet ajo e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

“Si një kukull për gjynah si, një patericë e kësaj qeveria si një. Unë e di që një pjesë e madhe kështu do t`i largohen Albin Kurtit kur ta shohin që po fundoset do të bëjnë përpjekje që të mbahen, të grithen kështu e shoh Osmanin, por jo në shërbim të vendit. Rolin e presidentes, kryeministrit, kryetarit të kuvendit e sheh në raport me vendin, qëndrimin e tyre në raport më të vërteten ndaj vendit, jo me të huaj”, thotë ai.

Sipas tij, cili është raporti i vërtet me vendin dhe sa është sinqertë ky raport, ata nuk kanë raport me vendin.

“S`kanë sinqeritet në raport me vendin e tyre, ata çka po tentojnë është lënia e një përshtypje që kinse ka do njerëz pak më të kuptueshëm, ama mesazhi është për të çuar në disa zyre diplomatike, por jo ndaj vendit të tyre. Kur i është drejtuar kombit presidentja për gjendjen e krijuar, jo vetëm në Kuvend se ajo është protokollare, është formalitet. A e dini sa zhvillimet kanë qenë në Kosovë që presidentja është dashur ta ketë qëndrimin e saj dhe t`i drejtohet kombit para mediave, kur ju ka drejtuar asnjëherë, që i bie se këta njerëz nuk kanë raport me shtetin, këqyrni këto raporte, disa prej tyre që për mua janë me të këqija se të kryeministrit, të paktën kryeministri është ky që është, këtu ka hipokrizi më shumë. Drejtuesi i vendit shihet dhe vlerësohet raporti i tij me të vërtetën këtë rast të shtetit, këta nuk kanë asnjë raport me shtetin e tyre , këta nuk lodhen për shtetin e tyre, nuk kanë kurrfarë raporti me shtetit, tentojnë ta çojnë ndonjë mesazh “nuk jam krejt si Albini” kështu që unë i shoh të dytë kukulla mjerana”.

“Incizimet janë të montuara dhe të paligjshme” – Haxhiu e mbron Mimoza Kusarin

0

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për publikimin e audioincizimeve të bisedës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila dhe nënkryetarit të Listës Serbe, Sllavko Simiq, raporton Gazeta Sinjali.

Në një konferencë për media, Haxhiu ka thënë se audioincizimet janë të montuara dhe të paligjshme.

 “Zonja Kusari-Lila e ka sqaruar edhe mbrëmë në tërësi tendencën për të shpërfaqur të deformuar një komunikim që ishte i prerë, i montuar dhe i redaktuar sipas tendencave të tyre. Ju duhet ta kuptoni që Lista Serbe është një parti politike që përfaqëson komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, por fatkeqësisht jo në mënyrën më të keqe”, tha ajo.

Ministrja e Drejtësisë tutje ka thënë se Lista Serbe në vend që të përfaqësojë qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, ajo po i bindet presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe po merret me shantazhe e kërcënime.

Në vend që të përfaqësojë qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, Lista Serbe e cila është formuar nga partitë opozitare me marrëveshjen e vitit 2013, i bindet Vuçiqit dhe merret me shantazhe e kërcënime. Ato që janë publikuar kanë një arsye – efekti i tyre ka qenë zero. Lista Serbe nuk ka mundur ta shantazhojë e as t’i bëjë presion Mimoza Kusari-Lilës sepse po të shkonin përpara kërkesat e tyre, ato s’do të publikoheshin”, ka deklaruar Haxhiu.

Voziste “Mercedes” të vjedhur në Holandë, kosovari arrestohet në Maqedoni

0

Policia mbrëmë në ora 19:30 minuta në vendkalimin kufitar “Bllacë e Poshtme” kanë privuar nga liria SH.K. (38) nga Kosova.

Sip kumtoi MPB-ja, gjatë kontrollit të automjetit “Mercedes” me targa nacionale kosovare, të cilin ai po e drejtonte, është konstatuar se automjeti është i vjedhur dhe se për të ekziston kërkim ndërkombëtar nga Interpoli i Holandës.

Automjeti është sekuestruar, kurse SH.K. është në mbajtje në stacion policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim adekuat.

“E donin të gjithë”- Rrëfimi prekës i mikut të babait që u mbyt duke shpëtuar fëmijët e tij

0

Albert Karaxha, miku i Elvis Halilaj, 55-vjeçarit që u mbyt së bashku me dy djemtë e tij të mitur në plazhin Vilë Bashtovës, ishte këtë të mërkurë në emisionin e Good Mornings Albanians ku apeloi  për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar familjen e të ndjerit e cila është në kushte të vështira ekonomike.

Karaxha publikoi dhe foton e fundit të 50-vjeçarit të shkrepur prej tij. Ai tha se Halilaj ishte një personazh shumë i dashur në komunitet, pozitiv dhe që kurrë nuk ankohej për situatën e vështirë ekonomike.

“E kisha shumë mik, zoti e mëshiroftë edhe fëmijët e tij. Jetonim në lagje dhe rinim shpesh. Kjo është fotoja e fundit që i kam bërë. Ne shkrepnim foto duke bërë shaka, se ai ishte njeri që nuk i donte fotot.

Nuk është gjetur asnjë foto për të ndaj dhe publikuam dhe këtë foto. Ne kemi themeluar një fondacion që po i shërben, mikut tim, familjes së tij, pasi tani ai nuk është më.

Ne nuk e dinim gjendjen e tij pasi ai kurrë nuk u ankua.

Unë u njoftova nga efektivët e policisë, kur ndodhi tragjedia, pasi kishte makinën e bashkëshortes time. Ne ia kishim dhënë që ta paguante me këste, për ta ndihmuar. Kemi filluar një bashkëpunim me postën tonë, më pas mori motorin dhe ngriti klientelën e vetë dhe klientët kishin shumë dashuri për të”, tha Karaxha.

Albert Karaxha themeluesi i fondacionit “Për njerëzit në nevojë”, tha gjithashtu se kanë hapur një llogari në GOFUNDME, që shqiptarët që kanë mundësi të kontribuojnë për mbledhjen e të ardhurave për familjen e të ndjerit.

VIDEO

Vapa e padurueshme! Spikeri në Austri hedh ujin mbi kokë gjatë edicionit të lajmeve (Video)

0

I nxehti ka përfshirë të gjithë Evropën dhe temperaturat arrijë mbi 40 gradë Celsius. Për të përballuar vapën shkojnë drejt pishinave apo plazheve. Por, nuk ka asnjë zgjidhje për ata që detyrohen të punojnë edhe në këto ditë të nxehta.

Por, një spiker në Austri duket se e ka gjetur zgjidhjen. spikeri austriak i lajmeve Armin Wolf derdhi një shishe ujë mbi kokë teksa ishte në transmetim live.

Ky vend është një ndër disa në Evropë që po provon temperatura mbi 30 gradë Celsius. E hëna e 10 korrikut ishte dita më e nxehtë deri më tani në Austri. Një studim i ri tregoi se kishte 419 vdekje të lidhura me nxehtësinë në vend vitin e kaluar, më shumë vdekje sesa në aksidente trafiku.

Video

Revoltohet Vuçiq me ShBA-të: Pse Vulini non grata e Xhelal Sveçla jo?

0

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se Thesari i SHBA-së nuk ka vendosur sanksione ndaj kreut të Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë (BIA) Aleksandar Vulin për ndonjë krim dhe korrupsion, por për shkak të marrëdhënieve të tij me Rusinë.

Madje ai pyeti pse këto sanksione u vendosën ndaj Vulin-it e jo ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla.

“Pyetja ime është se si ka sanksione kundër Vulin, por jo sanksione ndaj Sveçlës? Epo, nuk jam budalla, e di se çfarë kam folur gjatë gjithë këtyre muajve dhe çfarë të kam thënë dhe çfarë më është thënë mua”, ka thënë Vuçiq.

“Nuk do të ketë sanksione për të, sepse ne e dimë se si duhet të vendoset një ekuilibër. U vendosën sanksione kundër meje në vitet ’90 dhe nuk më interesonte shumë sepse as amerikanët dhe as rusët nuk do ta udhëheqin politikën time. Politika që unë drejtoj duhet të jetë e mirë për Serbinë dhe popullin serb” tha Vuçiq.

“Kom me t’vra nëse ma merr çikën”-Si e kërcënoi Fero me jetë gruan e tij

0

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për arrestimin e reperit gjilanas, Feronit Shabani, i njohur me emrin artisik Fero, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, modeles së njohur, Arbenita Ismajli.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në banesën e çiftit në Gjilan, ku pas një konflikti verbal mes tyre, Fero dyshohet të ketë eskaluar në dhunë fizike duke e goditur me grusht modelen dhe të njëjtës ia ka thyer edhe telefonin.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë se Arbenita e shqetësuar është larguar nga banesa ku bashkëjeton me të dyshuarin dhe vajzën e tyre dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës.

Sinjali mëson se sipas dëshmisë së Arbenitës, Fero e ka kërcënuar edhe me jetë, duke i thënë se do e vrasë nëse ia merr vajzën.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë Feron, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që Feros t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Musliu krahason Kurtin me Hitlerin: E kemi neglizhuar të gjithë, sot Kosova po ia sheh sherrin

0

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu thotë se është bërë gabim që kryetari i Vetëvendosjes dhe kryeministri, Albin Kurti është neglizhuar në fillimet e tij.

Sipas saj, njësoj ishte neglizhuar edhe diktatori gjerman Adolf Hitler, të cilit ia pa sherrin e gjithë bota.

“Fatkeqësia më e madhe e Lëvizjes Vetëvendosje është që është udhëhequr nga Albin Kurti, Albin Kurtin të cilin e kemi neglizhuar të gjithë. E kemi neglizhuar edhe ne, e keni neglizhuar edhe ju analistët edhe mediat edhe qytetarët. Njerëzit si Albin Kurti nuk duhet të neglizhohen, njëjtë është neglizhuar në atë kohë edhe Hitleri e ja ka pa sherrin krejt bota. Dhe Albin Kurti është neglizhuar nga të gjithë dhe po ia sheh sot sherrin Kosova. Albin Kurti edhe në kohën e Rambujesë u kanë kundër. Edhe në bisedimet e Vjenës u kanë kundër”, ka thënë Musliu.

Sipas Musliut po t’i ndalet Kurtit paga e beneficionet, ai nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Edhe për shpalljen e pavarësisë u kanë kundër. Kur krejt Kosova e bota kanë festuar, kur brenda muajit janë ba 100 njohje, Albin Kurti ende sot nuk ta pranon Kosovën. Ndalja pagën Albin Kurtit, nuk ta njeh Kosovën sot. Ta garantoj, Albin Kurtit ndalja pagën, ndalja luksin, ndalja beneficionet, nuk ta njeh sot pavarësinë e Kosovës, shtetin e Kosovës. Çfarë ka arrit Kurti me krejt këtë histori të veten, ka arrit që nga dikur për Kosovën që u fol si shtet në qarqet botërore, sot flitet për Kosovën temë. Sot Kosova nuk përmendet si shtet, përmendet si temë, si krizë”, ka thënë ajo në Tëvë 1.

Dënohet me 15 vite burg daja “monstër”, përdhunoi nipin e mitur

0

Një 42-vjeçar nga Kosova është dënuar me 15 vite burg pasi gjykata e shpalli fajtor për përdhunimin e nipit të tij të mitur para dy vitesh.

Kokollari u shpall fajtor për përdhunimin e nipit të tij, ngjarje e ndodhur në 4 Nëntor 2021 në Prizren,ku i mituri kishte shkuar me pushime.

Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka shpallur sot vendimin për shtetasin nga Kosova Belul Kokollari, i akuzuar për kryerjen e veprës penale.

Vendimmarrja e gjykatës u mbështet në provat e shqyrtuara dhe të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor të kësaj çështjeje.

Denoncimi në Komisariatin e Policisë së Beratit u bë nga nëna e të miturit, në 10 Nëntor 2021.

Ajo denoncoi në polici vëllain e saj Belul Kokollari, duke pretenduar se ai kishte abuzuar me djalin e saj të mitur.

Ajo deklaroi asokohe në polici se është shtetase kosovare dhe e martuar në Berat, ku jeton me bashkëshortin e saj në lagjen “28 Nëntori” dhe se çdo 3-muaj shkonte në Kosovë për të vizituar vëllezërit e saj.

Në datën 4 Nëntor 2021 ajo ishte nisur me djalin e saj drejt Kosovës, ku ka qëndruar deri në datën 9 Nëntor dhe kur ishte kthyer në Shqipëri djali i kishte treguar gjithçka.

Kusari Lila: Do ta padis Berat Buzhalën

0

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës ka folur pas publikimit të pjesës së dytë të përgjimeve me zyrtarin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, teksa ka paralajmëruar padi ndaj gazetarit Berat Buzhala.

Ajo ka thënë se në videot e publikuara përpos se “biseda është e cunguar”, përmban edhe interpretime dhe komente të vazhdueshme të gazetarit Buzhala, me të cilin paralajmëron se do të ballafaqohet në gjyq.

“Sot biseda e lëshuar, përveç se është e prerë, e cunguar përmban edhe interpretime dhe komente të vazhdueshme të Berat Buzhalës për të cilat do të ballafaqohemi në gjyq. Si e parë e punës, është incizimi i paautorizuar nga Sllavko Simiq. Si e dytë e punës, është mosmarrja e asnjë konfirmimi nga unë lidhur me këto incizime nga Berat Buzhala, dhe si e treta komentet, nxitja, fyerja dhe cenimi i integritetit-personalitetit”, u shpreh ajo.

Kusari-Lila gjithashtu tha se komentet që Buzhala i thotë gjatë shkëputjeve të videove, sipas saj janë të rrezikshme.

“Komentet që bëhen në mes të shkëputjeve fillon ajo pjesa në të cilën në mënyrë të rrezikshme në raport të fjalës së lirë dhe keqpërdorimit të fjalës së lirë, Berati hynë duke fillu prej asaj çka rithekson e komenton disa herë, e deri te pjesa tjetër”, tha ajo në ATV.