“Ai është gjithçka që ju ëndërroni, po nuk jeni, të mjerë” – Vlora Çitaku, VV-së

Pas publikimit të videos së VV-së, në të cilën përmendet edhe ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e cila ka thënë se Hashim Thaçi, përveç që ka pasë guxim me i hy luftës për liri, ka pasë guxim edhe me ndërtu paqe. Me ofru e garantu të drejta për komunitetet jo shumicë. E ka bërë atë me Kushtetutë

Ajo tutje ka thënë se Hashim Thaçi disa i tremb edhe nga burgu. “Andaj mundohen t’i bëjnë gjygj publik edhe këtu, në një kohë kur ai nuk mund të përgjigjet”, ka shkruar Çitaku në rrjetin social Facebook.

“E di, ju dhemb. Ai është gjithçka që ju ëndërroni, po nuk jeni. Të mjerë”, ka përfunduar Çitaku.

spot_img
Lajmet e fundit
Lajme të lidhura