Ballina Blog Faqe 34

Drenicaku denoncohet nga gruaja për dhunë fizike, përfundon në ndalim policor

0

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre. Ato shpeshherë nuk kanë guxim t’i denoncojnë këto raste në Polici për shkak se përballen me kanosje serioze, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në fshatin Korroticë e Epërme në Drenas, ku një burrë 67-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se 59-vjeçarja ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi u ballafaqua me burrin e saj, i cili ka shkaktuar frikë dhe shqetësim.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku është përballur me denoncimin kundër tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që i njëjti të ndalohet dhe ndaj tij të nisin hetimet për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.

Kërcënon Kurtin zyrtari i AAK’së: Nëse vijnë do ushtarë para qeverisë, ata nuk thonë “puna e mbarë”

0

Shkumbin Demaliaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka paralajmëruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, që mos ta dëshirojë përballje me UÇK-në.

Ai ka folur në Pressing të T7 rreth mos përfshirjes së veteranëve në ligjin për Pagën Minimale.

Demaliaj vazhdimisht ka kritikuar qasjen e Qeverisë Kurti ndaj veteranëve.

Madje, thotë se nëse vijnë mobilizohen ushtarët nuk shkojnë për t’i thënë puna e mbarë.

“Nëse dojnë me pa UÇK dhe me u ballafaqu atëherë lutem që këta nuk duhet me u ballafaqu këta me UÇK-në si e mendojnë dhunë, sepse 15 persona i kam pa në atë protestë që me një telefon i thirrin 20 komandantë brigadës ata me 50-60 batalionesh, ushtarë që janë stabil, atëherë kur vijnë ata nuk vijnë për me i tha puna e mbarë”, ka thënë ai.

Ish-deputeti i VV-së: Është përçarë populli, faji është i Kurtit

0

Fatmir Humolli, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se puna është i përçarë dhe për këtë fajtor sipas tij është Qeveria e Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti.

Humolli në Pressing të T7, ka folur edhe për mos përfshirjen e veteranëve në Ligjin për Pagën Minimale.

Ai ka deklaruar se votimi i këtij projektligji pas publikimit të përgjimeve të shefes së grupit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ishte një mesazh që ata deputetë janë me Mimozën.

Sipas tij kjo ka qenë nënçmim për elektoratin, pasi thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur të tjera premtime gjatë fushatës.

“Sikur mos të ishin këta luftëtarë që nuk e dinë çka është lufta, çka është procesi politik. Unë mendoj që më pas trimërohet Serbia”, ka thënë ai.

Ja pse serbët i quajmë “shkije”(Fakte)

0

Tregu i librit shkencor ishte pasuruar me një studim të ri etnolinguistik: “Shqiptar dhe shqa. Histori popujsh përmes dy emrave etnikë”, i Bardhyl Demirajt, nga Shtëpia botuese Naimi.

Ai studion emrin shqa me të cilin shqiptarët kanë emërtuar fqinjët sllavë qysh nga kontaktet e para me ta e deri në kohën tonë, kur ky emër ka mbetur tashmë në përdorim të ngushtë krahinor e madje nuk është përfshirë as në fjalorët e shqipes së sotme.

Autori kishte sjellë një material të përmbledhur dokumentar dhe të dhënat dialektore rreth përhapjes dhe përdorimit të këtij emri etnik, së bashku me çerdhen e tij leksikore në të gjitha trevat e shqipes, ku vihen re dukuri fonetike dialektore të vjetra, si ruajtja, përkatësisht zhvillimi i grupit bashkëtingëllor /kl/: shkla (arbërishte e Greqisë, e Italisë, e Ukrainës), shkjâ (geg. veriore), shqa (geg. jugore, tosk.), si dhe kuptime të ndryshme nëpër dialekte (“sllav i Jugut”; “malazez”; “serb”; “bullgar [= maqedonas]”; “sllav ortodoks”; “grek” te arvanitasit e Greqisë) ose në përdorime të kufizuara e të rralla (si p.sh. kuptimi “shërbëtor” në ndonjë shprehje popullore).

Një aspekt i rëndësishëm i studimit është edhe hetimi i prejardhjes së fjalës, nëse është huazim nga greqishtja bizantine (Miklosich) apo latinishtja mesjetare (Meyer), ku mbështetet teza e latinishtes, edhe me një argument të ri të ndërtimit të trajtës së femërores së fjalës (shkinë, shqinë, shqirë, shklirë “sllave”) nga një bazë paradialektore e cila nuk mund të shpjegohet veçse si huazim nga latinishtja.

Studimi ndalet edhe në disa shndërrime kuptimore që ka pësuar emri shqa ndër shqiptarët në hapësirë dhe kohë. Një vëmendje e veçantë i kushtohet përdorimit që ka fjala shkla në ngulimet arbërore në Greqi, ku emri etnik shënon fqinjët grekë dhe ndajfolja shklerisht gjuhën greke.

Pjesa përmbyllëse u kushtohet çështjeve që kanë të bëjnë me historinë e brendshme të fjalës në shqipe, ku ndërthuren vështrimi gjuhësor-historik me atë etnolinguistik, hulumtimi i etnogjenezës së popullit shqiptar dhe i marrëdhënieve të tij me fqinjët sllavë.

Nga analiza e tufës së tipareve identifikuese që përmban shenjuesi shqa ndër shqiptarë vërehet se janë të njëjtat tipare, por të përkundërta, që karakterizojnë shqiptarët, duke u dalluar kështu si entitet etnik-kulturor i veçantë në Ballkan e në diasporën historike shqiptare.

Përfundimi i shtjellimeve thekson faktin se në kohën e dyndjeve sllave në Ballkan, nën rrezikun kërcënues të zhbërjes kulturore-etnike të gjithë Ballkanit, ishte ngjizur ndërkohë vetë etnogjeneza shqiptare, dhe se shënjuesi shqa ndër shqiptarë, qysh para shpërnguljeve arvanite drejt jugut të Greqisë, fitoi edhe kuptimin e “fqinjit joshqiptar” me të cilin shqiptarët e Greqisë emërtuan pastaj fqinjët grekë.

Kajtazi ironizon me Kurtin: T’i lëshoj me qira dronët Bayraktar, në këtë sezonë dashmash

0

Gazetari Vehbi Kajtazi ka ironizuar me blerjen e dronëve nga Turqia, për të cilat KFOR-i ka sqaruar se nuk mund të përdorën, përderisa KFOR është përgjegjës për hapsirën ajrore.

Kajtazi ka thënë se Kurti është mirë që këta dronë, t’i lëshoj me qira, për dasma e ahengje.

E plotë:

E di qe Kurti po punon shume per kete vend. E falenderoj prej zemre.

Nje sugjerim i jemi mbase nuk e ngarkon shume.

Nuk kish qene keq qe keta dronet Bayraktar me i leshu me qira ne kete sezon dashmash e ahengjesh familjare meqe nuk mundet t’i perdor per lufte.

Faleminderit per mirekuptim.

Respekte!

Lirohet me dorëzani edhe një serb tjetër që u arrestua për sulmet në veri

0

Një serb me inicialet D.S, i cili u arrestua muajin e kaluar në vendkalimin Jarinje për sulmin e supozuar ndaj gazetarëve në Zveçan, është liruar nga paraburgimi sot pas ka paguar kaucion, konfirmoi për KoSSev avokati i tij Sërxhan Mitroviq.

“Sot rreth orës 15:10, pas pagesës së dorëzanisë, gjyqtari ka dhënë urdhër në burgun në Podujevë që D.S. lirohet. Për disa orë ai do të jetë në Mitrovicë dhe do të mund të mbrohet në liri”, tha Mitroviq.

Prokurori, shton avokati, sot ka kërkuar sërish që D.S. zgjatjen e paraburgimit edhe për dy muaj.

“Por ne si mbrojtje kemi paraqitur kërkesë që ai të lirohet me kusht dhe gjyqtari i procedurës paraprake e ka pranuar atë propozim”, sqaroi Mitroviq.

lg.php.gif

Ai gjithashtu thotë se D.S. ai nuk kishte asnjë kundërshtim për trajtimin në burg dhe se është në gjendje të mirë mendore dhe fizike.

Kujtojmë, D.S. u arrestua më 17 qershor në Jarinje dhe autoritetet e Kosovës e akuzojnë për “sulm ndaj gazetarëve” dhe “huliganizëm”, ka konfirmuar avokati i tij pas arrestimit.

Pas skadimit të masës së ndalimit policor prej 48 orësh, atij i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Bëhet fjalë për një punëtor mjekësor, për shkak të të cilit kolegët e po të njëjtën ditë mbajtën protestë.

Gjithashtu me kusht, të premten u lirua edhe N.V., i cili u lirua vetëm pak ditë para D.S. arrestuar në Leposaviq.

Me të njëjtat akuza aktualisht është në paraburgim vetëm U.V, po nga Leposaviqi.

D.S. serbi i tretë nga tetë të arrestuarit gjatë këtyre dy muajve – i cili la paraburgimin me kusht.

Policia e Kosovës: Dikush në emrin tonë po lëshon e-maila, për kinse urdhër gjykate

0

Policia e Kosovës ka dalur me një njoftim jashtëzakonisht shqetësues. Sipas Policisë, dikush po falsifikon e-maila, vula, e po thirret në emër të Policisë, duke pretenduar se ndaj personit që i dërgohet ky e-mail, ka urdhër gjykate.

Tutje Policia ka dhënë detaje se si po përdoren edhe emrat e zyrtarëve policor në këtë “falsifikim”.

E plotë:

Policia e Kosovës (PK), me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, përmes këtij njoftimi zyrtar reagon ndaj qarkullimit dhe shpërndarjes nëpër e-maila të ndryshëm të disa informacioneve dhe dokumenteve false, që kinse i përkasin Policisë së Kosovës dhe kinse janë lëshuar nga zyrtarë të lartë brenda Policisë së Kosovës, dhe njëherit sqaron se;

Shpërndarja e këtyre e-mailave, kinse janë e-maila zyrtar të lëshuar në emër të zyrtarëve të lartë të PK-së, përfshirë edhe një dokument që përmban logo të PK-së, logo qeveritare, vule të ndryshme dhe një mbishkrim të EUROPOL, kinse janë lëshuar me qëllim të njoftimit të palës së caktuar për urdhër gjykate, nuk janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës, e aq më pak të lëshuara nga zyrtarë të lartë brenda PK-së, por janë e-maila dhe dokumente të falsifikuara për përdorim me qëllime të caktuara.

Në e-mailin dhe dokumentin e falsifikuar, kanë përdorur emrat e zyrtarëve të lartë të PK-së dhe llogot e ndryshme, por se ri potencojmë se nuk janë dokumente zyrtare, nuk përmbajnë formatin dhe shkrimin zyrtar të PK-së, si dhe nuk janë lëshuar nga adresat zyrtare të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, pas sigurimit të informacioneve rreth qarkullimit të e-mailave/dokumenteve të tilla, ka filluar hetimet intensive duke angazhuar njësitet kompetente policore, me qëllim të hetimit, verifikimit dhe zbulimit të kryerësve të kësaj vepre penale.

Policia e Kosovës, njofton dhe njëherit fton qytetarët që të mos bien pre e dezinformacioneve/mashtrimeve të tilla, dhe kushdo që mund të pranoj ndonjë e-mail/dokument të tillë, ta adresojë në adresën zyrtare të PK-së [email protected] për trajtim dhe kompetencë të mëtejme.

“19 persona nga rajoni do të shpallen non-grata, përfshirë politikanë nga Kosova”

0

Analisti Bedri Elezi deklaroi gjatë një interviste për Euronews Albania se 19 personalitete në Ballkanin Perëndimor, kryesisht nga sfera politike, do të shpallen non-grata së shpejti nga DASH. Analisti tha se në listën që do të publikohet do të ketë dhe politikanë nga Shqipëria dhe Kosova.

“Lista vazhdon të publikohet dhe janë një numër rreth 19 persona të cilët priten të shpallen non-grata. Nga i gjithë Ballkani Perëndimor mendohet të jenë diku te 19 persona, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë, kryesisht janë njerëz që janë marrë me jetën politike”, tha analisti.

Analisti shtoi se shpallja e këtyre personave si të padëshiruar nga SHBA-të vjen pas një hulumtimi 5-vjeçar të bërë nga shërbimet sekrete amerikane në rajon. Ai shton se këta persona konsiderohen nga SHBA-të si individë që kanë cënuar marrëdhënet e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Departamentin e Shtetit, si dhe kanë kërcënuar sigurinë e SHBA-ve.

“Pritet të kemi në Shqipëri, pritet të kemi në Kosovë, pritet të kemi në Malin e Zi, në Maqedoninë e Veriut, Bosnjë, në të gjithë Ballkanin persona non-grata. Është një hulumtim që është bërë diku te 5-vite nga administrata e SHBA-ve dhe është zbatuar përmes shërbimeve sekrete në Ballkan. Tani këto informacione janë përpunuar dhe vendimi është që minimalisht të shpallen persona të padëshiruar për SHBA-të të gjithë ata që kanë cënuar marrëdhëniet me SHBA-të, sigurinë e saj apo interesat e saj në Ballkanin Perëndimor”, tha Elezi.

Eskalon Sami Lushtaku, e quan Besnik Bislimim shk*lan dhe ka një porosi për të

0

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, të enjten në foltoren e Kuvendit e gjuajti me ujë kryeministrit, Albin Kurti teksa ky i fundit po fliste, situata agravoi në përleshje fizike u përfshinë deputetë të opozitës dhe kabinetit qeveritar.

Për veprimet e Mërgimit dhe të tjerëve në Kuvend për Insajderin ka folur babai i tij, Sami Lushtaku njëherit ish-deputet i Kuvendit. Ai foli më konkretisht për gjuajtjen me shishe të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi drejtim të deputetit Lushtaku.

Mes tjerash Lushtaku e ka ofenduar Bislimin teksa ka kërkuar nga ai të jetë më i kujdesshëm e të mos i kalojë gjërat në personale.

“Zoti Bislimi e ka bë një gabim të madh sepse ka mujt me ma lëndu djalin keq, dhe duhet me kanë i kujdesshëm. Unë e di që është parlament që ndodhin këto situata, megjithatë atë unë mendoj që jo vetëm ai Bislimi, ai farë shkulani, por, mendoj që secili edhe djali jem edhe deputetë tjerë duhet me qenë të kujdesshëm qysh po sillen në parlament dhe veprimet e tyre, duhet me i kontrollu sepse janë veprime të rënda edhe për familjet“, ka thënë ai për Insajderin.

“E tillë ka qenë për mua si prind, nëna e tij, motrat sepse janë situata të rënda me thënë të drejtën nuk është mirë me i qitë në personale këtë farë situate“, u shpreh Lushtaku mes tjerash.

Lushaku ka treguar se ku ndodhej në momenti kur pa që djali i tij ishte përfshirë në përleshje brenda kuvendit.

“Unë mirë që nuk kam bë ndeshje prej Skenderajt tu ardhë në Prishtinë, se nuk po e disha çka po ndodhë, isha në rrugë…”.

Ai ka bërë thirrje që deputetë të jenë më të kujdesshëm.

“Dikujna nuk duhet me ia dhënë as një shuplak, as me gjujtë, as me sha. Unë mendoj që sidomos deputetë e parlamentit të Kosovës duhet me kanë shembull i mirë për qytetarët e këtij vendi, e jo ashtu”, deklaroi ai.

Sipas tij është Kurti ai i cili e ka sjell një frymë të tillë në institucione dhe askush tjetër.

“Unë që 15 vjet  në atë parlament kam dëgju vetëm fyerje, sharje dhe me u gjuajt nime as në rrugë nuk bëhet. Dhe mendoj se këtë gjuhë e ka instalu Albin Kurti dhe jo dikush tjetër“, teksa uroi që kjo situatë të jetë hera e fundit dhe të mos përsëriten më.

Tre ditë më parë deputeti, Mërgim Lushtaku është ftuar për intervistim nga Prokuroria, ai po dyshohet për veprën penale “sulm”.

Ndërkohë, Lushtaku ka thënë se do t’i padisë për sulm fizik, zëvendëskryeministrin, Bisnik Bislimi, ministren e drejtësisë, Albulena Haxhiun dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati.

Eurodeputeti francez kundër Kosovës: BE shumë e butë ndaj Kosovës

0

Eurodeputeti francez Jean-Lin Lacapelle ka vazhduar me fushatën kundër Kosovës, duke thënë se situata në Kosovë është jashtëzakonisht e papranueshme dhe se ai gjithmonë do të jetë në anën e serbëve.

“Unë do të jem gjithmonë në anën e serbëve, nuk harroj kurrë se ju jeni baza e qytetërimit të krishterë në Evropë, miqtë dhe aleatët tanë,” tha eurodeputeti francez Jean-Lin Lacapelle, anëtar i partisë Mbledhja Kombëtare dhe anëtar i grupit parlamentar “Identiteti dhe Demokracia”.

Lacapelle në një intervistë për “Novosti” thotë se Serbia meriton miqësi dhe mbështetje, më shumë se të tjerët.

“BE-ja sillet ndryshe ndaj kandidatëve në kërkesat e saj – është shumë e butë ndaj Kosovës, e cila nuk është shtet, por është jashtëzakonisht e rreptë ndaj Serbisë. Kjo mund të shihet në raportet e dorëzuara. Duket sikur ka dy politika të shpejtësisë. Arsyeja për këtë është se në Bruksel duan të vendosin gjithçka në të njëjtin shportë. Dhe Serbia nuk e dëshiron këtë. As Polonia dhe Hungaria. Prandaj ka një rreptësi më të madhe ndaj tyre”, thekson Lacapelle.

Ai shton se në Bruksel nuk kuptojnë historinë, rrënjët, kulturën dhe gjeopolitikën. 

“Unë po ia imponoj vizionin tim Kosovës, të cilin gjithmonë e theksoj dhe e përsëris si djep i historisë së Serbisë. Nuk e kuptoj këtë presion nga BE-ja. Populli serb në Kosovë është i sulmuar, është në rrezik”, tha eurodeputeti.

Lacapelle thotë se zgjedhjet me më pak se tre për qind të pjesëmarrësve nuk janë përfaqësim dhe thekson se pavarësisht se pesë vende të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, Brukseli vazhdon me të njëjtën politikë.

Siç thotë ai, situata në Kosovë sot është jashtëzakonisht e papranueshme.

“Unë ndaj simpatinë me popullin serb. Ne do t’i mbrojmë të drejtat e tyre,” tha ai.

I pyetur nëse ka mundësi që situata të ndryshojë, ai përgjigjet se duket se bashkësia ndërkombëtare tani dalëngadalë po fillon të kuptojë se autoritetet në Prishtinë kanë marrë përgjigje.

“Është mirë që ata të fillojnë të zgjohen, por problemet duhet të zgjidhen. Duhet të organizohen zgjedhje të reja, të mos kalohet përgjegjësia te serbët, të cilëve u janë atribuar role të këqija në dekadat e fundit”, theksoi ai.

Ai thekson se si francez gjithmonë përsërit se serbët kanë qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë.

Ai thotë se Brukseli ndërhyn në sovranitet dhe kritikon të tjerët kur e bëjnë këtë.

“Ndërhyn edhe në punët e brendshme të anëtarëve të saj. Së fundmi u votua një vendim për blerjen e përbashkët të municioneve për Ukrainën në shumën prej 500 milionë euro”, theksoi Lacapelle.

Ai thekson se BE-ja dëshiron të marrë përsipër të gjithë politikën e mbrojtjes dhe të punëve të jashtme, e cila është baza e sovranitetit të vendeve.

“BE kërkon të mbysë aparatet shtetërore, do të sundojë në vend të tyre. Është e rrezikshme dhe është koha që njerëzit të zgjohen”, thekson ai.