Ndryshimet hormonale gjatë shtatzënisë mund t’ju shkaktojë akne foshnjes suaj

Edhe foshnjet, ashtu sikurse të rriturit mund të përballen me aknet gjatë javëve të para të jetës së tyre.

Këto aknet mund të shkaktohen si rrjedhojë e ndryshimeve hormonale të nënës të cilat ajo mund t’i ketë pasur gjatë shtatzënisë së saj shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.

Këto hormone mund të stimulojnë gjëndrat e vajit në lëkurën e bebit, duke rezultuar që të shfaqen aknet.

Nga 20 deri në 40 përqind e foshnjeve të porsalindura përjetojnë akne.

Pavarësisht nëse ju referohemi si akne neonatale, ato janë të zakonshme dhe nuk kërkojnë trajtim mjekësor. Pas 6-javësh ka gjasa që këto akne të fillojnë të largohen.

Në rast se, aknet vazhdojnë të jenë prezente tek foshnja juaj, kërkoni konsultimin me mjekun tuaj. /Gazeta Shneta/

spot_img
Lajmet e fundit
Lajme të lidhura