Ballina Blog Faqe 24

Ndryshimet hormonale gjatë shtatzënisë mund t’ju shkaktojë akne foshnjes suaj

0

Edhe foshnjet, ashtu sikurse të rriturit mund të përballen me aknet gjatë javëve të para të jetës së tyre.

Këto aknet mund të shkaktohen si rrjedhojë e ndryshimeve hormonale të nënës të cilat ajo mund t’i ketë pasur gjatë shtatzënisë së saj shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.

Këto hormone mund të stimulojnë gjëndrat e vajit në lëkurën e bebit, duke rezultuar që të shfaqen aknet.

Nga 20 deri në 40 përqind e foshnjeve të porsalindura përjetojnë akne.

Pavarësisht nëse ju referohemi si akne neonatale, ato janë të zakonshme dhe nuk kërkojnë trajtim mjekësor. Pas 6-javësh ka gjasa që këto akne të fillojnë të largohen.

Në rast se, aknet vazhdojnë të jenë prezente tek foshnja juaj, kërkoni konsultimin me mjekun tuaj. /Gazeta Shneta/

Dua Lipa në bregdetin shqiptarë, e kalon pushimin me speca të pjekura

0

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, po shijon pushimet në bregdetin shqiptar.

Nga këto pushime nuk mungojnë fotot e shumta të artistes.

Në fotot e fundit, Dua ka shkruajtur në shqip duke bërë pyetjen e ‘famshme’’

‘’ A ma mire ktu a atje?’’

Fifi publikon momente të ëmbla me Theo Malin

0

Fifi ka pak kohë që është bërë mami i Theo Malit.

Ajo ka publikuar para pak qasteve një video shumë të ëmbël me djalin e saj, shkruan “Kosovarja”.

Fifi i ka kënduar çdoherë publikut të gjerë por tani edhe Theo Malit.

Duket se bukuroshi vogël po rritet nën tingujt e muzikës.

Kush e ka mallkuar Dea Mishelin?

0

Dea Mishel është mjaftë aktive në rrjete sociale.

Ajo ka publikuar një video në TikTok, shkruan Kosovarja.

“Kushdo që me ka mallkuar, doja ti tregoja qe po funskionon ky mallkim, ndalo më”

Si duket Dea është sëmurë me grip dhe këto fjalë ishin një mënyr për të treguar se nuk po ndihet mirë.

Erjola Doci shkëlqen në fustan të zi

0

Erjola Doci ka nisur pushimet për këtë verë.

Ajo ka publikuar disa foto të ndryshme në Instagram, shkruan “Kosovarja”.

Moderatorja në fjalë ka marrë vëmendjen e të gjithë ndjekësve me poza të reja.

Si duket Erjola po ruan mjaftë mirë linjat trupore.

Rina Balaj reagon ndaj Sin Boy

0

Emrat e tyre u përmendën këto ditë shumë në media.

Kjo përshkak të ndarjes së tyre dhe krijimit të lidhjes së re të Sin Boy.

Video që ka publikuar ai me një vajzë në Tik Tok e ka acaruar edhe Rinën, shkruan Kosovarja.

Ajo sot ka pubikuar video me një djalë duke imituar çdo levizje të çiftit të ri.

Si duket Rinës i ka mbetur edhe interes për ish të dashurinë.

Zyrtare: Egzon Sinani largohet nga Gjilani

0

Gjilani po përballet me largime të shumta të lojtarëve.Së fundmi, Egzon Sinani përmes llogarisë së tij në Facebook ka lajmëruar që nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Gjilanit, shkruan GazetaBlic Sport.

Ja postimi i tij:

Përshëndetje miq dhe dashamirë!

Me këtë shkrim dua të ju njoftoj që me përfundimin e garave Europiane ka përfunduar edhe kontrata ime me SC Gjilani , faleminderit të gjith atyre që na mbështetën në këtë rrugëtim e sidomos bashkëlojtarëve që sakrifikuan shumë për ta ngritur emrin e SC Gjilanit si në nivel vendi ashtu edhe në nivele Europiane.Shumë shpejt do të ju informoj edhe për te rejat dhe hapat e radhës në vazhdimin e karierës time.

Kosova arrin fitore të madhe ndaj Zvicrës në kualifikimet për Eurobasket

0

Kosova ka arritur fitore të madhe në kualifikimet për Eurobasket ndaj Zvicrës.“Dardanët” arritën që me rezultat 72-76 të triumfojnë ndaj Kombëtares së Zvicrës, shkruan GazetaBlic Sport.

Kosova bëri dallimin në çerekun e fundit aty ku e fitoi me rezultat 11-20.Pas kësaj fitore, Kosova pozicionohet në vendin e parë në grupin H me 5 pikë një më shumë se Danimarka dhe dy më shumë se Zvicra.

Lajm i keq për Realin, talenti turk dëmtohet dhe rikthehet para kohe në Madrid

0

Real Madrid është duke zhvilluar në Amerikë fazën përgatitore në vigjilje të sezonit të ri. Madrilen kanë në program disa miqësore ndërsa trajneri Carlo Ancelotti gjen mundësinë për të vëzhguar nga afër blerjet e kësaj merkato dhe mënyrën se si mund t’i integrojë ata në mekanizmat e “Los Blancos”.

Një nga për të cilët ka më shumë kuriozitet është Arda Guler, talenti turk që u transferua nga Fenerbahce në klubin spanjoll për shifrën e 20 milionë eurove. Shenjat e para janë shumë pozitive, por së fundmi duket sikur fantazistin e “kanë marrë mësysh” pasi Guler ka dëmtuar meniskun e gjurit të djathtë dhe është detyruar të rikthehet para kohe në Madrid për të vijuar në kryeqytetin e Spanjës fazën e rikuperimit.

Një lajm i keq duke qenë se dëmtimet në gju janë gjithnjë delikate dhe lënë shenja në karrierën e një futbollisti, edhe pse te Reali besojnë se Guler do të jetë shumë shpejt gati për t’u rikthyer rregullisht nën urdhrat e trajnerit Ancelotti për startin e sezonit të ri.

Barcelona kalon në avantazh ndaj Real Madridit, shënon Dembele

0
Barcelona dhe Real Madrid po zhvillojnë sot një miqësore parasezonale.

Katalunasit kanë gjetur golin e epërsisë në minutën e 15’të të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Dembele ishte ai që realizoi golin e parë të këtij ballafaqimi pas asistimit të Pedrit.

Rezultati aktual 0-1.

Ja goli: