Ballina Blog Faqe 15

Tentim-vrasje në Prishtinë, plagoset një person

0

Një tentim-vrasje ka ndodhur orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës në Prishtinë.Një person është sulmuar me thikë nga një i dyshuar mashkull i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Viktimës i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor.Pas veprimeve hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Kajtazi: Zv/ministri serb i emëruar nga Kurti shërbente në kazermën që masakroi familjen Jashari

0

Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar pas emërimit të Radoica Radomiroviq si zëvendës i Nenad Rashiqit duke thënë se Radomiroviq në vitin 1998 shërbente në kazermën në Mitrovicë e cila kishte vënë nën sulmin masiv të ushtrisë serbe familjen Jashari.

“Me pershkru situaten e vitit 1998 kur Familja Jashari ishte vene nen sulmin masiv te ushtrise serbe: Nga kazerma në Mitrovicë, ku shërbente zv/ministri serb i emëruar nga Kurti, ushtria serbe ishte nisur për masakrimin e Jasharëve…Pasojat dihen Ushtari i Serbise i cili sherbente ne kazermen qe kishte nisur shfarosjen e Jasharajve, sot eshte zevendesminister ne Qeverine e Albin Kurtit”, tha ai.

Për këtë çështje janë deklaruar edhe nga Qeveria. Përgjigja e tyre, lë të kuptohet se ekzekutivi ka qenë në dijeni për aktivitetin e Radomiroviqit, gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë ka thënë për RTV Dukagjini se “Institucionet tona kanë verifikuar të gjitha të dhënat duke konfirmuar që ai nuk ka qenë i përfshirë në operacione ushtarake apo të ngjashme gjatë luftës në Kosovë. Ai ka bartur pozitën e kontabilistit në administratë si staf civil”, ka thënë Kryeziu.

Mërgimtarja i hyn dajak të dashurit në Aeroportin e Prishtinës, e kuptoi se po e tradhton

0

Dyshimet për tradhti dhe xhelozia shpeshherë janë bërë shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre, por edhe nga familjarë të tjerë. Një rast i tillë ka ndodhur dje në Aeroportin e Prishtinës, por këtë herë një grua e ka sulmuar të dashurin e saj, pasi dyshohet se e zbuloi duke e tradhtuar, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se incidenti ndodhi në aeroport, kur plasi sherri mes çiftit, pasi viktima, e cila është kosovare që jeton në Danimarkë, po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurit të saj.

Sipas informacioneve të para, gjithçka ka ndodhur për shkak se viktima dyshohet se e kishte tradhtuar të dyshuarën dhe me të kuptuar këtë fakt, ajo e kishte goditur në mes të aeroportit.

Përballë kësaj situate, burimet thonë se dikush ka vendosur që ta njoftojë Policinë, me ç’rast njësitet policore i kanë shoqëruar palët në stacion, ku kanë dhënë versionet e tyre për atë që kishte ndodhur.

Pas përfundimit të procedurave në Polici, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarës kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Mes dhimbjes dhe lotëve, i jepet lamtumira e fundit 39-vjeçarit që mbeti i vrarë në ‘Bon Vivant’

0

Një përleshje e armatosur që rezultoi me vrasjen e 39-vjeçarit, Kastriot Ramadani, teksa mbetën të lënduar e të plagosur edhe 17 persona të tjerë, tronditi kryeqytetin mbrëmë. Të dyshuar për ngjarjen tragjike në lokalin e njohur ‘Bon Vivant’, është Andi Pajaziti, i cili ndodhet në spital dhe ndaj të njëjtit është lëshuar urdhër për ndalim, Hysni Geci dhe Gzim Zakuti, po ashtu të arrestuar dhe Dukagjin Nikollaj, i cili ka arritur që të arratiset nga vendi i ngjarjes, raporton Gazeta Sinjali.

E sot në fshatin e lindjes, familjarë, miq e të afërm u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit, 39-vjeçarit, Kastriot Ramadani.

Në media janë publikuar edhe pamjet nga ceremonia mortore.

E tmerrshme: Taksisti në Vushtrri e ngacmon seksualisht një vajzë të mitur

0

Një e mitur ka raportuar në Polici se është sulmuar seksualisht mbrëmjen e së premtes.

Ajo ka thënë se sulmi ka ndodhur derisa ishte në një taksi në Vushtrri. I dyshuari është në mbajtje.

“Viktima femër kosovare e mitur ka raportuar se derisa ka qenë në një veturë TAX-i është sulmuar seksualisht nga i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./KOHA

“Të gjakosur” – Dalin pamje të rënda nga mbrëmja tragjike në Bon Vivant

0

Mbrëmë, orën e fundit të 4 gushtit, më saktësisht reth orës 23:30, kryeqyteti i Kosovës – Prishtina u trondit nga të shtënat me armë në lokalin Bon Vivant, pas një konflikti verbal mes disa të rinjve ku humbi jetën një person, ndërsa mbetën të lënduar 17 të tjerë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mësoi Sinjali, viktima është 39-vjeçari Kastriot Ramadani, i cili ndërroi jetë në QKUK pasi nuk mundi t’i bëjë ballë plagëve të marra.

E, para pak çastesh, nga Radio Televizioni i Kosovës janë publikuar pamje të rënda të momenteve kur një numër i madh i qytetarëve u lënduan, si pasojë e kësaj përleshje nga dy grupet kriminale të udhëhequra nga i kërkuari i FBI-së, Dukagjin Nikollaj si dhe Andi Pajaziti i njohur me nofkën ‘italiani’, i cili është i njohur për rreth 150 vepra penale e që u lirua para pak kohësh nga burgu.

Në këto pamje shihet brenda lokalit një person i gjakosur teksa disa të tjerë i qëndrojnë pranë, një tjetër teksa dërgohet me shpejtësi për në Ambulancë, si dhe një vajzë e fashuar në dy vende nga plagët e marra.

E dhimbshme/ Kastriot Ramadani la pas gruan me tre fëmijë

0

39 vjeçari Kastriot Ramadani nuk iu mbijetoi dot plagëve të marra mbrëmë, të cilat u gjuajtën mbrëmë në lokalin Bon Vivant në drejtim të tij.

Burime të Raporto24 bëjnë me dije se i ndjeri ka lënë pas vetës gruan dhe tre fëmijë.

Policia e Kosovës ka deklaruar se konflikti dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje.

Burimet thonë se në sherrin e 4 gushtit dyshohet se është i përfshirë edhe Andi Pajaziti, i njohur me nofkën “Italiani”.

Raporto24 po ashtu ka mësuar se personat e tjerë që mbetën të lënduar janë K.R., A.A., L.S., G.H., A.G dhe N.N. (Emra të njohur për redaksinë).

Ngjarja në ‘Bon Vivant’: 39 vjeçari që humbi jetën është nga Drenasi

0

Nga përplasja me armë zjarri mbrëmë në Bon Vivant, ka humbur jetën 39 vjeçari, Kastriot Ramadani.

Ramadani është nga fshati ‘Zabel i Ulët’ i Drenasit.

Lajmi është konfirmuar përmes një njoftimi nga faqja e këtij fshati.

Njoftimi i plotë:

 

Krim i rëndë brenda familjes: Djali vret babanë

0

Një krim brenda familjes ka tronditur Italinë.

Në Cavernago, Bergamo, një burrë tridhjetë vjeçar goditi me thikë babanë e tij, 64-vjeçarin Umberto Gaibotti, në kopshtin e shtëpisë së tyre.

Vrasja ka ndodhur në kulmin e një sherri, mes prindit dhe fëmijës.

Alarmi u dha nga fqinjët të cilët dëgjuan klithmat, por kur ndihma mbërriti në vend nuk mund të bënin asgjë më shumë për burrin

Djali është marrë menjëherë nga policia.

Viktima ishte ndarë nga gruaja dhe jetonte me djalin e tij. Kryetari i bashkisë së Cavernago, Giuseppe Togni, foli për një “tragjedi të paralajmëruar”.

Gjatë muajve të fundit, tridhjetë vjeçari në fakt kishte dhënë shenja të ndryshme paqëndrueshmërie, për shkak të varësisë nga droga.

LAJMI I FUNDIT: Vdes njëri nga të plagosurit në “Bon Vivant”

0

Një person i cili kishte marrë plagë në të shënat e mbrëmbshme në një kafiteri të Prishtinës, “Bon Vivant”, ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i repartit intensiv në QKUK, Shaqir Uka.

“Nga informacionet qe kam nga ekipa kujdestare e Mjekimit Intensiv, 1 pacient që ka marrë plagë nga plagosja e mbrëmshme pas intervenimit kirurgjik është sjell për trajtim të mëtutjeshëm në Mjekumin Intensiv. Pacienti në fjalë edhe përkundër të gjithë trajtimit kirurgjik dhe terapisë intensive nuk ka arritur të iu mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë në orët e hershme tē mëngjesit”, ka deklaruar Shaqiri për Dukagjinin.