Ballina Blog Faqe 14

Udhëzuesi me 9 hapa i Binance për sigurinë dhe mbrojtjen nga mashtrimet

0

Megjithëse tendencat e disa treguesve kryesorë të krimit të lidhur me kriptovalutat janë në rënie falë përpjekjeve të përbashkëta të industrisë për të forcuar sigurinë e ekosistemit, mashtrimet ende përfaqësojnë një kërcënim të rëndësishëm në hapësirën e aseteve dixhitale. Me rritjen e adoptimit të kriptovalutave, shumë përdorues të rinj nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet dhe si të mbrohen prej tyre.

Ndërkohë, kriminelët nuk ndalojnë kurrë së përditësuari taktikat dhe metodat e tyre, gjithnjë duke shpikur mënyra të reja për të mashtruar viktimat dhe për të përvetësuar paratë e tyre. Sofistikimi i shtuar i mashtruesve dhe metodave të tyre shpesh e bën të vështirë për fillestarët të mbrohen prej tyre. Këtu hyjnë në skenë masat e kontrollit të rrezikut të Binance kundër mashtrimeve.

Për të ndihmuar përdoruesit të mbrohen nga kërcënimet në rritje, Binance paraqet një udhëzues me nëntë hapa, që synon të rrisë vetëdijen dhe të paralajmërojë përdoruesit në situata kur pasuria e tyre mund të jetë e rrezikuar.

Më poshtë do të mësoni se si këto masa mund të mbrojnë ju dhe pasuritë tuaja, duke siguruar një përvojë optimale për përdoruesit.

Si i mbron Binance përdoruesit nga mashtrimet

Gjetja e ekuilibrit midis sigurisë dhe përvojës së përdoruesit është një detyrë sfiduese; megjithatë, të dyja janë thelbësore për fokusin kryesor të Binance mbi përdoruesit dhe interesat e tyre. Për të përmirësuar vetëdijen e përdoruesve për mashtrimet, Binance zbaton metoda të ndryshme të kontrollit të rrezikut të organizuara në nëntë nivele të ndryshme, sipas shkallës së rrezikut.

Ja cilat janë masat kryesore:

  1. Paralajmërime proaktive për mashtrimet – Binance dërgon email paralajmëruese për të edukuar përdoruesit mbi kërcënimet e reja dhe aktive, duke identifikuar tentativa phishing, lidhje të rreme dhe mashtrime me identitet të falsifikuar.
  2. Njoftime të personalizuara Pop-Up – Përdoruesit paralajmërohen me njoftime në ekran kur veprimet e tyre tregojnë rrezik potencial për të rënë pre e mashtrimeve.
  3. Pyetësor interaktiv për vlerësimin e rrezikut – Përdoruesit potencialisht të cenueshëm ndaj mashtrimeve plotësojnë një pyetësor për të ndihmuar në marrjen e vendimeve më të informuara.
  4. Baza globale e adresave të dëmshme – Binance bashkëpunon me firmat kryesore të sigurisë Web3 për të mbajtur një bazë të dhënash mbi adresat me rrezik të lartë, duke ndihmuar përdoruesit të shmangin dërgimin e fondeve në destinacione të pasigurta.
  5. Bllokimi i shumave të vogla të komisioneve – Kur Binance identifikon modele transaksionesh që i përngjajnë skemave Ponzi, ai ndërpret transaksionet dhe kontakton përdoruesit për mbrojtje.
  6. Periudha e ftohjes (1 orë dhe 24 orë) – Binance vendos një periudhë ftohjeje ku transaksionet pezullohen për të ndihmuar përdoruesit të rivlerësojnë veprimet e tyre.
  7. Ndikimi përmes bisedës – Kur përdoruesit kontaktojnë Binance për transaksione të dyshimta, ekipi i mbështetjes ofron udhëzime të personalizuara për të shmangur mashtrimet.
  8. Komunikim i drejtpërdrejtë për rreziqet e larta – Kur identifikohet një rrezik serioz, Binance kontakton drejtpërdrejt përdoruesit përmes thirrjeve për të shmangur humbjen e fondeve.

Këto masa sigurojnë që përdoruesit të jenë të informuar dhe të mbrojtur kundër mashtrimeve në hapësirën e kriptovalutave.

“Do t’i qëndroj plotësisht besnik Republikës së Kosovës” – deklarata emocionuese e betimit të rekrutëve të FSK-së

0

Sot është mbajtur ceremonia e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në ceremoninë e certifikimit të 344 rekrutëve të FSK-së morën pjesë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti e përfaqësues tjerë.

E emocione të veçanta dha betimi i rekrutëve.

“Betohem solemnisht se do të jem i përkushtuar dhe do t’i qëndroj plotësisht besnik Republikës së Kosovës, se do t’i bindem urdhrave të presidentit të Republikës së Kosovës dhe eprorëve në pajtim me ligjin… dhe se do t’i kryej detyrat e mia me zell, nder dhe dinjitet.

Betohem solemnisht se do të mbrojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, do t’i shërbejë popullit dhe atdheut tim dhe për mbrojtjen e tyre nuk do të kursej as jetën time. Betohem! Betohem! Betohem!

Eurodeputeti Mandl: Lidershipi politik të dëgjojë edhe zërat që s’bëjnë shumë zhurmë, janë shpesh më të efektshmit

0

Në një kohë kur demokracitë përballen me sfida të reja dhe komplekse, eurodeputeti austriak Lukas Mandl thekson rëndësinë e thellimit të lirisë së fjalës dhe angazhimit qytetar për të ruajtur një shoqëri vërtet demokratike, raporton Ekonomia Online.

“Liria e shprehjes duhet të mbrohet 100%,” u shpreh Mandl në një diskutim me studentë të Universitetit të Prishtinës, .

“Kjo nuk mjafton nëse ajo mbrojtje nuk shoqërohet edhe me një përpjekje reale për të dëgjuar zërat që nuk janë gjithmonë më të zhurmshmit. Si mund të sigurohemi që edhe zërat më të qetë, ata më reflektivë, të jenë të pranishëm në debatet tona publike?”

Për Mandl, përgjigjja qëndron në udhëheqjen politike: “Do ta quaja lidership. Lidershipi politik duhet të dëgjojë edhe ato zëra që nuk bëjnë shumë zhurmë. Ata janë shpesh më të efektshmit”, u shpreh Mandl.

Sipas tij, një udhëheqje e mirë buron nga thelbi i vetë demokracisë, një sistem që jo vetëm mbështetet në lirinë e shprehjes, por edhe në pjesëmarrjen aktive të qytetarëve.

Mandl i referohet gjithashtu tezës së njohur të juristit gjerman Wolfgang Böckenförde, se “shteti demokratik jeton nga parakushte që vetë nuk mund t’i garantojë”.

Kjo sipas tij do të thotë se demokracia varet nga angazhimi vullnetar i qytetarëve për të marrë pjesë, për të reflektuar dhe për të kontribuar në jetën publike.

“Nëse qytetarët nuk angazhohen vetë, shteti nuk mund t’i detyrojë. Dhe nëse do ta bënte, atëherë nuk do të ishte më demokraci. Në një epokë kur besimi tek institucionet shpesh tronditet dhe zërat ekstremë fitojnë hapësirë disproporcionale, ky mesazh është një thirrje për kthim te thelbi i demokracisë: dialogu, reflektimi dhe pjesëmarrja”, theksoi Mandl.

Në vijim të reflektimeve të tij mbi demokracinë dhe pjesëmarrjen politike, eurodeputeti austriak Lukas Mandl theksoi rëndësinë e të drejtës jo vetëm për të votuar, por edhe për të qenë i zgjedhur.

“Kjo është demokracia në thelb – të gjithë kanë mundësinë jo vetëm të votojnë, por edhe të kandidojnë,” tha ai, duke nënvizuar dimensionin aktiv dhe pasiv të të drejtës së votës.

Në të njëjtën kohë, Mandl rikujtoi rolin kyç të ndarjes së pushteteve dhe mbikëqyrjes institucionale.

“Është thelbësore që të kemi një gjyqësor të pavarur që monitoron jo vetëm vendimmarrësit në politikë, por edhe në sektorin civil,” theksoi ai.

Megjithatë, sipas eurodeputetit Mandl, ekziston një themel edhe më i thellë se vetë demokracia – dinjiteti njerëzor.

“Ky është ‘vaji’ që bën të funksionojë motori i demokracisë. Është ideja se çdo njeri ka të njëjtën vlerë,” u shpreh ai.

Sipas tij, edhe pse në biseda të përditshme mund të ketë konsensus rreth kësaj ideje, realiteti global shpesh tregon të kundërtën.

“Kur mendon për këtë më thellë – jo vetëm në aspektin e etnive, religjioneve apo ideologjive – por edhe për personat me aftësi të kufizuara, për gratë dhe burrat, për fëmijët… në shumë vende të botës, vajzat dhe fëmijët trajtohen në mënyrë të pabarabartë, madje mizore,” paralajmëroi Mandl.

Formimi i qeverisë së re, Hamza: Jemi në bisedime me LDK-në, AAK-në dhe Nismën

0

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë me dije se është në diskutime më të gjitha partitë opozitare për formimin e qeverisë së re.

Ai është shprehur i gatshëm të marrë përgjegjësi në formimin e qeverisë, nëse LVV-ja dështon.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se në këtë fazë nuk ka asnjë pengesë në komunikimet me LDK-në, AAK-në dhe Nismën.

Po, jemi në biseda. Dhe fatbardhësisht asnjë barrierë në komunikim me asnjë parti politike nga ana ime nuk ekziston. Jam i gatshëm me të gjithë me bisedu. Jemi në biseda edhe LDK, edhe AA, edhe me Nismën dhe me subjektet tjera”, ka thënë ai.

Hamza ka treguar se bisedat ende nuk kanë arritur deri aty se të flitet për poste.

Nuk kemi mbërri deri në fazën se di do të duket formula e qeverisë, por jemi duke biseduar. Prandaj, nëse vjen radha, sigurisht e unë jam i përgjegjshëm dhe shumë i përkushtuar që vendit me i dhënë institucione. Nuk kem mbërri deri të çështjen e ndarjes së posteve”, ka thënë Hamza.

I pyetur për kushtin e LDK-së në lidhjen me postin e kryeministrit, ai ka thënë se renditja është e qartë.

Unë e vlerësoj shumë votën e qytetarëve të Kosovës dhe i kam falënderuar pa dallime partiake, megjithatë renditja e rezultatit është e qartë, ne jemi partia e dytë e cila i ka 24 deputetë dhe asnjëherë në tavolinë nuk kemi pasur kërkesë as bisedë se qysh ka me u dokë qeveria e ardhshme e Kosovës. Radha dihet dhe ne do të bisedojmë mbi bazën e kësaj,” ka thënë Hamza.

Ai ka bërë me dije se çdo vonesë në krijimin e institucioneve të reja është e paarsyeshme dhe e dëmshme për Kosovën.

Kosovës në këtë fazë nuk i nevojitet vakum institucional. Nuk e kemi komoditetin si vend me pas vakum institucional. Edhe për shkak të situatës gjeopolitike dhe për shkak të sfidave dhe problemeve që na presin”, ka thënë Hamza.

Në këtë konferencë Hamza ka folur edhe për dorëheqjen e tij nga pozita e deputetit.

Ai ka treguar arsyet pse ka ndërmarr një veprim të tillë.

“Unë dje, duke respektuar kushtetutën dh ligjet kom ofruar dorëheqjen nga pozita e të qenit deputeti në Kuvendin e Kosovës. Arsyeja është që unë jam kryetar i Komunës së Mitrovicës dhe komuna kish me shku në zgjedhje. Besoj se ka qenë e padrejtë që brenda 6 muajve komuna dy herë më shku ne zgjedhje. Kjo kish me qenë pengesë për zhvillimin e projekteve, po kish me qenë edhe barrë për buxhetin e Kosovës”, ka thënë ai, duke shtuar se kjo nuk e pengon në zhvillimin e bisedave për krijimin e qeverisë se re.

Por, kjo nuk me ndalon që të punoj dhe ta kem mbështetjen e plot të PDK-së për bisedat me parti tjera për me e kriju qeverinë e re, nëse radha kalon te ne. Çdo vonës në konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e qeverisë është e paarsyeshme dhe e dëmshme për vendin”, është shprehur ai.

Berat Lahu me akuza të rënda: Arben Vitia i humbi zgjedhjet qëllimisht në Prishtinë

0

Asamblisti i larguar nga VV-ja, Berat Lahu, ka mbajtu fjalim në mbledhjen e Kuvendit.

Ai ka thënë se Arben Vitia i humbi qëllimisht zgjedhjet në Proshtinë.

“Garën për kryetar e kemi humbur turpësisht. Unë i kam thënë Arben Vitisë se ne [LVV-ja] kemi humb, s’ka fitu LDK-ja, nuk ka fitu Përparim Rama. Me pas dashtë Vetëvendosje s’kish pas kush që e mund. Por, kandidati.. ai s’ka dashtë, ai e ka sabotu fushatën dhe këta e dijnë plot. Dhe kjo është e shkruar në raportin tim për fushatën si pjesë e shtabit”, tha Lahu.

“Arben Vitia s’ka jep dorëheqje, ka vazhdu prapë”, shprehu zhgënjim Lahu

Ai përmendi edhe rastin e njohur si Badovci.

“Vendimi ma i turpshëm që e ka bë thyerjen nuk është ai i Badocit, por Badoci ka qenë simptoma për shkak se ne jemi manipulu ku vet kolegia Nora ka thënë se ky vendim është për Prokurori. Edhe unë pajtohna për këtë, por unë kam qëndruar nën mashtrimin e Gëzim Sveçlës që ky qëndrim është i kryesisë qendrore dhe i Albin Kurtit”, tha në fund ai.

Wolt ndriçon rrugët e Prishtinës: Inovacion në shpërndarje nga gjiganti teknologjik amerikano-finlandez

0

Prej tre muajsh, Prishtina ka marrë një pamje të re dhe më dinamike falë pranisë së Wolt, platformës inovative për shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve të tjera. Kosova është bërë vendi i 30-të në botë ku kjo kompani ka zgjeruar operacionet e saj, duke sjellë përfitime të mëdha për bizneset, punëtorët dhe ekonominë e vendit.

Përveç motorëve blu të Wolt që tashmë janë bërë pjesë e përditshmërisë në rrugët e kryeqytetit, një element tjetër i veçantë ka qenë edhe partneriteti i kësaj kompanie me Selmans Network.

Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, Prishtina ka fituar një freski dhe shumë ngjyra të reja në mënyrën e të ushqyerit. Platformat dhe reklamat innovative të vendosura në pika kyçe të qytetit, kanë sjellë një dimension të ri të komunikimit vizual dhe marketingut të brendeve lokale dhe ndërkombëtare që operojnë përmes Wolt.

Ky inovacion nuk ka ndikuar vetëm në mënyrën se si qytetarët porosisin ushqimin, por edhe në mënyrën se si bizneset prezantohen dhe lidhen me konsumatorët. Bizneset lokale kanë gjetur një platformë të fuqishme për të zgjeruar klientelën e tyre, ndërsa ekonomia vendase ka marrë një impuls të ri me krijimin e vendeve të reja të punës për shpërndarësit dhe punonjësit e tjerë të përfshirë në këtë ekosistem.

Në një qytet që po ecën me ritme të shpejta drejt modernizimit, Wolt po kontribuon në transformimin e mënyrës së jetesës, duke e bërë Prishtinën një qytet më inovativ, më të lidhur dhe më të gjallë. Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të ri për teknologjinë dhe gastronominë në Kosovë.

Si ta mbroni portofolin tuaj të kriptovalutave Web3 nga Trojanët

0

Disa lloje të malware-it nuk depërtojnë me forcë – ata presin që ju t’i ftoni vetë. Këto programe të dëmshme, të njohura si Trojanët, maskohen si aplikacione legjitime. Pasi futen në pajisjen tuaj, mund të regjistrojnë shtypjet e tastierës, të devijojnë transaksionet ose madje të zbrazin fondet menjëherë. Shpesh paraqiten si softuer i besueshëm – si një shtesë për portofolin kripto, mjete tregtare ose përditësime sigurie – dhe shumë përdorues i instalojnë pa e ditur rrezikun.

Më poshtë do të mësoni si funksionon malware-i Trojan, pse përbën një kërcënim në rritje në mjedisin Web3 dhe, më e rëndësishmja, cilat hapa mund të ndërmerrni për të mbrojtur fondet tuaja.

Si e vjedh Trojan Malware kriptovalutat

Trojanët shpesh maskohen si aplikacione të besueshme, duke mashtruar përdoruesit që t’u japin qasje në portofolat e tyre. Pasi instalohen, ata operojnë në sfond, duke përdorur taktika të ndryshme për të vjedhur fondet para se viktima ta vërejë dëmin.

Mashtrimi përmes aplikacioneve të rreme

Hakerët krijojnë versione të falsifikuara të portofolëve të njohur kripto, platformave të minierave ose mjeteve të sigurisë, duke kopjuar logot dhe ndërfaqet e tyre për të duken autentike. Përdoruesit i shkarkojnë këto aplikacione pa e ditur që po ekspozohen ndaj rrezikut.

Vjedhja e informacionit të ndjeshëm

Pasi instalohet, malware-i fillon të mbledhë të dhëna të ndjeshme si histori e clipboard-it, shtypjet e tastierës dhe madje kërkon fjalëkalime ose fraza të rimëkëmbjes, duke u paraqitur si proces verifikimi sigurie.

Devijimi i transaksioneve

Disa Trojanë nuk ndalen vetëm te vjedhja e të dhënave – ata ndërhyjnë aktivisht në transaksionet kripto. Duke manipuluar clipboard-in, ata mund të ndryshojnë adresën e marrësit në atë të hakerit, duke bërë që fondet tuaja të dërgohen gabimisht pa e vënë re.

Si të Mbroheni?

  1. Përdorni Portofol MPC – Portofolët Multi-Party Computation (MPC) si Binance Wallet ofrojnë siguri më të lartë pasi nuk mbështeten te një frazë të vetme rikuperimi ose një kyç privat.
  2. Kontrolloni Lejet e Aplikacioneve – Para se të instaloni ose përditësoni një aplikacion, kontrolloni se çfarë lejesh kërkon. Aplikacionet e rrezikshme mund të kërkojnë qasje të plotë në pajisjen tuaj, gjë që mund të shfrytëzohet për të vjedhur të dhëna.
  3. Shkarkoni vetëm nga burime zyrtare – Shmangni instalimin e aplikacioneve nga burime të panjohura. Shkarkoni vetëm nga Google Play Store, Apple App Store ose faqet zyrtare të zhvilluesve.
  4. Mbani frazat e rikuperimit offline – Asnjëherë mos ruani frazat tuaja të rikuperimit në pajisje të lidhura me internetin. Përdorni një fletore fizike ose një pajisje të veçantë të shkëputur nga rrjeti.

Me rritjen e përdorimit të kriptovalutave, edhe kërcënimet kibernetike po bëhen më të sofistikuara. Zbatimi i këtyre hapave mund të bëjë diferencën mes një investimi të sigurt dhe një humbjeje të pakthyeshme. Mos prisni të jetë tepër vonë – siguria juaj duhet të jetë prioritet sot!

Binance Alpha 2.0: Një mënyrë e re investimi në kriptovaluta në fazat e hershme

0

Binance, ekosistemi më i madh global i blockchain-it dhe platforma kryesore e shkëmbimit të kriptovalutave sipas volumit të tregtisë dhe numrit të përdoruesve, ka lansuar Binance Alpha 2.0. Ky zhvillim i ri vjen pas suksesit të Binance Alpha në Binance Wallet, të prezantuar në dhjetor 2024. Tani, Binance Alpha 2.0 është i disponueshëm edhe në platformën e shkëmbimit të Binance, duke u ofruar përdoruesve një mënyrë të thjeshtë për të eksploruar dhe tregtuar tokenat Alpha.

Me Binance Alpha 2.0, përdoruesit mund të blejnë drejtpërdrejt tokena në platformën e Binance, pa pasur nevojë për një portofol të jashtëm Web3. Ata mund të përdorin fondet nga llogaritë e tyre Spot, Funding dhe të tjera të mbështetura përmes Binance Pay, duke e bërë tregtimin më të lehtë dhe më efikas. Kjo integrim përmirëson likuiditetin dhe optimizon kapitalin, duke ofruar një përvojë të thjeshtuar tregtare. Gjithashtu, Binance Alpha 2.0 implementon mbrojtje MEV, duke siguruar çmime më të mira dhe transaksione më të sigurta për përdoruesit.

Winson Liu, lider global i Binance Wallet, deklaroi: “Binance Alpha 2.0 është një hap i rëndësishëm drejt afrimit të tregtisë së centralizuar dhe asaj të decentralizuar. Kjo u ofron përdoruesve një mënyrë të thjeshtë dhe intuitive për të zbuluar dhe tregtuar tokena në fazat e hershme direkt në platformën e Binance. Duke integruar tokenat Alpha në Binance Exchange, ne po përmirësojmë aksesin, optimizojmë kapitalin dhe thjeshtojmë përvojën e përdoruesit, gjithmonë duke ruajtur transparencën në përzgjedhjen e tokenave.”

Binance Alpha mbetet një platformë kryesore për zbulimin e projekteve të reja, ku tokenat përzgjidhen bazuar në analizat e ekspertëve të Binance, me fokus në potencialin e rritjes, interesin e komunitetit dhe përputhjen me trendet kryesore të industrisë së kriptovalutave.

Suksesi i Binance Alpha dhe zgjerimi i 2.0

Që nga lansimi, Binance Alpha ka sjellë mundësi të reja për investitorët, duke i lejuar ata të zbulojnë projekte të reja përpara se të listohen në tregun e gjerë. Deri më tani, tetë tokena të prezantuar përmes Binance Alpha janë listuar me sukses në Binance Spot.

Bazuar në të dhënat e Dune.com (@lz_web3), më 18 mars 2025, Binance Wallet regjistroi transaksione në blockchain me vlerë 90.55 milionë dollarë, duke përbërë 54% të vlerës totale të tregtisë për portofolët e kriptovalutave – më shumë se çdo platformë tjetër. Binance Wallet gjithashtu kryeson tregun me 29.5% të tregtarëve aktivë, duke dëshmuar rritjen e madhe të interesit për tokenat në fazat e hershme.

Ky sukses ka krijuar terrenin për zgjerimin e Binance Alpha 2.0, duke e bërë tregtimin e tokenave të reja edhe më të thjeshtë për përdoruesit.

Lansimi dhe përfitimet për përdoruesit

Binance Alpha 2.0 tashmë është lansuar në disa tregje si pjesë e fazës BETA, dhe në ditët në vijim do të zgjerohet edhe në tregje të tjera.

Si pjesë e lansimit, të gjithë përdoruesit që bëjnë tregti përmes Binance Alpha 2.0 do të përfitojnë zero tarifa tregtarenga 17 mars 2025 deri më 17 shtator 2025. Përdoruesit do të mbulojnë vetëm tarifat e rrjetit për transaksionet on-chain.

Për më shumë informata rreth Binance Alpha 2.0, vizitoni njoftimin zyrtar në faqen e Binance.

Coca-Cola HBC Kosova dhe Kolegji UBT vazhdojnë bashkëpunimin e suksesshëm për vitin e dytë radhazi

0

Coca-Cola HBC Kosova dhe Kolegji UBT po vazhdojnë partneritetin e  suksesshëm për vitin e dytë radhazi, duke rikonfirmuar keshtu angazhimin e dyanshem për të ofruar mundësi të vlefshme profesionale për studentët.

Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i Kolegjit UBT, z. Edmond Hajrizi, dhe Drejtori i Shitjes i Coca-Cola HBC Kosova, z. Petar Boshkoski.

Ky bashkëpunim do t’u mundësojë sërish studentëve të UBT-së të fitojnë përvojë praktike në departamente të ndryshme të Coca-Cola HBC Kosova, duke përfshirë shitjen, logjistikën, financat, burimet njerëzore, marketingun dhe marrëdhëniet me publikun.

Duke reflektuar mbi suksesin e programit të vitit të kaluar, Petar Boshkoski, Drejtor i Shitjes në Coca-Cola HBC Kosova, theksoi ndikimin pozitiv të kësaj iniciative:

Vitin e kaluar pamë nga afër sa e dobishme ishte kjo marrëveshje për studentët. Ata fituan përvojë të vlefshme, zhvilluan aftësi baze per tu kycur ne tregun e punes, perveq kesaj ata  ndërtuan gjthashtu edhe nje rrjet të rëndësishme profesionale. Jemi të lumtur që po e vazhdojmë këtë bashkëpunim të mrekullueshëm, duke u dhënë edhe më shumë studentëve mundësinë të mësojnë dhe të zhvillohen në një ambient dinamik dhe profesional. Në Coca-Cola HBC Kosova, ne mbështesim talentet e reja dhe ndihmojmë në përgatitjen e tyre për karrierë të suksesshme.”

Programi i praktikës mbetet i personalizuar sipas interesave dhe objektivave të secilit student, duke ofruar deri në 20 orë punë praktike në javë, nën udhëzimin e mentorëve me përvojë. Studentet  do të kompensohen për angazhimin, si dhe do te  kene qasje në mundësitë potenciale të punësimit brenda grupit të talenteve të Coca-Cola HBC Kosova.

Rektori Hajrizi vlerësoi rëndësinë strategjike të këtij bashkëpunimi të vazhdueshëm.

Partneriteti ynë me Coca-Cola HBC Kosova ka rezultuar një mundësi e jashtëzakonshme për studentët tanë. Përvoja që ata fituan vitin e kaluar ka qenë jetike në zhvillimin e tyre profesional, dhe jemi të lumtur që po e zgjasim këtë bashkëpunim edhe për një vit tjetër. Së bashku, po formësojmë të ardhmen e profesionistëve të rinj në Kosovë.”

Ky bashkëpunim i ripërtërirë dëshmon përkushtimin e të dy institucioneve për të investuar në brezin e ardhshëm të profesionistëve, duke i pajisur ata me aftësitë dhe përvojën e nevojshme për të pasur sukses në tregun e punës.

Ofertat falas të Kriptos: Rreziqet e fshehura dhe si të shmangni mashtrimet

0

Në botën e aseteve dixhitale, ofertat “falas” mund të duken shumë tërheqëse, por shpesh fshehin rreziqe që duhet ti dini. Mashtruesit shfrytëzojnë dobësitë psikologjike, duke përdorur taktika si urgjenca, premtimet e rreme dhe imitimi, për të mashtruar edhe përdoruesit më të kujdesshëm.

Psikologjia e “Falas”

Ideja se mund të marrësh diçka pa pagesë është gjithmonë tërheqëse. Qoftë një produkt falas, një ofertë ekskluzive apo një dhuratë e papritur, fjala “falas” shkakton një reagim emocional tek shumica e njerëzve. Pikërisht këtë reagim mashtruesit e shfrytëzojnë me mjeshtëri.

⏳ “Nëse nuk vepron menjëherë, do ta humbasësh përgjithmonë!” Kjo frazë ose variacione të saj janë të zakonshme në shumë mashtrime. Duke krijuar ndjenjën e urgjencës, mashtruesit ushtrojnë presion mbi viktimat, duke i detyruar të marrin vendime të nxituara. Frika nga humbja (FOMO) i shtyn njerëzit të veprojnë pa verifikuar më parë vërtetësinë e ofertave.

🎭 Iluzioni i legjitimitetit është një tjetër mjet i fuqishëm që përdorin mashtruesit. Shumë skema mashtruese duken të besueshme sepse shfrytëzojnë emra dhe imazhe të personaliteteve të njohura, influencuesve ose kompanive të mëdha. Për shembull, mashtrimet me dhurata kripto shpesh përdorin deepfake për të imituar liderët e industrisë dhe për të mashtruar investitorët naivë.

Mashtrimet më të zakonshme në botën e kriptovalutave

Mashtrimet me kripto vijnë në forma të ndryshme, por pothuajse të gjitha kanë një gjë të përbashkët: premtojnë diçka që tingëllon shumë mirë për të qenë e vërtetë.

🔹 Mashtrimet me dhurata dhe Rug Pull  – Në një Rug Pull, një projekt kripto mashtrues krijon një bujë të madhe, tërheq investitorë dhe më pas zhduket me fondet e tyre, duke i lënë pas vetëm tokena pa vlerë. Mashtrimet me dhurata funksionojnë në mënyrë të ngjashme, shpesh duke premtuar dyfishimin e fondeve të dërguara, por në realitet, fondet zhduken.

🔹 Imitimi dhe Phishing – Mashtruesit shpesh imitojnë platforma të besueshme ose ekipe të shërbimit ndaj klientit, duke dërguar linke të rreme që vjedhin të dhënat e përdoruesve dhe boshatisin llogaritë e tyre. Gjithmonë kontrolloni adresat e URL-ve dhe shmangni klikimin e linkeve të dyshimta.

🔹 Mashtrimet romantike – Këto skema funksionojnë në disa hapa: mashtruesit krijojnë profile të rreme, fitojnë besimin e viktimës dhe më pas kërkojnë para për “situata emergjente” ose “investime fitimprurëse”. Nëse dikush që sapo keni njohur ju kërkon ndihmë financiare, është shumë e mundshme që të jetë një mashtrim.

Si të dalloni mashtrimet me kriptovaluta?

🚩 Sinjalet paralajmëruese të mashtrimeve përfshijnë:
✅ Premtime për fitime të larta pa rrezik – Nuk ka investime legjitime që garantojnë fitime të shpejta dhe të sigurta.
✅ Përpjekje për të krijuar presion dhe urgjencë – Mashtruesit shpesh përdorin taktika frikësuese për të marrë vendime të shpejta nga viktimat.
✅ Mungesa e transparencës – Nëse një ofertë nuk ka informacione të qarta mbi ekipin ose qëllimin e saj, është e dyshimtë.
✅ Kërkesa për të dhëna private – Nëse dikush ju kërkon çelësat privatë ose fjalëkalimet, është një mashtrim.

Gjithmonë verifikoni informacionet dy herë dhe mos merrni vendime të nxituara, veçanërisht kur bëhet fjalë për paratë tuaja.

Si të mbroheni nga mashtrimet me kriptovaluta?

🔐 Masa të sigurta për të mbrojtur pasuritë tuaja:

✔ Aktivizoni autentifikimin me dy faktorë (2FA) në të gjitha llogaritë tuaja për një shtresë shtesë sigurie. Nëse mashtruesit arrijnë të zbulojnë fjalëkalimin tuaj, 2FA e bën më të vështirë hyrjen në llogarinë tuaj. Për më shumë këshilla sigurie, lexoni udhëzuesin e Binance.

✔ Mos ndani kurrë çelësat privatë ose frazat e rikuperimit – Nëse dikush i merr ato, pasuria juaj është e humbur. Mbajini të ruajtura offline dhe refuzoni çdo kërkesë për ndarjen e tyre – edhe nëse duket se vjen nga një platformë e besueshme.

✔ Qëndroni të informuar për kërcënimet më të reja – Ndiqni burime të besueshme për lajmet e kriptovalutave dhe edukohuni mbi mashtrimet e fundit për të minimizuar rrezikun e mashtrimit.

🔎 Nëse diçka duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, ndoshta është një mashtrim.

Ndonjëherë është e vështirë të rezistosh ndaj ofertave “falas”, por mendoni gjithmonë: “Cili është kurthi?” Qëndroni të kujdesshëm, bëni kërkime dhe përdorni burime të besueshme si seria Know Your Scam nga Binance për të mbrojtur pasuritë tuaja.

🚀 Siguria është investimi më i mirë që mund të bëni!