Binance feston Ditën Ndërkombëtare të Gruas me aktivitete globale, qëllimi është fuqizimi financiar i grave

Binance, lider global në industrinë e kriptovalutave, feston Ditën Ndërkombëtare të Gruas me një seri eventesh të organizuara në mbarë botën. Këto aktivitete kanë për qëllim fuqizimin financiar të grave dhe inkurajimin e përfshirjes së tyre në industrinë e kriptovalutave, duke ofruar mundësi të reja për mësim dhe rrjetëzim profesional.

Eventet do të zhvillohen nga 5 deri më 15 mars, në 11 vende të ndryshme, përfshirë Ho Chi Minh (Vietnam), Dubai (UAE), Milano (Itali), Madrid (Spanjë), Nairobi (Kenia), Cape Town (Afrika e Jugut), Buenos Aires (Argjentinë), Sao Paulo (Brazil), Mexico City (Meksikë), Lome (Togo) dhe Astana (Kazakistan).

Programi do të përfshijë workshope edukative, panele diskutimi dhe sesione rrjetëzimi, duke u mundësuar grave të mësojnë më shumë rreth aseteve digjitale dhe të lidhen me lidere të industrisë nga komunitetet e tyre lokale.

Binance mbetet një lider në promovimin e diversitetit gjinor në sektorin e kriptovalutave dhe teknologjisë. Aktualisht, gratë përbëjnë 40% të ekipit tonë dhe 50% të departamentit të marketingut,” tha Rachael Conlan, Drejtoreshë e Marketingut e Binance. “Megjithëse është bërë përparim, ende ka nevojë për angazhim shtesë për të tërhequr më shumë gra në këtë industri. Përmes këtyre eventeve, duam të festojmë dhe të frymëzojmë gratë, duke i ndihmuar të kapërcejnë barrierat dhe të angazhohen më shumë në botën e kriptovalutave.”

Kjo nismë është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Binance për të bërë kriptovalutat më të qasshme dhe më gjithëpërfshirëse, duke reduktuar hendekun gjinor në sektorin e blockchain dhe Web3 përmes edukimit dhe mbështetjes së komunitetit.

Rreth Binance

Binance është lider global në industrinë e kriptovalutave, me mbi 250 milionë përdorues në më shumë se 100 vende. Binance është i njohur për sigurinë e lartë, transparencën, shpejtësinë e platformës tregtare dhe gamën e gjerë të shërbimeve, duke përfshirë tregtinë, financat, edukimin, kërkimin, filantropinë, pagesat, shërbimet institucionale dhe Web3. Binance është i përkushtuar në ndërtimin e një ekosistemi gjithëpërfshirës të kriptovalutave, duke promovuar lirinë financiare dhe aksesin e barabartë në të gjithë botën.

Për më shumë informata, vizitoni: www.binance.com

spot_img
Lajmet e fundit
Lajme të lidhura