Ballina Blog Faqe 70

Vuçiq: Delegacioni i Kosovës nuk pranoi të takohemi

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se delegacioni i Kosovës nuk ka dashur të takohet me delegacionin serb.

Sipas tij Kosova në samitin e Komitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau – ku po përfaqësohet nga presidentja Osmani nuk kanë pranuar që të bisedojnë.

“Nuk u miratua nga liderët e tjerë. Situata në Kosovë, së bashku me Ukrainën, u bë temë kryesore e takimit të Komitetit Politik Evropian. Serbia gjithmonë dëshiron bisedime dhe mua më duket se tani është më e qartë se kush është përgjegjës për dhunën në Kosovë”, tha Vuçiq.
I pyetur se kur e pret një takim dypalësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ai tha se nuk e di.

“Pas kësaj duhet të fokusohemi në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, që u nënshkrua dhjetë vjet e gjysmë më parë me Marrëveshjen e Brukselit. Besoj se njerëzit tani e kanë një pasqyrë më të qartë të asaj që po ndodh, pavarësisht se a e njohin vendet e tyre Kosovën apo jo”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se nevojitet një zgjidhje e qëndrueshme kompromisi.

“Ne duhet të bindim njerëzit në Ballkan se kompromisi nuk është një gjë e keqe. Nuk është e lehtë, të gjithë janë të radikalizuar dhe askush nuk dëshiron të dëgjojë ide normale”, tha Vuçiq.

Sveçla publikon pamjet: Momenti kur dy shqiptarët sulm0hen në veri (VIDEO)

0

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamjet, ku shihen sulmet e dy shqiptarëve në qendër të Mitrovicës së Veriut.

“Milicia fashiste vazhdon të sulmojë qytetarët e pafajshëm në veri të vendit tonë”, ka shkruar Sveçla.

Ministri thotë se dy qytetarë shqiptarë janë sulmuar brutalisht në sheshin e Mitrovicës së Veriut nga “milicia fashiste e orkestruar dhe dirigjuar nga Beogradi”.

“Ky akt dhune dhe huliganesk duhet të dënohet ashpërsisht. Përgjegjësit kriminelë shumë shpejt do të vihen para drejtësisë. Këta milicë nuk do të mund ta minojnë rendin juridik dhe kushtetues të Republikës”, thuhet në mbishkrimin e Sveçlës.

VIDEO:

Serbia arreston në mënyrë spektakolare kosovarin pasi në makinë mbante flamurin kuq e zi

0

Rrahim Musliu, një kosovar që po jetonte në Gjermani është arrestuar në Serbi. Ai është arrestuar pasi përpara veturës së tij e kishte të vendosur flamurin kuq e zi. Kjo ndodhi derisa Musliu së bashku me gruan e tij po udhëtonin drejt Kosovës.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar  kryetari i degës së PDK-së në Kiel të Gjermanisë, Ndue Gjini derisa ka dhënë detaje mbi rastin.

“Rrahim Musliu është një mërgimtar si në kohën e ish-Jugosllavisë me ikje prej luftës në Gjermani, është një punëtor i thjeshtë, njeri familjar dhe gruaja e tij është gjermane, specialiste e zemrës në spital gjerman”.

Mërgimtari Musliu nuk ishte menjëherë në kufi, bazuar në informatat e Gjinit ai u arrestua sikur të ishte një kriminel, nga policë të maskuar të cilit iu kishin futur në hotelin ku e kishin vendosur vet.

“Përpara makinës së tij ka qenë i ngjitur flamuri kuq e zi ku Rrahim Musliu gjithmonë e ka deshtë dhe e do flamurin kuq e zi dhe në qoftë se Serbisë nuk i ka pëlqy kjo, është dashtë në kufirin e Serbisë, je i ndaluar nuk guxon në shtetin tonë me hy kështu, por jo me fut në shtet brenda dhe me arrestu”, ka shpjeguar Gjini për Insajderin.

Në ditën e arrestimit (24 maj) i kanë qu në polici, pastaj i kanë liru ua kanë marrë pasaportat dhe ia kanë gjetë hotelin dhe i kanë thënë nesër keni me u lajmru në polici – çka bëjnë ata, të nesërmen i shkojnë me specialsa me maska edhe e kapin Rrahim Musliu”, potencoi ai.

Siç konfirmon kryetari i PDK-së në Kiel të Gjermanisë mërgimtari nuk ka shtetësi gjermane teksa ka pak kohë që për arrestimin e tij është informuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë.

Ai ka vizë gjermane, por jo shtetësi gjermane. MPJD është informuar duke thënë se nuk dinë detaje por që do të interesohen”.

Gjini shtoi se janë në kontakt me avokatë serbë të cilët i kanë angazhuar për rastin e tij dhe presin që ai të lirohet.

“Ne jemi tash në kontakt me avokatë serbë, dhe kam bisedu me njerëz në gjykata dhe u kam kërkuar që ta lirojnë njeriun se nuk kapet në këtë mënyrë”, tha ai.

Rrahim Musliu është një qytetar i thjeshtë i Kosovës që vije nga Komuna e Mitrovicës, siç konfirmoi edhe Gjini ai nuk ka qenë pjesë e UÇK-së.

Gazeta tashmë ka përcjellur pyetjet në MPJD për të kuptuar nëse kanë arritur të sigurojnë detaje për rastin e të njëjtit

Vdekja e 50-vjeçarit në Klinë: I ndjeri dyshohet se i doli trenit përpara, Policia thotë se s’ishte aksident trafiku

0

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i ndjeri që humbi jetën është Nazmi Hajzeri, 50-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në spital.

Sinjali mëson se i ndjeri dyshohet se i ka dalë tenit përpara, duke tentuar të bëjë vetëvrasje dhe pasi është goditur, është transferuar në spital me shenja jete, por pas disa orësh ka ndërruar jetë.

Të njëjtat burime thonë se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet si ‘Hetim i Vdekjes’.

Ndërkohë nga Policia e kanë konfirmuar rastin, teksa kanë bërë me dije se në bazë të ekzaminimeve, është zbuluar se nuk ka qenë aksident, por “incident.

“Më datë 1 qershor 2023 rreth orës 06:00, Policia është informuar se në rrugën “Ilir Merturi” nё Klinë ka ndodhur një incident mes një këmbësori dhe trenit tё udhëtareve.

Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, fillimisht ёshtё dyshuar për aksident trafiku, mirëpo pas ekzaminimeve nga hetuesit Policor, kemi kuptuar se kemi tё bëjmë me incident.

Viktima ёshtё dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë, aty nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimës.”

Hovenier flet pas takimit me Kurtin, tregon se a ia ndërroi mendjen

0

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, tha se patën një diskutim të mirë rreth situatës në veri të vendit, por se nuk ka arritur t’ia ndërrojë mendjen kryeministrit Kurti.

Hovenier tha se në këtë takim ka theksuar edhe njëherë qëndrimin e ShBA-së, për nevojën e menjëhershme të depërshkallëzimit të situatës dhe për mënyrat se si mund të arrihet – me tërheqjen e njësive speciale dhe kryetarëve nga zyrat e komunave veriore.

“Folëm veçanërisht për problemet aktuale, situatën ne veri të Kosovës. Ja përsërita edhe njëherë qëndrimin e ShBA-së,  sic është shprehur edhe sekretari Blinken, për nevojën e marrjes së hapave të menjëhershëm për depërshkallëzim të situatës”.

Depërshkallëzimi mund të arrihet nëse kryetarët nuk punojnë nga zyrat dhe nëse njësitë speciale tërhiqen”.

“Nuk mund të them se ja ndërrova mendjen Kurtit, por patëm një diskutim të mirë dhe është e qartë ajo që ShBA thotë se duhet të ndodhë

Edi Rama e puth në qafë dhe e përqafon kryeministren e Italisë (VIDEO)

0

Në Samitin që po mbahet në Moldavi, mediat kanë kapur një moment teksa kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e përqafon dhe puth homologen e tij italiane Giorgia Meloni.

Kryeministrja e Italisë shihet pak sa e befasur teksa Rama i shkon nga prapa për ta përshëndetur.

Video është shpërndarë nëInstagram nga “JOQ Albania”.

Hovenier i shkon në takim Kurtit

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke zhvilluar takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Kjo uu konfirmua për RTV21 nga zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ai tha se ky është takim i rregullt javor.

Raportohet se temë kyçe e takimit do të jetë situata në veri.

Ky është takimi i parë i Kurtit me Hovenier pasi SHBA-ja e sanksionoi Kosovën me mospjesëmarrje në stërvitjet ushtarake “Defender Europe 2023

Ministria e Muratit i paguan pensionistët edhe pas vdekjes – ndau 46 mijë euro

0

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në krye me Hekuran Muratin, është kritikuar për ekzekutim të pensioneve tek pensionistët edhe pas vdekjes së tyre.

Zyra Kombëtare e Auditimit, në bazë të një infografike, thotë se MF-ja ekzekutoi 106 pagesa në kategori të ndryshme të pensioneve, në vlerë prej 46,203 eurosh.

Sidoqoftë, ZKA-ja ka thënë se në krahasim me vitin paraprak, ka pasur një progres të theksuar.

Duhet theksuar se te kjo kategori e skemave pensionale krahasuar me vitin paraprak ka një progres të theksuar pasi vlera e pagesave të parregullta në raport me vitin 2021 ishte zvogëluar për 418,918€ (Vlera e gabimit në 2021 ishte 465,121€, kurse në 2022 ishte 46,203€). Veprimet ishin ndërmarrë kryesisht nga largimi i përfituesve pas vdekjes në listat e pensioneve bazë dhe ato të kontributeve”, thuhet në raport.Kjo, sipas auditorit po ndodh për shkak të vonesave në lajmërimin e vdekjes së pensionistëve nga ana e familjarëve. Për këtë, ZKA-ja ka kërkuar nga ministri Murati që ta analizojë me hollësi si çështje dhe të rimbursohen paratë e humbura.

“Ministri duhet të analizojë në hollësi çështjen e pagesave më sipër dhe të shqyrtoj mundësitë për kthimin e tyre nga shfrytëzuesit në llogarinë e buxhetit. Gjithashtu duhet të siguroj forcimin e kontrolleve të brendshme në mënyrë që të krijoj një komunikim më efektiv ndërmjet databazave të skemave pensionale”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Ministri Murati para pak ditësh ka paralajmëruar ndryshime në procesin e lajmërimit të pensionistëve. Sipas tij, po shihet mundësia që shteti të shkojë te pensionistët për verifikim.

ZKA-ja gjeti shkelje, duke thënë se mbajtja e pozitave me u.d. ndikon në përformancën e ministrisë.

“Në MFPT, 13 pozita të rregullta udhëheqëse mbaheshin me zëvendësues të cilët kishin tejkaluar afatin ligjor prej nëntë (9) deri në 17 muaj. Arsye e mos shpalljes së konkurseve ishte për shkak të procesit të fuzionimit të strukturës dhe stafit të MFPT-së, i cili proces ishte ende në fazën e pritjes për miratimin e draft rregullores së re për organizim të brendshëm”, thuhet në raportin e Auditorit për Ministrinë e Financave.

Ndikimi Mbajtja e pozitave udhëheqëse me zëvendësues përtej afatit ligjor, mund të ndikojë në performancën e Ministrisë, duke qenë se stafi zëvendësues mund të mos i plotësojë kriteret e nevojshme për të ushtruar një pozitë të tillë”, vijon raporti.Kësisoj, auditori rekomandon nga ministri Murati që të aprovojë rregulloren e organizimit të brendshëm dhe të kryhet procesi i fuzionimit të strukturave përbrenda ministrisë. 

Kurtit “i vjen ndihma e parë” nga Amerika, ia shpërndan postimin gruaja e ambasadorit Kosnett

0

Pas dënimeve të ashpra nga ambasadori Hovenier, Sekretari Blinken, senatorët Shaheen e Rickett, kryeministrit Kurti i erdhi një farë ‘lehtësimi’ nga Amerika.

Postimi i tij në Twitter u shpërnda nga ana e gruas së ambasadorit Philip Kosnett.

Në atë postim të bërë më 27 maj 2023, Kurti thoshte kryetarët e zgjedhur në katër komunat veriore me shumicë serbe kishin të drejtë të futeshin në zyre pa kërcënime e intimidime.

“Është po ashtu e drejta e qytetarëve që të shërbehen nga këta zyrtarë të zgjedhur. Pjesëmarrja – jo pengesat e dhunshme – janë mënyra e duhur për t’i shprehur pikëpamjet politike në demokraci.” – kishte thënë z. Kurti.

Alison Kosnett, gruaja e ambasadorit Philip Kosnett e ka shpërndarë këtë cicërimë, që besohet se ishte përgjgigje ndaj qëndrimit amerikan ku dënohej brutalisht veprimi i tij.

Kurti mbështetje ka marrë edhe nga kongresmeni Ritchie Torres.

Nxënësi i shkollës në Prizren dërgon mesazhe te drejtori: Kam bërë listën e studentëve që do t’i vras

0

Një ngjarje jo fort e zakontë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në qytetin e Prizrenit, ku drejtori i shkollës së mesme të mjekësisë ‘Luciano Motroni’ ka kërkuar ndihmën e Policisë pas disa mesazheve kërcënuese që ka marrë nga një nxënës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i mituri ka nisur dhjetëra mesazhe në numrin e drejtorit të shkollës, duke e kërcënuar se ka bërë një listë me emrat e nxënësve të cilët do t’i vrasë, përfshirë këtu edhe vetë drejtorin.
Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe më pas kanë njoftuar edhe prokurorin lidhur me rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Kanosje.