Ballina Blog Faqe 66

Osmani: Me Vuçiqin bisedova diku 10 minuta, aty ishin edhe Macroni, Scholzi e Borrelli

0

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është zhvilluar një takim i shkurtër i përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ishin të pranishëm edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Në fund të takimit me Macron dhe Scholz ata propozuan që të kishte edhe një diskutim joformal me presidentin e Serbisë, natyrisht në takim ishte edhe përfaqësuesit i Lartë i BE-së, Josep Borrell. E kishim një takim të përbashkët diku 10 minuta , ku edhe njëherë u dëshmua se Vuçiq nuk është i interesuar për zgjidhje dhe as për paqe, por në fakt është burimi kryesor i jostabilitetit në gjithë rajonin tonë.

Por, unë do të vazhdojë të punoj me partnerët tanë, me Gjermaninë, me Francën, me SHBA-në si aleat yni kyç, por edhe me shtetet e tjera prej disa prej çështjeve që i propozuan edhe presidenti Macron, edhe kancelari Scholz, e që i ka propozuar edhe sekretari i shtetit amerikan, Blinken.

Ka mundësi që të gjinden zgjedhje përpara. Vullnetin e kemi të përbashkët dhe ai është Kosova sovrane dhe e pavarur të jetë e suksesshme në gjithë territorin e saj. Natyrisht asnjëherë duke mos i ikur obligimeve që t’i mbrojmë të gjithë qytetarët, përfshirë edhe pakicën serbe”, ka theksuar Osmani në një intervistë ekskluzive për transmetuesin publik.

Ajo ka thënë se zgjidhjet për shtensionim të situatës ekzistojnë por ato duhet të jenë në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës, derisa ka thënë se takimi trelateral ka qenë propozim i përbashkët i Macronit dhe Scholzit.

Dea i reagon ashpër Nitës pas deklaratës së bujshme për videon e shpërndarë

0

Edhe pse Big Brother VIP 2 ka mbaruar, thashethemet e deklaratat mes ish-banorëve nuk po ndalojnë.

Ishte Nita Latifi ajo që është shprehur se Dea e meritonte më pak finalen dhe se brenda në shtëpi ka thënë diçka të pavërtetë.

“Video-ja që ka qarkulluar më herët e Deas nuk më ka pëlqyer si e ka thënë brenda në shtëpi, si e ka shprehur dhe ka kërkuar falje se brenda ka thënë që ka qenë një keqkuptim ndërsa jashtë ishte diçka tjetër dhe dhe storyn e saj që ka treguar brenda e pash që ishte më ndryshe jashtë.”
E ftuar në emisionin “ftesë në 5” Dea Mishel i ka dhënë përgjigje për herë të parë Nitës.

“Mendoj të paktën në raport me mua është Nita pasi e kam parë që ka dhënë disa deklarata të pakuptimta lart e poshtë. Diçka që ajo mund të mi thoshte edhe mua sepse ne flasim mund të më merrte në telefon nuk kishte nevojë të fliste.”- është shprehur ish-banorja

Vuçiq: Kryeministri i Luksemburgut tentoi të ndërmjetësojë, Osmani refuzoi takimin me mua

0

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se sot ka dashur të takohet për të biseduar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë Samitit në Kishinau të Moldavisë.

Sipas Vuçiq, këtë takim është përpjekur ta ndërmjetësojë kryeministri i Luksemburgut Xavier Bethel, por Presidentja Osmani ka refuzuar“Me siguri keni dëgjuar se kryeministri i Luksemburgut Xavier Bethel ka dashur të na kontaktojë dhe të na lidhë këtu me Prishtinën. Por Vjosa Osmani nuk ka dashur të takohet me ne dhe të bisedojë. Ajo tha se duhet organizuar një takim të nivelit të lartë në Bruksel dhe Kurti do të do të vijë dhe do të takohet me Vuçiqin. Dhe kaq ishte”, tha Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në Samitin e Bashkimit Politik Evropian në Kishinau.

Ai ka theksuar se dëshiron të bisedojë me Kosovën me të dhe se Beogradi gjithmonë përpiqet për dialog.

Vuçiq: Delegacioni i Kosovës nuk pranoi të takohemi

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se delegacioni i Kosovës nuk ka dashur të takohet me delegacionin serb.

Sipas tij Kosova në samitin e Komitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau – ku po përfaqësohet nga presidentja Osmani nuk kanë pranuar që të bisedojnë.

“Nuk u miratua nga liderët e tjerë. Situata në Kosovë, së bashku me Ukrainën, u bë temë kryesore e takimit të Komitetit Politik Evropian. Serbia gjithmonë dëshiron bisedime dhe mua më duket se tani është më e qartë se kush është përgjegjës për dhunën në Kosovë”, tha Vuçiq.
I pyetur se kur e pret një takim dypalësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ai tha se nuk e di.

“Pas kësaj duhet të fokusohemi në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, që u nënshkrua dhjetë vjet e gjysmë më parë me Marrëveshjen e Brukselit. Besoj se njerëzit tani e kanë një pasqyrë më të qartë të asaj që po ndodh, pavarësisht se a e njohin vendet e tyre Kosovën apo jo”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se nevojitet një zgjidhje e qëndrueshme kompromisi.

“Ne duhet të bindim njerëzit në Ballkan se kompromisi nuk është një gjë e keqe. Nuk është e lehtë, të gjithë janë të radikalizuar dhe askush nuk dëshiron të dëgjojë ide normale”, tha Vuçiq.

Sveçla publikon pamjet: Momenti kur dy shqiptarët sulm0hen në veri (VIDEO)

0

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamjet, ku shihen sulmet e dy shqiptarëve në qendër të Mitrovicës së Veriut.

“Milicia fashiste vazhdon të sulmojë qytetarët e pafajshëm në veri të vendit tonë”, ka shkruar Sveçla.

Ministri thotë se dy qytetarë shqiptarë janë sulmuar brutalisht në sheshin e Mitrovicës së Veriut nga “milicia fashiste e orkestruar dhe dirigjuar nga Beogradi”.

“Ky akt dhune dhe huliganesk duhet të dënohet ashpërsisht. Përgjegjësit kriminelë shumë shpejt do të vihen para drejtësisë. Këta milicë nuk do të mund ta minojnë rendin juridik dhe kushtetues të Republikës”, thuhet në mbishkrimin e Sveçlës.

VIDEO:

Serbia arreston në mënyrë spektakolare kosovarin pasi në makinë mbante flamurin kuq e zi

0

Rrahim Musliu, një kosovar që po jetonte në Gjermani është arrestuar në Serbi. Ai është arrestuar pasi përpara veturës së tij e kishte të vendosur flamurin kuq e zi. Kjo ndodhi derisa Musliu së bashku me gruan e tij po udhëtonin drejt Kosovës.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar  kryetari i degës së PDK-së në Kiel të Gjermanisë, Ndue Gjini derisa ka dhënë detaje mbi rastin.

“Rrahim Musliu është një mërgimtar si në kohën e ish-Jugosllavisë me ikje prej luftës në Gjermani, është një punëtor i thjeshtë, njeri familjar dhe gruaja e tij është gjermane, specialiste e zemrës në spital gjerman”.

Mërgimtari Musliu nuk ishte menjëherë në kufi, bazuar në informatat e Gjinit ai u arrestua sikur të ishte një kriminel, nga policë të maskuar të cilit iu kishin futur në hotelin ku e kishin vendosur vet.

“Përpara makinës së tij ka qenë i ngjitur flamuri kuq e zi ku Rrahim Musliu gjithmonë e ka deshtë dhe e do flamurin kuq e zi dhe në qoftë se Serbisë nuk i ka pëlqy kjo, është dashtë në kufirin e Serbisë, je i ndaluar nuk guxon në shtetin tonë me hy kështu, por jo me fut në shtet brenda dhe me arrestu”, ka shpjeguar Gjini për Insajderin.

Në ditën e arrestimit (24 maj) i kanë qu në polici, pastaj i kanë liru ua kanë marrë pasaportat dhe ia kanë gjetë hotelin dhe i kanë thënë nesër keni me u lajmru në polici – çka bëjnë ata, të nesërmen i shkojnë me specialsa me maska edhe e kapin Rrahim Musliu”, potencoi ai.

Siç konfirmon kryetari i PDK-së në Kiel të Gjermanisë mërgimtari nuk ka shtetësi gjermane teksa ka pak kohë që për arrestimin e tij është informuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë.

Ai ka vizë gjermane, por jo shtetësi gjermane. MPJD është informuar duke thënë se nuk dinë detaje por që do të interesohen”.

Gjini shtoi se janë në kontakt me avokatë serbë të cilët i kanë angazhuar për rastin e tij dhe presin që ai të lirohet.

“Ne jemi tash në kontakt me avokatë serbë, dhe kam bisedu me njerëz në gjykata dhe u kam kërkuar që ta lirojnë njeriun se nuk kapet në këtë mënyrë”, tha ai.

Rrahim Musliu është një qytetar i thjeshtë i Kosovës që vije nga Komuna e Mitrovicës, siç konfirmoi edhe Gjini ai nuk ka qenë pjesë e UÇK-së.

Gazeta tashmë ka përcjellur pyetjet në MPJD për të kuptuar nëse kanë arritur të sigurojnë detaje për rastin e të njëjtit

Vdekja e 50-vjeçarit në Klinë: I ndjeri dyshohet se i doli trenit përpara, Policia thotë se s’ishte aksident trafiku

0

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i ndjeri që humbi jetën është Nazmi Hajzeri, 50-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në spital.

Sinjali mëson se i ndjeri dyshohet se i ka dalë tenit përpara, duke tentuar të bëjë vetëvrasje dhe pasi është goditur, është transferuar në spital me shenja jete, por pas disa orësh ka ndërruar jetë.

Të njëjtat burime thonë se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet si ‘Hetim i Vdekjes’.

Ndërkohë nga Policia e kanë konfirmuar rastin, teksa kanë bërë me dije se në bazë të ekzaminimeve, është zbuluar se nuk ka qenë aksident, por “incident.

“Më datë 1 qershor 2023 rreth orës 06:00, Policia është informuar se në rrugën “Ilir Merturi” nё Klinë ka ndodhur një incident mes një këmbësori dhe trenit tё udhëtareve.

Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, fillimisht ёshtё dyshuar për aksident trafiku, mirëpo pas ekzaminimeve nga hetuesit Policor, kemi kuptuar se kemi tё bëjmë me incident.

Viktima ёshtё dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë, aty nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimës.”

Hovenier flet pas takimit me Kurtin, tregon se a ia ndërroi mendjen

0

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, tha se patën një diskutim të mirë rreth situatës në veri të vendit, por se nuk ka arritur t’ia ndërrojë mendjen kryeministrit Kurti.

Hovenier tha se në këtë takim ka theksuar edhe njëherë qëndrimin e ShBA-së, për nevojën e menjëhershme të depërshkallëzimit të situatës dhe për mënyrat se si mund të arrihet – me tërheqjen e njësive speciale dhe kryetarëve nga zyrat e komunave veriore.

“Folëm veçanërisht për problemet aktuale, situatën ne veri të Kosovës. Ja përsërita edhe njëherë qëndrimin e ShBA-së,  sic është shprehur edhe sekretari Blinken, për nevojën e marrjes së hapave të menjëhershëm për depërshkallëzim të situatës”.

Depërshkallëzimi mund të arrihet nëse kryetarët nuk punojnë nga zyrat dhe nëse njësitë speciale tërhiqen”.

“Nuk mund të them se ja ndërrova mendjen Kurtit, por patëm një diskutim të mirë dhe është e qartë ajo që ShBA thotë se duhet të ndodhë

Edi Rama e puth në qafë dhe e përqafon kryeministren e Italisë (VIDEO)

0

Në Samitin që po mbahet në Moldavi, mediat kanë kapur një moment teksa kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e përqafon dhe puth homologen e tij italiane Giorgia Meloni.

Kryeministrja e Italisë shihet pak sa e befasur teksa Rama i shkon nga prapa për ta përshëndetur.

Video është shpërndarë nëInstagram nga “JOQ Albania”.

Hovenier i shkon në takim Kurtit

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke zhvilluar takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Kjo uu konfirmua për RTV21 nga zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ai tha se ky është takim i rregullt javor.

Raportohet se temë kyçe e takimit do të jetë situata në veri.

Ky është takimi i parë i Kurtit me Hovenier pasi SHBA-ja e sanksionoi Kosovën me mospjesëmarrje në stërvitjet ushtarake “Defender Europe 2023