Ballina Blog Faqe 65

“S’i mbyll sytë para kriminelëve në Veri”, Kurti tregon tri kategoritë e protestuesve serbë

0

Kryeministri Albin Kurti sot është duke raportuar në Kuvend për ngjarjet në veri të vendit.

Ai tha se protestat atje nuk po vijë nga vullneti i popullit serb, por nga Beogradi zyrtar, raporton Gazeta Express.“Nuk mund t’i mbyll sytë kur grupe kriminale të llojit fashist paramilitar kërcënojnë rendin kushtetues e ligjor të Republikës. Ne jemi të vetëdijshëm që jo të gjithë janë pjesë e grupeve të tilla, por fatkeqësisht shumë qytetarë serbë për shkak të presionit e kërcënimit nga Beogradi zyrtar janë të detyruar të shërbejnë si mburojë njerëzore për sulme të grupe të tilla kriminale. Dhe aty janë tri kategori: e para – kriminelët e mbrojtjes civile – këta janë pjesa ekstremiste, shoviniste, nacionaliste që e admiron Millosheviqin e Putinin dhe merr pjesë në protesta të dhunshme. E dyta: Nga administrata publike, që po nuk dolën në protesta humbin pagën se vendin e punës nuk e di a e kanë.E treta: Janë kompanitë e Radojiçiqave dhe Veselenoviqave që iu japin pushim punëtorëve me kusht që të shkojnë në protestë të dhunshme. Ua kushtëzojnë vendin e punës me protestë të dhunshme dhe kur shkojnë në protestë të dhunshme ia shkruajnë ditë pushimi”.

Protestat vijnë prej poshtë, këto janë protesta prej lart. Këto s’janë protesta. S’është vullnet i popullit, por direktivë e Beogradit. Më vjen keq për ata që detyrohen, sepse janë ma të pa lirë. Atij i mungon më së shumti liria, por jo për shkak të Prishtinës, por të Beogradit”.

Ai tha se një pjesë e mirë e bandave kriminale u kthyen të organizuar për ta eskaluar situatën.

“Kemi pamje të mjaftueshme që eskalimi ishte i planifikuar, i mirorganizuar dhe kishte autor – Beogradin zyrtar”.

Kurti tha se zgjedhjet duhet të mbaheshin meqë një herë u shtynë dhe “sërish s’mund të shtyheshin.

“U bëra thirrje serbëve të marrin pjesë në zgjedhje. [Emisari amerikan] Escobar deklaroi se SHBA do t’i njohin rezultatet. Qeveria e Kosovës e ka obligim kushtetues”.

Ai tha se policia ishte e nevojshme kur kryetarët e komunave do t’ia nisnin punën në objektet komunale.

“Kam vlerësuar drejt dhe në ditët në vijim u dëshmua që kam vlerësuar drejt. Përndryshe, mos të ishte ashtu do të kishim kryetarë të komunave që do të goditeshin nga ato banda. Të shumtë janë ata që praninë e forcave të policisë e kanë quajtur si hyrje me forcë në ndërtesë. Nuk hyn policia me forcë në ndërtesë të vet, as kryetari i komunës. Është zyra e tij. S’ka pasë asnjë arsye që të hyhet me forcë, përveç atyre që e shohin fotografinë në sekondën kur hyn kryetari”.

Kurti tha se ndërtesa ishte e zbrazët kur kanë hyrë kryetarët e komunave.

“Lista Serbe i ka braktisur institucionet në veri dhe Parlamentin këtu, përveë kur duhet me ardhë këtu për t’u nënshkruar për me marrë pagën. Kur kanë hyrë kryetarët e komunave kanë qenë të zbrazëta, por të blinduara. Ata e dinë që ndërtesat nuk janë të tyre, por të Republikës. Ata s’po i duan ndërtesat, ata po duan që edhe ne të mos i duam. Kam pasë hall që kur vjen puna me hy kryetari çka do të bëjnë serbët që janë në ndërtesë. Strukturat paralele nuk i duan as ndërtesat zyrtare. Kemi nevojë për korridor për qasje. Duam të punojmë dhe të funksionojmë. Policia e Kosovës këtë aset e merr nën kontroll. Një aset të braktisur prej atyre që shtiren se zgjedhjet ishin ilegale apo jolegjitime”.

Qasja e Amerikës ndaj Kurtit, Gashi ‘zbulon’ prapaskenat: Ja si lobuan Thaçi e Rama për Vuçiqin – nga ky moment ndryshoi gjithçka!

0

Opinionisti Lirim Gashi, ka sqaruar se pse e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti në lidhje me vendimet e tij për veriun.Ai u shpreh se në këtë moment, pa ndihmën e amerikanëve, Kurti nuk mund ta shtrijë sovranitetin në veri, pasi edhe Shqipërinë e ka kundër vetes.

Më tej, Gashi vlerësoi se politika e Amerikës ndaj Kosovës, ka ndryshuar në kohën kur Rama e Thaçi lobonin te Trumpi për ta ndryshuar qëndrimin ndaj Vuçiqit.

Në fund të fundit, Vuçiq nuk dëshiron asgjë më shumë në botë, sesa t’i prishë marrëdhëniet e Kurtit me amerikanët dhe ta shohë më në fund politikisht të vdekur, sepse pastaj në anën tjetër të tryezës së bisedimeve do t’i kthehet “Kotinski razumem pomalo srpski me zagaret e tii”Dhe pastaj si do ta mbrojmë Kosovën, vetveten dhe Kurtin nga Serbia, Dulli Kotinski, Arpaxhik Lumirinski, Haxhi Memluci, Baton Haxhiu, Berat Buzhala dhe të ngjashmit e tyre në pushtet?

Unë vetëm dua ta mbroj Albinin nga vetvetja, sepse pa të do të shkojmë për momentin të gjithë në ferr”, shkroi ndër të tjera Gashi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ju lutem shumë, lexone dhe rilexone këtë postim me vëmendje maksimale

(Nuk do t’ju ndihmojnë emocionet për ta kuptuar mesazhin e këtij postimi por vetëm truri)

Militanti dixhital:

Lirim, a ka të drejtë Albini që dëshiron me çdo kusht ta shtrijë shtetin ligjor në Veri të Kosovës?

Une:

O Zot, ai ka më shumë se të drejtë. Nuk ka në botë njeri më të drejtë, më trim, më atdhetar, më të ndershëm dhe më të zgjuar se Albini.

Militanti dixhital:

Atëherë pse po e kritikon nganjëherë?

Unë:

O, nuk po e kritikoj për këtë punë larg qoftë. Vetëm po mundohem t’i them se në këtë moment, pa ndihmën e amerikanëve, Kosova nuk mund ta mbrojë as pjesën jugore nga Serbia në rast sulmi, e aq më pak ta shtrijë sovraniteti në veri, sepse as Shqipëria e Edi Ramës nuk është në anën e saj.

Politika amerikane ndaj Kosovës ka ndryshuar për të keq që nga momenti kur Edi Rama dhe Hashim Thaçi kanë lobuar tek Trumpi i Putinit me paratë e buxheteve të shteteve të tyre private për ta ndryshuar qëndrimin e tij ndaj vëllait të tyre Vuçiqit.

Gjatë epokës së Trump, amerikanët janë përçarë si kurrë më parë në histori nga shërbimet sekrete ruse dhe kineze, ndaj sot e asaj dite ata nuk po vijnë në vete

Kështu që në këtë kohë të çoroditur, kriminelët e Vuçiqit mezi presin shkasin e radhës për të shkaktuar trazira dhe për ta marrë me dhunë veriun e KosovësUnë, njësoj si Albini, mezi po pres që ta shtrijmë sovranitetin në veri, por rrethanat ndërkombëtare janë aq të pafavorshme për momentin sa që çdo përpjekje për ta arritur këtë qëllim maksimalisht të drejtë, legal, legjitim dhe ligjor, mund të kthehet në bumerang.

Në fund të fundit, Vuçiq nuk dëshiron asgjë më shumë në botë, sesa t’i prishë marrëdhëniet e Kurtit me amerikanët dhe ta shohë më në fund politikisht të vdekur, sepse pastaj në anën tjetër të tryezës së bisedimeve do t’i kthehet “Kotinski razumem pomalo srpski me zagaret e tii”

Dhe pastaj si do ta mbrojmë Kosovën, vetveten dhe Kurtin nga Serbia, Dulli Kotinski, Arpaxhik Lumirinski, Haxhi Memluci, Baton Haxhiu, Berat Buzhala dhe të ngjashmit e tyre në pushtet?

Unë vetëm dua ta mbroj Albinin nga vetvetja, sepse pa të do të shkojmë për momentin të gjithë në ferr.

Militanti dixhital:

Më falë, aty nuk më ka shkuar mendja.

Unë:

Po, nuk të ka shkuar sepse mendja jote nuk banon në tru por në bythë.

Fytyra e faraonit Tutankhamun zbulohet për herë të parë pas 3300 vitesh/ pamje

0

Kërkuesit kanë përdorur risitë teknologjike për të rikrijuar për të parën herë në mënyrë dixhitale, fytyrën e faraonit egjiptian Tutankhamun, i cili sundoi Egjiptin gjatë Dinastisë së 18-të nga mosha 9 vjeç deri në vdekjen e tij në moshën 19-vjeçare.

Për qindra vjet, shkencëtarët janë përpjekur të kuptojnë se si dukej faraoni, por vetëm 3300 vjet më vonë, ekipe ekspertësh nga Australia, Italia dhe Brazili kanë përdorur teknologjinë për të rikrijuar fytyrën e Mbretit Tut.

Gjetjet u prezantuan në një studim të ri që së shpejti do të botohet në Gazetën Italiane të Anatomisë dhe EmbrionologjisëStudiuesit përdorën modele dixhitale dhe matje të para-regjistruara të kafkës së mumifikuar të faraonit për të gjeneruar fytyrën dhe rezultatet mahnitëse.“Ai duket si një djalë i ri me një fytyrë delikate”, tha eksperti brazilian dhe bashkëautori Cicero Moraes.

“Duke e parë më shumë shohim një student të ri sesa një politikan plot përgjegjësi, gjë që e bën figurën historike edhe më interesante”, konstatoi Moaraes, duke vënë në dukje se modelimi ishte sfidues sepse ekipi nuk kishte akses të drejtpërdrejtë në kafkën e faraonit të ndjerë.

“Ishte një punë detektive, ku gjurmët e informacionit ishin bashkuar për të na siguruar një model tredimensional të kafkës. Me të dhënat e proporcionit dhe disa matje të rëndësishme cefalometrike, ishte e mundur të merrej kafka dixhitale e një dhuruesi virtual dhe ta rregullonte atë në mënyrë që të bëhej kafka e Tutankhamenit”, shpjegoi Moraes

Duke përdorur metodën e tyre, ekipi ishte në gjendje të zbulonte madhësinë e buzëve të Tutit, pozicionin e bebes së syrit, lartësinë e veshëve dhe madje edhe pjesën e përparme të hundës.

Dizajneri grafik vuri në dukje se ekipi është i sigurt se ka përputhshmëri të mirë me fytyrën e vërtetë në strukturën e përgjithshme.

“Rindërtimi ynë është jashtëzakonisht i afërt me atë të bërë nga një ekip francez disa vite më parë, në 2005. Korrespondon gjithashtu me përshkrimet e lashta të Tutankhamunit, veçanërisht me kokën në lulen e zambakut nga thesari i varrit të tij“, tha Michael Habicht, një egjiptolog dhe arkeolog në Universitetin Flinders në Australi dhe bashkëautor i studimit

Foto:

“Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku janë e keqja e Kosovës” – Haxhiu kritikon ashpër dy krerët e opozitës

0

Gazetari, Baton Haxhiu, ka qenë i ashpër me dy liderët opozitarë, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku.

Krejt kjo për shkak të mënyrës sesi po ia bëjnë opozitën Albin Kurtit, të cilin Haxhiu e cilëson fajtor për situatën e krijuar.

Por gazetari thotë se pos Kurtit e keqja e Kosovës janë edhe Abdixhiku dhe Krasniqi.

Për Haradinajn tha se “vazhdon të besojë që ai është fajtor për dorëheqjen e dhënë në vitin 2019”.

”Nuk kam çfjalë, për Lidhjen Demokratike dhe Partinë Demokratike. Dy figura, Lumri Abdixhiku dhe Memli Krasniqi të cilat realisht jo që nuk përfaqësojnë, për Ramushin nuk dua të flas sepse fajet i ka edhe ai për dorëheqjen që e dha”, tha fillimisht Haxhiu.

“Dy liderët e opozitës janë e keqja më e madhe bashkë me kryeministrin Kurti”, ka vazhduar ai në Pressing të T7.

“I kemi dy njerëz që nuk organizojnë protesta, as nuk kanë qëndrim me bë diçka të jashtëzakonshme në Parlament, as nuk kanë një gjuhë që është realisht në proporcion me atë që po ndodh. Për turp të Zotit nuk kanë as qëndrim ndoshta për realitetin në Veri”, ka thënë Baton Haxhiu.

Do ti hapin sytë shumë burra, “godet” Xhuli Nura

0

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Xhuli Nura ka postuar disa foto në rrjet ku shihet më e bukur se asnjëherë.

Xhuli më një fustan ngjyrë të gjelbërtë, me dekolte të hapur ka pushtuar rrjetin.


Indeksonline

Butrint Imeri marton vëllain, pamje nga dasma

0

Dita e sotme është e veçantë për familjen e këngëtarit të njohur, Butrint Imerit pasi vëllai i artistit është martuar

Butrinti postoi në InstaStory disa foto nga dasma ku kishte pozuar me çiftin, Shkumbin dhe Florena.

”Urime për çiftin ma t’ri”, ka shkruar ai, teksa ka postuar imazhe edhe me dasmorët.

Vodhi plot kasaforta me para të bamirësisë nëpër markete, ky është i dyshuari

0

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Isuf Hasani, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje në Viva Fresh në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, ku ka marrë arkën me paratë e mbledhura për bamirësi.

Sinjali mëson se i dyshuari është kapur në fshatin Bresje dhe përveç këtij rasti, ai dyshohet edhe për vjedhje të tjera, të kësaj natyre.

Pasi Policia e ka identifikuar, i njëjti është ndaluar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë për veprën me të cilat ngarkohet.

Me të përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Bushati: Sot amerikanët janë me Vuçiqin, s’duan ta lënë të shkojë te Putini

0

Analisti Andi Bushati ka reaguar ashpër në lidhje me situatën e tensionuar në Veri të Kosovës, si dhe me qëndrimet ndaj kryeministrit Albin Kurti.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai ka theksuar se në këto momente presidentit serb i intereson kaosi dhe stabiliteti

Sipas tij, aksi i politikës amerikane ka ndryshuar dhe se këto të fundit po nxjerrin fajtor Albin Kurtin.

Gjithashtu ai shpjegoi dhe dilemën në të cilën ndodhet numri një i qeverisë kosovare.

“Në këtë moment Vuçiç, i intereson më shumë kaosi se stabiliteti. Aksi i politikës amerikane ka ndryshuar. Nëse ne thoshim se amerikanët i kemi aleatët më të mëdhenj, sot amerikanët janë në favor të Vuçiç. Ata kanë bërë këtë zgjedhje në mënyrë që të mos lënë Putin të shkojë të Vuçiç. Derisa amerikanët kanë bërë këtë zgjedhje, fajtor nga amerikanët bëhet Kurti, sepse duhet përkëdhelur Vuçiç. Gabimisht në Kosovë e në Shqipëri bëhet një gabim i madh, thonë “Obobo ç’na ra Kurti që po prishet me Amerikën”. Ai po mbron të drejtat që ka një Kryeministër. Ai është përpara një dileme, ose të mbrojë vendin e tij, ose të sakrifikojë Kosovën e t’u thotë po perëndimorëve”- tha ai.

Protestat kundër pushtetit në Beograd dhe trazirat nga hul1ganët serbë në veri të Kosovës – çfarë fshihet pas shkuarjes së shefit të BIA-s në Moskë?

0

Derisa po përgatitej tubimi kundër pushtetit në Beograd, shefi i Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA), Aleksandar Vulin më 24 maj udhëtoi për në Moskë.

Vulin i paraqiti një raport shefit të Këshillit rus të Sigurisë, Nikolai Patrushev, i njohur si Beria i Vladimir Putinit, për atë që po ndodh në Serbi.

Gjatë kësaj kohe, një grup i serbëve nga Kosova do të ecnin për nëntë ditë drejt Beogradit për të mbështetur Aleksandar Vuçiqin, kinse për “përpjekjet e tij për të shpëtuar Serbinë”.

“Situata e fundit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është alarmante dhe duket se në qendër të Evropës do të ndodhë një ‘big bang’”, është shprehur shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov.

Në anën tjetër, Vuçiq ka thënë se në Kosovë do të ndodhë diçka që “nuk e kemi parë më parë”, ndërsa situatën aktuale e ka vlerësuar si “më të vështirën deri më tani”.

Shtrohet pyetja, ndoshta kyçe në teorinë e konspiracionit, kush është Aleksandar Vulin?

Më 26 maj, Vulin i paraqiti një raport kryespiunit të Putinit, për atë që po ndodh në Serbi, çfarë mendojnë dhe thonë qytetarët serbë për agresionin rus në Ukrianë e Putinin dhe çfarë po bëjnë refugjatët e dezertorët rusë në Beograd. Mirëpo, nuk foli për mafiozët dhe grupet kriminale.

Ai deklaroi se në Serbi po përgatitet një “revolucion me ngjyra”. Burimet e medieve serbe deklarojnë se Vulin ka kërkuar këshilla nga Patrushevi dhe se i ka marr ato.

Gjatë kësaj kohe, një grup i serbëve nga Kosova, të veshur me bluza ku shkruhej “për Serbinë, për Vuçiqin, serbët nga Kosova”, do të ecin për nëntë ditë nga Komuna e Leposaviqit për në Beograd, për të mbështetur presidentin Vuçiq, kinse për të shpëtuar Serbinë.

Mediet shtetërore ruse raportuan se drejtori i BIA-s, Aleksandar Vulin po merr pjesë si përfaqësues i Serbisë në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Moskë. Informacioni zyrtar për pjesëmarrjen e tij nuk u publikua në faqet e internetit të institucioneve në Serbi.

Vulin ka kohë që mburret për bashkëpunim të jashtëzakonshëm me shërbimet të inteligjencës ruse.

Opozitari rus Vladimir Kara-Murza dënohet me 25 vite burg – si ishte spiunuar në Beograd nga Aleksandar Vulini?
Lexo po ashtu
Opozitari rus Vladimir Kara-Murza dënohet me 25 vite burg – si ishte spiunuar në Beograd nga Aleksandar Vulini?
Një gjë ishte e qartë për të gjithë para ngjarjeve të së hënës: se përpjekja e kryetarëve të sapozgjedhur për të hyrë në ndërtesat komunale, shumica e të cilave strehojnë organe paralele komunale të Serbisë, pashmangshmërisht do të çojë në një përshkallëzim të situatës, trazira dhe dhunë. Me sa duket nga këtu fshihet arsyeja e zhdukjes së Vulinit dhe heshtja që po ndodhë nga ana e BIA-s.

Me këtë veprim, ndoshta regjimi i Vuçiqit del të jetë fituesi i vetëm, sepse përshkallëzimi i mundshëm i situatës në veri të Kosovës, i ofron atij një shpërqendrim nga presioni i brendshëm politik për shkak të protestave civile në Serbi. Rusia nuk ka kohë për të humbur.

Ndryshe, Patrushev është një tregues se Kremlini dëshiron një qasje më të fortë ndaj vendeve të Ballkanit, veçanërisht Serbisë, e cila ndoshta është streha e tyre e fundit.

Si në Serbi ashtu edhe në Rusi, opinioni i opozitës konsiderohet armiqësor. Kujtojmë se Aleksandar Vulin ishte aktori kryesor i skandalit ndërkombëtar kur në maj të vitit 2021, një grup opozitarësh rusë të kryesuar nga Vladimir Kara-Murza dhe Andrej Pivovarov u ndoqën dhe u përgjuan në Beograd.

Regjimi i Vuçiqit mund të mbetet pa aleatin e tij kryesor ideologjik. Po, këtu “aleati i përjetshëm” ende pritet të ndihmojë me gjithë fuqinë e tij. Me fuqinë e dashurisë vëllazërore, e paprovuar në letrat e historisë

Raporti i OKB-së: Baronët serbë furnizojnë elitën ruse me k0kainë

0

Grupet e organizuara kriminale nga Serbia kanë depërtuar në një treg të ri fitimprurës të drogës – Rusinë, nga ku po zgjerojnë rrjetin e tyre të tregtarëve në vendet fqinje, sipas raportit të fundit të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet për vitin 2023.

Në raportin e UNODC (Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet) mbi tregtinë e kokainës në botë, në të cilin Serbia dhe serbët përmenden deri në 16 herë, një kapitull i kushtohet zhvillimit të një tregu të ri, por shumë fitimprurës – Federatës Ruse, raporton nova.rs.

Ndërsa më parë në atë vend kishte pak kokainë dhe rezervohej vetëm për elitën, kjo lloj droge filloi të përhapej edhe në shtresa të tjera.

Kokaina është më e shtrenjtë në Rusi sesa në shumicën e vendeve të Evropës Perëndimore, por oferta e shtuar ka dërguar në një rënie të çmimeve, kështu që “pluhuri i bardhë” tani është gjithnjë e më i përballueshëm.

Ndërsa më parë kokaina ishte e pranishme në qendrat më të mëdha dhe më të pasura – Moskë, Shën Petersburg dhe Yekaterinburg, tani ajo është përhapur në qytete të tjera më të vogla.

Dy rrugë të arritjes së drogës në Rusi

Sipas raporteve të Kombeve të Bashkuara, kokaina arrin në Rusi nga dy drejtime. Njëra është Evropa Perëndimore dhe transporti organizohet kryesisht nga grupe serbo-malazeze, por edhe nga shqiptarët që veprojnë tërthorazi – kur i porosit dikush, e sjellin mallin.

Qendra e shpërndarjes është Lituania, përmes së cilës kokaina shkon në Rusi.

Rruga e dytë, më serioze është ajo “thjesht serbe”, e cila është rruga e modifikuar ballkanike. Kokaina vjen në portet greke dhe turke, si dhe ato rumune dhe bullgare. Nga atje transportohet në Evropën Perëndimore “nga dera e pasme”, por gjithnjë e më shumë edhe në Rusi. Sasia e kokainës së kapur në Rumani dhe Bullgari është vazhdimisht në rritje, por edhe numri i përdoruesve.

Se kriminelët nga këto zona janë të pranishëm në atë pjesë të Evropës, tregon edhe tentativa për vrasjen e liderit të klanit Kavaka, Radoj Zvider, në Kiev në maj të vitit 2020, kur u qëllua nga anëtarët e klanit rival Skaljar.

Gjithashtu, një tjetër informacion interesant tregon për këtë.

Gjegjësisht, në muajin mars të vitit 2019, autoritetet rumune u shtangën kur filluan të gjenin “tulla” me kokainë të pastër në brigjet e Detit të Zi. Doli se ishte pjesë e transportit të një sasie të madhe kokaine dhe gjithçka shkoi keq për tregtarët, kur varka, e cila përdorej për transportimin e kokainës nga anija në bregun ku prisnin kamionët, u përmbys. Dy shoferët e kamionit, Tode Krstiq dhe Nemanja Cvetkoviq nga Vranjanci, secili është dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg për përfshirje në kontrabandë droge.
Gjithashtu, siç thuhet në raport, në vitin 2011, një grup i organizuar kriminal i përfshirë në kontrabandën e kokainës ishte shkatërruar në Shën Petersburg. Drejtohej nga një serb, i cili jetonte prej kohësh në Ekuador dhe më pas policia sekuestroi, sipas standardeve të sotme, një sasi të vogël “vetëm” 4.5 kilogramë kokainë.

Lufta pengoi pushtimin e tregut

E vetmja gjë që pengoi “pushtimin” e tregut rus nga kartelet e drogës serbo-malazeze ishte lufta që shpërtheu kur Rusia pushtoi Ukrainën. Të dyja vendet ishin një treg i hapur për kokainën dhe fitimin e shumave të mëdha parash, por tani transporti i drogës është më i vështirë, sepse edhe Deti i Zi është bërë zonë lufte, por edhe për shkak të sanksioneve të vendeve të Bashkimit Evropian, transporti i mallrave është më i vogël, kështu që kontrolli është më i rreptë. Megjithatë, ka gjasa që kriminelët e Ballkanit t’i përshtaten kushteve të reja, ashtu siç u përshtatën me kohën e koronës, kur kontrabanda dhe konsumi i kokainës jo vetëm që nuk u ul, por u rrit.

Raporti i UNODC-së konfirmoi atë që tashmë ishte spekuluar, se kriminelët serbë fituan një avantazh në tregtinë e kokainës falë faktit se ata kishin kontakte të drejtpërdrejta me prodhuesit, kryesisht në Peru.

Organizatat kriminale nga tre vende evropiane kanë kontakte të tilla direkte: Italia, Belgjika dhe Serbia.

Në këtë kuadër përmendet edhe një organizatë e njohur kriminale “Group America”, e cila meritonte të përmendej në raportin e Kombeve të Bashkuara për helmimin me kokainë. Përmendet gjithashtu se autoritetet peruane arrestuan një “anëtar të rangut të lartë” në vitin 2016 – Zoran Jaksiq.

Ndërkohë që më parë prodhuesit peruan të kokainës i shisnin mallrat e tyre kryesisht karteleve kolumbiane dhe meksikane, tani një pjesë e madhe e drogës, në masë të madhe falë kriminelëve serbo-malazez, shkon në Evropë.