Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, të mërkurën ka mbajtur një takim me një grua të dhunuar gjatë luftës, e të cilës iu është refuzuar statusi i viktimës së dhunës seksuale të luftës.
E pas këtij takimi, kryetarja e këtij Komisioni, Duda Balje, tha se biseda me të ishte tejet emocional për shkak të përjetimeve të saj. Balje shpërfaqi edhe ankesat që i ka ndaj Komisionit Qeveritar, për të cilën tha se kanë shumë probleme.
Ajo tha se refuzimet që po u ndodhin këtyre rasteve, janë të papranueshme.
“Takimi ka qenë shumë emocional, kemi pas një grua e cila ka përjetuar dhunë seksuale në kohë lufte dhe e cila ka marrë dy herë refuzim prej Komisionit për Vlerësim të Statusit të Viktimave, ka qenë vërtetë shumë emocionale dhe kemi dëgjuar dhimbje të gruas dhe nuk është e vetme veç ajo. Edhe ne kemi shumë probleme me këtë Komision, të gjithë kanë ankesa ndaj tyre, për mënyrën sesi ata i trajtojnë ato kur janë para anëtarëve. Ne jemi gati të vazhdojë punën edhe për dy vite sepse tash jemi në pritje të votimit të dytë brenda seancës por duhet me bisedu me ta dhe për mënyrën sesi ata janë duke i trajtuar këtë rast”, tha Balje, teksa tregoi edhe për faktet që i ka prezantuar gruaja e dhunuar.
Balje tha se javët në vazhdim do t’i ftojnë në takim këtë komision për të biseduar rreth refuzimeve që po u bëhen atyre.
“Kur je para komisionit ata po duan t’i prezantojnë faktet. Këtë rast gruaja ka edhe shenja trupore, me të cilat ne mundemi me i pa edhe pas 24 viteve dhe pa marrë parasysh ata prapë e kanë refuzuar. Unë mendoj se është maltretim, ato njëherë kanë përjetuar dhunë në luftë dhe tash po përjetojnë dhunë nga komisioni. Ne si Komision Parlamentar e kemi marrë obligim me thirr Komisionin për Vlerësim të Statusit të Viktimave javët e ardhshme dhe do të bisedojmë me ta se për çfarë provash kërkohen”.
E dhimbshme: Shteti ia mohon statusin e viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës, gruaja vendos të rrëfehet
Kurti i vendosur: Nuk ka takim me Edi Ramën pa mbledhje të dy Qeverive
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka komentuar edhe vizitën e nesërme të kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Ai tha se me homologun e tij është takuar mjaft shpesh, ndërsa nuk planifikon të takohet me të para se të mbahet Mbledhja e Qeverive Kosovë-Shqipëri, mbledhje kjo e anuluar ditë më parë.
Kurti thotë se është në kontakt të drejtpërdrejt me Ramën, të cilit miqësisht thotë se i ka kërkuar të mbajë mbledhjen mes dy qeverive.
“Unë i kam propozuar kryeministrit Rama që, meqë po vjen këtë javë, ta mbajmë edhe një mbledhje të përbashkët të të dy qeverive tona, t’i nënshkruajmë ato marrëveshje të dakorduara që janë në sirtar dhe në këtë mënyrë t’i operacionalizojmë, t’i funksionalizojmë dhe t’i zbatojmë sa më parë ato” tha Kurti.
Ai foli edhe për Procesin e Berlinit, për të cilin Rama edhe do të nisë turin ballkanik, por që ky takim do të mbahet në tetor e jo së shpejti.
Kurti thotë se është mirë të bëhen përgatitje të hershme, por që “të mos vonohet edhe më tutje me një anulim të paarsyeshëm të Mbledhjes së dy Qeverive”.
“Nëse kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, insiston në anulimin e Mbledhjes së dy Qeverive, atëherë unë ngelem të qëndrimi që i kam thënë se për takimet e ne të dyve, ne kemi kontakt të drejtpërdrejt, takohemi shumë shpesh, nuk lëngon raporti Kosovë-Shqipëri, por edhe demokracia dhe paqja në Ballkan për shkak se nuk takohen kryeministri i Kosovës dhe Shqipërisë” tha Kurti.
E trishtë| 32-vjeçari vdes 6 orë pas vëllaut pasi nuk e përballoi dhimbjen
Një tragjedi ka ndodhur në qytetin grek të Selanikut, ku sipas mediave të vendit fqinj kanë humbur jetën dy vëllezër të moshës 38 dhe 32 vjeç.
Dy djemtë janë rritur së bashku dhe kanë pasur një lidhje shumë të fortë me njëri tjetri..Humbja e nënës së tyre në një moshë të re, bëri që ata të lidhen shumë me njëri tjetrin dhe madje të ndahen nga jeta në të njëjtën ditë.
Thodoris nga Thermi, mbeti i plagosur rëndë pas një aksidenti automobilistik dhe qëndroi prej disa ditësh i shtruar në spital në terapi intensive.
Shëndeti i tij u përkeqësua ditën e djeshme dhe ai ndërroi jetë nga një emboli pulmonare në orën 14:15. Vëllai i tij 32-vjeçar, duke mësuar se i vëllai i madh nuk mund t’i mbijetonte plagëve ndërroi jetë disa orë më vonë pasi mori vesh lajmin e trishtë.
38-vjeçari ndërroi jetë nga infarkti i miokardit. Si një skenar tragjik i mitologjisë të dy vëllezërit që ndanin çdo moment me njëri tjetrin, ndërruan jetë në po të njëjtën ditë.
“Ishin shumë të dashur, shumë, nuk kam fjalë. Djali i vogël ishte një fëmijë që kujdesej edhe për vëllanë edhe për të atin”, thotë daja i dy burrave
Ai shtoi: “Ai goditi anën e djathtë, këmbën e djathtë. E mbajtën 10 ditë në ‘Gennimatas’, u operua, i vunë hekurat dhe në datën 8 të muajit e çuan në ‘Armonia’ ”, thotë daja i familjes.
Disa ditë pas aksidentit ra telefoni i vëllait të vogël dhe mjeku nga qendra e rehabilitimit i kërkoi atij që të takoheshin nga afër, pasi vëllai i tij kishte shenja përkeqësimi.
Dhe aty fillon tragjedia familjare. Në certifikatën e vdekjes së 38-vjeçarit Thodori shkruan se shkaku i vdekjes ka qenë embolia pulmonare dhe ora e vdekjes është 14:15.
Vëllai i tij 32-vjeçar, me të dëgjuar vdekjen, nuk e duroi dot dhe gjashtë orë më vonë, pikërisht në orën 20:12, u largua nga jeta nga infarkti i miokardit”
Kurti – mërgimtarëve: Do të shihni se si edhe këtu mund të bëhet mirë sikur në vendet ku jetoni
Kryeministri Albin Kurti u ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve, ndërsa i njoftoi ata për punimet e nisura në rrugën Prishtinë-Podujevë.
“Kjo në të të vërtetë është rruga e mërgatës”, tha Kurti, duke shtuar se kur të kalojnë andej, mërgimtarët do të shohin se “edhe këtu mund të bëhet mirë”, raporton Gazeta Express.
“Shumë shpejt kur të kaloni nga Merdarja në Prishtinë e nëpër shtëpitë tuaja gjithandej vendit, rruga do të jetë vetëm njëra prej gjërave që do e shihni se si edhe këtu mund të bëhet mirë e drejt njësoj sikurse edhe në vendet ku ju jetoni e veproni”, tha Kurti.
Shefi i Qeverisë tha se Ministria e Punëve të Jashtme ka hartuar një listë të aktiviteteve për mërgimtarët, që përfshijnë aktivitete në sport, kulturë, kampe verore, etj.
Pas publikimit të fakteve për kontrabandim të armëve në kishat serbe, reagon KFOR: Po verifikojmë faktet
Një deklaratë e Kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin britanik, Alicia Kearns bëri bujë dhe vuri KFOR-in e Kishën Ortodokse serbe në lëvizje.
KFOR ka thënë se janë duke verifikuar faktet dhe se do të japin një përgjigje sa më shpejt që të jetë e mundur, lidhur me deklaratën e cila ka thënë se ka armë që po kontrabandohen nga Serbia në Kosovë, përmes autoambulancave dhe po shkarkohen në kishat ortodokse.
“Ne jemi duke verifikuar faktet dhe do të japim një përgjigje gjithëpërfshirëse sa më shpejt të jetë e mundur”- kanë thënë shkurt nga KFOR-i për Kallxo.
Kerns tha se KFOR-i britanik është në dijeni për këtë.
“Qeveria është e vetëdijshme, me Fusilierët që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përtej kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona janë vënë në dijeni për këtë dhe janë përpjekur të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, procesi i lejes zgjati shumë. Në momentin kur kishte leje– ndodhi e papritura– një ambulancë veçse kishte shkuar në kishë dhe i kishte nxjerrë jashtë përsëri të gjitha armët”- ka deklaruar Kearns.
Deputetja britanike këto deklarata i kishte thënë dje gjatë një diskutimi në kuadër të “Javës së Përkujtimit të Srebrenicës”
Dioqeza Rashkë-Prizren (KOS) thotë se e ka pranuar me shqetësim të thellë deklaratën e deputetes britanike, Alicia Kerns, të bërë në Parlamentin Britanik
“…Qeveria është e vetëdijshme, me Fusilierët që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përmes kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona bëhen të vetëdijshme për këtë dhe përpiqen të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, lejet zgjasin shumë. Deri në momentin që ka leje – çuditërisht – një ambulancë është paraqitur në kishë dhe ka nxjerrë përsëri të gjitha armët”.
Sipas Dioqezës Rashkë-Prizren, kjo deklaratë e deputetes britanike “paraqet një akuzë tejet të rrezikshme që kriminalizon Kishën Ortodokse Serbe dhe tashmë po shfrytëzohet nga disa media kosovare me qëllim të nxitjes së urrejtjes fetare dhe etnike”.
“Këto akuza përbëjnë gjithashtu një kërcënim të drejtpërdrejtë për klerin, manastiret dhe vendet fetare”, thuhet në këtë reagim.
Dioqeza Rashkë-Prizren (KOS) thotë më tej se “ka kundërshtuar qartë çdo formë të dhunës përmes veprimeve dhe deklaratave të saj gjatë tridhjetë viteve të fundit, si para dhe pas” luftës në Kosovë.
Dhuna, thuhet më tej në deklaratë, “është në kundërshtim me parimet themelore të Ungjillit dhe me misionin e Kishës. Prandaj, dëshirojmë ta trajtojmë këtë çështje me seriozitet dhe përgjegjësi të plotë”.
Tutje, thuhet se akuzat e deputetes Kearns duhet të verifikohen urgjentisht.
“Prandaj, ne kërkojmë publikisht, përmes kësaj deklarate, që misioni i KFOR-it, në të cilin ishte vendosur njësia e lartpërmendur britanike (Royal Fusiliers), t’i bëjë të ditur publikut nëse mund të konfirmojnë pretendimet e deputetit të MB-së. Është e pamundur që ushtarët e Mbretërisë së Bashkuar në KFOR ta kenë këtë informacion dhe të mos ua komunikojnë eprorëve të tyre në komandën e KFOR-it. Nëse këto pretendime rezultojnë të vërteta, çdo zyrtar(ët) i kishës që zbulohet se është i përfshirë në keqpërdorimin e supozuar të ambienteve të KOS-it dhe shërbimit kishtar për transportin ose ruajtjen e armëve do të përballet me dënimet më të rënda të kishës dhe nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë shërbimin e tyre publik. Mirëpo, nëse KFOR-i nuk mund të konfirmojë vërtetësinë e këtyre pretendimeve, Dioqeza Rashkë-Prizren do të kërkojë një falje publike nga deputetja e lartpërmendur përmes ambasadës britanike në Prishtinë, për shkak të pretendimeve të saj nxitëse dhe të pasakta që kanë pasoja të rënda”, thuhet në deklaratën e Dioqezës Rashkë-Prizren.
Në videon e siguruar nga The Geopost shihet qartë një autoambulancë duke iu afruar , Civilna Zastites dhe duke iu treguar se ku jane armët.
Ndryshe, tensionet në veri të Kosovës nisën më 26 maj 2023, kur kryetarët e rinj të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, hynë në ndërtesat komunale me asistimin e Policisë.
Për të kundërshtuar këtë, qytetarë të komunitetit serb kanë mbajtur protesta. Më 29 maj, nga përplasja e protestuesve me pjesëtarët e KFOR-it kanë mbetur të lënduar dhe plagosur 30 pjesëtarë të KFOR-it.Po ashtu, protestuesit kanë sulmuar edhe policët, gazetarët dhe qytetarë.
“Shtëpia ku vdiqën dy persona nga vërshimet në Pejë ishte ndërtuar pa leje”
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka folur rreth ndërtimeve pa leje në këtë komunë.
Në intervistën për emisionin “Kallxo Përnime”, ai ka thënë se shumica e këtyre ndërtimeve janë
Ai ka folur edhe për shtëpinë në të cilën humbën jetën 2 persona para një jave si pasojë e vërshimeve, duke thënë se shtëpinë kjo familje e ka ndërtuar shumë afër kanalit dhe sipas tij ajo është pjesë që nuk mund të shihet.
“Atë shtëpi e ka ndërtuar pasi që ne e kemi ndërtuar kanalin. Dhe ajo pjesë nuk shihet kurrsesi, duhet me hy në shtëpi tij për me pa çka ka ndodhur. Nuk mundesh me i pa ato shtëpi. Inspektori s’mund të hyjë shtëpi për shtëpi me pa çka ka ndodh” – tha kryetari i Komunës së Pejës.
Lagjja “Asllan Qeshme” vazhdon të përballet me pasojat infrastrukturore të vërshimeve të 24 qershorit.
“Ne kemi vendosur që kjo lagje të ketë një kanalizim modern sepse të gjitha ujërat e zeza janë derdhur në kanalin e ujërave atmosferike, as uji këtu nuk është në rregull, qytetarët kanë kërkuar, është zgjatur që 2 vjet për shkak të procedurave të prokurimit” – ka thënë ai.
Si pasojë e vërshimeve në Pejë, nënë e bir humbën jetën përderisa mbetën të lënduar edhe disa persona të tjerë.
Shumë shtëpi kanë mbetur të pabanuara ndërsa edhe infrastruktura rrugore është dëmtuar.
“Klinton nuk e shet Kosovën për para, e ka si fëmijën e tij”
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Bill Klinton nuk e shet Kosovën për para. Për të disatën herë, ai insistoi se shteti i Kosovës është si një fëmijë për ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Një gjë është e qartë, Bill Klinton nuk kishte ardhur për t’i bërë reklamë Edi Ramës sepse në fjalimin e tij nuk i bëri asnjë kompliment nga ato të zakonshmit që kemi parë që t’ia bëjë Scholz, Macron, gjithë kryeministrat apo presidentët e Europës. Bill Klinton ishte shumë i kujdesshëm. Kishte një objektiv tjetër në vizitën e tij, një mesazh për zgjidhjen e krizës në Kosovë
“Klinton nuk shitet dhe blihet me para sepse i bie të pështyjë në veprën dhe krijesën e vet. Kosova është bebi i Bill Klintonit, është fëmijë, e ka krijuar, jo si komb se për ne juristët ka shumë dallim, të jesh popull, të jesh komb dhe të jesh shtet,” – u shpreh Spahiu.
Godet djali i Sami Lushtakut: Mbi 10 deputetë presin vetëm ditën për t’u larguar nga LVV-ja
“Personalsiht kam folur me disa deputetë të Vetëvendosjes dhe realisht janë çuditë edhe vet me sjelljen e Albinit dhe me mos-koordinimin me bashkësinë ndërkombëtare. Nuk dua të përmedni emrat, janë mbi dhjetë deputetë që ndoshta e presin vetëm ditën të largohen Vetëvendosja”.
Kështu ka thënë Mërgim Lushtaku nga PDK në “Debat Plus”.
Sipas tij, të njëjtit deputetë që e kanë bindur elektoratin e vet për të mbështetur partinë në pushtet, tani i kanë rënë pishman.
“Sepse e kanë pa që ai (Kryeministri Kurti) nuk përfaqëson atë që ka deklaruar para tyre si përfaqësues i qytetarëve”, ka shtuar ai.
Dita e Pavarësisë së SHBA-së, Presidenca dhe Kuvendi ndriçohen me flamurin amerikan
Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot po shënojnë 247-vjetorin e pavarsisë së tyre. Kjo ditë e veçantë për amerikanët padyshim që po shënohet edhe në Kosovë.
Komuna e Prishtinës është duke mbajtur një koncert për nder të 4 korrikut, ku po merr pjesë edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.
E për nder të kësaj dite, edhe objekti i Presidencës dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, është ndriçuar me flamurin amerikan.
Në faqen zyrtare të Presidencës së Kosovës është publikuar edhe pamja që ka marrë objekti.
Musliu: Viti i Ri nuk e pret këtë Qeveri, do ketë largime të tjera nga partia
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka deklaruar se duke u bazuar në mënyrën e qeverisjes së kryeministrit, Albin Kurti, Qeveria e tij nuk do e pres Vitin e Ri në mandatin e saj.
Musliu ka përmendur edhe çështjen e zgjedhjeve të reja. Sa për qëndrimin e PDK-së karshi tyre, ajo ka thënë se PDK është më se e gatshme.
“Nëse Albin Kurti mendon se PDK i frikësohet zgjedhjeve e ka gabim. PDK vetëm një gjë e ka dëshmuar, zgjedhjeve nuk iu është frikësuar, pavarësisht rezultateve që ka dal kemi qenë të parët që i ka premtuar ato. Vendi ynë po shkon drejt zgjedhjeve. A do ndodhin nesër, pasnesër apo tetor? Mbetet pikëpyetje e madhe. Me mënyrën se si po qeverisë Kryeministri Kurti apo po keqqeverisë Kurti, Viti i ri nuk e pret këtë qeveri. PDK është e gatshme të shkojë në zgjedhje qysh sonte. Arroganca e numrave nuk do mund të mbajë Kosovën peng tek një demagogë si Albin Kurti”, ka deklaruar ajo.
Tutje, Musliu ka deklaruar se nga Lëvizja Vetëvendosje do ketë edhe largime të tjera.
“Kosova është e njohur që pothuajse asnjë mandate nuk e ka quar deri në fund…mos e qo lpas mendsh se sot në Kuvend janë dëbuar të gjitha vendimet në të gjitha forumet. Ju e dini që tre deputetë i janë larguar partisë në pushtet. Në ditët në vijim do shihni edhe deputetë të tjerë që do largohen. Dhe s’do të ketë më fuqi të vendimmarjes as në forume të tjera në Kuvendit, në seancë e komisione parlamentare”, ka deklaruar ajo në “Debat Plus”.
Tre deputetë nuk janë më sepse sipas Musliut, Kurti nuk mundet të durojë zërin kritik.
