Ballina Blog Faqe 55

Kurti injoron deklarimet e Escobarit: S’kam marrë kurrfarë ultimatumi

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka marrë asnjë lloj ultimatumi pas takimit me emisarët e SHBA-së dhe BE-së, duke shtuar se u ka ofruar atyre mënyrën për të dalë nga kriza.

Përkundër kësaj, emisarët nga SHBA-ja dhe BE-ja i kanë thënë Kurti se deri të premten duhet të përgjigjet lidhur me depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se në takim me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarin e BE-së për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak, u ka ofruar mënyrën e sigurt për të dalë nga kriza në veri, të cilën ka thënë se e kanë shkaktuar strukturat ilegale të Serbisë.

Nuk kam marrë kurrfarë ultimatumi, ne u takuam bashkëbiseduam me emisarët dhe unë kam ofruar mënyrën e sigurt se si të kemi një dalje të qëndrueshme nga kriza në veri të Kosovës e shkaktuar nga strukturat ilegale…E para është sundimi i ligjit, kemi me dhjetëra ushtarë të NATO-s, policë të Kosovës dhe gazetarë që ishin viktima të një egërsie të paparë të ekstremistëve të dhunshëm”, ka theksuar Kurti, në një deklarim për media pas aktivitetit të xhudos që është mbajtur në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku para qindra nxënësve nga shkollat e kësaj komune xhudistja Majlinda Kelmendi së bashku me shumë xhudistë të tjerë kanë demonstruar sportin e xhudos në kuadër projektit “Kosova shtet i xhudos”.

Kurti: Me Fondin Sovran, Qeveria bëhet më e vogël e shteti më i fortë e më i pasur

0

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës.

Këtë Projektligj e ka paraqitur para ministrave, kryeministri Albin Kurti. Ai ka thënë se një nismë e tillë do të rezultojë me stabilizim të ekonomisë.

“Qeveria e Kosovës qëndron fuqishëm prapa këtij versioni duke besuar fuqishëm që një nismë e këtillë do të rezultojë me stabilizim të ekonomisë, përmes diversitetit, krijimit të ekonomisë për shtetit përmes investimeve të mençura e me gjenerim të pasurisë për gjeneratat që vijnë”, ka theksuar Kurti.

Kurti për këtë ka folur edhe në fillim të mbledhjes. Ai ka theksuar se 170 shtete të botës kanë fonde sovrane.

Sipas tij me këtë Projektligj “Qeveria bëhet më e vogël por shteti më i fort e më i pasur”.

Kurti ka theksuar se sipas këtij Projektligji, ndërmarrjet publike së bashku me 24 mijë asete të tjera do të barten nga Qeveria në Fondin Sovran.

Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Pejë, lëndohen dy persona – VIDEO

0

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident trafiku ka ndodhur edhe mbrëmë pas mesnate në qytetin e Pejës, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë.

Kujtojmë se në vazhdimësi bëhet thirrje për kujdes në komunikacion, pasi rastet e aksidenteve me fatalitet nuk po kanë të ndalur dhe shkaktarët më së shpeshti janë moszbatimi i rregullave.
Video:

Dyshohet se mund të përmbajnë sasi të larta të hormoneve: AUV në pritje të rezultateve për domatet e importuara nga Shqipëria

0

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, është në pritje të rezultateve të testeve laboratorike të mostrave, të dërguara për domatet që janë importuar nga Shqipëria, derisa varësisht nga gjetjet, do të merren dhe veprimet. Ato, dyshohet se mund të përmbajnë sasi të larta të hormoneve, që janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Përfaqësues të bizneseve bëjnë thirrje për veprime të menjëhershme ndaj çdo produkti që nuk i përmbush kriteret për konsum, përderisa qytetarët vazhdimisht ankohen për ushqim jo kualitativ.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ende nuk ka njoftim zyrtar për domatet e importuara nga Shqipëria dhe përmbajtjen e tyre e të cilat kohët e fundit janë larguar nga tregu i Bashkimit Evropian. Por, me gjithë këtë, AUV ka marrë mostrat dhe i ka dërguar në laboratorë jashtë vendit,  me qëllim testimi në kontaminuës kimik/mbetje të pesticideve. Kështu ka konfirmuar për Radio Kosovën zëdhënësi i AUV, Lumir Thaçi.Përveç kontrolleve zyrtare, pa dyshim se si  burime të informacioneve, në rrugë zyrtare që kemi, pranojmë njoftime për çdo produkt që paraqet dyshim apo rrezik për konsumatorin. Ku për dyshimet e ngritura nga ana juaj nuk kemi ndonjë njoftim. Por, kemi përcjellë edhe informata që jepen nga mediet për ngritje të dyshimeve dhe mbi bazën e kësaj, ne si AUV, kemi marrë masa shtesë të kontrollit, me theks të veçantë kontrollin e domateve me origjinë nga Shqipëria. AUV është  në pritje të rezultateve të testeve laboratorike të mostrave zyrtare të dërguara. Pas pranimit të rezultateve, varësisht nga gjetjet, do merren veprime, thuhet në përgjigjen elektronike nga zëdhënësi i AUV, Lamir ThaçiE përfaqësues të bizneseve thonë se Kosova do të duhet të ndërmarrë masa kundrejt çdo produkti që nuk i përmbush kërkesat e tregut. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, thotë për Radio Kosovën se pavarësisht a është prodhim vendor apo i importuar, çdo mall duhet të kontrollohetAi produkt është duke u eksportuar në vendet e ndryshme të Ballkanit, duke përfshirë këtu edhe Kosovën. Edhe Kosova duhet të marrë hapa të drejtë dhe të sigurt që çka është ai standard që nuk plotësohet për konsum në Evropë, e plotësohet për konsum në vendet e ndryshme të Ballkanit në këtë rast për Kosovën. Dhe në raste se Kosova vërteton një gjë të tillë, se nuk është për konsum, atëherë duhet të ndalohet ky import i këtij produkt, në mënyrë që të ruhet shëndeti publik. Por, në të kundërtën nëse i plotëson kushtet, por në vendet e BE kërkojnë standarde edhe për paketim, atëherë kjo është një çështje dekorimi dhe jo çështje që jep dyshim për një kualitet të dobët dhe që nuk është për konsum”, ka thënë ShahiniE qytetarët ankohen për perime jo cilësore.

 “Pemët dhe perimet asnjë nuk janë të sigurta, sepse nuk ka kontroll. Tash nuk e kanë shijen si përpara që e kanë pasur, sepse tash shumë përdorin produkte për fryrje që i përdorin në bujqësi”, thotë një qytetare.

Sidoqoftë, deri në marrjen e analizave nga AUV, domatet e importuara nga Shqipëria do të vazhdojnë të jenë prezentë në treg. Ato së fundit janë kthyer mbrapsht nga Bashkimi Evropian, me arsyetimin se nuk i përmbushin parametrat e sigurisë./rtk

Lulëzon prostitucioni në Kosovë: Zbulohen edhe dy raste në Mitrovicë e Pejë, arrestohen pesë persona

0

Prostitucioni po vazhdon të jetë një fenomen mjaft shqetësues dhe një sfidë për institucionet në Kosovë. Autoritetet e vendit në vazhdimësi raportojnë për gra dhe burra që dyshohen për marrje me prostitucion, ku përveç moshave të reja, shpesh ka raste ku të përfshirë janë edhe personat më në moshë. Plot raste të tilla janë zbuluar kohëve të fundit në motele të ndryshme të vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se dy raste të tilla janë zbuluar vetëm këto ditë në komunën e Mitrovicës dhe në Pejë.

Tre persona në Mitrovicë kanë rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se janë marrë me prostitucion. Në mesin e tyre është një grua 25-vjeçare dhe dy të rinj të moshave 22 dhe 27 vjeç.

Po ashtu në një motel në fshatin Katundi i Ri në Pejë, janë kapur një grua dhe një 66-vjeçar, të cilët dyshohet se kanë kryer veprimtarinë e prostitucionit.

Të njëjtit kanë deklaruar se kanë kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

Burimet thonë se pas përfundimit të procedurave policore, të dyja rastet veç e veç janë proceduar në Departamentin për Kundërvajtje në Gjykatat kompetente

Këtu mund të aplikoni për të garuar në Kampionatin Evropian të Seksit

0

Suedia, vend i njohur për politikat e saj më gjithëpërfshirëse për lirinë dhe barazinë, është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. Me këtë, vendi do të presë për herë të parë ‘Kampionatin Evropian të Seksit’ në Goteborg nga e enjtja, 8 qershor.

Ngjarja do të zhvillohet nën drejtimin e Federatës Suedeze të Seksit dhe në të do të marrin pjesë pjesëmarrës nga të gjitha etnitë, orientimet seksuale dhe gjinitë.

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në emailin [email protected], sipas faqes zyrtare të internetit.Afati për aplikim është deri nesër.

Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e internetit www.livesexhouse.com.

Ky është i riu që humbi jetën tragjikisht pas aksidentit të rëndë në Skenderaj

0

Sinjali mëson se viktima është Arxhend Goxhuli, 30-vjeçar, i cili edhe po drejtonte veturën në momentin kritik.

Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, me ç’rast i ndjeri kishte humbur kontrollin dhe ishte përplasur me anësoret e rrugës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Surroi thotë se po paralajmërohet hyrja e “gjeneralëve të fortë” amerikanë në dialog

0

Publicisti Veton Surroi, duke folur për marrëdhëniet Kosovë-SHBA, tha se ka vetëm një të vërtetë. “Kosova është vendi më pro amerikan në botë”, tha ai dhe sipas tij, kjo nuk ndryson.

Ai tha se nuk bëhet fjalë për pro ose kundër amerikanizmit kur vjen çështja tek pyetja se “si të bëhet shtendosja e situatës”- dhe jo tek ajo- “a duhet të bëhet shtendosja e situatës”.

Pra pyetja është se si të bëhet dhe jemi në situatë ku përgjigja e Kosovës duhet të jetë po apo jo kushteve sepse këto kushte janë të përbashkëta”, tha Surroi.

I pyetur nëse ka pasur ndonjë rast kur liderët e Kosovës kanë pasur përplasje verbale me zyrtarë të lartë amerikanë sikurse kryeministri Kurti i cili deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit e cilësoi si -“naive”, publicisti Surroi tha se në këtë rast- “nuk ka qenë përzgjedhja më e mirë e fjalëve”.

Mendoj se përkundrazi, ajo çfarë na duhet është të krijojmë marrëdhënie të tilla me Serbinë, natyrisht jo në këtë gjendje fare është sot, një formë të partneritetit që të kenë të drejtën legjitime të kujdesit për popullatën serbe, kulturën serbe, praninë historike religjioze serbe këtu, duke respektuar në tërësi sovranitetin  Kosovës”, tha Surroi, duke shtuar se në të njëjtën mënyrë edhe -“Kosova të ketë të drejtën që të kujdesët për lidhjen historike që ka me qytetarët shqiptarë në Luginën e  Preshevës”.Kjo edhe në ruajtjen fizike të qytetarëve shqiptarë në Luginë të cilët kanë pësuar një spastrim të heshtur nëpërmjet çregjistrimit”, tha Surroi, duke e konkulduar se çështjet janë më të ndërlikuara sesa që ka mundësi t’i zgjidhë një dokument apo një tjetër.

Surroi tha se marrëveshja mes Kosovës e Serbisë është dashur të arrihet në pranverë të këtij viti, por megjithatë nuk ndodhi.

“Një investim shumë i madh politik i Gjermanisë e Francës, degradoi tek një moment ku pranohet që njëra palë të konsiderojë marrëveshje e tjetra të mos e konsiderojë marrëveshje. Momenti kur është marrëveshje që quhet dypalëshe e njëra palë thotë se nuk ka marrëveshje, atëherë nuk ekziston marrëveshja”, tha ai.

Publicisti deklaroi se Kosova duhet t’i zbatojë të gjitha pikat e asaj marrëveshje. “Por ajo marrëveshje a vlen për Serbinë apo jo, sepse nëse nuk vlen për Serbinë, përse duhet zbatuar kjo pjesa tjetër e  marrëveshjes”.

Në këtë rast, Surroi tha se- “nuk ka marrëveshje të normalizimit por kjo është marrëveshje e abnormalizimit”.

Duke folur për trajtim jo të barabartë në bisedime mes Kosovës e Serbisë, Surroi tha  është identifikuar si më lehtë e drejta e ushtrimit të shtypjes ndaj Prishtinës sesa ndaj Beogradit.

“Ndaj Beogradit është një politikë tjetër sepse Prishtina është e orientuar drejt perëndimit. Në mendjen e Prishtinës është integrimi euro-atlantik e në atë të Beogradit është mendim i ndarë mes lidhjes me Rusinë, Perëndimit, Kinës etj”.

Megjithatë, ai tha se nuk ka nevojë të krijohet një komunikimi i atillë që për të kënaqur pesë vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duhet adaptuar komplet politika e jashtme evropiane ndaj Kosovës e Serbisë.

“Ky është problem që ekziston i vendimmarrjes brenda BE-së dhe debat i madh brenda BE-së për atë se a do të ketë votim të shumicës së kualifikuar për politikë të jashtme apo konsensus i plotë”, tha Surroi.

“Nëse mbet konsensus i plotë, atëherë vende të ndryshme mund të diktojnë politika që janë në disfavor të Kosovës”.

Sidoqoftë, duke iu rikthyer situatës së fundit në Kosovë, Surroi tha se ka paralajmërime serioze të rikthimit të SHBA-së në këtë proces të dialogut

Mos e merrni vetëm vizitën e  Escobarit, por mendoj se ka edhe brenda administratës amerikane ekziston një rivlerësim i situatës sepse ky proces po shkon shumë ngadalë me këtë ndërmjetësim dhe ka nevojë për energji plotësuese”.

Duke e përshkruar këtë ai tha se në këtë aspekt, duke folur në terma ushtarak, nuk bëhet fjalë për “artileri tjetër” sesa që bëhet fjalë për “gjeneralë më të mirë”.

Kurse sa i përket diskursit të Mbretërisë së Bashkuar tha se ata kanë pasur gjithnjë një politikë të veçantë dhe se fatkeqësisht kanë dalë nga BE.

Ai tha se ka pasur përplasje edhe më herët në nivele tjera si në konferencën e Rambujesë. “Por duhet tejkaluar çdo hapësirë mëdyshjeje që ekziston mes nesh dhe SHBA-së”, tha Surroi, duke shpjeguar se rezultatet më të mëdha kanë qenë kur ka pasur sinqeritet më të madh.

Duke folur për çështjen e  Asociacionit, Surroi tha se është përtej imagjinatës së tij se si Asociacioni mund ta largojë ndikimin  Serbisë në Kosovë.

Mendoj se përkundrazi, ajo çfarë na duhet është të krijojmë marrëdhënie të tilla me Serbinë, natyrisht jo në këtë gjendje fare është sot, një formë të partneritetit që të kenë të drejtën legjitime të kujdesit për popullatën serbe, kulturën serbe, praninë historike religjioze serbe këtu, duke respektuar në tërësi sovranitetin  Kosovës”, tha Surroi, duke shtuar se në të njëjtën mënyrë edhe -“Kosova të ketë të drejtën që të kujdesët për lidhjen historike që ka me qytetarët shqiptarë në Luginën e  Preshevës”.

“Kjo edhe në ruajtjen fizike të qytetarëve shqiptarë në Luginë të cilët kanë pësuar një spastrim të heshtur nëpërmjet çregjistrimit”, tha Surroi, duke e konkulduar se çështjet janë më të ndërlikuara sesa që ka mundësi t’i zgjidhë një dokument apo një tjetër.

Surroi tha se marrëveshja mes Kosovës e Serbisë është dashur të arrihet në pranverë të këtij viti, por megjithatë nuk ndodhi.

“Një investim shumë i madh politik i Gjermanisë e Francës, degradoi tek një moment ku pranohet që njëra palë të konsiderojë marrëveshje e tjetra të mos e konsiderojë marrëveshje. Momenti kur është marrëveshje që quhet dypalëshe e njëra palë thotë se nuk ka marrëveshje, atëherë nuk ekziston marrëveshja”, tha ai.

Publicisti deklaroi se Kosova duhet t’i zbatojë të gjitha pikat e asaj marrëveshje. “Por ajo marrëveshje a vlen për Serbinë apo jo, sepse nëse nuk vlen për Serbinë, përse duhet zbatuar kjo pjesa tjetër e  marrëveshjes”

Në këtë rast, Surroi tha se- “nuk ka marrëveshje të normalizimit por kjo është marrëveshje e abnormalizimit”.

Duke folur për trajtim jo të barabartë në bisedime mes Kosovës e Serbisë, Surroi tha  është identifikuar si më lehtë e drejta e ushtrimit të shtypjes ndaj Prishtinës sesa ndaj Beogradit.

“Ndaj Beogradit është një politikë tjetër sepse Prishtina është e orientuar drejt perëndimit. Në mendjen e Prishtinës është integrimi euro-atlantik e në atë të Beogradit është mendim i ndarë mes lidhjes me Rusinë, Perëndimit, Kinës etj”.

Megjithatë, ai tha se nuk ka nevojë të krijohet një komunikimi i atillë që për të kënaqur pesë vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duhet adaptuar komplet politika e jashtme evropiane ndaj Kosovës e Serbisë.

“Ky është problem që ekziston i vendimmarrjes brenda BE-së dhe debat i madh brenda BE-së për atë se a do të ketë votim të shumicës së kualifikuar për politikë të jashtme apo konsensus i plotë”, tha Surroi.

“Nëse mbet konsensus i plotë, atëherë vende të ndryshme mund të diktojnë politika që janë në disfavor të Kosovës”.

Sidoqoftë, duke iu rikthyer situatës së fundit në Kosovë, Surroi tha se ka paralajmërime serioze të rikthimit të SHBA-së në këtë proces të dialogut.

“Mos e merrni vetëm vizitën e  Escobarit, por mendoj se ka edhe brenda administratës amerikane ekziston një rivlerësim i situatës sepse ky proces po shkon shumë ngadalë me këtë ndërmjetësim dhe ka nevojë për energji plotësuese”.

Duke e përshkruar këtë ai tha se në këtë aspekt, duke folur në terma ushtarak, nuk bëhet fjalë për “artileri tjetër” sesa që bëhet fjalë për “gjeneralë më të mirë”.

Kurse sa i përket diskursit të Mbretërisë së Bashkuar tha se ata kanë pasur gjithnjë një politikë të veçantë dhe se fatkeqësisht kanë dalë nga BE.

Mshele atë qene*’’- Eskalon debati mes Bahtirit e Matoshit: Çfarë gjaku ki ti, kallxom?(video)

0

Mitrovica e Isa Boletinit nuk do të dorëzohet para askujt’’. Mjaftoi kjo fjali nga anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri për të u trazuar debati në studion e emisionit ‘’Politiko’’.

Përderisa Bahtiri po mbronte veprimet e Qeverisë në veri të vendit, përfshirë edhe mosdakordimin me aleatët për to, Matoshi iu drejtua duke i thënë se ta lërë këtë patriotizëm të këngëve folklorike

‘’Mosni me kësi patriotizma të këngë folklorike. Mosni amon se jemi në debat, mosni me këtë patriotizëm.’’, tha Matoshi.

Për këtë, reagoi ashpër, Bahtiri i cili e pyeste Matoshin se çfarë gjaku ka.

‘’Unë jam duke u çudit me ty shumë, ku e ki këtë gjak ti, çfarë gjaku ki ti kallxom? Po më intereson me ditë, po më intereson’’, tha Bahtiri.

Një replikë e ashpër erdhi nga Matoshi i cili tentoi edhe të zgjohet nga vendi teksa i drejtohejt Bahtirit ‘’Çka të intereson ty? Trus, mshele atë qene*!’’.

Anëtari i VV-së, e arsyetoi pyetjen e tij duke thënë se tërë jetën e tij ka folur kundër pa asnjë argument

Ti qene*, e për të qene**. Edhe mos asi, mos, se boll  ke ma. Boll të durova. E pyeta cili është gjaku yt, pse jo? Pse s’jam i thirrur? Argumenti është këtu, se krejt jetën e tij është duke fol kundër pa asnjë argument. Kjo është e turpshme’’, tha Bahtiri.

Për të parë përplasjen e plotë shikoni videon e më poshtme

 

Djali nga Prishtina kërcënon me jetë babanë e tij: Kom me ta pre krytë e kom me dalë me to nëpër qytet

0

Një rast i frikshëm ka ndodhur në një familje në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka kërcënuar seriozisht babanë e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 63-vjeçari ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës pasi ka pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese nga djali i tij.

Bazuar në dëshminë e tij, i dyshuari e ka kërcënuar se do ia presë kokën dhe më pas me kokën e tij do të shëtitet nëpër qytet.

Njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në kapjen e të dyshuarit, pasi që i njëjti ndodhet në arrati.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Kanosje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.