Tragjedi e madhe në bregdetin shqiptar, raportohet të jenë mbytur babai dhe dy djemtë e tij kosovarë

Një ngjarje e rëndë ka ndidhur këtë të diel në Kavajë. Tre pjesëtarë të një familje, babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç janë mbytur në det.

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar, por të tre  kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Gazetarja e Euronews Albania, Kloida Gjuzi e cila ka shkuar menjeherë në vendngjarje tha në një lidhje direkte se qytetarët e pranishëm kanë thënë se amvulanca ka ardhur një orë e gjysmë me vonesë. Gjithashtu ajo ka shtuar se në vendin ku ndodhi tragjedia nuk kishte as roje bregdetare.

Njoftimi i policisë

Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas kosovarë, pjestarë të së njëjtës familje (babai  rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por  të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

spot_img
Lajmet e fundit
Lajme të lidhura