Një i mitur është arrestuar dje në Prizren për shkak se kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe dy motrave.
Në raportin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Një i mitur është arrestuar dje në Prizren për shkak se kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe dy motrave.
Në raportin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Shkruan: Hamit Shala
Dr. Osman Veliu, – mjeku i luftës, siç e quanin shumë qytetar gjatë luftës, posedon cilësitë e një mjeku që shquhet për vëmendjen, komunikimin e mirë, qetësinë, bashkëpunimin, empatinë, energjinë, etikën, miqësinë, dinjitetin, pjekurinë, përgjegjshmërinë, vetëmohimin, aftësitë profesionale si dhe besimin që e karakterizon gjatë punës se tij me pacient, që nga dita e parë e punës se tij si mjek i ri. Ai është një person shumë i respektuar dhe i dashur për pacientët dhe qytetarët e Drenicës.
Shërbimin në përkujdesjen për shëndetin ndaj popullatës se Drenicës e filloj qysh me 1987, ku fillimisht filloj punën si mjek në Shtëpinë e Shëndetit të Skenderajt, për të vazhduar pas një viti në Ambulanten Shëndetësore të Çirezit, që mbulonte një territor të gjerë me mbi 10 mijë banorë, dhe për shkak të cilësisë, disiplinës në punë dhe respektit ndaj pacientëve që kishte vendosur mjeku i ri në këtë Ambulancë, ky institucion shëndetësor shpejt u bë një nga ambulancat më të frekuentuara nga ana e pacientëve jo vetëm të fshatrave të Komunës së Skenderajt por edhe e fshatrave përreth nga komunat tjera të rreze Qyqavicës (Vushtrri, Drenas, Obiliq etj).
Menjehërë Pa përfundimit të studimeve, dr. Osmani kishte shkuar në shërbimin ushtarak në ish Jugosllavi, dhe duke mos mundur të përballonte padrejtesitë që u bëhëshin atëherë ushtarëve shqiptar, ai kishte rënë në kundërshtim me eprorët e atëhershëm serb, dhe për këtë qellim ai kishte “përfunduar” ushtrinë për një muaj e gjysmë. Kjo “njollë” e kishte penguar fillimisht për punësim ( dhe ma vonë gjatë gjithë robërisë jugosllave edhe në punë), por pas një kohe në mungesë mjekësh kishte gjetur punë në Shtepinë e Shëndetit në Skenderaj. Gjatë viteve 90-ta, kur vendi po braktisej masivisht nga qytetaret e Kosovës, dr. Osmani i qendroj besnik profesionit dhe pacientëve të tij, duke mos ua kthyer shpindën asnjëherë. Për shkak se asokohe transporti ishte i vështirësuar, ai ishte i detyruar të udhëtonte këmbë mbi 30 km në ditë për ti vizituar pacientët e tij, shpesh nëpër borë e shi apo edhe temperatura të larta. Një pjesë të rrugës ai e kalonte duke u ndalur dhe vizituar të moshuarit dhe të sëmurit kronik nëpër shtepitë e tyre. Kështu dr. Osmani ishte bërë një mjek popullor, shumë i afërt, i dashur dhe i familjarizuar me pacientët e tij.
Siç dihet, zona ku punonte dr. Osmani, me kohë ishte shndërruar në çerdhe të celulave të para të UÇK, kështu që ai ishte nga mjekët e parë në Kosovë që kishte rënë në kontakt me ushtarët e UÇK duke i trajtuar ata për nevojat shëndetësore të tyre dhe familjeve të tyre. Puna e tij kishte rënë në sy të policisë serbe, dhe herët kishte rënë në radarët e tyre, për cka ai ishte njoftuar nga disa kolegë të tij që kishin qenë në bisedat e famshme informative, kështu që nga fundi i vitit 1996, ai ishte detyruar të kufizonte lëvizjet e tija dhe mos lëvizte jashtë zonës që kontrollohej nga UÇK. Duke u gjendur në situatë të re, ai kishte vazhduar akoma ma me ngulmë punën e tij në mbështetjen e popullatës në nevojë.
Gjatë viteve 1998 – 1999 kur UÇK doli haptazi me aksionet për clirimin e vendit, dr. Osmani po trajtonte me shumë zell e përkushtim plagët e të plagosuriv dhe popullatës civile, në kushtet e një terrori dhe dhunë të paparë. Në vecanti, ishte një përjetim i rëndë masakra e Likoshanit dhe Çirezit dhe pak ditë ma vonë lufta heroike e Familjes Jashari, pas se cilës puna e tij ishte intensifikuar shumë sepse nga atëherë kishin ndryshuar edhe rrethanat e luftës në Drenicë. Kështyuqë Dr. Osmanin mund ta gjenit gjithmonë aty ku nevojitej.
Vera përcelluese e vitit 1999 e gjeti në Çirez. Asokohe Çirezi ishte bërë një vendstrehim për mbi 25 mijë qytetar nga Drenica, Dukagjini, Obiliqi, F. Kosova dhe Mitrovica, ku për shkak të dhunës dhe terrorit të ushtruar gjatë ofanzivave shkatërruese të forcave ushtarake e paramilitare serbe, popullata e këtyre zonave ishte zhvendosur në Çirez, zonë kjo që kontrollohej nga UÇK, dhe ku tashmë të zhvendosurit gjetën gjithë mikëpritjen, bujarinë dhe kujdesin nga popullata vendore, e cila ndau shtepitë dhe kafshatën e gojë se tyre me të zhvendosurit. Dr. Osmani gjatë gjithë kësaj kohe, ishte krah këtyre qytetarëve. Në kohën kur nëpër media të ndryshme po qarkullonin lloj-lloj lajmesh për shfaqjen e epidemive të ndryshme në këtë zonë ( gjë kishte të bëntë edhe me propagandën serbe për të dëmtuar rezistencën heroike në Drenicë), dr. Osmani bashk me ekipën e tij mjekësore, po bëntë të pamundurën që kjo të mos ndodhte. Duke iu falënderuar aftësive të tij organizative, gjithëmonë të koordinuara me Komandantin e Bataljonit të Mjekësisë Dr. Fadil Bekën dhe mbështetjës që kishte marrë nga organizatat e ndryshme humanitare që ushtronin funksionin e tyre në Kosovë sic ishin “Care International” , “Medicine Sans Frontiers”, “UNICEF”, “UNHCR” etj, ai kishte siguruar medikamentet e nevojshme në lidhje me trajtimin e të plagosurive dhe atyre me sëmundje të ndryshme, e në vecanti ishte angazhuar në marrjen e masave për parandalimin e epidemive të ndryshme e në vecanti atyre që kishin të bënin me barkqitjet verore për fëmijët dhe të rriturit. Kështu në tre rast ishte paraqitur edhe dizenteria bacilare me gjithë paqyren e saj klinike (raste të dyshimta), por falë masave të ndërmarra më kohë ato raste ishin izoluar dhe nuk kishte pasur përhapje të mëtëjme të infeksionit. Kjo ngjarje kishte bërë bujë në mediat e asokohe të Kosovës. Poashtu, meqënese Fusha e Mollës ishte bërë si stacion pritje për të zhvendosurit në këtë pjesë të Drenicës, aty ishte dërguar edhe një ekip shtesë mjekësor, ku atyre që arrinin nga zonat e ofanzivave u ofrohej ndihma mjekësore e nevojshme nga ekipi i cili përbëhej nga Dr. Bajram Gashi dhe tekniku Avni Xani.
Është interesant të theksohet, se edhepse në kushte lufte, Dr. Osmani kishte arritur që në një ambulancë të vogël të organizonte shërbimet shëndetësore vitale për popullatën. Kështu përmes bashkëpunimit me UNICEF ishte siguruar edhe vaksinimi kundër sëmundjeve ngjitëse të parandalueshme për gjithë fëmijët dhe të plagosurit që vinin nga zonat e luftës por edhe popullatës lokale. Në një dhomë e vogël lindje për nënat shtatëzana, mamia Qerime Sejdiu nën mbikqyrjen e dr. Osmanit, ndihmonte gjithë nënat që po lindnin asokohe në kushte fushore, nën kushte të jashtëzakonshme për një punë të tillë. Pastaj, një ekip tjetër kryente edhe vizita shtëpiake, për tu ardhur në ndihmë në vecanti për të plagosurive dhe personave të moshuar me probleme kronike.
Me gjitha peripecitë dhe vuajtjet që përballej në punë e tij, ai tregoj një shpirt humanitar që rrallë do të mund ta gjeje, pasiqë që nga fillimi i viteve 90ta, ai e kishte shndërruar shtëpinë e tij në Polac në një ambulancë të improvizuar, ku qytetarët prej të gjitha anëve të Drenicës, vinin orar e pa orar në shtepinë e tij dhe mirrnin gjithë shërbimet falas, përfshirë edhe barërat që i siguronte permes organizatave joqeveritare sic ishin “Care International” dhe “Medicine Sans Frontiers”.
Dr. Osman Veliu, duke qenë i angazhuar në vatrën e rezistencës kundër pushtuesit serb, për shkak të aktiviteteve të tija, shpesh kishte qene në qendër të vëmendjës se mediave vendore dhe atyre ndërkombëtare, ashtuqë gjatë asaj kohe shpesh mund ta gjeje edhe në storiet për luftën në Kosovë edhe të mediave ma presigjioze ndërkombëtare sic ishin Associated Press, TVE Internacional, atyre greke, gjermane, britanike etj nga gjithë Europa. Edhe në këtë mënyrë ai përmes shfaqjes se kushteve mizerie të rrethanave në të cilat zhvillohej kujdesi shëndetësor në Kosovën e asaj kohe, ndikonte në informimin e sakt të opinonit ndërkombëtar në lidhje me luftën e drejtë të shqiptarëve të Kosovës për pavarësi.
Pëndryshe, dr. Osmani ishte ndër mjekët e parë në Komunë që filloj punën në Ambulancën Humanitare” Nënë Tereza” në Skenderaj që nga hapja e saj. Si dhe ka qënë mësimdhënsë i lëndëve mjekësore në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “ Xheladin Deda” – paralelja e ndarë në Skenderaj ( që për shkak të rrethanave të luftës i zhvillonte aktivitete e saja në fshatrat Polac dhe Klinë e Epërme) që nga dita e parë e hapjes se saj. Pra, një kontributdhënës gjithëpërfshirës.
Aktiviteti i tij humanitar as sot e kësaj dite nuk është ndalur. Ai është i paepur në punën e tij profesionale, duke i ndejtur besnik betimit të Hipokratit që nga dita e parë e veshjës së mantilit të bardhë, dhe bazuar në vlerësimet e qytetarëve, ai asnjëherë nuk ka pranuar asnjë centi për shërbimet e ofruara qytetarëve duke i qendruar besnik motos se tij “ se krejt pjesa e mbetur e pasluftës është një “bingo” për të dhe se jetën e tij dëshiron ta bëjë në mënyrën ma të dinjetetshme dhe ma të ndershme të mundur”, duke u ndjerë përjetësisht borgjli ndaj qytetarëve dhe atyre që u flijuan që Kosova sot të frymojë lirshëm.
Ish kryenegociatorja e dialogut, Edita Tahiri, ka thënë se marrëveshja për shtensionimin në veri është arritur mes Kurtit dhe Radojçiçit, e mbuluar me një foto çasti Lajçak-Bislimi, raporton Gazeta Blic.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se prandaj Borrell nuk e ka quajtur marrëveshje por tha që mirëpret zotimet e qeverisë.
Postimi i saj i plotë:
Marreveshja per shtensionim ne veri eshte arritur mes Kurtit dhe Radojcicit, e mbuluar me nje foto casti Laicak-Bislimi; prandaj Borrell nuk e quajti marreveshje por tha mirepret zotimet e qeverise!
Sipas rregullores së re të Kuvendit të Kosovës, stafi mbështetës politik i deputetëve do të paguhet me koeficient 5.8 apo 609 euro pagë, plus shtesa e shpenzime ditore. Kjo kalon pagën bazë të policit, ushtarit, mësimdhënësit dhe zjarrfikësit.
Gazeta Insajderi ka mësuar se disa nga asistentët e deputetëve veçse kanë filluar punën që nga 1 qershori.
Mediumi e ka siguruar edhe një vendim për punë-dhënie të asistentëve personal të deputetëve.
Insajderi ka provuar disa herë që të sigurojë listën e asistentëve të deputetëve nga shefat e Grupeve Parlamentare dhe vetë Kuvendit, mirëpo që të dy palët kanë refuzuar t’i ofrojnë listat.
Asistenti i deputetit, pos kësaj, gëzon edhe 30 për qind të shtesave dhe nga 5 euro për shpenzime ditore që dalin nga buxheti i Republikës së Kosovës.
Koeficienti për ta paguar atë është më i lartë sesa i zyrtarëve nga fusha e sigurisë, arsimit dhe shëndetësisë. Mësimdhënësi i shkollës së mesme të ulët ka koeficientin 5.6, polici 5, zjarrfikësi 5 dhe infermieri 5.6.
Pagesa jo e dinjitetshme e policëve ka bërë që 40 zyrtarë të dorëhiqen përbrenda gjashtë muajve.
Kryetari i sindikatës, Imer Zeqiri ka treguar për Gazetën Insajderi se pothuajse çdo ditë pranojnë ankesa nga zyrtarët policorë.
“Shumica e pjesëtarëve të policisë, për mos me thënë të gjithë kanë ankesa për mos pagesën e shtesave dhe kushteve tjera”, tha ai.
Që nga implementimi i ligjit të ri të pagave, pjesëtarët e policisë nuk e kanë marrë shtesën për rrezikshmëri në punë – Për këtë, Zeqiri thotë se është nënçmuese pasi që ata ekspozohen 24/7 ndaj rrezikut për shëndet dhe jetë.
Insajderi raportoi vitin e kaluar se 70 ushtarë janë larguar me vetdëshirë nga shërbimi në Forcën e Sigurisë së Kosovës gjatë 2022-ës.
Një punëtor 44-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Itali për shkak të vapës teksa po punonte në sinjalistikën rrugore të një terreni ekologjik në Lodi.
44-vjeçari ishte duke lyer me bojë sinjalistikat e rrugës kur u rrëzua në tokë. Temperatura 40 gradë bëri që ai të rrëzohej në asfalt dhe të pësonte atak në zemër. Punëtori u transportua me urgjencë në spital, por ai ndërroi jetë edhe pse tentativat për ta ringjallur vazhduan për një kohë të gjatë.
Mjekët thanë se shkaku i vdekjes, një atak në zemër, lidhej me valën e nxehtësisë afrikane që ka prekur Italinë prej disa ditësh.
Sekretari kombëtar i së majtës italiane, Nicola Fratoianni tha se duhet të merren masa të menjëhershme që raste të tilla mos të përsëriten për shkak të vapës
Nuk mund të vdesësh në punë, nuk mund të vdesësh nga nxehtësia e madhe. Në këto ditë po përballemi me një valë të nxehti anormale dhe nivele të padurueshme. Ndoshta është rasti që në orët më të nxehta merren të gjitha masat e dobishme për të shmangur tragjedi si ajo që ndodhi në Lodi.
Është publikuar pjesa e tretë të audio-incizimeve të Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së dhe Slavko Simiq, ish-deputet i Listës Serbe.
Në të Kusari e akuzon Ramush Haradinajn, kryetar i AAK-së, për fryerje të listave të veteranëve të UÇK-së dhe e ofendon rëndë Uran Ismailin e PDK-së, duke e quajtur idiot patetik.
Përveç këtyre qëndrimeve ofenduese, Kusari-Lila ka bërë edhe një deklaratë skandaloze.
Ajo e uli veprën e Enver Zymberit, heroit të Kosovës, që ishte shpallur nga presidentja Atifete Jahjaga, i cili ra në krye të detyrës gjatë aksionit në veri në korrik të vitit 2011, që kishte për qëllim vënien nën komandë të pikave doganore 1 dhe 31.
Kusari e cilësoi rënien heroike të Zymberit si “atë policin Enver Zymberi që e kanë vrarë”
“Aq ma bën për Uran Ismailin. Ai është… Ka vdekur ai lajm. Ai është idiot patetik, të them. Urani ka qenë shok i imi. Me Uranin kemi qenë në Qeveri, kur unë kam qenë Ministre. Me Uranin kemi pasur shoqëri të mirë. Urani ka qenë një nga djemt urbanë që kanë shkuar në PDK”.
“Kemi pasur marrëdhënien më të mirë. Urani, dy herë, jo një herë, dy herë, publikisht, më ka sulmuar në mënyrën më të ultë. As të tjerët nuk kanë bërë çfarë ka bërë ai. Herën e parë e ka bërë, e di atë policin Enver Zymberi që e kanë vrarë, po flisnim për gjendjen në energji në Komision, ai ende ishte deputet atëherë, dhe ai ka thënë pse ende po presim atë gjendjen tjetër dhe implementimin e marrëveshjen për energjinë. Dërgojeni policinë dhe le të rregullohet. E di atë që keni thënë ju që të mos bëhet në veri”, deklaron Kusari-Lila.
E krejt diçka tjetër kishte deklaruar Kusari-Lila në vitin 2011, kohë kur ajo ishte pjesë e Qeverisë së Dytë të Hashim Thaçit, ish-kryeministër i Kosovës.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se të mërkurën, 12 korrik, janë hasur mbetje mortore të së paku tre personave që sipas ekspertëve mjekoligjorë mund t’i përkasin luftës së fundit në Kosovë.
Krahas gërmimeve në lokacione të ndryshme si në Prishtinë, Podujevë dhe Kamenicë, ekipet e IML-së dhe Policisë së Kosovës, kanë vazhduar gërmimet në lokacionin e quajtur “Vidimiriq”, në veri të Kosovës.
“Pas ekzaminimit më të hollësishëm, dhe pas konfirmimit të ADN-së, do t’iu njoftojmë me saktësi për rezultatet e këtyre gjetjeve”
Ndërsa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se pas pranimit të rezultateve të ADN-së, trupat do t’iu dorëzohen familjarëve.
“Ekspert nga IML, përfaqësues nga KQPZH të shoqëruar nga policia, EULEX dhe ICRC, kanë arritur të bëjnë zhvarrimin e tre trupave në Vidimiriq të Mitrovicës së Veriut, persona të zhdukur nga lufta e fundit ne Kosovë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Janë publikuar tashmë edhe incizimet e reja mes Mimoza Kusarit dhe Sllavko Simiqit nga gazetari Berat Buzhala. Në këto incizime të reja, shefja e deputetëve të VV-së heshtet më pak se sa në pjesët paraprake duke provuar ta bindë deputetin e atëhershëm të Listës Serbe për konstruktivitetin e saj derisa fyen kolegët e tij shqiptarë.
Kusari i flet Sllavko Simiqit në veten e parë, dhe i shpreh në këto incizime keqardhjen e saj që duhet të takohen në mënyrë të fshehtë.
“Dëgjo Sllavko, më vjen vërtet keq për gjithçka që po ndodh. Unë, nga të gjithë njerëzit këtu, do të dëshiroja që së pari Kuvendi të funksionojë si duhet. Ti e di që unë nuk kam qenë me Vetëvendosjen kur kanë bërë atë çfarë kanë bërë…” – dëgjohet duke i thënë Kusari politikanit Simiq qysh në nisje të incizimeve të sotme.
Kujtojmë që Kusari kishte qenë mjaft kritike ndaj mënyrës se si protestonte Vetëvendosje në vitet 2015 dhe 2016, e ku përfshihej edhe gazi lotsjellës në seancat e Kuvendit gjë që e pamundësonte funksionalizimin e tij.
Deputetja nga Gjakova më pas provon ta bindë Simiqin se ajo nuk ka dhe nuk ka pasur “agjendë destruktive.”
Më pas, znj. Kusari provon të shfajësohet për disa deklarata që i ka bërë në lidhje me Listën Serbe sa i përket çështjes së veteranëve të luftës. Në atë kohë veteranët po protestonin kundër vendimit të qeverisë për të mos i përfshirë në ligjin për pagë minimale. Kusari flet për veteranët me z. Simiq, përkundër deklaratave në të cilat pretendon se nuk flet për veteranët me z. Simiq.
Mimoza Kusari më pas e akuzon te Sllavko Simiqi ish-kryeministrin Haradinaj dhe “këta të PDK-së” për fryrjen e listave të veteranëve të luftës. Në një moment, derisa po flisnin për TRUST-in pensional, ajo i drejtohet Simiqit me fjalët: “…a e din bre ti kush është Bekim Haxhiu?” në mënyrë pezhorative.
Ajo fjalë të këqija para Simiqit flet edhe për Uran Ismailin, të cilin e quan “idiot patetik” megjithëse e pranon se me të kishte pasur dikur shoqëri.
“Aq ma bën për Uran Ismailin. Ai është… Ka vdekur ai lajm. Ai është idiot patetik, të them. Urani ka qenë shok i imi. Me Uranin kemi qenë në Qeveri, kur unë kam qenë Ministre. Me Uranin kemi pasur shoqëri të mirë. Urani ka qenë një nga djemt urbanë që kanë shkuar në PDK.” – dëgjohet derisa i thotë shefja e grupit parlamentar të VV-së.
Kujtojmë se në incizimet e publikuara dje dhe pardje evidentohej pranimi që Mimoza Kusari e bënte se kishte folur me Millan Radojiçiqin, të dyshuarin për krime të ndryshme në Kosovë.
Janë bërë më shumë se një vit nga votimi në lexim të parë i projektligjit për pagën minimale. Në ditët kur pritej vendimi në lexim të dytë, ka ndodhur e papritura.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se projektligji për pagën minimale do të tërhiqet në tërësi.
Me projektligjin që kaloi gjysëm e punës në Kuvend, paga minimale në Kosovë do të bëhej 264 euro bruto, apo 250 euro neto.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Qeveria e Kosovës e ka në plan që në diskutimin e ri paga minimale të jetë më e madhe se 300 euro.
Në seancën parlamentare që do të mbahet nesër, shqyrtimi i pagës minimale do të jetë temë diskutimi në pikën e 15 të diskutimit.
Por, Qeveria e Kosovës nesër pritet ta tërheqë këtë pikë për ta plotësuar në diskutimet e ardhshme.
“Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore” është njoftimi i Kuvendit për pikën e nesërme që me shumë gjasë do të tërhiqet në seancën e nesërme.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit me inicialet S.T, i nacionalitetit serb.
Burime të Indeksonline thonë se bëhet fjalë për Sllagjan Trajkoviq, ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës.
Më poshtë njoftimi i plotë i Prokurorisë Speciale:
Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurit të lartcekur është ngritur për shkak të dyshimit se gjatë kohës së luftës në Kosovë, në periudhën kohore 1998-1999, në fshatin Reznik, komuna e Vushtrrisë dhe në fshatrat përreth të rajonit të Vushtrrisë, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë, duke shkelur rëndë rregullat e të Drejtës Ndërkombëtare si pjesëmarrës i forcave policore dhe ushtarake serbe ka kontribuar në vrasje, bastisje, rrahje, maltretimit, arrestimit, torturë, trajtim në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtja në kushte skllavërie, dëbimin dhe depërtimin të mijëra civileve shqiptarë si dhe masat e plaçkitjes, djegies dhe shkatërrimit të shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptarë që nuk kanë marrë pjesë drejtpërdrejtë në konflikt me ç’rast ka shkelur rëndë rregullat e të drejtës ndërkombëtare gjatë kohës së luftës, konkretisht nenin 3 paragrafin 1 shkronja a, b, c, të përbashkët me katër konventa (1a dhe b) të përbashkët për katër Konventat e Gjenevës të datës 12 Gusht të vitit 1949 dhe Protokollet shtesë (protokollin I).
Me këto veprime i pandehuri S.T. në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të panjohur të njësisë së përmendur të policisë serbe dhe persona tjerë të armatosur dhe të uniformuar ka kryer veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullatës civile’’, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 142 dhe 22 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë aktualisht i inkriminuar si krime kundër njerëzimit nga nenin 143 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4, 1.6 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.