Ballina Blog Faqe 51

Vapa e padurueshme! Spikeri në Austri hedh ujin mbi kokë gjatë edicionit të lajmeve (Video)

0

I nxehti ka përfshirë të gjithë Evropën dhe temperaturat arrijë mbi 40 gradë Celsius. Për të përballuar vapën shkojnë drejt pishinave apo plazheve. Por, nuk ka asnjë zgjidhje për ata që detyrohen të punojnë edhe në këto ditë të nxehta.

Por, një spiker në Austri duket se e ka gjetur zgjidhjen. spikeri austriak i lajmeve Armin Wolf derdhi një shishe ujë mbi kokë teksa ishte në transmetim live.

Ky vend është një ndër disa në Evropë që po provon temperatura mbi 30 gradë Celsius. E hëna e 10 korrikut ishte dita më e nxehtë deri më tani në Austri. Një studim i ri tregoi se kishte 419 vdekje të lidhura me nxehtësinë në vend vitin e kaluar, më shumë vdekje sesa në aksidente trafiku.

Video

Revoltohet Vuçiq me ShBA-të: Pse Vulini non grata e Xhelal Sveçla jo?

0

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se Thesari i SHBA-së nuk ka vendosur sanksione ndaj kreut të Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë (BIA) Aleksandar Vulin për ndonjë krim dhe korrupsion, por për shkak të marrëdhënieve të tij me Rusinë.

Madje ai pyeti pse këto sanksione u vendosën ndaj Vulin-it e jo ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla.

“Pyetja ime është se si ka sanksione kundër Vulin, por jo sanksione ndaj Sveçlës? Epo, nuk jam budalla, e di se çfarë kam folur gjatë gjithë këtyre muajve dhe çfarë të kam thënë dhe çfarë më është thënë mua”, ka thënë Vuçiq.

“Nuk do të ketë sanksione për të, sepse ne e dimë se si duhet të vendoset një ekuilibër. U vendosën sanksione kundër meje në vitet ’90 dhe nuk më interesonte shumë sepse as amerikanët dhe as rusët nuk do ta udhëheqin politikën time. Politika që unë drejtoj duhet të jetë e mirë për Serbinë dhe popullin serb” tha Vuçiq.

“Kom me t’vra nëse ma merr çikën”-Si e kërcënoi Fero me jetë gruan e tij

0

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për arrestimin e reperit gjilanas, Feronit Shabani, i njohur me emrin artisik Fero, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, modeles së njohur, Arbenita Ismajli.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në banesën e çiftit në Gjilan, ku pas një konflikti verbal mes tyre, Fero dyshohet të ketë eskaluar në dhunë fizike duke e goditur me grusht modelen dhe të njëjtës ia ka thyer edhe telefonin.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë se Arbenita e shqetësuar është larguar nga banesa ku bashkëjeton me të dyshuarin dhe vajzën e tyre dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës.

Sinjali mëson se sipas dëshmisë së Arbenitës, Fero e ka kërcënuar edhe me jetë, duke i thënë se do e vrasë nëse ia merr vajzën.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë Feron, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që Feros t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Musliu krahason Kurtin me Hitlerin: E kemi neglizhuar të gjithë, sot Kosova po ia sheh sherrin

0

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu thotë se është bërë gabim që kryetari i Vetëvendosjes dhe kryeministri, Albin Kurti është neglizhuar në fillimet e tij.

Sipas saj, njësoj ishte neglizhuar edhe diktatori gjerman Adolf Hitler, të cilit ia pa sherrin e gjithë bota.

“Fatkeqësia më e madhe e Lëvizjes Vetëvendosje është që është udhëhequr nga Albin Kurti, Albin Kurtin të cilin e kemi neglizhuar të gjithë. E kemi neglizhuar edhe ne, e keni neglizhuar edhe ju analistët edhe mediat edhe qytetarët. Njerëzit si Albin Kurti nuk duhet të neglizhohen, njëjtë është neglizhuar në atë kohë edhe Hitleri e ja ka pa sherrin krejt bota. Dhe Albin Kurti është neglizhuar nga të gjithë dhe po ia sheh sot sherrin Kosova. Albin Kurti edhe në kohën e Rambujesë u kanë kundër. Edhe në bisedimet e Vjenës u kanë kundër”, ka thënë Musliu.

Sipas Musliut po t’i ndalet Kurtit paga e beneficionet, ai nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Edhe për shpalljen e pavarësisë u kanë kundër. Kur krejt Kosova e bota kanë festuar, kur brenda muajit janë ba 100 njohje, Albin Kurti ende sot nuk ta pranon Kosovën. Ndalja pagën Albin Kurtit, nuk ta njeh Kosovën sot. Ta garantoj, Albin Kurtit ndalja pagën, ndalja luksin, ndalja beneficionet, nuk ta njeh sot pavarësinë e Kosovës, shtetin e Kosovës. Çfarë ka arrit Kurti me krejt këtë histori të veten, ka arrit që nga dikur për Kosovën që u fol si shtet në qarqet botërore, sot flitet për Kosovën temë. Sot Kosova nuk përmendet si shtet, përmendet si temë, si krizë”, ka thënë ajo në Tëvë 1.

Dënohet me 15 vite burg daja “monstër”, përdhunoi nipin e mitur

0

Një 42-vjeçar nga Kosova është dënuar me 15 vite burg pasi gjykata e shpalli fajtor për përdhunimin e nipit të tij të mitur para dy vitesh.

Kokollari u shpall fajtor për përdhunimin e nipit të tij, ngjarje e ndodhur në 4 Nëntor 2021 në Prizren,ku i mituri kishte shkuar me pushime.

Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka shpallur sot vendimin për shtetasin nga Kosova Belul Kokollari, i akuzuar për kryerjen e veprës penale.

Vendimmarrja e gjykatës u mbështet në provat e shqyrtuara dhe të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor të kësaj çështjeje.

Denoncimi në Komisariatin e Policisë së Beratit u bë nga nëna e të miturit, në 10 Nëntor 2021.

Ajo denoncoi në polici vëllain e saj Belul Kokollari, duke pretenduar se ai kishte abuzuar me djalin e saj të mitur.

Ajo deklaroi asokohe në polici se është shtetase kosovare dhe e martuar në Berat, ku jeton me bashkëshortin e saj në lagjen “28 Nëntori” dhe se çdo 3-muaj shkonte në Kosovë për të vizituar vëllezërit e saj.

Në datën 4 Nëntor 2021 ajo ishte nisur me djalin e saj drejt Kosovës, ku ka qëndruar deri në datën 9 Nëntor dhe kur ishte kthyer në Shqipëri djali i kishte treguar gjithçka.

Kusari Lila: Do ta padis Berat Buzhalën

0

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës ka folur pas publikimit të pjesës së dytë të përgjimeve me zyrtarin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, teksa ka paralajmëruar padi ndaj gazetarit Berat Buzhala.

Ajo ka thënë se në videot e publikuara përpos se “biseda është e cunguar”, përmban edhe interpretime dhe komente të vazhdueshme të gazetarit Buzhala, me të cilin paralajmëron se do të ballafaqohet në gjyq.

“Sot biseda e lëshuar, përveç se është e prerë, e cunguar përmban edhe interpretime dhe komente të vazhdueshme të Berat Buzhalës për të cilat do të ballafaqohemi në gjyq. Si e parë e punës, është incizimi i paautorizuar nga Sllavko Simiq. Si e dytë e punës, është mosmarrja e asnjë konfirmimi nga unë lidhur me këto incizime nga Berat Buzhala, dhe si e treta komentet, nxitja, fyerja dhe cenimi i integritetit-personalitetit”, u shpreh ajo.

Kusari-Lila gjithashtu tha se komentet që Buzhala i thotë gjatë shkëputjeve të videove, sipas saj janë të rrezikshme.

“Komentet që bëhen në mes të shkëputjeve fillon ajo pjesa në të cilën në mënyrë të rrezikshme në raport të fjalës së lirë dhe keqpërdorimit të fjalës së lirë, Berati hynë duke fillu prej asaj çka rithekson e komenton disa herë, e deri te pjesa tjetër”, tha ajo në ATV.

I shpallur non-grata nga SHBA-ja| Kush është Vulin dhe cila është e kaluara e tij kriminale

0

Aleksandar Vulin, është emëruar sot drejtor i BIA-s (Shërbimi Informativ Serb). Vulin është zgjedhur sot në atë pozitë në seancën e Qeverisë së Serbisë, raporton Nova.rs.

Para se të bëhej ministër i Policisë ka qenë ministër i Mbrojtjes, ndërsa para kësaj ka qenë në krye të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Ai ishte edhe drejtor i të ashtuquajturës  Zyrë për Kosovë

Ligji për Agjencinë e Informacionit të Sigurisë e ndalon normalisht marrjen në punë të figurave partiake në BIA, por kjo nuk e pengoi qeverinë aktuale të emërojë në krye të këtij shërbimi Vulin, i cili është edhe president i Lëvizjes Socialiste

Kush është Vulin dhe lidhjet e tij me Moskën dhe Putinin

Aleksandar Vulin jo vetëm që nuk fsheh, por mburret se ka marrëdhënie të mira me zyrtarët rusë, nxit të tjerët, përhap gjuhën të urrejtjes, kjo do të thotë se shërbimi do të abuzohet edhe më shumë dhe do të ndikojë në përçarje dhe përballje me disidentët politikë.

Në një intervistë për “Vreme”, Predrag Petroviq, ekspert i sigurisë që është marrë me shërbimet sekrete dhe ndikimin e tyre në jetën politike, ekonomike dhe shoqërore, konstaton se në dhjetë vitet e fundit shërbimet sekrete kanë filluar të funksionojnë si në vitet nëntëdhjetë, citon Sejdinoviq.

“Që do të thotë se janë nën kontroll të fortë partiak dhe personal, merren me punë në anën tjetër të ligjit, anashkalojnë kompetencat e tyre dhe bashkëpunojnë me grupet kriminale për të arritur interesat e tyre dhe për të financuar punën e tyre. Ai e krahasoi gjendjen aktuale në BIA me periudhën kur shërbimi drejtohej nga Rade Markoviq, pasojat e një abuzimi të tillë mund të jenë katastrofike”, thotë Sejdinoviq.

Ai beson se prandaj është e rëndësishme të hidhet dritë mbi mistifikimin e shërbimeve sekrete, pasi, thotë ai, kultura serbe është e fiksuar pas tyre, veçanërisht ato të huaja.

“Serbia është interesante nga pikëpamja e sigurisë dhe nga ana tjetër ka një rrëfim interesant në mediat e regjimit, ku vihen në dukje vazhdimisht shërbimet e huaja, të cilat bredhin nëpër vend, na kujton vitet nëntëdhjetë, ku tregimi ishte se ne nuk kishim faj për asgjë, por dikush tjetër ishte grindur me ne. SNS kërkon që shërbimi sekret të fajësohet për atë që ka bërë vetë. Aspekti se si funksionon BIA në rajon është gjithashtu i rëndësishëm, është bërë keq, e skualifikojnë Serbinë dhe BIA-n sepse ata njerëz që kanë vepruar nuk kanë punuar profesionalisht, kanë qenë arrogantë, kanë kompromentuar veten dhe gjithë vendin, çfarë kuptimi kanë veprimet e BIA-s në rajon”, tha Sejdinoviq.

Ai thekson se problem madhor është mungesa e kontrollit civil dhe parlamentar të shërbimeve të sigurisë.

“Aty edhe brenda SNS-së shohim divergjencë. Në një periudhë nga viti 2014 deri në vitin 2016, kryetar i Komisionit Parlamentar për Kontrollin e Shërbimeve të Sigurisë ishte një kuadër progresiv, Momir Stojanoviq, ai u përpoq të bënte diçka, por shpejt u zëvendësua dhe u margjinalizua, dhe prej atëherë e deri më sot, s’ka asnjë shenjë e kontrollit civil të shërbimit. Nën kontroll janë vënë edhe dy institucione – komisioneri për informacione të rëndësishme dhe mbrojtësi i qytetarëve. Që nga pensionimi i Sasha Jankoviqit dhe Rodoljub Shabiqit, ato institucione nuk i kontrollojnë shërbimet e sigurisë”, shton ai.

Sejdinoviq thotë se qeveria ka treguar se kur shteti nuk ka përgjigje për pyetje të rëndësishme, prodhon kriza.

“Pjesë e kulturës sonë është të zgjidhim një problem duke e bërë atë më të madh. Mund të shohim që kur qeveria dëshiron të largojë vëmendjen nga çështjet urgjente, prodhon kriza, është në media dhe pastaj mbulohet çështja, që ndodhi një muaj më parë kur u shpall lufta. Për mua, pyetja kryesore është nëse gjërat mund të dalin jashtë kontrollit, kjo është lojë serioze me zjarr. Presidenti i Serbisë ra në grackën klasike në të cilën bien diktatorët, ai u rrethua me një roje pretoriane që tregon atë që dëshiron të dëgjojë, mendoj se ka humbur lidhjen me realitetin shumë kohë më parë”, thotë Sejdinoviq.

Dorëzohet Kurti: Pajtohet të zvogëlojë praninë policore dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri

0

Qeveria e Kosovës njoftoi se është pajtuar që të zvogëlojë praninë policore në veri dhe të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën.

Ky pajtim u arrit gjatë një takimi joformal që u mbajt në Bratisllavë midis zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Pas takimit të 10 korrikut, Bislimi dhe Lajçak njoftuan se ka pajtim për hapat e parë drejt shtensionimit të situatës në veri të Kosovës, por nuk saktësuan se për çfarë bëhet fjalë.

Bashkimi Evropian kishte paraqitur disa kërkesa për uljen e tensioneve në veri, që nisën në fund të majit, pasi kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Kërkesat e BE-së për Kosovën dhe Serbin

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, më 22 qershor ka paraqitur kërkesat e bllokut evropian për Kosovën dhe Serbinë, lidhur me shtensionimin e situatës në veri:

Kosovës i kërkohet që menjëherë të pezullojë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri dhe që katër kryetarët komunalë përkohësisht të ushtrojnë detyrat e tyre në objekte alternative

Serbisë i kërkohet të sigurojë që protestuesit të tërhiqen nga ndërtesat komunale paralelisht me tërheqjen e Policisë së Kosovës

Të dyja shteteve u kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme lokale, sa më shpejt që të jetë e mundur, në katër komunat në veri të Kosovës, me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve të Kosovës në to

Në të kaluarën, Beogradi ka luajtur rol kyç në pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e organizuara në Kosovë

Që atëherë, serbët lokalë po protestojnë në veri, duke kërkuar që përveç kryetarëve, të tërhiqen edhe njësitë speciale policore nga veriu.

Edhe më herët, krerët shtetërorë në Kosovë janë shprehur të gatshëm që të organizojnë zgjedhje të reja në komunat në veri, por kanë kërkuar që ato të përgatiten, në mënyrë që të mos ketë bojkotim.

Zgjedhjet e 23 prillit, nga të cilat dolën kryetarët e rinj shqiptarë në katër komunat në veri, ishin bojkotuar nga partitë dhe popullata serb.

Nexhmedin Spahiu sulmon Mimoza Kusarin: Me qenë që i dëgjon shefat nuk i kish ndërru 5 shefa

0

Pas publikimit të incizimeve të shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me ish-deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, në emisionin “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, Analisti Nexhmedin Spahiu ka thënë se çdo gabim që e bënë kthehet. Ai tutje ka thënë se nuk është takuar asnjëherë me Radojiçiq.

“Mua nuk po më duket e çuditshme, në Kosovë ndodhin gjëra shumë më të tmerrshme sesa ky diskutim. Nuk është goditje për VV-në sikur të ishte Xhelal Sveçla, ka thënë Spahiu.

“Me qenë Mimoza Kusari që i dëgjon shefat nuk i kish ndërru 5 shefa”, tha Spahiu.

Horror| Gjendet trupi i një fëmije pa kokë në plazh

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë ku trupi i një fëmije pa kokë është gjetur në një plazh.

Kryebashkiaku i Ronda de Berra Per Virgili ka theksuar se trupi i fëmijës, që besohet të jetë midis dy dhe tre vjeç, u zbulua mëngjesin e kësaj të marte në një plazh në resortin Costa Dorada të Roda de Bará, në bregun lindor të provincës Tarragona.

Sipas tij dyshohet se fëmija mund të ishte në një varkë emigrantësh që u përmbys në Mesdhe. Ndër të tjera në media thuhet se përveç kokës në trup mungojnë edhe pjesë të tjera.

Oficerët e Gardës Civile rrethuan zonën dhe zhvendosën vendasit dhe pushuesit në zona të tjera të plazhit përpara se mjekja ligjore të miratonte heqjen e trupit.

Ndërkohë pritet ekspertiza për të zbuluar dhe shkakun e vërtet të ngjarjes./abcnews.al