Ballina Blog Faqe 49

14 vjeçari vret me pushkë gjuetie vëllain 12 vjeçar në Serbi

0

Në fshatin Međuluzhje afër Mlladenovcit në Serbi, dje rreth orës 13.00 ka ndodhur një tragjedi e tmerrshme familjare, ku Aleksandar L. 14 vjeçar me pushkë gjuetie ka vrarë vëllain e tij Nikola L. 12 vjeçar.

Siç mëson Novosti, djemtë ndodheshin në shtëpi me gjyshen e tyre, ndërsa prindërit e tyre ishin në punë. Ata po luanin në oborr dhe më pas, gjoja, u grindën se cili nga të dy do të hynte i pari në pishinë për të notuar. Më pas vëllai i madh ka hyrë në shtëpi dhe ka marrë një pushkë gjuetie. Ai vrapoi jashtë, i drejtoi pushkën vëllait të tij dhe e qëlloi. Sulmi fatal e ka goditur Nikolën në kokë dhe e ka vrarë.

Duke parë se çfarë ndodhi, gjyshja e djalit vrapoi në oborr, dhe filloi të thërrasë fqinjët duke bërtitur: “Thirrni ambulancën dhe policinë, shpejt”.

Ndërkohë, babai i djalit u njoftua për tragjedinë dhe ai pothuajse erdhi me vrap në shtëpi. Gjatë asaj kohe, djali i madh filloi të ikë nga oborri duke bërtitur: ”

Kam vrarë vëllanë, kam vrarë vëllanë, çfarë do të bëj tani?”

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje në shtëpinë e djalit. Për fat të keq, për Nikollën nuk pati shpëtim dhe Aleksandri shpejt u gjet dhe u dërgua në paraburgim. Policia ndaloi edhe gjyshen e djemve me dyshimin se e mbante pushkën e gjuetisë, e cila me shumë gjasa i përkiste bashkëshortit të saj tashmë të ndjerë, të siguruar në mënyrë joadekuate dhe pa leje.

Policia ka hetuar për më shumë se katër orë, ka marrë në pyetje pronarët e shtëpisë, ndërsa ekspertët mjeko-ligjorë kanë marrë të gjitha gjurmët materiale. Se si ndodhi saktësisht kjo tragjedi e madhe familjare do të përcaktohet nga hetimi. Sipas informacioneve të para, jozyrtare, dyshohet se arma ishte e mbushur, se Aleksandar, me shumë gjasa, as nuk e dinte  të mbushte armën dhe se vrau aksidentalisht vëllain e tij.

Duke qenë se është 14 vjeç, ai mund të përgjigjet për krimin që ka kryer. Gjatë gjithë kohës që po vazhdonin hetimet, nga shtëpia dëgjoheshin të qara dhe vajtime.

Lidhur me këtë rast folën edhe fqinjët e familjes, kjo është një tragjedi e madhe dhe nuk mbaj mend të ketë ndodhur diçka e tillë në këtë zonë, deklaroi një fqinjë. Familja e djalit u shpërngul këtu nga Kosova gati 40 vjet më parë. Asnjëherë nuk kanë shkaktuar probleme, as ata, as fëmijët. Përkundrazi, ata janë gjithmonë aty për të ndihmuar lagjen nëse është e nevojshme. Së fundmi ka ndërruar jetë gjyshi i djemve.

Këto raste kanë filluar të ndodhin shumë shpesh në Serbi, pasi kohë me parë ndodhën dy vrasje masive nga të cilat mbetën të vdekur dhjetëra persona.

E tmerrshme: Kosovari e lidh gruan dhe e rrah, dyshohet se ia dogji organin gjenital për shkak të tradhtisë

0

Një rast i rëndë i dhunës në familje dhe mjaft i frikshëm ka ndodhur në një familje në Graçanicë, ku viktimë edhe kësaj radhe rezulton të jetë një grua, e cila u rrah brutalisht nga bashkëshorti i saj. E keqja që iu kanos asaj, përveç se është e tmerrshme, po qe se realizohej mund të përfundonte tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në fund të muajit qershor, por detajet tronditëse janë zbuluar së fundmi, pasi gruaja e cila është viktimë e këtij rasti ka rrëfyer dhunën që e ka përjetuar nga burri i saj, në shtëpinë e tyre.

Sinjali mëson se i dyshuari T.B., fillimisht ka pasur një konflikt verbal me gruan, të cilën e ka akuzuar për tradhti, e më pas të njëjtës ia ka lidhur duart e këmbët dhe e ka sulmuar fizikisht me një kabllo. Për të mos mbaruar me kaq, ai ka shkuar edhe më tej, me veprime të tmerrshme.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, viktima ka deklaruar se burri i saj ka ndezur një zjarr, me qëllimin që t’ia djegë organet gjenitale, ku për pasojë i ka shkaktuar plagë në trup.

Përballë kësaj situate, gruaja fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në spital, si pasojë e djegieve që pësoi, ndërsa tek gjatë ditës së djeshme është dëgjuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Pas mbledhjes së dëshmive për rastin, Prokurori ka urdhëruar arrestimin dhe ndalimin e të dyshuarit, si dhe nisjen e hetimeve ndaj tij në drejtim të veprës penale “Dhuna në familje”.

Serbi Jabllanoviq këshillon krerët e Kosovës: Dëgjoni këshillat e SHBA-së

0

Ish-ministri në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq në emisionin“Politiko” në televizionin Kanal 10 ka këshilluar krerët e Kosovës që të dëgjojnë këshillat e SHBA-së.

“Nuk jam aq i aftë të flasë për marrëdhëniet Kosovë-Amerikë, është një çështje më e madhe nëse flas nga perpektiva ime. Por, besoj se njerëzit në Kosovë e duan Amerikën, dhe Amerika gjithashtu interesohet shumë se çfarë po ndodhë këtu, dhe besoj se disa liderë politikë këtu në Kosovë duhet të dëgjojnë më shumë se çfarë u thonë liderët amerikanë”, tha ai.

Ai gjithashtu tha se ambasada amerikane ka qenë e vetmja adresë në Kosovë, që jemi të përfshirë në politikë.

“Erdha sot këtu me ftesë të ambasadës amerikane. Për mua është shumë e rëndësishme, sepse është e sigurt që Amerikës i intereson dhe shqetësohet për çdo gjë që ndodhë këtu në vend. Ka vetëm diçka çka mund të them për ambasadën amerikane. Ka qenë e vetmja e adresë në Kosovë, që neve serbëve që jemi të përfshirë në politikë, që nga fillimi i vitit të kaluar, për çdo situatë problematike dhe serioze që ka pasur, na kanë thirrur, kemi diskutuar, na kanë dëgjuar, tani është kënaqësia ime të jem këtu”, shtoj ai.

Rama: Me Kurtin shkruaj në Whatsapp, rrallë kthen përgjigje

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë detaje interesante për mënyrën se si komunikon me homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti.

Rama në Klan Kosova, tha se me Kurtin, bisedon në aplikacionin Whatsapp, por thekson se ai rrallë i kthen përgjigje, edhe në ato përgjigje vazhdimisht sipas Ramës, Kurti i ripërsëritë qëndrimet e tij.

“Debatet me Albinin i zhvilloj në Whatsapp, unë flas ai dëgjon por nuk flet. Rrallë përgjigjet. Nuk ka rëndësi është mënyrë komunikimi, ose përsërit të njëjtën përgjgije vazhdimisht, për ta përforcuar mesazhin”, ka thënë ai.

Petkoviq: Policia e Kosovës sërish hyri në territor të Serbisë, kemi video-dëshmi

0

Në një konferencë për media, i ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, pretendoi se “sërish” Policia e Kosovës ka hyrë në territor të Serbisë “500 metra matanë vijës administrative”.

Për këtë ai thotë edhe se ka “video dëshmi të pamohueshme”

“Një zyrtar policor nga Bujanovcinga pikëkalimi i Breznicës ka vërejtur një automjet të Policisë së Kosovës në drejtim të Karaçevës drejt fshatit të Breznicës, që po shpejtonte”, ka thënë ai.

“Do t’ua dërgojmë këto regjistrime të gjithëve nga komuniteti ndërkombëtar, sepse këtu vetëm Albin Kurti shkel të gjitha marrëveshjet. Kjo video tregon se ata kanë hyrë me automjet policor. Të tregon nivelin e gënjeshtrave dhe propagandës. Alicia Kearns, e cila akuzon Kishën Ortodokse Serbe, duhet ta shoh gjithashtu këtë video, të vërtetën e vetme që njerëzit e Kurtit janë të armtaosur”, ka thënë ai.

Petkoviq akuzon Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçlën, për “shkelje brutale të Rezolutës 12/44 dhe Marrëveshjes së Kumanovës”.

“Me i kapë dytë e me i rrahë” – Qytetarët komentojnë raportin Kurti-Rama

0

Qytetarët në kryeqytet kanë mendime të ndryshme për raportin e Kosovës me Shqipërinë. Kryeministri shqiptar, Edi Rama do të udhëtojë sot në Kosovë, por ende nuk dihet nëse do të pranohet në takim nga homologu i tij, Albin Kurti. Të dy kryeministrat po fajësohen nga qytetarët, të cilët thonë se kjo do të ndikojë në raporte të tjera ndërkombëtare. Por, një pjesë e tyre po fajëson Ramën, meqë konsiderojnë se ai “po përzihet” në punët e Kosovës.

Qytetari nga Prishtina, Muharrem Kasumi thotë se fajin për këtë situatë e ka kryeministri shqiptar, Edi Rama, për të cilën vlerëson se nuk është duke dhënë kontribut pozitiv në situatën aktuale.

“Pash Zotin këqyre, qysh kanë thanë ata pleqtë “me i kapë dytë e me i rrahë ish kanë mirë”. Po tash me këqyrë me nda drejtësinë, Albin Kurti është duke e mbrojt shtetin e Kosovës, Edi Rama është duke u përzier në punët e Kosovës duke mos dhënë një kontribut pozitiv, duke menduar se e ka bërë një propozim i cili është ma i volitshëm ndoshta për Serbinë sesa për Kosovën. Kjo do të thotë shkelja e autonomisë së shtetit të Kosovës”, shprehet ai për KosovaPress.

Për më tepër, ai thotë se të dy liderët e Kosovës e Shqipërisë duhet të jenë bashkë. Raportet e Kurtit dhe Ramës, siç thotë ai, po e ndihmojnë Serbinë.

“Tek ne gjithë në histori, populli shqiptar sa herë ka qenë një rast i mirë rëndësishëm, janë përça për interesa të ndryshme, ish dashtë me qenë të bashkuar më qenë unik dhe me bisedua….Takimi i Albin Kurtit jo që po e arsyetoj se ne jemi qytetarë, por meqenëse ata nuk kanë pranuar si shtete të bashkohen tash, e të bashkohen po i bie si ne një farë mënyre private kjo nuk ka rëndësi….Edhe Shqipëria edhe opozita edhe shqiptarët mashAllah se di negativisht po e them, janë duke i ndihmuar shumë Serbisë, nuk e di pse kështu, a është një farë rryme siç ka qenë, atëherë që ka qenë rryma e komunizmit, e stalinizmit apo ndonjë sindrom sikur sëmundje ose diçka ka hyrë, kjo që krejt për Serbinë për t’i ndihmuar”, shton ai.

“Albini kollitet në shtëpi të vet”, thotë qytetari Avni Shabani, i cili komenton raportet e kryeministrit Albin Kurti dhe Edi Rama.

“Mendoj se Albini ka të drejtë, mendoj se Albini qysh thotë populli “Albini kollitet në shtëpi të vetë”. Mendoj se Albini e dinë ma mirë, tash Edi Rama është përzier kohën e fundit pak në punët tona, po Albini ka të drejtë”, thotë ai.

Po ngjashëm mendon edhe qytetarja Dije Lika.

“Nuk dëshiron koment se popullata e din fort mirë se Albini ka shumë të drejtë Albini është i vendosur…Albini i din punët e veta ma mirë se çdo kush tjetër, Edin e njohim që s’është që e dëshiron Kosovën”, shton ajo.

Ndërsa, Fadil Curri konsideron se kjo situatë duhet të kalohet dhe në mes të dyja vendeve të ketë raporte të shëndosha.

 

“Raportet duhet të jenë të shëndosha, të mira, dhe të sinqerta mes dy kryeministrave, nuk ka diçka të pakalueshme”, thekson Curri.

Ka qytetarë të tjerë, të cilët e fajësojnë kryeministrin, Albin Kurti.

Xhevdet Podrimaj kritikon kryeministrin për mungesë diplomacie në çështje vëllazërore.

“Po është shumë shqetësuese vërtetë, sepse në fund të fundit, jemi një komb, për mendimin tim, këtu gabim është kryeministri jonë, sepse kjo ka të bëjë më shumë me diplomaci, sesa ka të bëjë me çështje vëllazërore. E mira dhe e keqja duhet të diskutohen, ndoshta ka informacion që për neve është relevant dhe në fund të fundit nuk duhet të injorohet”, thotë ai.

Më i ashpër është Isuf Gashi, i cili vlerëson se raportet mes dy kryeministrave janë “si lojë fëmijësh”.

“Si fëmija, hajde luajmë, hajde mos luajmë, kjo është marre, fëmija me bë këtë jo më këta, si kryetarë të qeverisë…Duhet me prit pa marrë parasysh, lë të jenë kush të jenë, ky po i thotë vëlla i madh për Edi Ramën”, përfundon ai.

Raportet jo të mira mes të dyja vendeve, Kenan Gashi vlerëson se do të ndikojnë negativisht në raportin ndërkombëtar.

“Në vazhdimësi raportet e tyre kanë qenë të këqija, kjo dëshmon dhe e argumenton se mes tyre nuk ekziston një raport i mirë. Në fakt jo që është i asaj politike, por kjo po tregon që është shumë personale mes tyre, dhe ç’ është më e keqja që do të ndikojë negativisht edhe në raportet e ndryshme që kanë të bëjnë me raportin ndërkombëtar. Në këtë rast diplomacisë dhe besoj që për Kosovën është një anë negative për shkak se kryeministri i jonë nuk mund ta ketë mbështetjen ashtu siç mund ta ketë nga një kryeministër shqiptar. Besoj se shumë shtete të ndryshme do ta kenë parasysh këtë raport”, vijon Gashi.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se sot janë dorëzuar në Ministrinë e Jashtme të Kosovës 13 marrëveshjet që janë paraparë të nënshkruheshin në mbledhjen e dy qeverive më 14 qershor.Ai ka shtuar se me këtë veprim ia ka hequr “merakun” Kurtit dhe se shpreson që pas kësaj të takohen.

Shembull| Qytetari dorëzon kuletën e mërgimtarit me afro dy mijë euro në Policinë e Vitisë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar nga Vitia ka dorëzuar në Polici kuletën e një mërgimtari të cilën e ka gjetur.

Sipas njoftimit të Policisë në kuletë kishte 1940 euro dhe 100 franga zvicerane

“Sot me datën 06.07.2023, rreth orës12:25 ka ardhur në Stacionin Policor Viti një qytetar me inicialet D.S. dhe deklaron se ka gjetur një Portofol me ngjyre te zezë, ne te cilën nuk kishte asnjë dokument identifikues, por në portofol ishte një shumë e parave në vlerë prej njëmijë e nëntëqind e dyzet euro dhe gjashtëdhjetë e pesë cent (1940.65) euro si dhe njëqind (100) franga zvicerane”, thuhet në njoftim.

Policia nëpërmjet rrugëve operative thuhet se ka arritur ta identifikojë mërgimtarin që i kishte humbur kuleta dhe ia ka kthyer atë në bazë të procedurave ligjore.

“Me rastin e kthimit i pranishëm ishte edhe qytetarit që e ka gjete portofolin. Pronari i portofolit falënderon Policinë e Kosovës edhe palën qe i ka kthyer portofolin”, thuhet në njoftim.

Lajmi i fundit: Treni godet një veturë, vdes shoferi

0

Sot rreth orës 12:45, Policia është informuar se në fshatin Videjё-Klinё, ka ndodhur njё aksident mes trenit tё udhёtareve dhe njё veture.

Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar qё si pasojë e aksidentit njё person (vozitёsi i veturёs) ёshtё lënduar rёndё.

Bill Clinton në Tiranë, kush ishin tre politikanët që munguan në ceremoni …
I njëjti ёshtё dёrguar nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё dhe aty nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimës.

“Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

AAK paralajmëron protesta për rrëzimin e Qeverisë

0

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka thënë se mocioni i propozuar nga kjo parti nuk ka gjetur përkrahjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës deri më tani.

Sipas tij, ata janë munduar që të krijojnë një front të përbashkët opozitar mirëpo që deri më tani nuk kjo nuk ka ndodhur.

Ai pritet që në ditët në vijim të diskutojnë për mocionin edhe për veprime të mëtutjeshme politike e demokratike për të rrëzuar Qeverinë Kurti.

“Sa i përket mocionit Aleanca e ka marr një vendim që të kemi një mocion për qeverinë e Kosovës mirëpo fatkeqësisht nuk është përkrahur nga dy subjektet politike PDK e LDK. Ne jemi munduar që të komunikojmë që të kemi një front përbashkët opozitarë por po shihet që ende nuk kemi bërë zgjidhje sa i përket frontit opozitar”.

“Mirëpo shpresoj që në ditët në vijim do të ulemi e do të bisedojmë edhe për mocion edhe për veprime të mëtutjeshme që do të jenë veprime politike, demokratike që për të qortuar Qeverinë e Kosovës. Nëse vazhdon kështu nëse do të kemi prapë ndëshkime edhe nga ShBA-ja atëherë nuk dihet se çka i ka mbetur këtij kryeministri përpos të shkojë në shtëpi”, tha ai. 

Ai tha se deri më tani opozita nuk i ka numrat për mocion, por do të përdorin edhe forma të tjera duke mospërjashtuar edhe protestat që ta rrëzojnë Qeverinë. 

“Ajo që mund të them në realisht deri më tani nuk kemi deputet, numrat që për të rrezuar qeverinë, na mbetet që të koordinohemi, që të shkojmë si front opozitarë nëse duhet edhe me protesta që të ndalet kjo qeveri dhe që mos të izolohet vendi dhe të mos atakohemi nga këto ndëshkime qytetarët”, tha ai. /Ekonomiaonline

Viktimizohet Vuçiq: Kurti po bënë spastrim etnik të serbëve në Kosovë

0

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq iu është drejtuar sot popullit ku ka folur rreth situatës në Veri.

Vuçiq dje është takuar me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, me të cilin ka biseduar për situatën në Kosovë dhe mënyrat e deeskalimit në veri.

“Dje pata bisedime me përfaqësuesin evropian në dialogun me Prishtinën, Miroslav Lajçak, dhe BE-ja u përpoq sa më shumë që të kërkonte një lloj deeskalimi. Republika e Serbisë përmbushi gjithçka që kërkohej nga ajo që të ndodhte deeskalimi, por nuk po ndodh, sepse regjimi në Prishtinë nuk e dëshiron këtë”, tha Vuçiq.

“Sot vendi ynë është në situatën më të vështirë, jo për fajin e tij, jo për mendjelehtësinë e tij, por për shkak të aktiviteteve të përditshme të regjimit në Prishtinë, apo atyre që heshtin apo i shikojnë mirë këto veprime dhe që po kryejnë atë që unë do ta quaja spastrim etnik të heshtur në Kosovë, ku serbët nuk kanë të drejtë të jetojnë nëse nuk i janë betuar regjimit të Albin Kurtit. Fatmirësisht janë shumë pak të tillë”, shtoi Vuçiq.

“Dëshiroj t’ju informoj se ky aksion i persekutimit dhe spastrimit etnik i kryer nga regjimi i Prishtinës kundër popullit serb në Kosovë dhe Metohi është mirë i organizuar, i planifikuar dhe i mbështetur në thelb nga qarqe të caktuara në bashkësinë ndërkombëtare.

“Në një, ata morën një vendim që serbët më të dukshëm që mund të ishin pikë e rezistencës ndaj regjimit në Prishtinë, ata njerëz duhet të arrestohen ose vriten. Ai aksion filloi në Shtërpcë që në vitin 2021. Personat që u arrestuan më pas në paraburgim janë tashmë një vit e gjysmë dhe janë arrestuar për gjoja keqpërdorim të pozitës zyrtare. Nuk ka një rast të tillë në botë. Shtërpcës i është prerë koka”, deklaroi Vuçiq.