Ballina Blog Faqe 36

Aliu nga Mitrovica nuk mund të ndal lotët kur rrëfen detajet se si u rrah nga një person

0

Aliu është njëri nga lypsarët që dalin rrugëve të Mitrovicës për të mbledhur para për familjen e tij.

Mirëpo një ditë ai është sulmuar nga një person deri më tani i panjohur deri sa ai po kërkonte para.

Lajmi.net ka qëndruar në familjen e Aliut për të mësuar detajet e sulmit ndaj tij.

Familja e Alitu thotë se nuk do të ndalen deri sa ta zbulojnë se kush e sulmoi djalin e tyre dhe për këtë arsye ata do të drejtohen tek organet e rendit.

https://fb.watch/lPZlLKqw4f/?mibextid=jf9HGS

Emocionuese: Motra e vogël i këndon surprizë motres në martesën e saj, të gjithë në lot

0

Një video mjaftë emocionuese është bërë virale në rrjetin social “Tik Tok”, ku motra e vogël i bënë surprizë motrës së madhe në martesën e saj.

Ajo me zërin e bukur të saj i këndon motres së madhe dhe emocionon të gjithë dasmorët.

Hakeri i tmerrshëm, që ‘trazoi’ rrjetin global është një adoleshent shqiptar (Emri)

0

Adoleshenti i akuzuar për hakerimin dhe më pas shantazhimin e një sërë kompanish, duke përfshirë Uber, Nvidia dhe zhvilluesin e GTA 6 Rockstar, është një 18-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Arion Kurtaj.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ai ishte pjesë e grupit të hakerave Lapsus$, kur publikuan pamjet e video-lojës që është ende në prodhim e sipër, Grand Theft Auto 6.

Por megjithëse shqiptari është duke u gjykuar për 12 vepra penale, duke përfshirë tre akuza për shantazh, dy akuza për mashtrim dhe gjashtë akuza sipas ligjit të keqpërdorimit kompjuterik, ai mund të shpëtojë paq.

Sipas agjencisë mediatike Reuters, i riu shqiptar i është nënshtruar ekzaminimeve nga psikiatrit, dhe sipas tyre është i papërshtatshëm për t’u gjykuar. Ndaj një juri do të vendosë vetëm nëse është ai që i ka kryer krimet, dhe jo nëse është apo jo fajtor.

Përveç GTA 6, Kurtaj akuzohet se ka hakuar kompanitë Uber dhe Nvidia, si dhe i ka kërcënuar ata se do të publikojë kodet source në internet.

Kurti refuzon Ramën, ja kënd e dërgon si zëvendësim nesër në Tiranë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është i vetmi lider i vendeve të Ballkanit Perëndimor që nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin joformal të së nesërmës në Tiranë, të ftuar nga kryeministri, Edi Rama.

Kështu kanë bërë të ditur sot mediat në Shqipëri, të cilat theksojnë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, si dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Ndërkohë, sipas burimeve të RTSH-së, Kosova do të përfaqësohet nga një zëvendëskryeministër.

Liderët e rajonit së basku me komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, do të drekojnë në mesditën e të hënës, në takimin joformal, ku do të diskutohet për Procesin e Berlinit.

E sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, kryeministri, Albin Kurti nga sot po merr pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që mbahet në Greqi e ku po marrin pjesë politikanë progresistë e akademikë të shquar.

Sipas komunikatës, Simpoziumi Ndërkombëtar SYMI është themeluar nga ish-Kryeministri i Greqisë, George Papandreou dhe organizohet çdo vit. Ky edicion i sivjetëm titullohet “Cila botë në vitin 2030? Trajtimi i Sindromws Icarus” (Which World in 2030? Addressing the Icarus Syndrome).

Aty theksohet se kjo është hera e gjashtë që kryeministri Kurti është pjesëmarrës në këtë organizim.

Përndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pak ditë më parë kishte një vizitë në të gjitha vendet e rajonit, në përpjekje për të dal me një deklaratë të përbashkët, si dhe të dakordimit për kërkesat e përbashkëta drejt BE-së, për investime në rajonin tonë.

Rama nuk është pritur vetëm nga kryeministri Kurti, për shkak të anulimit të mbledhjes së përbashkët të paraparë të mbahet në Gjakovë. Kurti ka thënë se me Ramën takohet vetëm në një mbledhje të dy qeverive shqiptare.

Por çfarë është Procesi i Berlinit

Iniciativa synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor. Kjo është një nismë e vitit 2015 për të mbështetur integrimin në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor: Bosnje Hercegovina, Mali i zi, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria.

E prezantuar me 28 gusht nga kancelarja Anglea Merkel, Procesi i Berlinit po zhvillohet me mbështetjen e Komisionit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe shteteve anëtare, bazuar në miratimin e akuis komunitar, apo tërësia e të drejtave dhe e detyrimeve të përbashkëta që i bashkon të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

E tmerrshme: 25 vjeçari grabit shtëpinë e kojshisë dhe më pas ia përdhunon të dashurën

0

Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për vjedhje dhe abuzim seksual. I riu ka vjedhur me dhunë një shumë parash dhe një aparat celular në banesën e fqinjit.

25 vjeçari nga Tirana gjithashtu ka marrë me forcë të dashurën e 49 vjeçarit dhe pasi e ka dërguar në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin J. O., 25 vjeç, banues në Tiranë. 25-vjeçari ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetasit A. B., 49 vjeç, (fqinji i tij), të cilit i ka vjedhur me dhunë një shumë parash dhe një aparat celular, si dhe ka marrë me forcë të dashurën e 49-vjeçarit, dhe pasi e ka dërguar në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

Oktapodi ‘sulmon’ turistin dhe nuk e lëshon, video bëhet virale

0

Një oktapod i është ngjitur në kurriz një pushuesi e nuk e lëshon, pavarësisht tentativave për ta larguar. Videoja po bën xhiron e rrjetit në Tik Tok është parë nga miliona përdorues.

“Nëse do të kisha qenë unë do të kisha bërtitur me të madhe”, thotë një përdorues i Tik Tok teksa i bën share.

Ndërsa videoja që është publikuar nga CristianCastagna7 është shoqëruar me mbishkrimin: Kur okotapodi bie në dashuri e nuk do të të lëshojë”.

VIDEO 

 

Çun Lajçi: Mjerë Parlamenti që ka deputetë të blemë e t’shitun

0

Edhe aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka komentuar lidhur me përleshjen që ka ndodhur mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje, në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se në parlamentin e Kosovës, ka deputetë të blerë dhe të shitur.

Sipas Lajçit, opozitën e ka kapur tmerri se “më nuk jep para serbi”, ndaj për këtë e kanë shkaktuar rrahjen me grushte në Kuvend.

“Njëherë deshtën me helmua Oson që s’po koordinohej me Amerikën, por tani që pranoi të del nga ngujimi e policinë ta largoi nga komunat, tash i kapi tmeri tjetër, – ma s’jep pare serbiani! Tash i prishi me Krajlin! – Turruni t’ia marrim kuletën me grushta, bërtitën, – dhe ikën dritat”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Mjerë Parlamenti që ka deputetë të blemë e t’shitun

Knjaz Nikolla i kishte mbledhë cubat e Malit Zi, dhe n’fushat e Cetisë po ulëronte!

– Thonë ka dalë nji burrë shkodran! – e flet e flet për Oso Kukën. E çon të qielli! E zbret të deti! E fut n’zjarm e hudhë n’det! As nuk mbytet as nuk digjet! Mustakun leqe-leqe e dredha-dredha, deri n’sylah! Synin gacë! T’kuq si gjaku!

– Me këmishë e ka ba nana, ulëron! S’po m’len me u kapë dora-dora me vëllaun serbian n’Kishë Deçane!

Mbreti i Stambollës ma ka falë deri të Drini. Andej Drinit ia ka lanë vllaut serbian, po ky turk shkodran s’po len!

Flet e flet Krajl Nikolla e cubat po e ndëgjojnë! Njeni prej tyne prajshëm ia kthen: – nëse s’e han plumbi, siç po thua e s’e pret shpata, e brenë parja! Kallxoje kuletën Krajl Nikolla, fute fitmën ndër shqiptarë n’daç me u kapë dora-dora n’kishë Deçane me serbianë!

Seç mu kujtua kjo kangë e Kasnecit, këto vargje të At Fishtës tek sa po e shikoja nji skenë filmi amatoresk, në nji Kuvend, ku paret kishin hy si grejzat n’xhepat e deputetëve e po i pickonin mes kofshëve burra e gra!

U mundova me lexua emnin e regjisorit, por ikën dritat!

Qenka ngjallë Krajl Nikolla thashë. Vuçiqi e paska çelë kuletën e fitmet i paska futë ndër deputetët me tru gomari! Dashka me u lidhë dora-dora me Cetinën n’Kishë Deçane!

Njiherë deshtën me helmua Oson që s’po koordinohej me Amerikën, por tani që pranoi të del nga ngujimi e policinë ta largoi nga komunat, tash i kapi tmeri tjetër, – ma s’jep pare serbiani! Tash i prishi me Krajlin! – Turruni t’ia marrim kuletën me grushta, bërtitën, – dhe ikën dritat.

M’tregoni ju që keni pasë drita, kush fitoi; – Xhon Vejn apo Mistër Bini? Kënd e vrau fjala e kënd e tërboi parja? Cilën prej atyne nuseve që turreshin si korbat i pickoi grethi ku s’duhet?

M’duhet mu takua me rregjisorin, se kishte gabime të mëdha në përzgjedhjen e artistëve! Ishin diletant!

Mjerë populli çfarë filmash shikojnë!

Mjerë Parlamenti që ka deputetë të blemë e t’shitun, të krymbun e t’qelbun!

Era po iu vjen edhe këtu n’Shëngjin!

Shëngjin, 15.07.2023

7-vjeçari kosovar fiton vendin e parë në garat ndërkombëtare të matematikës / Krenari për kombin

0

Nxënësi i klasës së dytë, Molos Gashi nga Kosova ka fituar vendin e parë në garat ndërkombëtare të matematikes në Dubai.

Pas fitores ai është shfaqur me ngjyrat e flamurit të Kosovës, duke e ngritur kupën e fituar në arenën ndërkombëtare.

Për talentin e Molosit ishte realizuar një storie e mëhershme nga mediat në Kosovë, i cili zgjidhte probleme të vështira matematikore. Në këtë garë kanë marrë pjesë 44 shtete. /Zëri

Kush ishte idolli i Adem Jasharit, Çerçiz Topulli?

0

141 vjet më parë lindi atdhetari dhe veprimtari i shquar i Rilindjes Kombëtare, Çerçiz Topulli.

Mësimet e para Çerçiz Topulli i mori në qytetin e lindjes, në Gjirokastër dhe vazhdoi më tej shkollimin në Janinë. Ai mori pjesë në veprimtarinë e Komitetit të Fshehtë ‘‘Për lirinë e Shqipërisë’’.

Në prill 1907 komandoi çetën e armatosur që vepronte në Shqipërinë e Jugut dhe më 1908 anëtarë të çetës së tij vranë komandantin e xhandarmërisë.

Në janar 1907 gazeta ‘‘Shpresa e Shqipërisë’’ boton thirrjen e tij ‘‘Nga malet e Shqipërisë’’, ku dënonte grabitjen e administratës osmane dhe bënte thirrje për shkëputje nga Perandoria me anë të kryengritjes së armatosur.

Pas fitores së revolucionit xhonturk të 1908 punoi për formimin e klubeve shqiptare dhe për hapjen e shkollave shqipe në vise të ndryshme të vendit. Pas Shpalljes së Pavarësisë u vu në shërbim të qeverisë së Vlorës ku luftoi për mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit.

Më 15 korrik u pushkatua në Shkodër nga forcat malazeze.

Madhështore: Ushtria e Kosovës me dron “Bayraktar TB-2”

0

Kryrministri Albin Kurti ka shkuar t’i shohë dronët Bayraktar që Kosova i bleu nga Turqia, gjë të cilën Ministria e Mbrojtjes deri tani nuk e ka mohuar e as s’e ka pohuar zyrtarisht.

Kurti tregoi sot se dronët e famshëm “Bayraktar” i janë shtuar arsenalit të FSK-së dhe se disa oficerë të ushtrisë tashmë e kanë kryer trajnimin për përdorimin e tyre.

“Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia!”, shkroi Kurti në Facebook.

Në dy vjet qeverisje, Kurti tha se e kanë shtuar “për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë”.

“Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve”, shkroi Kurti.

Kosova bleu dronë “Bayraktar” nga Turqia, kur politika në rajon e botë po militarizohet sërish.