E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në rrugën ‘Bajram Kelmendi’ në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante, me ç’rast ekipi mjekësor i Emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Sot rreth orës 19:00, nga një ekip mjekësor kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin  ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha ai.

spot_img
Lajmet e fundit
spot_img
Lajme të lidhura