Ballina Blog Faqe 32

Skandaloze: Profesori universitar rrah gruan pasi nuk i gatoi pite me spinaq

0

Një rast i dhunës në familje po pretendohet se ka ndodhur më 13 korrik.

H.V. po pretendon se është rrahur nga bashkëshorti i saj, Sh.V, i cili është profesor në një kolegj privat.

Rasti, i cili është raportuar në institucionet relevante, dyshohet se ka ndodhur në prani në fëmijëve të çiftit.

Sipas asaj që ka deklaruar viktima e këtij rasti, ngjarja ka ndodhur pasi bashkëshorti i saj ka kërkuar nga ajo që të gatuajë disa pite me spinaq dhe ajo nuk ka pranuar, duke thënë se është e lodhur.

Rasti është konfirmuar edhe nga Prokuroria e Prishtinës, e cila ka thënë se Vehapi për këtë veprim u ndalua për 48 orë, ndërsa ndaj tij Gjykata vendosi masën e arrestit shtëpiak.

Mërgimtari rikthehet pas 31 vitesh në Kosovë: I besoj veç Zotit edhe Albin Kurtit

0

Të shumtë janë rastet kur mërgimtarët nuk kthehen në vendlindje për një kohë të gjatë.

Me një rast të tillë është përballur ekipi i lajmi.net në aeroportin “Adem Jashari”.

Një syrresh pranoi se tash e më shumë se tri dekada nuk është kthyer në vendlindje, kurse veç kësaj komentoi edhe zhvillimet politike.

“Unë veç Zotit edhe Albin Kurtit i besoj”, ka thënë mes tjerash ai për mikrofonat tanë.

Për më tepër, ndiqeni storien e mëposhtme:

Van Damme: Kam pritur që një kohë për të ardhur, populli i Kosovës dëshiron lumturi e paqe

0

Ikona e filmit aksion, Jean-Claude Van Damme, mori pjesë në hapjen solemne të dyqanit prestigjioz, “zeropozitive.shop” në PrishtinaMall.

Sipas tij, ky brend është i përsosur, duke shtuar se përveç produkteve cilësore, ekipi që qëndron pas këtij koleksioni është munduar të bëjë çdo gjë në mënyrë të përsosur.

“Shikoni, kjo nuk është vërtet një punë pormovuese. Nuk bëhet fjalë për një djalë që vjen, që paguhet për të bërë një promovim për një orë. E njoh, zotin Kushtrim (Musliu), për shumë e shumë vite si miq, ne u bëmë miq, dhe ky zotëri, ka vite që punon, ka një familje të mirë, shumë lloje të ndryshme biznesi dhe pashë ekipin e tij që ai zgjodhi ekipin në mënyrë të përsosur, sepse unë isha në fabrikë këtë mëngjes dhe duhet të krijosh një ekip për të qenë i mirë në marketing, në shitje. Është një diamant biznesi i madh, apo jo? Dhe kur pashë se çfarë bëjnë, e pyeta pse nuk jeni dega që dëshironi të jeni? Ai tha për shkak se ne po bëjmë shumë diamant të veçantë, gjerdane dhe gjithçka tjetër, dhe ne po e bëjmë këtë për markat e tjera. E atë njoh prej vitesh dhe nuk e dija këtë gjë. Kështu që tani, Halfer do të krijoj orën dhe diamantin dhe do t’i dizajnojë ato shumë mirë. Dhe unë jam këtu jo për të promovuar Halferin, unë jam këtu për të promovuar “vëllain” tim sepse ai ka punuar shumë, unë jam këtu për të promovuar ekipin që qëndron pas këtij koleksioni të bukur. Nuk është e lehtë të kesh shumë njerëz që punojnë në mbarë botën për ta bërë gjithçka perfektë”, ka thënë VanDamme.

Mes tjerash, aktori i mirënjohur ka thënë se do e realizojnë edhe një orë me emrin e tij.

“Kjo është marka për të cilën unë do të doja, dhe më dhanë nderin, të jem ambasador. Shpresojmë se do të shkojmë mirë. Ne filluam të bëjmë një orë JCVD, por do të bëjmë gjithashtu si një orë Van Damme. I cili është një koleksion me botim shumë të kufizuar”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka thënë tha se ka pritur për një kohë të gjatë për të ardhur në Kosovë ndërsa është shprehur i lumtur me vizitën këtu dhe me ngrohtësinë e ofruar nga qytetarët e Kosovës.

“Kam pritur për një kohë të gjatë për të ardhur në Kosovë dhe mirëpritja e njerëzve, kur unë erdha në mëngjes, ishte shumë paqësore, prandaj faleminderit shumë. Ky shtet, kur unë jam këtu unë flas shumë për muzikën, kur vij në këtë shtet kurrë nuk shoh flamuj, kurrë nuk dëgjoj rreth fesë, unë flas me njerëzit këtu dhe populli i Kosovës me duket mua se me të vërtetë vetëm dëshiron shumë lumturi dhe paqe, prandaj gjithmonë buzëqesh këtu”, ka thënë ai.

Ndërsa themeluesi i këtij brendi, Genc Meraku , derisa ka treguar arsyen pse kanë zgjedhur PrishtinaMall si pikë, ka theksuar se janë përpjekur të sjellin produkte dhe oferta cilësore për gjithë ata që janë të interesuar për produktin.

“Zeropozitive ka dy dekada në tregun e Kosovës dhe gjatë tërë kohës jemi përpjekur të sjellim frymën më bashkëkohore të te berit marketing me punën dhe shërbimet tona…Kemi zgjedhur PrishtinaMall, sepse kjo për mua nuk është një qendër tregtare, është një destinacion ku përpos blerjeve ofron argëtim, rekreacion për ju dhe fëmijët tanë…Jemi përpjekur të sjellim produkte dhe oferta cilësore dhe prestigjioze. Helfer Watches, brendi zviceran me bazë në Gjeneve që ofron koleksion më unik dhe te suksesshëm të orëve të dorës “, tha Meraku.

Në këtë ngjarje u panë numër i madh qytetarëve të interesuar për të takuar nga afër aktorin me famë botërore.

Van Damme njihet për filma aksion, ku ndër më të njohurit janë “Maximum risk”, “The quest” e “Lion Heart”.

Lajmi trishtë: Vdes i riu kosovar Arban Bislimi

0

I ndjeri Arban Bislimi, sa ishte duke lëvizur me motoçikletën e tij, ishte goditur nga një veturë afër fshatit Miresh.

Për dy ditë ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, ku ishte duke u trajtur në QKUK në Prishtinë, por që nuk arriti ti bëjë ballë lëndimeve dhe ka ndërruar jetë, si pasojë e plagëve të marra që janë shkaktuar nga aksidenti.

Ngushëllime familjes, shoqërise dhe gjithë farefisit!

Abdixhiku sulmon Kusarin: Ka bërë vepër penale pasi ka biseduar me një terrorist si Radojiçiqi

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK, Lumir Abdixhiku, tha se audio-incizimi i publikuar i Mimoza Kusarit me Slvako Simiq dhe Milan Radojiçiqit është pjesë e rrugës së vjetër.

“Ky audio-incizim është vepër penale, pasi shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka biseduar me një terrorist. Komunikimi me një terrorist të kërkuar është vepër penale”, tha Abdixhiku.

“Nëse ndonjë bashkëpunëtor i imi do të bisedonte me një terrorist, do ta shkarkoja”, shtoi ai.

Abdixhiku ka folur edhe për mundësinë e bashkëpunimit me partitë opozitare.

Abdixhiku tha në Rubikon në Klan Kosova se askush nuk duhet të llogarit në LDK-në që të kthehet në formën e vjetër të qeverisjes.

“Nuk mund të bashkëpunojmë dhe të qeverisim duke thirrur Mimoza Kusarin që ta koordinojë me Milan Radojiçiqin e të formojmë qeverinë e re”, tha Abdixhiku.

Hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri – Angli, të burgosurit shqiptarë do transferohen në atdhe

0

Këshilli i Ministrave ka miratuar marrëveshjen e përbashkët me Britaninë për të burgosurit shqiptarë në Angli, të cilët do të transferohen për të kryer dënimin në atdhe.

Top Channel mëson se kjo marrëveshje pritet të firmoset nga të dyja palët në shtator ose nga kryeministrat Edi Rama dhe Rishi Sunak ose nga ministri britanik i Drejtësisë me homologun shqiptarë Ulsi Manja.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave, vendosi:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes zbatuese të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për transferimin e personave të dënuar, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në VKM.

Kjo marrëveshje mundëson kthimin e atyre që morën të drejtën e transferimit dhe të atyre që u kanë mbetur mbi 4 vjet dënim. Të burgosurit do të kryejnë pjesën e mbetur të dënimit të tyre pranë familjes. Kështu, 200 të burgosur shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe Uells që vuajnë dënime prej katër vjetësh ose më shumë do të kthehen në dy vitet e ardhshme për të kryer pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare. Falë marrëveshjes, pala britanike do të paguajë kostot e strehimit të të burgosurve për gjatë gjithë kohëzgjatjes së dënimit të tyre në Shqipëri.

Kajde, kënga e Eglantines që po shënon rekorde në shikueshmëri

0

Eglantina është një prej këngëtareve më premtuese që tashmë fuqishëm po deperton në tregun muzikor në Kosovë.
Ajo së fundi ka sjellur këngën e saj, Kajde, të realizuar nga Barok Records. Zëri i saj i ëmbël, sharmi dhe stili i veçantë e bënë Eglantinen që të jetë e pëlqyer nga të gjithë.

Kënga e saj e parë Kajde, po shënon një sukses të madhe duke kapur një audiencë të madhe për pak ditë sa është publikuar ajo.

Le të mbetet ky një fillim i mbarë i këngëtares dhe sukseset sigurisht që nuk do të mungojnë.

Më poshtë mund ta dëgjoni e shikoni këngën e Eglantines Kajde.

 

Aksident i frikshëm, vdesin në vend 5 shqiptarë (Pamje të rënda)

0

Një aksident tragjik raportohet të ketë ndodhur pasditen e kësaj të marte në Greqi, me pasojë humbjen e 5 jetëve, dyshohet shqiptarë.

Sipas të dhënave të deritanishme të Protothema, një makinë me targa shqiptare, në të cilën ndodheshin të 5 viktimat, u përplas kokë më kokë me një kamion. Aksidenti tragjik ndodhi pranë qytetit verior të Edessa, në kilometrin e 87-të të rrugës Florina-Selanik.

Si shkaqet ashtu sikurse rrethanat e këtij aksidenti momentalisht nuk janë të qarta. Megjithatë, dyshohet se shoferi i makinës Benz me targa AA 989 MU ku udhëtonin viktimat humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kahun e kundërt të rrugës, duke i dalë para kamionit.

Siç shihet edhe në këto pamje, përplasja ishte tepër e fortë dhe automjeti ku udhëtonin viktimat është shkatërruar thuajse tërësisht.

Të gjithë personat që ndodheshin në mjet gjetën vdekjen në vendin e ngjarjes. Për nxjerrjen e trupave të tyre u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, ndërsa policia në vendngjarje nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

I plagosur nga përplasja mbeti edhe shoferi i kamionit, i cili u dërgua në spital.

Protothema shkruan se identiteti i viktimave nuk dihet ende, por thekson se ata janë të gjithë të huaj dhe se makina me të cilën udhëtonin ishte me targa shqiptare.

Ndërkohë, sipas një tjetër media greke, viktimat punonin në bujqësi në zonën ku ndodhi ngjarja dhe po shkonin në Mavrovouni, kur u përplasën për vdekje./tvklan.al

Kongresisti amerikan e pyet Escobarin: Pse s’ka sanksione ndaj Serbisë?

0

Kongresisti amerikan e pyet Escobarin: Pse s’ka sanksione ndaj Srbisë?Gabriel Escobar, emisar special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, ka raportuar para Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Keith Self, kongresist amerikan, ka shtruar një pyetje në drejtim të Escobarit, që kishte të bënte me qasjen e ShBA-së ndaj Kosovës.

“Dëgjoj një lloj jonkonsistence, keni qenë në anën e Kosovës në çdo moment. Kështu thatë. Por, që tani po shohim një qasje më të balancuar. Por nuk ka dyshim që Vuçiqi ka nxitur bojkotimin e zgjedhjeve të Kosovës, nuk ka kurrfarë dyshimi në këtë. Në diçka nuk jam shumë i sigurt, më duket se Serbia i ka vonuar pak zgjedhjet e veta për shkak të zgjedhjeve në Kosovë. Kjo nuk është Ukraina, por është në kufi të NATO-s. Serbia dhe Rusia janë të rrethuara nga shtetet e NATO-s dhe kjo mund të jetë më shumë rrezik në kuptimin e përhapjes së dhunës. Nuk jam fort i qartë pse nuk kemi sanksione ndaj Serbisë sot sepse kanë importuar armatim të rëndë nga Rusia që nga viti 2017, që është dashur të çonte drejt sanksioneve në kuptimin e luftimeve të kundërshtarëve të Amerikës me anë të sanksioneve në 2017. Po ju pyes juve pse jo?” – u shpreh Self.

Ndërsa Escobar tha se zyrja e tij nuk merret me sanksionet.

“Nuk është zyra ime që merret me sanksionet. Sanksionet nuk kanë të bëjnë vetëm me blerjen e armatimit rus, po të ishte kështu do të kishim probleme edhe me Turqinë dhe të tjerët. Është niveli i blerjeve dhe kapaciteteve teknologjike të këtyre blerjeve. Për këtë kemi vazhduar komunikimin me Serbinë.” – u përgjigj Escobar.

Escobar sulmon Kurtin: Po kërkojmë ta bindim Qeverinë e Kosovës ta shohë SHBA-në si partner primar

0

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar tha se janë të brengosur me mungesën e përafrimit të Kosovës me SHBA-në dhe komunitetin transatlantik.

Ai në raportimin para Kongresit Amerikan deklaroi se po përpiqen në mënyrë aktive që ta bindin Qeverinë e Kosovës që t’i shohë Shtetet e Bashkuara si partner primar

“I kemi bërë kërkesat tona në mënyrë shumë të qartë, shumë të zëshme, BE në anën e tyre, ka vendosur pasoja, edhe ne, ne e kemi tërhequr Kosovën nga një ushtrim shumë i madh ndërkombëtar ushtarak si reagim ndaj kësaj dhe kërkojmë mënyra të tjera të partneritetit me një prej aleatëve tanë më të afërt në rajon. Më duhet ta them që jemi të brengosur me mungesën e përafrimit, jo vetëm me SHBA-në por me gjithë komunitetin transatlantik dhe kjo përfshinë Mbretërinë e Bashkuar, Bashkimin Europian, NATO-n , QUINT-in dhe fqinjtë, Shoqërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Escobar.

“Prapë po kërkojmë në mënyrë aktive, mënyrë të cilën mund ta bindim Qeverinë që t’i shohë Shtetet e Bashkuara si partner primar në rajon dhe përafrimi me Shtetet e Bashkuara i sjell dobi Kosovës, nuk e hedh jashtë nga aspiratat e veta”, shtoi diplomati amerikan.

Megjithëse Qeveria e Kosovës u mor vesh me Bashkimin Europian për disa hapa për shtensionimin e situatës në veri, Escobar tha se “ende nuk ka një përkushtim të plotë të Kosovës por pajtohemi me Kosovën për shume standarde demokratike që ajo dëshiron të zbatojë dhe pajtohemi me Kosovën se ata që sulmuan gazetarët, policët e Kosovës dhe trupat e KFOR-it duhet të dënohen”.

“Por edhe më tej do të donim të shihnim harmonizim më të madh me planin europian”, tha ai.