Mëngjes tragjik! Makina me dy persona brenda bie në lum

spot_img

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar në një aksident që ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në fshatin Radac të Pejës.

Siç bën të ditur policia, rreth orës 03:30 është gjetur një makinë e dalë nga rruga që ka rënë në lumin Drini i Bardhë.

Disa qytetarë kanë qenë të parët që kanë reaguar duke i nxjerrë nga vetura dy persona. Në vendin e ngjarjes më pas kanë shkuar edhe njësitë policore dhe autoambulanca.

Ekipi mjekësor ka konstatuar se njëri nga personat e lënduar ishte pa shenja jete, ndërsa personi i dytë ёshtё dёrguar me autoambulancё nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr trajtim mjekёsor.

spot_img
Lajmet e fundit
spot_img
Lajme të lidhura