Ballina Blog Faqe 23

Çmimet dyfish më të larta në Shqipëri, kosovarët thonë se po shkojnë në bregdet vetëm për dy ditë

0

Sezoni turistik ka bërë që çmimet e produkteve të shënojnë rritje në Shqipëri. Kështu thonë disa qytetarë që tashmë kanë kaluar pushimin verore në bregdetin shqiptar.

Sipas tyre, në krahasim me vitin e kaluar, këtë vit çmimet janë dyfish më të larta. Si pasojë e kësaj, disa prej tyre kanë vendosur të mos shkojnë në Shqipëri, e disa të tjerë shkojnë vetëm për ditët e vikendit.

Mirëpo, për disa të tjerë, çmimet nuk janë mjaft problematike për të pushuar këtë vit jashtë Kosovës.

“Shtrenjtë është, në tjera vende është më lirë, në Ulqin është shumë më lirë…Unë nuk shkoj, sepse 30 euro është një qadër me marrë, kur me ato para mund të ushqehesh gjithë ditën me familje në ndonjë vend tjetër. Unë vjet kam qenë dhe nuk e kanë lejuar qadrën që e kam pas me vete”, thotë një qytetar.

Edhe për një qytetar tjetër, i cili ka dashur të mbesë anonim, tha se çmimet janë të larta.

“Tash detin e bëjnë veç të shtunën dhe dielën, sepse mundësitë janë të vogla”, thotë qytetari.

Se çmimet kanë shënuar rritje e thonë edhe qytetarët që tashmë i kanë kaluar pushimet në Shqipëri.

Liridon Musa, i cili ka qenë në pushime me familje, pohon se këtë vit ka rritje të çmimeve.

“Më shtrenjtë ka qenë, pesë ditë kam qenë dhe gati 500 euro i kam shpenzuar…Por, edhe ne vet pak e teprojmë me lluks. E padrejtë është, një pijë me alkool ka qenë 7 euro në restorant”, thotë Musa.

Edhe për qytetarin, Drilon Miftari, çmimet këtë vit nuk kanë qenë të arsyeshme.

“Po shumë shtrenjtë, një ushqim vjet që ka qenë 7 euro, sivjet ka qenë 12 euro, pijet katastrofë, qadrat prej 5 euro janë shtrenjtuar rreth 12 euro, tre persona për katër ditë kanë kaluar 700 euroshin”, thotë Miftari.

Ndërsa, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), 43 për qind e kosovarëve nuk janë në gjendje të kenë një shpenzim të menjëhershëm të shumës 100 euro.

Policia i kërkoi të dorëzohej, burri që vrau gruan dje i gjuan zyrtarët policorë dhe vret veten – Pamje

0

Gjergji Mullalli, 55-vjeçari që vrau të shtunën gruan dhe e hodhi në gropën septike ka vrarë veten pak çaste më parë, në shtëpinë e kushëririt të tij.

Sipas mediave në Shqipëri, nga të dhënat paraprake bëhet me dije se pas kërkimeve të pandërprera dhe kontrollit të territorit me qëllim të arrestimit të Mullallit, shërbimet e Policisë të DVP Korçë dhe Komisariatit të Policisë-Maliq bënë të mundur lokalizimin e tij në fshatin Zëmblak.

Viktima sapo e ka kuptuar se ka qenë i rrethuar nga forcat e Policisë, ka hapur disa herë zjarr ndaj pjesëtarëve të saj. Pas thirrjeve të njëpasnjëshme për t’u dorëzuar, ai ka qëlluar ndaj vetes duke u vetëvrarë.

Teksa mediat atje kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes:

‘Kthehna n’Kosovë për 250 euro’ – Befason mërgimtari, gazetarja i ofron punë

0

Një prej rubrikave që u kushtohet mërgimtarëve është rubrika “A më mirë ktu a atje”, ku çdo ditë për mërgimtarët ka pyetje të ndryshme.

Në emisionin e mbrëmshëm, pyetja për mërgimtarët ishte: Për çfarë page do të vinin të jetonin sërish në Kosovë?

Një i ri mërgimtar ka befasuar gazetaren me kërkesën e tij për pagë minimale për të jetuar në Kosovë.

“Isha kthy në Kosovë me e pasë punën, se vendi është i mirë këtu. Për 250 euro kisha ardh me jetu këtu se vendi i mirë është në Kosovë”, thotë mërgimtari.

Pas këtyre fjalëve, gazetarja i thotë: “Sot ta gjejmë punën, a kthehesh?”

“Po kthehna, 100 për qind”, ia kthen mërgimtari.

Lajm i trishtë! Humb jetën modelja e njohur në moshën 23-vjeçare (Emri+Foto)

0

Modelja e njohur në rrjet, Yuriby Gomez, ka humbur jetën nga një sëmundje e mistershme pak pasi u shtrua në spital. Mediat e huaja shkruajnë se 23-vjeçarja kishte kaluar disa ditë në kujdes intensiv në spitalin e San Juan de Dios, por ndërroi jetë të mërkurën teksa doktorët nuk mund të trajtonin gjendjen e saj.

Në rrjet janë bërë homazhe të shumta për vdekjen tragjike të modeles së re nga Guatemala, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është publikuar ende.

Ndërkohë ditët e fundit, familjarët e tronditur të 23-vjeçares kishin bërë thirrje për dhurim gjaku, duke shtuar se ajo kishte vuajtur nga “probleme shëndetësore” të padiagnostikuara.

Flet babai i 46-vjeçares në Maliq: Autori i sëmurë psikik, policia nuk e arrestoi pavarësisht denoncimeve

0

Në fshatin Zemblak të Maliqit, Gjergji Mullalli vrau gruan e tij Luiza Mullalli. Çifti ishte në proces divorci dhe nga muaji nëntor viktima kishte urdhër mbrojtje nga gjykata e Korçës. Pas ngjarjes tragjike babai i së ndjerës, në një deklaratë për mediat u shpreh se autori është një i sëmurë psikik. Ndër të tjera i ati i viktimës tha se policia nuk e kishte arrestuar pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme të vajzës së tij.

“Ishim në shtëpi, më mori djali se e kishte marrë në telefon për të biseduar dhe vajza nuk ja hapte telefonin. Djali më mori në telefon dhe më tha që hajde se nuk e hap telefonin dhe kushedi çfarë ka ndodhur. Erdhëm këtu pastaj, lajmëruam policinë. Kërkuam vërdallë derisa e gjeti policia. E kishin hedhur trupin nga veranda. Vajza ishte një vit me urdhër mbrojtje, e dhunonte vajzën. Një ditë më mori ne telefon çupa dhe më tha që kanë hyrë në shtëpi. I thashë që njofto policinë. E kishte lajmëruar policinë. Divorcin e kishte kërkuar vajza, sepse ai e dhunonte. E dhunonte edhe këtu edhe kur ishin në Greqi. Një rast donte ta mbyste, por çupa i shpëtoi nga duart. Policia e ka thirrur disa herë, por nuk e ka proceduar. Nuk e dimë me ca e ka vrarë, të shohim ca do thonë ata të ekspertizës”, tregoi babai i 46-vjeçares.

Futbollistja e Marokut, lojtarja e parë që veshi hixhab në një ndeshje të Kupës së Botës

0

Ditën e djeshme u zhvillua ndeshja mes Marokut dhe Koresë së Jugut në kuadër të Kupës së Botës për femra.

Lojtarja marokiene, Nouhaila Benzina u bë lojtarja e parë që veshi hixhab në një ndeshje të Kupës së Botës.

Në këtë përballje, Markou shënoi fitore minimale, me rezultat 1-0.

Gruaja me mitër të transplantuar lind një djalë

0

Për herë të parë jashtë një prove klinike, një grua ka sjellë në jetë një fëmijë të shëndetshëm të lindur nga një mitër e transplantuar.

Mallory lindi pa mitër, një gjendje e quajtur sindroma Mayer-Rokitansky-Küster-Hauser dhe iu tha se nuk do të mund të mbante kurrë një fëmijë. Duke kërkuar përgjigje, ajo dhe burri i saj Nick morën pjesë në një program transplantimi të mitrës në Universitetin e Alabama në Birmingham Medicine, shkruan CBS News, transmeton Gazeta Shneta

Ajo mori një mitër të dhuruar dhe nëntë muaj më vonë, një transplant embrioni.

Një embrion gjenerohet përmes fekondimit in vitro përpara operacionit të transplantit. Nënës së ardhshme i jepen medikamente imunosupresive pas transplantimit dhe gjatë gjithë shtatzënisë për të parandaluar refuzimin e transplantit. Disa muaj pas transplantimit, mjekët vendosin një nga embrionet e marrësit direkt në mitër. Foshnja lind përmes një seksioni cezarian të planifikuar.

Nëse prindërit duan një fëmijë tjetër, mitra lihet në vend dhe nëna vazhdon të marrë ilaçe imunosupresive. Mitra e transplantuar hiqet dhe medikamentet imunosupresive ndërpriten pasi prindërit të kenë përfunduar me fëmijë.

I gjithë procesi zgjati gati 18 muaj, sipas UAB. Në maj, çifti mirëpriti në botë një djalë

Transplanti i parë i mitrës në SHBA ndodhi në vitin 2016, por dështoi dhe organi duhej hequr. Një vit më pas, një grua në Teksas e cila kishte lindur pa mitër u bë e para që  lindi një fëmijë në SHBA  pas një transplantimi të mitrës.

Nga fundi i vitit 2020, kishte pasur rreth 100 transplantime të mitrës në mbarë botën, sipas Spitalit të Universitetit të Alabama, Birmingham./Gazeta Shneta/

Njihuni me tre infeksionet që mund të sjellin efekte anësore në shtatzëninë tuaj

0

Deri më tani, ekzistojnë tre lloje të infeksioneve që mund të konsiderohen si indikatorë në humbjen e shtatzënisë suaj.

Ekspertët tregojnë se është e rëndësishme që të merrni masa paraprake për të ulur rrezikun nga prekja e një infeksioni gjatë shtatzënisë shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Deri më tani, ata kanë bërë të ditur se shkaku i zakonshëm i humbjes së shtatzënisë janë anomalitë kromozomale.

Ndërkohë që, infeksionet e përmenduara më poshtë mund të mos jenë ndër shkaqet e zakonshme të humbjes së një shtatzënise, mirëpo disa mund të sjellin efekte negative.

Vaginoza bakteriale (BV): Vaginoza bakteriale është prezenca e numrit të lartë të bakterieve, duke përfshirë ureaplazmën dhe mikroplazmën.Simptomat mund të jenë të lehta dhe BV shpesh nuk kërkon trajtim për gratë shtatzëna.

Klamidia: Klamidia është një nga infeksionet e zakonshme që transmetohen seksualisht.Nëse nuk trajtohet, ajo mund të shkaktojë probleme me sëmundjen inflamatore të legenit (PID).

Gonorrea: Edhe pse nuk ka prova të mjaftueshme, dyshohet se gonorrea shkakton humbje të shtatzënisë.Simptomat përfshijnë shkarkim vaginal dhe dhimbje në urinim.

Menaxhoni hipertensionin përmes këtyre katër mënyrave

0

HIpertensioni apo ndryshe i njohur si presioni i lartë i gjakut është një gjendje ekzistuese tek një numër i konsiderueshëm i popullsisë. Me rritjen e vlerave të tij ai mund të rrit shanset për të dëmtuar zemrën e njeriut.

Në qoftë se, hipertensioni nuk monitorohet, atëherë rreziku për goditje në zemër rritet.

Më poshtë, Medical News Today sugjeron disa ushqime, pije dhe aktivitete fizike që mund t’ju ndihmoj në uljen e presionit të gjakut, transmeton Gazeta Shneta.

-Ecja apo ndonjë aktivitet tjetër fizik

Ushtrimet janë një nga gjërat më të mira që mund të bëni për të ulur hipertensionin. Ushtrimet e rregultla ndihmojnë që zemra të bëhet më e fortë dhe efikase në pompimin e gjakut.

-Pini më pak alkool

Pirja e alkoolit mund të rrit presionin e gjakut. Disa hulumtime kanë sugjeruar se sasitë e moderuara të alkoolit mund të mbrojnë zemrën e njeriut

-Hani çokolladë të zezë

Çokollada e zezë është e pasur me flavonoide, të cilat kanë përbërje bimore që shkakton zgjerimin e enëve të gjakut.

-Konsumoni manaferra

Manaferrat janë të mbushura me polifenole, përbërje natyrore bimore që janë të mira për zemrën tuaj. Ato mund të zvogëlojnë rrezikun e zemrës dhe diabetit, si dhe përmirësojnë presionin e gjakut./Gazeta Shneta/

Edhe kjo simptomë mund të konsiderohet si shenjë e hershme e shtatzënisë

0

Padyshim se vonesa e ciklit menstrual dhe të vjellurat janë dy nga simptomat që sinjalizojnë për një shtatzëni të mundshme.

Por, a mund të jetë kruarja një simptomë e shtatzënisë së hershme?

Kruajtja e lëkurës gjatë shtatzënisë është mjaft e zakonshme, ku 20% e grave e përjetojnë atë shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.

Kjo pasi trupi juaj në fillimet e shtatzënisë ndryshon me shpejtësi. Kjo mund të shkaktojë simptoma të çuditshme, e një ndër to është edhe kruajtja.

Mirëpo, kjo nuk është padyshim një simptomë me të cilën duhet të mbështeteni.

Në fillim të shtatzënisë, rritja e niveleve hormonale mund të bëjë që të keni kruarje të lëkurës.

Mes tjerash, kruarja gjatë shtatzënisë ndodh edhe për shkak të:

-Niveleve të rritura hormonale;

-Vëllimi i rritur i gjakut,

-Alergjitë,

-Strijat. /Gazeta Shneta/