Ballina Blog Faqe 22

Largohen billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve serb në Zveçan

0

Janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve serb që ishin vendosur në Zveçan.

Lajmi është bërë i ditur nga ana e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Lidhur me këtë rast Sveçla u shpreh se Simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.

Simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.

Sot në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës.

Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik të saj ndërkaq si institucione mbesim të përkushtuar për rend e ligj dhe zbatim të kushtetushmërisë në çdo pjesë të vendit tonë.

Këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë.

Addiz shpërthen në skenë me këngën ‘Princesha e Dukagjinit'”

0

Addiz shpërthen në skenë me këngën ‘Princesha e Dukagjinit'”

Skenës muzikore shqiptare pritet t’i shtohet edhe një kryevepër muzikore nga Addiz, i cili do të debutojë së shpejti me këngën e tij më të re, “Princesha e Dukagjinit. Kjo këngë është një kombinim i shkëlqyer i tingujve modernë dhe ngjyrave autentike të traditës që do të sjellë për audiencën melodi të pa dëgjuara ndonjëherë.

Lansimi i “Princesha e Dukagjinit” do të shoqërohet bashkë me videoklip i cili përcjell atmosferën e këngës dhe shtjellon më tej mesazhin që ADDIZ ka për synim të transmetoj. Kjo këngë pritet të shënojë një hap të rëndësishëm drejt rrugës së suksesit për ADDIZ në skenën muzikore shqiptare.

Ritmi I saj do të jetë një BOOM në skenën muzikore dhe do të mbërthejë zemrat e shumë dëgjuesve.

Mos e humbisni këtë moment të madh! 🎶🌟 #PrinceshaEDukagjinit #MuzikëShqiptare

https://www.youtube.com/watch?v=owO7qJPUmRU

 

Kurti nesër mbledh ministrat

0

Kryeministri Kurti nesër do t’i mbledhë ministrat.

Mbledhja e Qeverisë do të nisë në orën 12:00, derisa nuk dihet se çka do të ketë në rend të ditës.

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

0

Sot në Hagë, në Dhomat e Specializuara të Kosovës, do të vazhdoj gjykimi ndaj ish- krerëve të UÇK-së.

Më 18 Janar, kryetari i trupit gjykues, ka kërkuar që të kalohet në seancë private në mënyrë që të ruhet identiteti i dëshmitares, shkruan lajmi.net.

Kështu që sot pritet të vazhdojë dëshminë, dëshmitarja e 41-të me radhë, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Gjykimi ka filluar me 3 Prill të vitit të kaluar ku të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

SBAShK: Shkollat i kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e gjysmë-vjetorit të dytë

0

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBAShK), Vjollca Shala, ka thënë se shkollat kanë bërë të gjitha përgatitjet që nesër të fillojë gjysmë-vjetori i dytë për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar.

Ajo ka thënë se nga informacionet që kanë nga kryetarët e komunave, shkollat janë të gatshme që nesër të filloj mësimi.

Shala tha se në Kosovë është duke u eksperimentuar me arsimin parauniversitar, kjo pasi ndryshimeve të pushimeve për nxënësit.

“Nesër do të filloj gjysmë-vjetori i dytë për të gjithë nxënësit e arsimit paraunversitar, çka se nga informacionet që i kemi nga kryetarët nëpër komuna janë bërë të gjitha përgatitjet që nesër të filloj mësimi i gjysmë-vjetorit 2023/24”, tha ajo.

“Edhe pse në vazhdimësi po eksperimentohet i gjithë arsimi në Kosovë, e veçanti ai paraunversitar, tani po eksperimentohet pushimi dimëror ngase po ndryshojnë datat, gjatësia e pushimeve dimëror, pranveror”, tha ajo për EO.

Eksperti amerikan: Blerja e raketave nga Kosova, mesazh i qartë i SHBA-së ndaj Rusisë

0

Eksperti amerikan, Alon Ben-Meir, beson se aprovimi për blerjen e raketave “Javelin” për Kosovën, është një mesazh i SHBA-së ndaj Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, sidomos rreth sigurisë në Kosovë.

Ai tha se furnizimi i Kosovës me pajisje ushtarake do të vazhdojë, me qëllim që Kosova të arrijë synimin e saj, për të kaluar në një forcë ushtarake profesionale sipas standardeve të NATO-s, shkruan lajmi.net.

“Furnizimet e mëtejshme të pajisjeve ushtarake do të vazhdojnë pasi që Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) synon të kalojë në një force ushtarake profesionale prej deri më 2028 që të përmbushë standardet e NATO-s”, shkroi Ben-Meir.

Këtë vendim të SHBA-së ai e arsyetoi duke thënë se është bërë për të rritur sigurinë e partnerëve të tyre evropian, njëkohësisht duke i dërguar një mesazh Presidentit rus, për mbështetjen e SHBA-së ndaj këtyre shteteve.

“Vendimi i SHBA-së që të shes 240 sisteme raketore të bartshme, të afta për të shkatërruar tanke dhe automjete tjera të blinduara u bë që të dërgojë një mesazh te Presidenti Rus që SHBA është plotësisht e angazhuar dhe e përkushtuar që të përmirësoj sigurinë e partnerëve të tyre Evropian- që është kritike për stabilitet politik dhe ekonomik në Evropë”, shtoi ai.

Ben-Meir shtoi se, kryeministri Kurti duhet të garantoj për sigurinë kombëtare të Kosovës, duke marrë parasysh se si përkrahës kanë NATO-në, të cilët vazhdimisht synojnë rritjen e sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.

“Edhe pse kryeministri Kurti është i obliguar të garantoj sigurinë kombëtare të Kosovës, ai duhet të shoh atë në kontekstin e përkushtimin të përgjithshëm të NATO-s ndaj Ballkanit Perëndimor. SHBA-ja do të veprojë menjëherë të parandaloj çdo gjykim të gabuar nga ndonjë armik potencial, sidomos nga Rusia”, shtoi ai.

Vuçiq ankohet tek O’Brien për dinarin, sa i përket vizitës në Kosovë thotë se vetëm ka shprehur dëshirë

0

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic , ka folur në një konferencë për media pas Samitit të sotëm që u mbajt në Shkup. Ai ka thënë se ka folur për Ndihmëssekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien, për çështjen e dinarit, duke pretenduar se institucionet e Republikës së Kosovës e kanë ndaluar për transaksione.

“Fola me O’Brien për vendimin për të anuluar pagesat”, ka thënë Vucic.

A ka thënë se për këtë çështje do të vazhdojë konsultimet me O’Brien.

Gjithashtu është pyetur nga gazetarët edhe për vizitën që e ka paralajmëruar në Kosovë.

Vuçiq ka thënë se e ka shprehur dëshirën e tij por që kjo nuk nënkupton që do të lejohet të vizitojë Kosovën, shkruan Kosovo Online.

“Unë vetëm kam shprehur dëshirën time. Unë jam gjithmonë i lirë dhe i gatshëm të flas me njerëzit tanë në Kosovë, për mua nuk ka asgjë më të rëndësishme se kaq”, ka thënë Vuçiq.

Kurti: Plani i rritjes i BE-së e përshpejton anëtarësimin e Kosovës në union

0

Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur planin e rritjes nga Bashkimi Evropian, duke thënë se ky plan do e përshpejton anëtarësimin e Kosovës në union.

Kurti këtë deklarim e bëri pas përfundimit të samitit të BE-së, që u mbajt në Shkup të Maqedonisë së Veriut, me gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor.

“Ne kemi mirëpritur këtë plan pasi nuk na ngadalëson anëtarësimin por përshpejton atë, duke rritur shpejtësinë dhe reformat e konvergjencat mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Plani i rritjes nga gjashtë pjesëmarrjen në tregun e punës”, ka thënë Kurti.

Ai theksoi se pjesë e planit të rritjes është tregu i përbashkët rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili synon heqjen e barrierave.

“Ne kemi planin e rritjes i cili do të sjellë mbështetje financiare gjashtë miliardë euro për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që duan të hyjnë në Bashkimin Evropian, dhe meqë rast mbështetja financiare varet nga puna dhe performanca veç e veç, ku nëse shtetet ne Procesin e Berlinit arrijnë diçka pozitive ajo automatikisht bartet në Planin e rritjes, ndërkaq nëse shtet pengojnë njëra tjetrën nuk ka efekt te plani i rritje,s në bazë të këtij plani i cili është ideuar nga Ursula Von der Leyen, shtetet mund ta bllokojnë vetëm vetveten jo njëra tjetrën”,

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një zgjedhje, ka shtete që kanë përcaktim mos të anëtarësohen në BE, anëtarësimi në BE është synim i shtetit tonë, por gjithashtu edhe i popullsisë së vendit tonë me një mbështetje që sillet 94 për qind, sipas të gjitha matjeve të opinionit publik”, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti.

Avokati Jovanoviq: Rasti Radoiçiq ende në ngërç

0

Pavarësisht se e mori përgjegjësinë për agresionin e 24 shtatorit në Banjksë të Zveçanit, Milan Radoiçiq vazhdon të jetë i lirë në Serbi.

Se hetimi ndaj tij ka mbetur në ngërç për më shumë se tre muaj e thotë edhe avokati serb, Luka Jovanoviq.

Në një intervistë për The Geopost, Jovanoviq flet edhe për furnizimin e Kosovës me raketat antitank Javelin, për çka thekson se ka marrë vëmendje të madhe në Serbi, pasi erdhi pas sulmit terrorist ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Kritik është edhe për funksionimin e ligjit në Serbi, veçanërisht në rastin e rrahjes dhe torturave që BIA i ka bërë politikanit opozitar, Nikola Sanduloviq.

Ai thekson se Serbia kur është fjala për Sanduloviqin, ka injoruar të drejtat elementare që ua garanton në procedurë penale qytetarëve të saj.

“Duhet thënë se kjo shitje e sistemeve raketore ka marrë kaq shumë vëmendje të publikut në radhë të parë dhe kaq shumë kohë, pikërisht për shkak të dijes së heshtur se sa e rrezikshme ishte në të vërtetë situata e sigurisë në veri të Kosovës në fundi i shtatorit të vitit të kaluar. Situata në vetvete të kujton në mënyrë të pakëndshme edhe faktin se hetimi në vazhdim para prokurorisë në Beograd për rastin e Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij në lidhje me aktivitetet e tyre në Banjska ka mbetur praktikisht i bllokuar për më shumë se tre muaj”.

“Të dyshuarin e vetëm e kemi Radoiçiqin, të vetmin person të përmendur në hetimin që po zhvillohet në Beograd, edhe pse në listën e të kërkuarve të Interpolit ndoshta një muaj më parë ishin dhjetë persona me emra. Gjithashtu nuk kemi pasur informacione të mëtejshme nga prokuroria, nuk kemi pasur komente për zgjatjen e mundshme të hetimit apo raportim për ecurinë e tij deri tani. Nga ana tjetër, ka mundësi që për shkak të sezonit zgjedhor në Serbi, kjo çështje të mos jetë përfaqësuar aq sa e meriton”, tha ai.

Kurti, Rama, Vuçiq/ Liderët Ballkanit Perëndimor mblidhen nesër në Shkup

0

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen nesër në Shkup, ku do të diskutojnë planin e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor të miratuar nga Komisioni Evropian me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe organizatave rajonale

Mikpritës i takimit do të jetë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ndërsa pjesëmarrës pritet të jenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas njoftimit të qeverisë maqedonase, pjesë do të marrin edhe përfaqësues nga Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Në takim do të marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Gert Jan Kopmann dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.
Organizatat rajonale, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), CEFTA dhe Forumi i Investimeve të Komoros të Gjashtës së Ballkanit Perëndimor, si dhe institucionet financiare ndërkombëtare, do të marrin pjesë në takimin për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor në Shkup.