Ballina Blog Faqe 22

Krim i rëndë brenda familjes: Djali vret babanë

0

Një krim brenda familjes ka tronditur Italinë.

Në Cavernago, Bergamo, një burrë tridhjetë vjeçar goditi me thikë babanë e tij, 64-vjeçarin Umberto Gaibotti, në kopshtin e shtëpisë së tyre.

Vrasja ka ndodhur në kulmin e një sherri, mes prindit dhe fëmijës.

Alarmi u dha nga fqinjët të cilët dëgjuan klithmat, por kur ndihma mbërriti në vend nuk mund të bënin asgjë më shumë për burrin

Djali është marrë menjëherë nga policia.

Viktima ishte ndarë nga gruaja dhe jetonte me djalin e tij. Kryetari i bashkisë së Cavernago, Giuseppe Togni, foli për një “tragjedi të paralajmëruar”.

Gjatë muajve të fundit, tridhjetë vjeçari në fakt kishte dhënë shenja të ndryshme paqëndrueshmërie, për shkak të varësisë nga droga.

LAJMI I FUNDIT: Vdes njëri nga të plagosurit në “Bon Vivant”

0

Një person i cili kishte marrë plagë në të shënat e mbrëmbshme në një kafiteri të Prishtinës, “Bon Vivant”, ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i repartit intensiv në QKUK, Shaqir Uka.

“Nga informacionet qe kam nga ekipa kujdestare e Mjekimit Intensiv, 1 pacient që ka marrë plagë nga plagosja e mbrëmshme pas intervenimit kirurgjik është sjell për trajtim të mëtutjeshëm në Mjekumin Intensiv. Pacienti në fjalë edhe përkundër të gjithë trajtimit kirurgjik dhe terapisë intensive nuk ka arritur të iu mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë në orët e hershme tē mëngjesit”, ka deklaruar Shaqiri për Dukagjinin.

Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm

0

Dardan Krivaqa është dënuar sot me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore e Ferizajt për vrasjen e Marigona Osmanit.

Lajmi do të  përditësohet

18 vjeçarja Marigona Osmani u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.

Sipas aktakuzës, Dardan Krivaqa dyshohet se më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e maltretuar në forma të ndryshme.

Një ditë më pas, më 22 gusht 2021, Krivaqa dhe Sejdiu akuzohen se kanë privuar nga jeta Marigona Osmanin, në përpjekje për të fshehur veprën penale të dhunimit.

Ndërkohë, të martën në Gjykatën Themelore të Ferizajt është dhënë fjala përfundimtare, me ç’rast Prokuroria dhe mbrojtja e palës së dëmtuar, kanë kërkuar dënimin e Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit.

Në seancën e 24 janarit 2023, gjyqtari i çështjes Sahit Krasniqi, ka aprovuar propozimin e avokatit mbrojtës, Admir Salihu, që të bëhej një ekzaminim psikiatrik ndaj Dardan Krivaqës. Ndërsa, në raportin e ekzaminimit psikiatrik të Institutit të Forenzikës, të cilin e ka pranuar gjykata në fjalë, është konstatuar se i akuzuari për vrasjen e 18-vjeçares, nuk ka ndonjë çrregullim apo sëmundje mendore të karakterit psikotik.

Më 14 korrik 2022, është mbajtur seanca fillestare ku Dardan Krivaqa ka shfrytëzuar të drejtën të mbrohet në heshtje, kurse Arbër Sejdiu, është deklaruar i pafajshëm.

Krivaqën prokuroria e ngarkon me veprën penale vrasje e rëndë dhe dhunim, kurse Sejdiu po akuzohet për veprën penale vrasje e rëndë dhe ndihmë në kryerjen e dhunimit.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Dardan Krivaqa më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij në rrugën “Ramadan Rexhepi”, në Ferizaj, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar të njëjtën për të kryer marrëdhënie seksuale, e cila siç thuhet në aktakuzë përcillet me tortura.

Gjithnjë sipas aktakuzës, aty thuhet se i pandehuri Krivaqa fillimisht pa dëshirën e tani të ndjerës ka kryer marrëdhënie seksuale në sallon, pas kryerjes së aktit seksual të njëjtën të zhveshur e kishte dërguar në banjo, nga aty me dhunë e kishte dërguar në dhomën e gjumit, mirëpo me kalimin e kohës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore tani e ndjera Marigona Osmani si pasojë e dhunës së ushtruar kishte humbur aftësinë për të rezistuar, e ku në dy raste në mbrëmje kishin kryer marrëdhënie seksuale, pastaj i pandehuri Dardan të zhveshur e kishte dërguar në banjë, e ku i vërehen edhe lëndimet në trup.

Policia arreston dy shtetas holandez, hynë ilegalisht në Kosovë

0

Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje  19:25  janë arrestuar një mashkull dhe një femër shtetas të Holandës pasi që me veturë kanë kaluar kufirin ilegalisht.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Taksi falas për ata që dalin nga diskoteka, Italia synon shmangien e tragjedive

0

 Italia ka nisur aplikimin e një iniciative për t’u duartrokitur, e cila do të mundësojë taksi falas për të gjithë të rinjtë që dalin nga diskotekat dhe që kanë konsumuar alkool.

Synimi i kësaj nisme të nënshkruar nga Ministria e Infrastrukturës dhe shoqatave të lokaleve të natës është vetëm një, rritja e sigurisë në rrugë, pas dhjetëra aksidenteve në fundjavë ku shumë të rinj kanë humbur jetën.

Momentalisht, nisma do të zbatohet vetëm në disa diskoteka dhe parashikon që person që “ngelin” në testin e alkoolit pasi dalin nga lokalet e natës do të dërgohen në shtëpi me një taksi të paguar, së bashku me personin që e shoqëron.

Ideja erdhi pas një takimi që shoqata e lokaleve të natës zhvilloi me influencerët dhe zv.ministrin Salvini.

Shëngjin, plagoset me thikë pushuesi nga Kosova

0

Një pushues nga Kosova ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e kësaj të enjteje në Kune të Shëngjinit. Klan TV raporton se ngjarja ndodhi pas një sherri mes dy personave, të dy nga Kosova, për shkaqe dhe në rrethana momentalisht të paqarta.

I plagosuri, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore. Ai raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila nisur punën për zbardhjen e kësaj plagosjeje./tvklan.al

Ngjarje e rëndë për familjen Hajra, kjo është 29 vjeçarja nga Skenderaj që vdiq në vetaksident

0

Mirjeta Hajra e moshës 29 vjeçare, nënë e 2 fëmijeve, ka ndërruar jetë sot pas një vet-aksidenti në rrugën për fshatin Rakinicë, të Komunës së Skenderajt.

Burimet e rajonit brenda stacionit policorë në Skenderaj, kanë treguar se vetëaksidenti është zbuluar vetëm pas 4 orësh nga momenti i ndodhjes.

Rajoni ka zbuluar se viktima ishte dërguar me urgjencë në spitalin rajonal në Mitrovicë për trajtim, mirëpo s’ka arritur t’i përballojë plagët e marra dhe ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmua zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar drejtuesja e veturës. Ndërsa rreth orës 13:40, është raportuar se si pasojë e lëndimeve në aksident në  Spitalin Rajonal në Mitrovicë,  ka vdekur drejtuesja e veturës,  viktima femër / kosovare e  moshës rreth 29 vjeçare”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i 29-vjeçares është dërguar në IML për obduksion.

Groposja e derrave të infektuar shkak i përplasjes fizike mes serbëve dhe Policisë në Kllokot

0

Një incident mes qytetarëve të Kllokotit dhe Policisë së Kosovës ka ndodhur dje për shkak të një vendimi që derrat e infektuar nga murtaja afrikane të groposen diku në këtë komunë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Gërnçar të komunës së Kllokotit, banorët e të cilit pretenduan se groposja e këtyre kafshëve është caktuar në afërsi të fshatit.

Për këtë ata kanë protestuar dhe policia është përpjekur që t’i largojë ata, raporton KoSSev.

Derisa në rrjetet sociale po qarkullojnë video të kësaj ngjarjeje, policia thotë se nuk ka raportime për ndonjë incident, por po ashtu konfirmon se ka dhënë mbështetje në transportimin e kafshëve të ngordhura.

Rasti i parë i murtajës afrikane në Kosovë është regjistruar muajin e kaluar në komunën e Kllokotit.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë konfirmoi në atë kohë se ata dolën në terren për kërkime diagnostikuese në fermë, marrjen e mostrave dhe izolimin e fermës, por edhe se ata eutanizuan kafshët dhe krijuan një shtab krize përgjegjëse për menaxhimin e situatës.

Disa banorë të fshatit Gërnçar kanë thënë për KoSSev dje se në këtë fshat është hapur një gropë me qëllim të groposjes së derrave të infektuar që kanë ngordhur.

Njëri prej tyre, Dushan Marinkoviq, thotë se vendasit nuk ishin në dijeni deri dje kur, siç shpjegon ai, erdhi një ekskavator dhe filloi të hapte një gropë, thotë ai, vetëm disa qindra metra larg shtëpive.

“Sot në mëngjes erdhën atje me një kamion dhe shkarkoi një rimorkio me derra të ngordhur”, thotë Marinkoviq.

Më pas banorët e zonës u mblodhën dhe bllokuan rrugën që të çon në gropën e gërmuar, të revoltuar nga zgjedhja e vendndodhjes dhe nga frika e infeksionit të mundshëm.

Ai thekson se aty kanë gjetur pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“Kur qytetarët u rebeluan, policia gjatë protestës u tha se kryetari ishte pajtuar dhe ishte në dijeni me vendin ku do të groposeshin derrat”, pohon Marinkoviq.

Më pas, ai thotë se qytetarët kanë shkuar edhe në komunë, por se përgjigjja e vetme që e kanë marrë është se “ka mbaruar orari i punës”.

E rëndë/ Vritet 33-vjeçari shqiptar në Angli, familja rrëqeth me fjalët prekëse: Ishte një djalë, vëlla… (Emri)

0

Një vrasje me thikë i ka marrë jetën shqiptarit 33-vjeçar Jetmir Pemaj.

Ngjarja ka ndodhur në Britaninë e Madhe, në Harroë Street, Whitmore Reans, Wolverhampton.

Pas një sulmi me thikë, 33-vjeçari nuk i ka mbijetuar lëndimeve të marra dhe ka humbur jetën. Sakaq, i plagosur ka mbetur dhe një 20-vjeçar.

“Jetmiri ishte një djalë, vëlla dhe partner i dashur.

Ai ishte shumë i dashur dhe do t’i mungojë shumë e gjithë familja dhe miqtë e tij”, ka qenë deklarata e familjes Pemaj.

E rëndë! Gjyshja e la për 8 orë në makinë, ndërron jetë 1-vjeçarja

0

Një vajzë 1-vjeçare në Nju Jork vdiq pasi gjyshja e saj e la në sediljen e pasme të një makine për tetë orë ndërsa ajo shkonte në punë, tha policia.

Gruaja 54-vjeçare harroi ta linte 14-muajshen nën kujdesin ditor gjatë rrugës për në punë të hënën, tha Departamenti i Policisë së Qarkut Suffolk në një njoftim për shtyp.

“Përafërsisht tetë orë më vonë, gruaja shkoi për të marrë fëmijën në kujdesin ditor, që ndodhet në Redwood Lane në Smithtown, kur kuptoi se e kishte lënë fëmijën në automjetin e saj,” tha policia.

Vogëlushja u dërgua në spital ku u shpall e vdekur.

Vdekja është nën hetim dhe policia nuk ka thënë nëse do të ketë ndonjë akuzë për rastin.

Ky është fëmija i 15-të që vdes në automjet të nxehtë këtë vit, sipas NoHeatStroke.org, një faqe interneti e drejtuar nga një pedagog i Universitetit Shtetëror të San Jose që gjurmon vdekjet e nxehta të makinave.

Temperatura e lartë të hënën në Smithtown, e cila ndodhet në bregun verior të Long Island, ishte 83 gradë.

Temperaturat brenda një makine mund të rriten 20 gradë në vetëm 10 minuta, sipas Administratës Kombëtare të Sigurisë së Transportit në Autostradë, dhe shpesh, kjo është e mjaftueshme për të shkaktuar hipertermi. Brenda një ore, temperaturat e makinave mund të rriten më shumë se 40 gradë, edhe kur temperaturat janë të ulëta.

Temperatura e trupit të një fëmije rritet tre deri në pesë herë më shpejt se ajo e një të rrituri dhe një fëmijë mund të vdesë kur temperatura e trupit të tij arrin 107 gradë, tha administrata e sigurisë