Ballina Blog Faqe 18

Edhe reperi nga Kosova në mesin e të arrestuarve për trafik droge

0

Kryelajmi i ditës së sotme është arrestimi i disa shtetasve kosovarë në Shqipëri nën akuzat për trafik droge në vlera prej qindra mijëra eurosh.

I arrestuar është Besnik Mujeci, këshilltar i Kuvendit Komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Por ai nuk rezulton të jetë i vetmi personazh nga jeta publike që është në mesin e të arrestuarve.

Mithat Ramadani nuk është emër i panjohur nga shoubizzi.

Ai është reper me disa projekte të publikuara, raporton Prive.al.

Mithati në pjesën artistike njihet me emrin Despoti, teksa projektin e fundit muzikor e ka të publikuar para pak ditësh.

Vetëm pak ditë më parë, në “Andrra Stage” të “DokuFest” ai ka performuar me BimBimmën e të tjerë emra, përfshirë Besa M e Killua.

“Tepër e rrezikshme edhe në dozat më të vogla”, çfarë është droga me të cilën u kap asamblisti i VV-së?

0

Asamblisti dhe aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci është arrestuar në Tiranë të martën si pjesë e një grupi të dyshuar të organizuar të trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në Shqipëri. Më konkretisht, ata u kapën nga Policia e Tiranës me më shumë se 11 mijë doza ekstazi në vlerë prej rreth 400 mijë euro.

Një kërkim i thjeshtë në “Google” tregon fakte dhe efekte rreth këtij lloj substance narkotike:

Emri kimik për ekstazinë është 3,4 – metilendioksimetamfetamina ose MDMA. Struktura kimike dhe efektet e MDMA janë të ngjashme me amfetaminën (një stimulues) dhe me meskalinën (një halucinogjen).

Ajo që shitet si ekstazi shpesh përmban droga të tjera përveç MDMA sipas Qendrës për Varshmëri dhe dhe Shëndet Mentor. Disa nga barnat e tjera përfshijnë kafeinë, ephedrinë, amfetamin, dekstrometorfan, ketaminë dhe LSD. Ekstazia ndonjëherë përmban barna shumë toksike, të tilla si parametoksiampfetamina (PMA), e cila mund të jetë vdekjeprurëse edhe në doza të ulëta.

MDMA u patentua në vitin 1913 dhe është përdorur në ekspetimente, veçanërisht si shtesë e psikoterapisë në vitet 1970. Posedimi, trafikimi, importimi ose prodhimi i MDMA-së u bë i paligjshëm në Kanada në 1976 dhe në Shtetet e Bashkuara në 1985.

Nga vjen?

Ajo bëhet në laboratorë ilegalë me kimikate dhe procese që ndryshojnë nga laboratori në laborator. Ajo që shtet si ekstazi shpesh përmban droga të panjohura ose mbushës të tjerë.

Ajo duket si tabletë ose kapsulë që gëlltitet, por mund të shitet edhe në formë pluhuri, ose tabletat grimcohen dhe më pastaj merren me anë të hundës. Ka gjithashtu raporte të rralla për injektimin e drogës.

Tabletat vijnë në forma, madhësi dhe ngjyra të ndryshme dhe shpesh janë të stampuara me logo. Tabletat që shiten si ekstazi mund të mos përmbajnë MDMA.

Kush e përdorë atë?

Rritja e përdorimit të ekstazisë si një drogë rekreative filloi në vitet 1980 në SHBA. Ndërsa ajo përdoret ende nga të rinjtë në klube dhe festa, gjithashtu përdoret edhe për arsye të tjera.

Si ju bën të ndiheni?

Ka disa arsye lidhur me efektet e saj: Moshën dhe peshën trupore, sa kohë të gjatë e merrni atë, metodën dhe mjedisin ku ndodheni, nëse ka kushte të caktuara mjekësore ose psikiatrike, nëse pihet me alkool ose me barna të tjera.

Në doza të ulëta deri në mesatare, ekstazia mund të prodhojë ndjenja kënaqësie dhe mirëqenieje, rritje të socializimit dhe afërsisë me të tjerët. Ashtu si të gjitha drogat e tjera stimuluese, ekstazia mund t’i bëjë përdoruesit të ndihen plot energji dhe besim.

Por, droga mund të jetë fort negative dhe e rrezikshme në çfarëdo doze. Doza më të larta nuk ka gjasa të përmirësojnë efektet e dëshirueshme dhe mund të intensifikojnë efektet negative. Këto efekte përfshijnë kërcitje të dhëmbëve dhe dhimbje të nofullës, djersitje, rritje të presionit të gjakut dhe rrahjeve të zemrës, ankth ose sulme paniku, shikim të paqartë, neveri të vjella dhe konvulsione. Pasi efektet fillestare të drogës të jenë zhdukur, përdoruesit mund të përjetojnë edhe efekte të mëvonshme si konfuzion, nervozizëm, ankth, paranojë, depresion, dëmtim të kujtesës ose probleme me gjumin.

A krijon varësi?

Nuk është e pazakontë që ekstazia të marrë rëndësi të madhe në jetën e përdoruesve. Shenjat e varësisë përfshijnë dëshirat e forta për efektet e drogës, marrjen e më shumë drogës sesa që synohet dhe vazhdimin e përdorimit varësisht nga problemet.

Toleranca ndaj ekstazës krijohet shumë shpejt. Kjo do të thotë se sa më shpesh që merrni ekstazi, aq më pak efekt ka droga. Marrja e dozave më të mëdha mund të mos arrijë rezultatet e dëshiruara, pasi përdorimi i shpeshtë i saj varfëron serotoninën dhe kimikatet e tjera që i japin trunit ekstazën më të lartë. Megjithatë, ka pak evidencë që MDMA mund të prodhojë varësi fizike ose simptoma të tilla.

A është e rrezikshme?

Mund të jetë. Edhe pse disa njerëz e konsiderojnë ekstazinë si një drogë relativisht të sigurt, një numër në rritje i vdekjeve janë shoqëruar me të. Ashtu si shumë droga ilegale, këto rreziqe rriten me sasinë e marrë dhe shpeshtësinë e përdorimit.

Një faktor kryesor në shumë vdekje të lidhura me ekstazinë është dehidrimi dhe mbinxehja që mund të rezultojë kur ekstazia merret së bashku me aktivitet gjatë natës. Ekstazia rrit temperaturën e trupit, presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës, gjë që mund të çojë në dështim të veshkave ose zemrës, goditje në tru dhe konvulsione. Ekstazia mund të shkaktojë verdhëz dhe dëmtim të mëlçisë.

Njerëzit me presion të lartë të gjakut, probleme me zemrën ose mëlçinë, diabet, epilepsi ose ndonjë çrregullim mendor janë më të prekshëm nga rreziqet e mundshme të ekstazisë. Një pjesë e rrezikut është se njerëzit mund të mos jenë të vetëdijshëm se i kanë këto probleme shëndetësore dhe efektet e ekstazisë mund të shkaktojnë simptoma.

Ashtu si me të gjitha drogat ilegale, pastërtia dhe forca e ekstazisë nuk mund të matet kurrë. Marrja e saj hapë një mister të tërë të tërë të përdorimit dhe efekteve.

 

“Droga shkoi nga Kosova”, Policia shqiptare zbulon detajet të reja për rastin ky dyshohet të jetë i përfshirë asamblisti i VV-së

0

Besnik Mujeci, asamblist i Vetëvendosjes në Prishtinë, është në mesin e pesë personave të arrestuar nga Policia e Shqipërisë pasi dyshohet për përfshirje në kotrabandë të drogës. Madje, i një grupi të fuqishëm që shpërndante ekstazi nëpër vendet bregdetare gjatë këtyre kohëve.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Shqipërisë në një komunikatë të gjatë për media, raporton Nacionale.

“Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “PUNISHER 2”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit: Mithat Ramadani 30 vjeç, Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë, si dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, dhe Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Mujecit dhe të arrestuarëve të tjerë u janë gjetur 11 mijë e 300 tableta ekstazi me peshë 5kg në vlerë 400 mijë euro.

Mujeci është asamblist i partisë në pushtet, Vetëvendosje, në komunën e Prishtinës. Ai ishte zgjedhur asamblist për herën e dytë.

“Shtetasit e arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Plani për shpërndarjen e kësaj sasie ekstazie ishte i detajuar. Policia ka bërë të ditur se droga futej nga Kosova në Shqipëri me autobusë, duke shfrytëzuar sezonin turistik.

Masat ndëshkuese të BE-së prekin edhe nivelin lokal, komunat kanë ngecur në realizimin e projekteve

0

Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian për Kosovën, kanë prekur edhe nivelin lokal. Të paktën në dy komuna raportohet të ketë ngecje në zhvillimin e projekteve që janë paraparë të zhvillohen me paratë e programit “IPA 2023”. Ndaj Kosovës nuk janë hequr ende masat ndëshkuese, e komunat janë në pritje të vazhdimit të projekteve.

Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian (BE) të aplikuara ndaj Kosovës, në aspektin ekonomik, u panë si goditje për vendin. Vetë BE-ja nuk tregon se sa është shuma e saktë që ka pezulluar nga fondet e saj, mirëpo insistonte se ato Kosova nuk i ka humbur dhe projektet mund të kthehen në rast të ndryshimit të sjelljes së Qeverisë së Kosovës dhe plotësimit të kërkesave të tyre për shtensionimin e situatës. E pavarësisht se Qeveria e Kosovës filloi plotësimin e kushteve të BE-së, masat ende s’janë hequr, shkruan Gazeta Express.

Se janë prekur nga këto masa kanë thënë edhe nga niveli lokal.

Kryetari i Hanit të Elezit,  Mehmet Ballazhi javën e kaluar tha për Kosovapress se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës e kanë pezulluar projektin që lidhet me trajtimin e lumit Lepenc.

Kjo pas anulimit të masave nga fondet IPA.

Për këtë çështje janë deklaruar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi ka thënë për Express, se shumica e komunave nuk janë prekur nga pezullimi i këtyre fondeve.

“Masat e BE-së kanë të bëjnë me fondet e pezulluara të IPA (instrumenti i para aderimit), që çdo vit janë mbi 60  milionë dhe mbulojnë sektorë të ndryshëm përfshirë fusha të ndryshme të cilat janë në përgjegjësi të komunave. Aktualisht, në shumicën absolute të komunave nuk ka projekte të anuluara si pasojë e masave të BE-së”, tha ai për Express.

Sipas tij, ka fusha që janë prekur. Ai përmendi rastin e arsimit në Prizren. Ibrahimi tha se atje projektet arsimore janë në pritje dhe se nuk dihet nëse do të vazhdohet me realizimin e tyre.

“Megjithatë, nuk mund të thuhet se nuk ka dëm nga masat e BE-së në fushat ku komunat janë kompetente. Kryesisht mund të jenë agjencitë ndërkombëtare dhe organizatat e mëdha që veprojnë nëpër komuna me fondet e BE-së, p.sh në Prizren në fushën e arsimit. Agjencitë dhe organizatat të ndryshme kombëtare janë duke realizuar projekte të cilat mbulojnë edhe komunën e Prizrenit. Projektet arsimore në pritje, me të cilat pritet të bashkëpunojnë, tashmë i nënshtrohen edhe më tutje vazhdimit pritjes dhe nuk dihet nëse do të vazhdohet me realizimin e tyre”, deklaroi më tutje ai për Express.

Bashkimi Evropian kishte thënë se më 28 qershor kishte njoftuar zyrtarisht Kosovën për masat e ndërmarra ndaj saj pasi nuk ka ndihmuar në shtensionimin e situatës në komunat më veriore të Republikës. Bashkësia ndërkombëtare i ka paraqitur Kosovës tri kërkesa kryesore: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Pala kosovare ka nisur zbatimin e këtyre kërkesave, por megjithatë masat ndëshkuese ende nuk janë hequr./Express/

 

Vrasja me plumb në kokë e shqiptarit në Greqi, zbulohet se kush është autori i vrasjes

0

Mediat greke e kanë cilësuar si një thriller vrasjen e 51-vjeçarit shqiptar Aleksandër Zaka, i cili u gjet i vrarë me plumb në kokë në banesën e tij në ishullin e Salaminas në Greqi.

Shqiptari u ekzekutua me plumb në pjesën e pasme të kokës, teksa qëndronte i ulur në një karrige në oborrin e banesës së tij.

Autoritetet greke kanë identifikuar autorin e dyshuar dhe kanë nisur punën për arrestimin e tij.

Dyshohet se viktima dhe autori kanë qenë shokë me njëri tjetrin, ku ky i fundit ka qëndruar më parë në banesën e viktimës.

Autori, personi që shihni në foton e mëposhtme është një shtetas shqiptar me precedentë penalë në fushën e vjedhjes dhe trafikut të narkotikëve.

Policia greke po punon për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Ndërkohë për sa i përket viktimës ai ka qenë një person pa precedentë penal dhe që jetonte dhe punonte prej vitesh në Greqi.

Serbia po përjeton kolaps demografik, e dyta në botë për numrin e vdekjeve

0

Serbia është duke përjetuar një kolaps demografik, duke u renditur si vendi i dytë në botë për nga numri i vdekjeve.

Sipas raportimeve, në Serbi gjatë një viti janë 20 vdekje për 1,000 banorë.

Aty thuhet se në dekadën e fundit, numri zyrtar i banorëve në Serbi ka rënë për 535 mijë persona. Kumulativisht, numri zyrtar i banorëve të këtij vendi ka rënë për 7.7 për qind në periudhën e vëzhguar, pra me 0.7 për mesatarisht në vit.

Mediet serbe thonë se një nga arsyet kryesore për një rënie kaq të madhe të popullsisë është rritja natyrore negative.

Në periudhën e vëzhguar, shtimi kumulativ negativ natyror ka arritur në 468 mijë ose mesatarisht 43 mijë banorë në vit.

“Serbia është vendi i dytë në botë për sa i përket shkallës së vdekshmërisë në vitin 2021 me 20 vdekje për 1,000 banorë. Krahasuar me vendet e avancuara të ish-tranzicionit që ishin objekt i analizës, pra Polonia, Sllovakia dhe Republika Çeke, shkalla e vdekjeve në Serbi është 48 për qind më e lartë”, thekson raporti.

Kur bëhet fjalë për të sapolindurit, Serbia për këtë periudhë ishte në vendin e 19-të në botë për sa i përket nivelit më të ulët të natalitetit, pra 9.1 fëmijë të lindur për 1,000 banorë.

Meqenëse kapitali njerëzor është një faktor kyç në rritjen dhe zhvillimin ekonomik, nga kjo mund të shihet se Serbia deri tani rënien më të madhe të popullsisë përmes rritjes natyrore negative në njërën anë dhe shkallën më të ulët të rritjes ekonomike nga ana tjetër. /Telegrafi/

Një muaj paraburgim ndaj personit i cili e sulmoi ekipin e Nacionales

0

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit për të pandehurin A.K., në lidhje me sulmin ndaj ekipit të mediumit “Nacionale”, në protestën e mbajtur në Prizren kundër festivalit “DokuFest”.

Sipas njoftimit të Gjykatës, i dyshuari me dashje e ka sulmuar gazetarin Vullnet Krasniqi derisa ishte duke i kryer detyrat zyrtare të tij.

“I pandehuri A.K., me datë 11 gusht 2023, rreth orës 14:00., në Prizren, me dashje e sulmon personin zyrtar në lidhje me detyrat e tij zyrtare – të dëmtuarin V.K., (gazetar), në atë mënyrë që në momentin kur i dëmtuari V.K., (gazetar), gjatë kryerjes së detyrës së tij merr në intervistë të pandehurin, ky i fundit A.K., e shtyen me dorë duke e sulmuar, pasta, I dëmtuari V.K., vazhdon ti intervistojë protestuesit të tjerë të pranishëm ku has në rezistencë, të të pranishmëve, dhe persona të tjerë e sulmojnë fizikisht gazetarin me të cilat veprime tek i njëjti shkaktojnë shqetësim”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se masa e paraburgimit është e nevojshme dhe e arsyeshme “për të mos penguar rrjedhën procedurale të hetimit”.

Prokuroria e qet një video të dëshmorit Ismet Jashari, avokati i Thaçit ia rrëzon pretendimin qesharak

0

Disa pretendime qesharake të Prokurorit të Specializuar të Hagës u hodhën poshtë sot në Gjykatën Speciae në procesin kundër krerëve të UÇK-së.

Prokuroria paraqiti një video të një grupi ushtarësh të UÇK-së, e në të cilën shiheshin Fatmir Limaj, Musë Jashari e Ismet Jashari(komandant Kumanova), shkruan lajmi.net.

Organi i akuzës e pyeti dëshmitarin në fjalë, se a dukej ashtu betimi që ai e kishte dhënë, mirëpo që kjo u kundërshtua ashpër nga mbrojtja e Thaçit, e cila tha se nuk mund të përdoret si provë materiale e betimit, një video që s’ka betim në të.

Biseda nga seanca:

Prokurori: Fjalët që u thanë në fillim “përshendetje, kompania është gati për të ngritur flamurin kombëtar, raporton komandant Kumanova”. Kjo nuk është ceremonia juaj e provimit, kështu?

Prokurori: Kjo ceremonia e betimit, a mund të krahasohet me ceremonin e betimit që folëm në seancë private? Ato hapat që hapat që pamë në video, a janë të njëjtë?

Prokurori: Ne mendojmë që u bë një betim.

Gjykatesi: Po aty s’u bë ndonjë betim.

Prokurori: Kush janë personat që shihen në këtë video?

Deshmitari: Musë Jashari, Fatmir Limaj, Kumanova, Ismet Jashari.

Keohe: Doni që të pranoni si provë për betim, një video ku s’ka betim? Ju po i tregoni si duket ceremonitë e betimit ishin të suksesshme?

Gjykatesi: Pranohet.

 

 

Aksident trafiku në Çagllavicë, vetura përfundon brenda tri lokaleve

0

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 03:30 në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ku si pasojë janë lënduar tre persona.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila tha se në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet, ngasësi i të cilit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

“Si pasojë e aksidentit përveç lëndimeve  trupore që kanë pësuar tre persona, janë shkaktuar edhe dëme materiale në tri lokale”- ka thënë Ahmeti.

Policia thotë se me rastin po merret njësiti i trafikut.

Mitrovicasi që u gjet i vdekur dyshohet të jetë vrarë, arrestohet një 43-vjeçar si i dyshuar

0

Me 12.08.2023, rreth orës 17:15 është  raportuar se në rrugën e UÇK -së,  në Mitrovicën e Jugut,  një person është gjetur një person pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes  është identifikuar se peroni i pajetë është  viktima S. M., 65 vjeçar. Fillimisht rasti është kualifikuar si vdekje e dyshimtë, prokuroi i rastit ka urdhëruar që trupit të viktimës t’ i bëhet autopsia në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Lidhur me këtë ngjarje, me datën 13 gusht 2023, mbi dyshime të bazuara për përfshirje në rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar Xh. N., 43 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Në cilësi të provës materiale është konfiskuar vetura e viktimës e cila është gjetur në posedim te i dyshuari.

Me aktvendim të prokurorit,  të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndërsa, rasti nga vdekje e dyshimtë është ri-kualifikuar në veprën penale “vrasje e rëndë