Zjarret në Greqi/ Bie intensiteti i flakëve, por regjistrohen vatra të reja

spot_img

Megjithëse fuqia e zjarreve të ditëve të fundit në Greqi po bie, gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 51 vatra të reja duke e çuar në 96 numrin total të zjarreve aktive në pyje.

Shërbimi Zjarrfikës tha se shumica e zjarreve të reja u trajtuan menjëherë në fazat e tyre fillestare.

Një kontingjent i madh zjarrfikësish po operon ende në Akainë verilindore, në Peloponez dhe në ishullin e Rodos-it. Rreth 50,000 pemë ulliri dhe 2,500 kafshë dhe koshere bletësh u shkatërruan në zjarret e fundit në Dodekanez të Rodosit, sipas një vlerësimi fillestar nga Ministria e Zhvillimit Rural dhe Ushqimit. Më shumë se 10% e ishulli është shkrumbuar, ndërsa mbi 20 mijë persona u larguan përmes opercaionit më të madh të evakuimit të turistëve në hitorinë e Greqisë.

Ndërkohë, zjarri i cili filloi gjatë fundjavës së shkuar në ishullin e Korfuzit vijon të jetë ende aktiv. Në verilindje të këtij ishulli, një numër i madh zjarrëfikësish po mundohen të shuajnë flakët, ndërsa ata po ndihmohen edhe nga ajri përmes 4 avionësh dhe 2 helikopterësh.

Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarëve, Notis Mitarachi dha dorëheqje këtë të shutnë, siç thuhet për arsye personale. Por, ministria që ai drejton është përgjegjëse për shërbimet e sigurisë publike të vendit, duke përfshirë zjarrfikësit, policinë dhe Sekretariatin e Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile.

Ndërkohë, eksperti kryesor i meteorologjisë në Greqi, prof Christos Zerefos, tha se zjarret po shtohen çdo vit dhe se duhen ndryshuar strategjitë ndaj krizës klimatike.  Sipas Zerefos kriza klimatike mund t’i kushtojë Greqisë deri në 700 miliardë euro, si në aspektin e masave parandaluese ashtu edhe në përshtatjen me realitetin e ri.

spot_img
Lajmet e fundit
spot_img
Lajme të lidhura