Vodhi plot kasaforta me para të bamirësisë nëpër markete, ky është i dyshuari

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Isuf Hasani, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje në Viva Fresh në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, ku ka marrë arkën me paratë e mbledhura për bamirësi.

Sinjali mëson se i dyshuari është kapur në fshatin Bresje dhe përveç këtij rasti, ai dyshohet edhe për vjedhje të tjera, të kësaj natyre.

Pasi Policia e ka identifikuar, i njëjti është ndaluar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë për veprën me të cilat ngarkohet.

Me të përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

spot_img
Lajmet e fundit
Lajme të lidhura