Situata me ekipin e futbollit të Lirisë nuk është aspak e mirë pas kthimit në Superligë për shkak të rezultateve të dobëta.
Humbja turpëruese 4-0 në shtëpi nga Gjilani, ka nxitur tifozët Arpagjikët të revoltohen ndaj lojtarëve duke iu kërkuar ti zhveshin fanellat.
Këtij reagimi të tyre i është bashkuar edhe afaristi i njohur prizrenas, Shkodran Kryezi që financon futbollin vendas.
“Si tifoz dhe qytetar i Prizrenit, plotësisht e ndaj shqetësimin dhe revoltimin e tifo-grupit “Arpaxhikët” rreth situatës me Lirinë. Por para se të kritikohen lojtarët, është koha e dhënies së përgjegjësisë nga menaxhmenti dhe drejtuesit e klubit që po e fundosin shpresën e fundit të prizrenasve. I bashkohem thirrjes për dhënie të llogarisë. Liria meriton më shumë ” – ka shkruar ai në Facebook.