Kryeministri Albin Kurti sot është duke raportuar në Kuvend për ngjarjet në veri të vendit.
Ai tha se protestat atje nuk po vijë nga vullneti i popullit serb, por nga Beogradi zyrtar, raporton Gazeta Express.“Nuk mund t’i mbyll sytë kur grupe kriminale të llojit fashist paramilitar kërcënojnë rendin kushtetues e ligjor të Republikës. Ne jemi të vetëdijshëm që jo të gjithë janë pjesë e grupeve të tilla, por fatkeqësisht shumë qytetarë serbë për shkak të presionit e kërcënimit nga Beogradi zyrtar janë të detyruar të shërbejnë si mburojë njerëzore për sulme të grupe të tilla kriminale. Dhe aty janë tri kategori: e para – kriminelët e mbrojtjes civile – këta janë pjesa ekstremiste, shoviniste, nacionaliste që e admiron Millosheviqin e Putinin dhe merr pjesë në protesta të dhunshme. E dyta: Nga administrata publike, që po nuk dolën në protesta humbin pagën se vendin e punës nuk e di a e kanë.E treta: Janë kompanitë e Radojiçiqave dhe Veselenoviqave që iu japin pushim punëtorëve me kusht që të shkojnë në protestë të dhunshme. Ua kushtëzojnë vendin e punës me protestë të dhunshme dhe kur shkojnë në protestë të dhunshme ia shkruajnë ditë pushimi”.
Protestat vijnë prej poshtë, këto janë protesta prej lart. Këto s’janë protesta. S’është vullnet i popullit, por direktivë e Beogradit. Më vjen keq për ata që detyrohen, sepse janë ma të pa lirë. Atij i mungon më së shumti liria, por jo për shkak të Prishtinës, por të Beogradit”.
Ai tha se një pjesë e mirë e bandave kriminale u kthyen të organizuar për ta eskaluar situatën.
“Kemi pamje të mjaftueshme që eskalimi ishte i planifikuar, i mirorganizuar dhe kishte autor – Beogradin zyrtar”.
Kurti tha se zgjedhjet duhet të mbaheshin meqë një herë u shtynë dhe “sërish s’mund të shtyheshin.
“U bëra thirrje serbëve të marrin pjesë në zgjedhje. [Emisari amerikan] Escobar deklaroi se SHBA do t’i njohin rezultatet. Qeveria e Kosovës e ka obligim kushtetues”.
Ai tha se policia ishte e nevojshme kur kryetarët e komunave do t’ia nisnin punën në objektet komunale.
“Kam vlerësuar drejt dhe në ditët në vijim u dëshmua që kam vlerësuar drejt. Përndryshe, mos të ishte ashtu do të kishim kryetarë të komunave që do të goditeshin nga ato banda. Të shumtë janë ata që praninë e forcave të policisë e kanë quajtur si hyrje me forcë në ndërtesë. Nuk hyn policia me forcë në ndërtesë të vet, as kryetari i komunës. Është zyra e tij. S’ka pasë asnjë arsye që të hyhet me forcë, përveç atyre që e shohin fotografinë në sekondën kur hyn kryetari”.
Kurti tha se ndërtesa ishte e zbrazët kur kanë hyrë kryetarët e komunave.
“Lista Serbe i ka braktisur institucionet në veri dhe Parlamentin këtu, përveë kur duhet me ardhë këtu për t’u nënshkruar për me marrë pagën. Kur kanë hyrë kryetarët e komunave kanë qenë të zbrazëta, por të blinduara. Ata e dinë që ndërtesat nuk janë të tyre, por të Republikës. Ata s’po i duan ndërtesat, ata po duan që edhe ne të mos i duam. Kam pasë hall që kur vjen puna me hy kryetari çka do të bëjnë serbët që janë në ndërtesë. Strukturat paralele nuk i duan as ndërtesat zyrtare. Kemi nevojë për korridor për qasje. Duam të punojmë dhe të funksionojmë. Policia e Kosovës këtë aset e merr nën kontroll. Një aset të braktisur prej atyre që shtiren se zgjedhjet ishin ilegale apo jolegjitime”.