Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar nga Vitia ka dorëzuar në Polici kuletën e një mërgimtari të cilën e ka gjetur.
Sipas njoftimit të Policisë në kuletë kishte 1940 euro dhe 100 franga zvicerane
“Sot me datën 06.07.2023, rreth orës12:25 ka ardhur në Stacionin Policor Viti një qytetar me inicialet D.S. dhe deklaron se ka gjetur një Portofol me ngjyre te zezë, ne te cilën nuk kishte asnjë dokument identifikues, por në portofol ishte një shumë e parave në vlerë prej njëmijë e nëntëqind e dyzet euro dhe gjashtëdhjetë e pesë cent (1940.65) euro si dhe njëqind (100) franga zvicerane”, thuhet në njoftim.
Policia nëpërmjet rrugëve operative thuhet se ka arritur ta identifikojë mërgimtarin që i kishte humbur kuleta dhe ia ka kthyer atë në bazë të procedurave ligjore.
“Me rastin e kthimit i pranishëm ishte edhe qytetarit që e ka gjete portofolin. Pronari i portofolit falënderon Policinë e Kosovës edhe palën qe i ka kthyer portofolin”, thuhet në njoftim.