ShBA, MB, Franca: Goditje, qortime e mbështetje – Tri qëndrimet të aleatëve të Kosovës gjatë raportit të UNMIK-ut

Nga tre prej Pesë Anëtarëve të Përhershëm (me të drejtë vetoje) në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar u shpreh Franca: kur kërkoi që UNMIK-u të vazhdojë punën e vet në Kosovë – teksa dy të parat konstatuan që ky mision do të duhej të kishte perënduar kohë më parë.

Në këtë rrafsh, Franca iu bashkua Federatës Ruse dhe Republikës Popullore të Kinës në zgjatimin e jetës së këtij misioni, arsyeja e ekzistimit të së cilës ka marrë fund me t’u shpallur pavarësia e Kosovës.

Gjatë raportimit të Shefes së UNMIK-ut, Karoline Zijade, ku edhe u ballafaquan Donika Gërvalla dhe Marko Gjuriq, pati goditje të theksuara, qortime dhe mbështetje, si për Kosovën ashtu edhe për pozicionin e palës serbe.

Qëndrimi i Francës

Franca i qëndroi pozicionit të Serbisë për çështje të veriut të Kosovës: prej mbylljes së strukturave paralele serbe dhe deri te rikthimi i serbëve në institucione të Kosovës dhe në komunat të banuara me shumicë serbe.

Zonjën Caroline Ziadeh e siguroj për mbështetjen e plotë të Francës në detyrën e saj”, e nisi fjalimin Përfaqësuesi i Përhershëm i Francës në OKB, Jerome Bonnafont.

Zbatimin e Marrëveshjes Bazike/Ohrit, Bonnafot e quajti “prioritet të Francës”.

Përfaqësuesi i Francës nisi me të kryer linjat formale të fjalimit të vet, të qortojë qeverinë kosovare për strukturat ilegale serbe në veri të Kosovë.

Ky vendim është në dëm të jetëve të përditshme të serbëve në Kosovë”, tha ai.

“Franca shpreh keqardhje për këtë veprim të njëanshëm dhe rithekson se statusi i strukturave serbe duhet të zgjidhet përmes themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe (ASMM) në bazë të draft statutit evropian. Franca do të vazhdojë të monitorojë situatën e popullatës serbe të Kosovës”, tha ai.

“Ruajtja e natyrës multietnike të shoqërisë kosovare kërkon rivendosjen e demokracisë përfaqësuese në veri të Kosovës. Në këtë drejtim, Franca u bën thirrje serbëve të Kosovës që të rifillojnë pjesëmarrjen e tyre aktive në qeverisjen lokale, ruajtjen e rendit publik dhe sistemin gjyqësore”.

Mes tjerash, Franca kërkoi edhe llogaridhënie nga Serbia për bandat që sulmuan ushtarët e KFOR-it në maj të 2023 si dhe sulmin paraushtarak dhe terrorist në Banjskë të Zveçanit në shtator të 2023.

Qëndrime i ShBA-së: Diskutime perfomative

Raportimin e UNMIK-ut dhe shkëmbimet e ndërsjella Kosovë – Serbi në atë raportim, Përfaqësuesi Alternativ i ShBA-së në OKB, John Kelley, i quajti “diskutime perfomative” dhe kërkoi që këto raportime të bëhen në seanca të mbyllura.

“Në lidhje me takimet e ardhshme për UNMIK-un, ne kërkojmë fuqimisht që ato të jenë takime me dyer të mbyllura, pasi një format i mbyllur do të nxiste një diskutim më të sinqertë dhe më pak performues.

Ne gjithashtu besojmë se këto informime duhet të reduktohen më tej në takime vjetore, duke pasur parasysh kërkesat për kohën e Këshillit të Sigurimit”, tha Kelley.

Qëllimi përfundimtar, tha përfaqëuesi i ShBA-së, “është njohja e ndërsjellë” mes Kosovës dhe Serbisë.

“Qëllimi përfundimtar duhet të jetë njohja reciproke. Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Amerika dhe komuniteti global janë më të sigurta kur vendet i zgjidhin konfliktet e tyre në mënyrë paqësore dhe më të begatë kur krijojnë klimën për zgjerimin e tregtisë dhe investimeve ndërkombëtare”, tha ai.

Qëndrimi i Mbretërisë së Bashkuar

Fjali e parë, hyrëse, e përfaqësuesit britanik Fergus Eckersley ishte se “Mbretëria e Bashkuar është mik jetëgjatë i Kosovës”.

Që në fjalinë e dytë konfirmohet mbështetja britanike për aspiratat Euroatlantike të Kosovës.

Tjetra: Mirëpresim njohjen e Kosovës nga Kenia “dhe nxisim vendet tjera” që nuk e kanë njohur Kosovën “ta bëjnë këtë”.

Për më tepër, përfaqësuesi britanik mirënjohu veprimet e qeverisë kosovare “për të përmirësuar marrëdhënies mes komuniteteve (serbëve), siç është rekrutimi i suksesshëm i policëve nga komunitetet jo shumicë”.

“Ne inkurajojmë fuqishëm Serbinë që të sjellë para drejtësisë pa vonesa të mëtejshme ata që janë përgjegjës për sulmet e vitit 2023 ndaj trupave të KFOR-it dhe në Banjska, dhe të përmbushë zotimin e saj për të bashkëpunuar në hetimin e sulmit në kanalin Ibër-Lepenc”, tha ai. (Nacionale)

spot_img
Lajmet e fundit
Lajme të lidhura