Serbia është duke përjetuar një kolaps demografik, duke u renditur si vendi i dytë në botë për nga numri i vdekjeve.
Sipas raportimeve, në Serbi gjatë një viti janë 20 vdekje për 1,000 banorë.
Aty thuhet se në dekadën e fundit, numri zyrtar i banorëve në Serbi ka rënë për 535 mijë persona. Kumulativisht, numri zyrtar i banorëve të këtij vendi ka rënë për 7.7 për qind në periudhën e vëzhguar, pra me 0.7 për mesatarisht në vit.
Mediet serbe thonë se një nga arsyet kryesore për një rënie kaq të madhe të popullsisë është rritja natyrore negative.
Në periudhën e vëzhguar, shtimi kumulativ negativ natyror ka arritur në 468 mijë ose mesatarisht 43 mijë banorë në vit.
“Serbia është vendi i dytë në botë për sa i përket shkallës së vdekshmërisë në vitin 2021 me 20 vdekje për 1,000 banorë. Krahasuar me vendet e avancuara të ish-tranzicionit që ishin objekt i analizës, pra Polonia, Sllovakia dhe Republika Çeke, shkalla e vdekjeve në Serbi është 48 për qind më e lartë”, thekson raporti.