Serbia e tmerruar, ministri i mbrojtjes ankohet që Kosova po e forcon ushtrinë

“Prishtina po i armatos Forcat e saj të Sigurisë së Kosovës me sisteme të fuqishme për t’i shndërruar në Ushtri të Kosovës”, tha ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq.

Siç raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”, ai ka thënë për televizionin “Prva” të Beogradit se “kjo është shkelja më flagrante e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjes së Kumanovës”.

“Përveç dronëve, si donacion nga Turqia, ata morën edhe sisteme të tjera – howitzer, minahedhës, sisteme kundër mjeteve të blinduara, sisteme sulmuese. Ata dërgojnë oficerë për stërvitje në vendet e NATO-s dhe kanë stërvitje të përbashkëta”, tha më tej Vuçeviq

Ai ka përsëritur se ruajtja e paqes dhe stabilitetit është interes kombëtar i Serbisë.

“Armët e Prishtinës nuk mund të krahasohen me potencialin ushtarak të Ushtrisë Serbe, por këto janë tregues të qartë se ata kanë një strategji për zhvillimin e ushtrisë së tyre në Kosovë”, tha ministri serb.

Vuçeviq shtoi se në lidhje me atë situatë, Serbia duhet të përcaktojë planet e saj operative dhe, siç tha ai, të trajnojë ushtrinë dhe të instalojë sisteme adekuate të pajisjeve ushtarake.

spot_img
Lajmet e fundit
Lajme të lidhura