Richard Teng, CEO i Binance: Inteligjenca Artificiale nuk zëvendëson njeriun – e fuqizon atë

Tetë vite pas themelimit të saj, Binance mbetet lider global në botën e kriptovalutave, me gati 280 milionë përdorues dhe një prani në mbi 100 vende të botës. Me një rritje të qëndrueshme dhe adaptim të vazhdueshëm ndaj teknologjive të reja, platforma e shënoi këtë përvjetor me një sesion të drejtpërdrejtë AMA (Ask Me Anything) me CEO-n e Binance, Richard Teng, ku u theksuan arritjet më të rëndësishme dhe planet për të ardhmen.

“Çdo gjë që bëjmë, e bëjmë për komunitetin tonë,” tha Teng, duke shtuar: “Ne nuk e marrim besimin e tyre si të mirëqenë. Komuniteti është zemra e Binance.”

Në një kohë të paqëndrueshmërisë së madhe dhe rënies së besimit në tregun e kriptos, Binance ka qëndruar e përkushtuar ndaj transparencës. Platforma publikon çdo muaj dëshminë e rezervave duke përdorur teknologjinë e avancuar zk-SNARK, e cila u mundëson përdoruesve të verifikojnë në mënyrë të pavarur fondet në platformë.

“Nuk mjafton të flasësh për besim – duhet ta ndërtosh atë. Iniciativa jonë ‘Proof-of-Reserves’ është shembulli më i mirë i transparencës së vërtetë,” tha Teng.

Gjatë vitit 2024, Binance ka ridizajnuar edhe mënyrën profesionale të tregtimit (Pro mode), duke ofruar një përvojë të personalizuar për përdoruesin, të mbështetur nga inteligjenca artificiale. Qëllimi është i qartë – të thjeshtohet tregtimi dhe të rritet qasja për të gjitha nivelet e përdoruesve. “Dëshirojmë që Binance të jetë intuitiv dhe i dobishëm për të gjithë – nga fillestarët te investitorët institucionalë”, shtoi ai.

Binance nuk ndalet vetëm me përdorues individualë. Vetëm në një vit, numri i klientëve institucionalë është rritur me gati 100%, me kërkesë të lartë për zgjidhje si llogaritë e fondeve dhe Binance Wealth – të dizajnuara për menaxhimin profesional të aseteve digjitale. “Interesi institucional është më i larti ndonjëherë – dhe ne jemi të gatshëm ta përkrahim atë”, deklaroi Teng.

Për më tepër, me krijimin e fondit prej 1 miliard dollarësh për sigurinë e aseteve (Secure Asset Fund), Binance dërgon një mesazh të qartë – siguria e fondeve nuk është e diskutueshme. Platforma ka krijuar gjithashtu një sistem mbrojtjeje në nëntë nivele kundër mashtrimeve dhe bashkëpunon ngushtë me institucionet relevante në të gjithë botën. “Dëshirojmë që përdoruesit tanë të ndihen të sigurt – por edhe të jenë të edukuar, që të mbrohen vetë nga mashtrimet,” theksoi ai.

Duke folur për të ardhmen, Richard Teng theksoi se inteligjenca artificiale do të luajë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e tregtarëve dhe në funksionimin e brendshëm të platformës – por njeriu do të mbetet në qendër të vendimmarrjes. “Inteligjenca artificiale është një aleate e fuqishme – jo një zëvendësim i gjykimit njerëzor. Ne përdorim teknologjinë për të fuqizuar përdoruesin, jo për ta zëvendësuar atë,” u shpreh ai.

Në mesazhin përmbyllës, Teng falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur Binance gjatë tetë viteve të fundit: “Kjo nuk është thjesht rruga jonë – është rruga jonë e përbashkët. Faleminderit secilit prej gati 280 milionë përdoruesve tanë – ju jeni forca që na shtyn përpara çdo ditë.”

spot_img
Lajmet e fundit
Lajme të lidhura