Rënia e aktivitetit të paligjshëm në kripto: Si po udhëheq Binance përparimin e industrisë globale

Analiza e Binance e bazuar në të dhënat e Chainalysis dhe TRM Labs tregon se aktiviteti i paligjshëm në kripto ka rënë në nivelet më të ulëta historike. Midis fillimit të vitit 2023 dhe qershorit 2025, volumi i transaksioneve të paligjshme në shtatë bursat më të mëdha globale ra në vetëm 0.018%–0.023% të volumit total — një tregues i qartë i pjekurisë së industrisë dhe forcimit të mekanizmave kundër pastrimit të parave (AML).

Në qendër të këtij progresi qëndron Binance, e cila jo vetëm që operon platformën më të madhe të likuiditetit në botë, por edhe mban nivelin më të ulët të ekspozimit ndaj fondeve të paligjshme në industri.

Të dhënat e Chainalysis tregojnë se në qershor 2025, vetëm 0.007% e volumit total të Binance ishte i lidhur drejtpërdrejt me adresa të kategorive të paligjshme 2.5 herë më pak se mesatarja e gjashtë bursave të tjera kryesore.

Nga ana tjetër, TRM Labs arrin në përfundime identike: 0.016% ekspozim për Binance, kundrejt 0.023% për bursat e tjera të mëdha.

Kjo arritje është edhe më domethënëse duke marrë parasysh se Binance përpunon volum tregtimi të barabartë me gjashtë bursat e tjera më të mëdha të marra bashkë. Mbajtja e raportit më të ulët të ekspozimit në këtë shkallë është provë e qartë e teknologjisë së avancuar, proceseve të forta të përputhshmërisë dhe disiplinës operacionale.

Midis vitit 2023 dhe 2025, Binance uli ekspozimin e drejtpërdrejtë ndaj fondeve të paligjshme me 96–98%, sipas të dyja kompanive të analizës rënie kjo më e madhe se e çdo burse tjetër të krahasuar.

Çfarë do të thotë “ekspozim i drejtpërdrejtë”?

 

Ky tregues mat pjesën e volumit të platformës që lidhet drejtpërdrejt me entitete të verifikuara si të paligjshme:

  • subjekte të sanksionuara
  • rajone të sanksionuara
  • mashtrime (scams)
  • financim të terrorizmiz
  • ransomware
  • aktorë kriminalë të identifikuar

Për shembull, nëse 1 USD nga çdo 10,000 lidhet me një adresë të paligjshme, ekspozimi është 0.01%.

Ndërkohë, financa tradicionale përballet me shkallë shumë më të lartë të krimit financiar: NASDAQ (2024) raporton 3.1 trilionë USD aktivitet të paligjshëm çdo vit, ndërsa OKB/IMF vlerësojnë se 2–5% e GDP globale pastrohet përmes bankave dhe kanaleve tradicionale.

Raporti i Shtëpisë së Bardhë (2025) e përmbledh qartë situatën:

“Pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit përmes aseteve digjitale mbetet dukshëm më i ulët sesa në valutën tradicionale dhe sistemet bankare.”

Si arriti Binance të bëhet lider global në uljen e aktivitetit kriminal?

Binance ka ndërtuar një arkitekturë të shumë-shtresore të sigurisë, përputhshmërsë dhe reagimit të shpejtë, e cila përfshin:

  • 1280 specialistë në përputhshmëri, risk dhe hetime (22% e stafit global)
  • 240,000+ kërkesa të trajtuara nga agjencitë e zbatimit të ligjit
  • 400+ trajnime për hetues globalë
  • Investime të mëdha vjetore në KYC, monitorim, analiza dhe bashkëpunim ndërkombëtar
  • Teknologji të avancuar të mbështetur në AI, machine learning dhe analizë të sjelljes
  • Rol themelor në Beacon Network dhe programin T3+ së bashku me Tether, TRON dhe TRM Labs për ngrirjen dhe rikuperimin e fondeve të paligjshme në kohë reale
  • Monitorim të përhershëm dhe mekanizma që bllokojnë aktivitetet e dyshimta para se të përhapen në ekosistem
  • Operim në shkallë të paparë: 217 milionë tregtime në ditë, 90 miliardë USD volum ditor

Këto elemente, të marra së bashku, e vendosin Binance si platformën më efektive në botë në uljen e ekspozimit ndaj aktiviteteve kriminale sipas të dhënave të verifikuara nga dy prej firmave më të respektuara në industrinë e analizës blockchain.

E ardhmja: një industri më e pastër, më transparente dhe më e sigurt

Me përparimin e inteligjencës artificiale, rritjen e standardeve globale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, pritet që aktiviteti i paligjshëm në kripto të bjerë edhe më tej. Transparenca e blockchain-it dhe qasja e Binance ndaj sigurisë po e çojnë industrinë drejt një epoke ku rritja e shpejtë dhe mbrojtja e përdoruesve ecin paralelisht.

spot_img
Lajmet e fundit
Lajme të lidhura