Remi e pranon, shumica e anëtarëve të Shtabit ishin jashtë Kosovës gjatë luftës

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, vazhdon dëshminë dëshmitari i 13-të Rrustem Mustafa, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dëshmitari Mustafa në seancën e së hënës ka vazhduar të përgjigjet në pyetjet e avokatit mbrojtës Ben Emmerson, i cili ka filluar ta marrë në pyetje këtë dëshmitar në sesion e pasdites të së premtes.

Ish-komandanti i zonës operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ditës së sotme ka thënë se shumica e anëtarëve të Shtabit ishin jashtë Kosovës gjatë luftës

Avk: A ishit në dijeni aso kohe se disa antarë të Shtabit përveq Azem Sylës qëndronin jashte Kosovës për pjesën më të madhe të luftës, përgjigja jote ishte të gjithë qëndroni jashtë vendit, ju kujtohet që na keni dhënë këtë përgjigje a mund ta na pranoni?

spot_img
Lajmet e fundit
Lajme të lidhura