Prishtina, 4 qershor 2025 – Rikthimi i programit “Fuqizimi i të Rinjve 2025”, një nismë unike e Coca-Cola HBC Kosova, dhe implementuar nga Innovation Centre Kosovo (ICK), vazhdon të japë rezultate konkrete në fuqizimin e të rinjve kosovarë përmes aftësive të kërkuara në tregun modern dhe mundësive të reja profesionale.
Pas përfundimit të modulit të parë në Prishtinë, si pjesëmarrësit ashtu edhe trajnerët kanë vlerësuar lart organizimin, përmbajtjen e temave dhe energjinë që sjell ky program, me fokus në fusha bashkëkohore si inteligjenca artificiale, komunikimidigjital, lidershipi dhe aftësimi për të shkruar.
Gent Shala, njëri nga trajnerët kryesorë, theksoi potencialin e të rinjve kosovarë:
“E kemi një gjeneratë të rinjve për mrekulli. Plot ide e energji. Veç u duhet pak drejtim, dikush me jau qel rrugën. Kur e gjejnë drejtimin, nuk i ndal kush ma.”
Trajneri dhe strategu digjital Valon Canhasi theksoi nevojën urgjente që të rinjtë të pajisen me aftësi moderne:
“ Ky s’ishte veç një trajnim. Ishte një thirrje zgjimi. Grupi tregoi që s’ka mungesë talenti te ne, vetëm mungesë ndezjeje. E ardhmja nuk pret askënd. Në epokën e AI-t, ose mëson me përdor mjetet, ose bëhesh pjesë e statistikës. Mesazhi për grupet tjera është i qartë: zgjohuni, ky është momenti me u çu, me mësu dhe me ndërtu diçka tuajën!
Një nga pjesëmarrëset, Adea Shkreta, ndau përshtypjet e saj pas trajnimit të parë:
“Trajnimi ishte jashtëzakonisht i dobishëm, duke përfshirë tema shumë të rëndësishme si AI dhe aftësitë për lidership, që janë thelbësore në kohën e sotme. Sesionet interaktive ofruan hapësirë për diskutime të hapura dhe domethënëse, ndërsa rrjetëzimi me pjesëmarrësit e tjerë e bëri përvojën të paharrueshme. Faleminderit për këtë ngjarje me ndikim, që krijon mundësi për rritje, mësim dhe lidhje të reja.”
Me mbi 800 të rinj që pritet të përfitojnë nga programi gjatë vitit 2025.
Modulet e trajnimit pas Prishtinës, do të mbahen në qytetet e Gjakovës dhe Gjilanit.
Programi i Coca-Cola HBC Kosoova “Fuqizimi i të Rinjve” i cili organizohet për të tetin vit me radhë, mbetet një model i investimit afatgjatë dhe të qëndrueshëm në të ardhmen e Kosovës.
Ndërsa sesionet e radhës afrohen, energjia veçse është ndjerë – dhe ndikimi vetëm po rritet. Për më shumë, informohu nëhttps://www.coca-colaperkrahrinine.com