Deli Balidemaj, këshilltar komunal nga radhët e CSU në Mynih dhe politikan i suksesshëm me reputacion të lartë në komunitetin lokal, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në një ditë të hapur që do të mbahet në ambientet e Bashkisë së Mynihut.
Balidemaj, me origjinë shqiptare nga Gusia e Malit të Zi, është i njohur për angazhimin e tij aktiv në çështjet komunitare dhe ndërlidhjen e diasporës shqiptare me jetën politike dhe institucionale në Gjermani.
“Kjo është një mundësi e mrekullueshme për të folur drejtpërdrejt me këshilltarët komunalë dhe për të diskutuar hapur tema të ndryshme që prekin jetën tonë të përditshme,” theksoi ai.
Ai shtoi se pret me padurim bashkëbisedimet dhe shpreson që shumë qytetarë të interesuar do të jenë pjesë e këtij takimi të hapur dhe gjithëpërfshirës.