Polici i dyshuar për rrahjen e një gruaje në Prizren lirohet pasi këndellet nga dehja, u suspendua për 72 orë

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije ekskluzivisht për Sinjalin se bëhet fjalë për Bilall Guraziu, zyrtar policor në pikën kufitare në Vërmicë.

Guraziu sipas informacioneve që ka Sinjali, ka qenë i suspenduar edhe më parë për një rast tjetër.

Sinjali mëson se polici i dyshuar ka qenë në ndikimin e alkoolit kur është përfshirë në përleshje, ku për pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës, e cila po ashtu ka qenë e dehur, gjatë kohës sa kanë qenë së bashku.

Posa rasti është denoncuar në Polici, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Inspektorati Policor i Kosovës, me ç’rast pas marrjes së informacioneve të marra kanë rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor në kohëzgjatje prej 72 orësh.

Të njëjtat burime thonë se zyrtari policor që po dyshohet për këtë rast fillimisht është ndaluar për disa orë në stacion policor e më pas është liruar me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Ndaj tij, kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

spot_img
Lajmet e fundit
Lajme të lidhura